Sunday, September 8, 2013

Rikthehen ish-komunistët, Shqipëria kthehet pas



Shqipëria bëri pas, përsa i përket demokracisë dhe ky është një rrezik për të gjithë shqiptarët dhe për rajonin tonë, për garantimin e demokracisë në vend. Ish- komunistët në brezin e tretë të tyre nga baballarët përsekutor, egzekutues kthehen në pushtet me shumicë absolute, të frikshme hakmarrse dhe e paprecedent përsa i përket lirisë së mediave, garantimin e pronës së lirë dhe barazisë në treg.

Babëzia e Ramës do të prek në fillim administratën, ndonse dorheqja e transferimit të pushtetit u kthye tashmë në institucion fal Nanos në 2005 dhe Berishë në të gdhirë të ditës së nesërme jep dorheqje. Por hakmarrja është një institucion në vetë që rronë brenda politikës prej shumë vitesh një praktikë pune e politikanve shqiptarë.
Mënyra sesi erdhi në pushtet Rama mbetet e dyshimt, duke hequr në njërën anë mangësit e së djathtës, por ajo që e bëri të dyshimtë këtë maxhorancë artificjale është blerja e votës dhe përdorja e grupeve kriminal, shtuar dhe mashtrimet dhe pragmatizmin e njerëzve që ranë preh.
Rreziku real, qëndronë të apsulutizmi e që për fat të keq bie në dorë të trashigimtarit të tret të Hoxhës, një ekstremisti të ri që rrallë politika do ta shënoj në memorje.
Sot Rama është nga njerëzit më të pasur, që ka një pushtet apsolut në media, dhe drejtues i maxhorancës më të madhe që nga koha e diktatorit.
Ky absulutizëm do të bie furishëm mbi “armiqt”, bizneset administratës publike, institucioneve të pavarura si Presidenti I Republikës, Prokurori i Përgjithshëm dhe më keq akom ashtu sic u bleu votën, pra të drejtat do ua shesë ato me vende pune, të drejtën e licensimit apo gara të tjera që i përkasin barazisë para ligjit. Cdo studiues do ta kishte të vështirë ta fustë atë në kalendarin politike apo ta krahasoj me të, por gjasat e cojnë atë në mes të Hoxhës dhe Haxhi Qamilit. Një celibrim nga Serbët shtuar dhe egoizmin e nacionalizmit primitiv brenta kësaj maxhorance me kontraste të paimagjinueshme politike, kujtojnë kohën e diktatorit Hoxha më 1945, ku nga njëra anë shihet si përendimor dhe nga ana tjetër një komunist ekstremist.
Edhe Rama ka në kualicion nga një sjkaj në tjetrin, ashtu sic edhe vetë është sjellë politikisht për gjatë këtyre viteve dhe pas dështimeve për të ardhur në pushtet me forcë në një shoqëri të varfër, zgjodhi blerjen e votës për të ardhur në pushtet, një nga mënyrat më nihilist të një shoqërie.
Tani shqiptarët do jënë gati të njohin në të vërtetë kët llojë pushteti, madje dhe ndërkomtarët dhe institucionet e saj kanë renë pre e një rreziku të ri politikë në Shqipëri.

Rama, mes Haxhi Qamilit dhe Diktatorit Hoxha


Në shekullin historik që lam pas në 100 vjet pavarësi, përpjekjet e burrave të Shtetit në shtetformim kanë qene të vyera e të pakrahasueshme, por parë në një aspekt tjetër, politikanët që kanë drejtuar kanë qenë në një farë senci në shumë paralele të përbashkta.
E para: Që i bënë të ngjashëm unik është mënyra sesi kanë ardhur në pushtet në mënyrë të dhunshme e duke përdorur të varfërit si mjet dhe njëherazi si shtresë sociale.
E dyta: Hakmarrja politike është boshti që i përshkonë nga fillimi në fund politikanët shqiptarë, krahasuar ne regjime, kohë të ndryshme dhe në demokraci, përjashtuar këtu Ismahil Qemalin që ishtë i pari dhe i fundit politika modern.
Përpjekjet e shqiptarve për të bërë shtetin e tyre datojnë në konceptin institucional që me lidhjen e Prizërenit që u përgjak dhe me pas kemi kongresin e Lushnjes ku merrë udhe dimensioni i shtetit si kornizim formal.
Më hëret në thellësin e shekujve, Shteti Ilir funksiononte në një paralele të ngjashme me atë të shtetit të Romës, apo dhe më afër në mesjetë merrë fizionomi një shtet tipik shqiptarë në kohën e Skënderbeut dhe mund të themi se në aspektin institucional në renditeshim me vendet fqinje apo pushtete të konsoliduara.
Shekulli i fundit jo vetëm pati kontraste të mëdha, por u dallua nga paqëndrueshmeria, për vetë ngjarjet gjeopolitike, kundërshtive, rivalitëtit të fuqive të mëdha dhe paaftësinë e shqiptarve për të bërë shtet që në të gjitha rastet ishte i njëanshëm dhe i dobët.
Ajo që i dallonë shqiptarët si shtetarë është kryenecsia, drejtimi me një grup të vogël njerëzish, hakmarrja politike dhe tendenca për të qenë më afër fshatarve dhe të varfërve.
Vetëm përiudha e Zogut kishte një vizion tjetër për politikën në konceptin e konservatorizmit, ekonomis së tregut, garantimin e pronës dhe shtetin ligjor. Ajo që e lë këtë përiudhe të përbashkët me vijimësin e shtetit është hakmarrja politike dhe pushteti absolut që Zogu ia delegoj vetes.
Po më heret në vizionin e historisë, la gjurmë një rrebel nga Sharra e Tiranës Haxhi Qamili që ngriti fshataret për tu rrebeluar me premtimin se tokën do ua ndante të varfërve për të cilën 30 vjet më vone diktatori Hoxha do ta respektonte lëvizjen rrebele dhe do vinte në jetë premtimet e tij.
Postdiktatura solli një ndryshim të madhë në konceptin  politik, nga një vend në diktaturë ekstreme në një demokraci me ekonomi tregu, kjo parë në konceptin politik, por në fakt vitet e fundit janë përcjellë politika të tilla sa e kanë vënë në dyshim dhe egzistencën e formës së shtetit.
Prona mbeti në të njëjtën fazë atë të reformës agrare që u përmisuar në një aspekt dhe u thelluan në aspektin tjetër ku mbi tagret e pronës vihet ligji 7051, një sanksion shtes që prej vitesh e ka mbaruer efektin ligjor të paisjes me tokë të fshatarve dhe tashmë është në fazën përfundimtare të paisjes me tokë të abuzuesve.
Presidenti i fundit komunist Ramiz Alia e la në fuqi këtë ligj që me qeverinë e stabilitetit dhe fatkeqsisht ky ligj mbetet në pozitë madje dhe nga vetë të djathtët gje që po domtonë vendin, invesitorët, investimet dhe vetë pronarët dhe ekonomin e tregut.
Hakmarrja politike një tjetër tipar që u tashigu dhe sot ajo glonë më shumë se kurrë. Pavarsisht se kush vjen në pushtet, hakmarrja është tipari kryesor që trashgohet nga lideri në lidër dhe me kthim në pushtet të ish- komunistve kjo do të jetë shuplak për biznesin, pronarët dhe kryesisht punonjësit e administratës.
Shteti shqiptarë vazhdin të qëndroj në agoni, përsa i përket formës së shtetit, të drejtave të njeriut, zotrimit të mediave, zbatueshmeria e ligjit dhe zotrimi i pushteteve nga një dorë e vetmë duke prekur pavarësin e tyre institucionale, thjesht ne vazhdojm të kemi një shtet hibrit me tendenc kthimin pas në neodiktature të re.
Në këtë hulli të zbrazët ku po rrugëtonë Shteti ynë, brazda e parmenës do na ciflojë të gjithëve nga pak, por më shume e në zbrazdësi do të bjërë e ardhmja jonë dhe e fëmijve tanë, pasi këto vite ne më shumë po riciklojmë të shkuarën sesa po përpiqemi të ndërtojmë të ardhme.
Konturet e mëdha të një shteti demokratik tashmë janë prishur dhe cdo ditë e më shumë rruga për në BE po na bëhet më e largët. Eshtë koha të jemi të gjithë të vëmenshëm dhe aq më shumë të rinjtë, pasi ata nuk e kuptojnë dotë se cfarë rreziku sjellë kthimi pas më afër diktaturës.
Nga Ilir Vata