.jpg)
Rasti i
reagimit të të përndjekurve politikë për përfshirjen e Topit në afera dhe pazare
me Ramën pë Institutin e të përndjekurve ka në mesë një dilemë të pa zgjidhur
mes Topit dhe të përndjekurve, që kur ishte President i vendit.
E para ishtë
skandali i qëllimshëm i Topit kur dekurojë vrasin e Xhelal Kopreckës e më vonë
vijoj me qindra spiunë të dekuruar që kanë shënuar mëkate dhe madje dhe krime
ndaj të përndjekurve të martirizuar në diktaturë.
E dyta nuk
dekretoj ligjin për lustracionin dhe më në fund desh t’i përdorë të
përndjekurit politikisht në greven e urisë thjeshtë për kapital politik dhe në
një farë mënyre ia arrti dhe tashmë votat e tij donë t’i bashkojë me Ramën për
të arritur synimet e tij të vjetra.
Deri në këtë
pikë të përndjekurit kanë të drejtë, por në rastin e Bedri Blloshmit që u
emërua drejtor disa nga të përndjekurit e kalojnë masën pasi ai është në natyrë
rrebel antikomunist dhe ka bërë më shumë se 15 vjetë burg dhe në familjen e tij
ka dy poet të martirizuar nga komunizmi.
Nëse qëndronë
akuza e të përndjekurve Rama ka bërë gabimin më të madhë dhe tentativën e radhës
për të përdhosur të përndjekurit dhe sigurisht, që ka kosto dhe madje kjo kosto
do bierë dhe mbi pjesën tjetër të binomit Topi.
E rëndësishme
është që duhet të ndahet qëllimi i institutit të përndjekurve me politikën duke
e shëndërruar atë në shërbesë për të përndjekurit dhe një trambolinë ku
kërcejnë politikanë dhe më keq akoma spiunët e sigurimit të shtetit.
Ai
institucion është drejtuar në disa qeveri nga njërëz kryesish pa nivel që kanë
qenë cola të politikës dhe rëndomtë dhe matrapazë dhe hajdutë të të parave të
njerzve më të vuajtur në vend dhe shpresojmë se kësaj radhë ai institucion do të
ketë njerëzit e duhur për ta bërë një institucion të vërtet.
Rama në fak
nuk iu përgjigj thirrjes së botës intelektuale të të përndjekurve, që hartuan
një program të gjerë madje dhe në strukturë të këti institucioni, ku në fillim
ia propozuan ta bënte ministri dhe në pamundësi të bashkonte institutet, por ai
mbet në ato ujra të paraardhësit të tij Nano.
Kjo e bënë
atë një Kryeministë që i mungonë dëshira për të rehabilituar këtë shtres, i
mungonë vizioni dhë me e keqja i mungonë dhe kureshtja për të parë si i kanë
zgjidhur vende të tjera ish komuniste këtë ceshtje.
Sigurisht që
Rama nuk mundet të dalë jashtë natyrës së tij, Ai drejtonë partinë e ish
diktatorit komunistë Enver Hoxha dhe në kualicionin e ti ka katër parti komuniste si motra që kërkojnë të
rehabilitojnë diktatorin bashkë me historinë e tij.
Ka patur
akuza dhe për përsekutor të të afërmve të tij, ne kemi degjuar ende nga ai një
ndjese personale apo si kryetarë i partisë së diktatorit për krimet që janë
bërë prandaj nuk pritej ndonjë gjw e madhe prej tij.
Sigurishtë
që ai pati në kualicion dy parti të të përndjekurve, por fakti se ai i bëri ato
qesharak në sy të elektoratit dhe i hodhi tregon se brenda tij egzistonë ende
urrejtja dhe me të drejtë ne e kemi konsideruar “Hakmarrja R” njesoj si etrit e
tij persekutor.