Tuesday, September 4, 2012


Komuna e vaqarrit ne prokurori, Genti Myrta abuzon me tokat


Prokurorise se Pergjithshme
Z. Ina Rama

Tiranë                                                             Datë 27.10.2011    

Lenda: Kallzim Penal kunder; Gentian Myrta (kryetar i komunes Vaqarr) si dhe Fatmir Celami, shefi i kadastres prane kesaj komune.

Objekti: Vjedhje ne bashkepunim nepermjet falsifikimit ne kundershtim me ligjin 7501, si dhe shperdorim te detyres.
Sybjekti: Ne fshatin Prush dy parcela toke me siperfaqe 5700 m2 sma 76 (përbërja mekanike e tokës) vm dhe vmp 6.25 (përbërja e tokës) si dhe tjetra po në Prushe me sipërfaqe 7140 sma, që janë tjetërsuar dhe mbivendosur me dokumentacion të falsifikuar dhe pikërisht në vitin 2006, sikur letrat janë bërë në vitin 1991, që përkon dhe ndarja e tokës, sipas frymëve ose antarëve të familjes në bazë të ligjit 7501.Perfituesi e tokes jane Tahir dhe Dilaver Driza.
Permbajtja:

Ish- kryetari i komunes Vaqarr, megjithe anashkalimit ka ndermarre hapa ligjore pas ankimimt tone, si:
Pranimin e kerkeses tone si te drejte
1. Kerkesen per pezullimin e cdo veprimi per token tone ne fshatin Prushe ne parcelen peqinas me nr. kadastre 4 mbi uje dhe qe disponohet aktualisht nga Zoti Tahir Driza 5700 m2 dhe Dilaver Driza 7140m2. Kjo shkrese mbane daten 01.12. 2010 me nrProt 1882, firmosur dhe vulosur nga ish- kryetari i komunes Vaqarr.
2. Eshte leshuar nje urdher po nga ish- kryetari me date 01.12.2010 me nr. Prot 1880 drejtuar Zyres Kadestrale, mbeshtetur ne piken 2 te nenit 113 te kushtetutes te germs f, te nenit 44 te ligjit nr. 8652, date 31.07.2000 per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore i ndryshuar si dhe te ligjit 7501 date 19.07.1991 per token.Dhe kerkon, qe te nxirren te gjitha dokumentacione nga zyra e kadastres dhe komisioni i verifikimit te tokave.
Mbi kete baze u hape rruge procesit sa dhe prokuroia e Pergjithshme pranoi kallzimin tone e pikerishte me date 18.03.20011 me nr.Prot 179/2 me akuzen shperdorim detyre dhe falsifikim te dokumentacionit…etj.
Kryetari aktual z. Gentian Myrta, pas kerkeses tone, ka anashkalur problemin tone dhe ne shkresen date 12.09.2011 me nr. Prot 12o2/1 nder te tjera permend pushtimin e tokes dhe citoni ca ligje qe nuk kane lidhje me ceshtjen tone dhe mbi te gjitha anashkaloni me qellim problemin, duke citua: Qe ne ti drejtohemi Zyres Rajonale te Verifikimit te Tokave. Njeherazi duke shperfillur problemin tone dhe ne te njejten kohe, duke rene ndeshe me vete ligjin e qeverisesjes vendore.

Baza Ligjore
Me te drejte ne po citojme nenin 305 te kodit civil per posedimin e tokes ne menyre te pa ligjshem dhe ai shprehet qarte.
Rasti yne eshte vjedhje e tokes nepermjet falsifikimit te dokmentacionit, ne bashkepunim dhe ne shperdorim te detyres dhe per kete shprehet qarte kodi penal, si me poshte:  Neni 135 i kodit penal, Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën
Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.
Vjedhja nepermjet mashtrimit, pasi te gjitha letrat jane bere 2006, sikur jane bere bne vitin 1991 nga shefi i kadastres se athershe dhe te sotme ne Komunen Vaqarr, Fatmir Celami dhe per ket kodi penal shprehet qert dhe pikerish me Neni 143 si dhe  Neni 186 i kodit pena, falsifikimi i dokumenteve kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 188 Falsifikimi i dokumenteve shteterore,  falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuar shteterore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. 
Neni 199 Shpërdorimi i tokës
Shpërdorimi i tokës në kundërshtim me destinacionin e saj përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.  Si dhe Neni 200 per pushtimin e tokes na administrata e komunes Shperdorimi i detyres Neni 248.. Kryerja e veprimeve që synojnë të pengojnë zbatimin e ligjit nga personi i ngarkuar me një funksion shtetëror
Dhe pikerisht Kryetari i komunes Vaqarr z Gentian Myrta me shkrese e prcjellese qe posedojme ne, beheni pale e atyre qe kane shkele ligjin dhe ne me te drejte po i drejtohemi Prokurorise me kallzim penal ndaj kryetarit te komunes dhe shefit te kadastres  dhe te gjithe atyre qe jane perfshire ne kete skandal.

Sqarimi i konfliktit
Toka është pronë e familjes  Driza, përkatësisht dy parcela e pikërisht janë parcelat në vendin e quajtur Peqinas me 5700 m2 sma 76 (përbërja mekanike e tokës) vm dhe vmp 6.25 (përbërja e tokës) si dhe tjetra po në Peqinas me sipërfaqe 7140 sma, që janë tjetërsuar dhe mbivendosur me dokumentacion të falsifikuar dhe pikërisht në vitin 2006, sikur letrat janë bërë në vitin 1991, që përkon dhe ndarja e tokës, sipas frymëve ose antarëve të familjes në bazë të ligjit 7501.
Pikërisht, këtu qëndron shkelja e vetë ligjit 7501, pasi përvetsuesi i tokës ka përfituar në bazë të këtij ligji sasinë e tokës sipas numërit të antarëve të familjes dhe komisioni për ndarjen e tokës në bashkëpunim me zyrëtare të komunës, kanë shkelur ligjin në mënyrë flagrante, pasi një fshatari i akordojnë dhjetëfishin, që parashikon ligji.
Pra, plus 2200 mëtra, që përfitoi në vitin 1991, në vitin 2006, përfitoi rreth katermbëdhjetë dynym. Duke ditur se ligji e ka të sanksionuar qartë dhe toka e mbetur, që vjen me origjinë nga trashgimia i takon komisionit të kthimit të pronave dhe vetë ligjeve të dispozicionit tonë civil, që të parashtrojë veprimet e tjera juridike.
Gjithashtu, pa pyetur fare për ligjin, ata falsifikojnë dokumentacionin, duke bërë letra dhe pronar të rinjë me ligjin 7501 në vitin 2006, kohë që përkon me paisjen me tokë të fshatarit.
Akti Administrativ i Komunës Vaqarr, si dhe vendimi i komisionit është absulutisht i pavlershëm se bie në kundërshtim me vetë ligjin 7501, pasi ky ligj e ka ushtruar të drejtën për ta paisur me tokë familjen përfituese dhe që këtu askush nuk ka të drejtë të shkel të drejtën e pronarit mbi pasurinë e paluajtëshmje dhe legjislacioni për ketë shprehet qartë.
Nuk ka asnjë bazë ligjore, që mbështeten ish-anëtarët e komisioni të komunës Vaqarr, por ka vetëm një motiv, përfitimi në kurriz të ligjit dhë të të drejtës tonë.
Bashkengjitur po ju dorezojme dokumentacionin.


Me respekt
Bujar dhe Shkëlqim Driza
Adresa; fshati Prush Vaqarr
Cel.0694729285


Monday, September 3, 2012


Gerrdeci ne televizionin “Planet”



Shpëtim Spahia, gjenerali i gerdecit administrator i Planet TV



Tlelevizioni “Planet” lindi më 2007, si tv Calvin me orientim arsimore, por gradualishte mori formë dhe po përpiqet të hyjë në treg. Vitet e para e shëndërruan këtë televizor në një ekranë të shikushëm drejtuar nga R. Papa dhe më pas Nga Ilir Vata. Aty gjeje lajme, emisione si metronome, mirëmëngjes nga A.Pipa, Dritehije nga I.Vata dhe kishte emra te njohur të botës së mediave dhe të artit, si T. Luto, M. Blushi dhe ndonse nje grup i vogël arritën të risjellin në jetë një media. Por ngatrrimi i Planetit me biznesin dhe politiken, solli në krye një radhë spiunësh të sigurimit të shtetit dhe sot ai vazhdonë të rënkojë nga spiunet dhe aq më keq nga mbietesa dhe gara në treg.

Por kjo është njëra anë e së keqes pasi, që prej tre vitesh atë e drejton gjenerali i Gërdecit Shpëtim Spahia, dënuar nga gjykata. Është njeriu i Fatmir Mediut dhe ai e solli, jo si administrator, por si aksioner dhe mendohet se parat e gezhojave të Gerdecit kanë zënë vend pikërishtë aty. Këmi pasur rastin ta kemi edhe në mbledhjet e mëngjesit, që është fatkeqsi që një ishë ushtarak të bëj punën e drejtorit të informacionit dhe nuk e kishte për turp kur thonte, bini Ramës apo ndonjëherë dhe Berishës, sipas seancave gjyqsore dhe në të vërtet ia doli u dënua më pak nga të gjithë për ceshtjen më të bujshme Gërdecin. Tani që mbylli pjesërisht ceshtjen e tij ka pushuar nga puna rreth 50 vetë dhe dy muaj nuk ka paguar pagat, madje të pushuarit janë njoftuar në fillim të shtatorit, duke shkelur cdo princip të punëdhënsit dhe punëmarrësit. Investigimi ynë do të sjellë në vëmendje të publikut siguracionet e punojnjësve dhe cdo të drejtë të gazetrve në mardhënje me punën. Por le të kthehemi të ngjarja e Gërdecit, ku humbën jetën dhjetra qytetarë. A është Gjenerali Spahia përfitues i shumave të parave?. A është realishtë ai pronari i televizionit Planët? Burime të besueshme tregojnë se parat e Gërdecit janë furnizues kryerorë i këti televizioni, madje vetë gjenerali i zi sic e njohin familjartë e viktimave ka pohuar së është prona e tij. Dihet që ky television është më humje në tregun mediatik, por ajo që është enigëm është fakti se nga vinë parat? Kësaj pyetje duhet ti japin përgjigje institucionet shtetërorë. Dhe duhet të marrë fund njëher dhe mirë abuzimi me medjat dhe furnizimi i tyre me para të pista.


Mediat, mes të artës dhë të purpërtës

E sikurë fjala të mos shkruhej, ç’kuptim do të kishtë dhe nëse ajo nuk do t’u shërbente qytetarve për të komunikuar, informuar për të qenë pjesë e copzave të vetë jetës në filmë, telenovelë, në artë e në skenë dhe më e domozdoshmja për të informuar publikua për çfarë ndodhë afër dhe largë tyre.
Tashmë, mediat janë bërë pjesë e jetës së qytetarve shqiptarë dhe shumica e shqiptarve e kalojnë një pjesë të mirë të kohës para ekranit, apo duke shfletuar faqet e gazetave dhe revistave, pra mediat janë pjesë e secilit nga ne.
Të gjithë përfitojmë nga mediat dhe pak janë respektuar persa i përket punës që qindra punonjës, gazetarë, operator, regjizorë, artiste… impenjohen me orë të tëra për të sjellë atë që është ndryshe, apo atë që ka ndodhur edhe në castin e fundit.
Por kushë e dinë dhe kushë interesohet për hallin e tyre.?!

Pjesa e artë.

Ata që përfitojnë drejtpërdrejt nga mediat, janë politikanët dhe si përfitues janë dhe ngatrrestarët kryesor të ecurisë mediatike. Kemi një palë media që i shërbejnë pushtetit për përfitime dhe një palë mediash që i shërbejnë opozitës, pushtetit të ardhshëm. Ka edhe nga ata media, që janë të pavarura, por statusi i tyre natyral i bën ata të vuajn.
Kjo ndarje e “vetëcensuruar” nga padonët e mediave, klasifikonë edhe staturin e mediave, sipar pushtetit dhe potencës ekonomike që vjenë kryesisht nga reklamat e atorizuara nga pushteti dhe politika.
Pra kemi tre kadegori mediash, që konkurojnë në botën e mediave.

Të parët janë të majmit dhë që gjenden në pozicion afër pushtetit, kanë përfituar ambjente falas, qira të ulta dhe rreklama pa fund. Padronët e tyre mundet të jënë prlamentarë, aksionerë apo pushtetarë që investojnë në fafor të tyre.
Kadegoria e dytë janë mediat në shërbim të opozitës që gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre në këtë status, pagujnë qimet e kokës për të mbijetuar, por ama janë në të njëjtën status, si dhe mediat e pushtetarve, por në një kohë tjetër.
Në kadegorinë e tretë janë mediat e pavarura dhe janë të konstatueshme lehtësisht, mjafton të shfletoshë faqet, apo të ndrroshë me pultë kanalet televizive.
Kjo kadegori, përfshinë pasionant të fjalës së lirë dhe qëndrojnë në hirarkinë apsolute përsa i përket kritikave ndajë qeverisë dhe pushtetit në tërsi, pra janë media në shërbim të qytetarve. Pikërisht ky llojë shërbimi është krejtësishtë i dënushëm nga pushteti dhe biznesi afër tij.
Vallë a nuk dinë këta pronarë mediash të bëjnë servilin? Sigurishtë që po, por para betimit të shenjëtë të së vërtetës nuk gjunjëzohe dhe fatkeqësisht radhitën në klasën më të varfër të statukosë mediatike por në majat më të ndritura të mediave në shërbim të profesionit.
Por kjo nuk mjafton pasi sistemi ynë i ekonomisë së tregut, çonë në majë të hirarkisë parat dhe investimet, Kështu i bie që në faqen e artë janë mediat që rrinë ngjitur apo afër me pushtetin dhe politiken.

Pjesa e purpërt

Aty ku gjërat nuk duken, është dhe e vështirë të nxjerrësh konkluzione dhe të përcaktosh një të vërtetë, sepse thjesht gjërat janë në hije. Por të mundohemi të hedhim dritë në atë pjesë ku gjërat bëjnë zë, pra janë të dukshme. Kryesisht pronarë të mediave janë ata që gjatë këtyre viteve kanë ushtruar një biznes tjetër dhe akumulimin e parave e kanë përdorur në shërbim të mediave dhe kjo është padyshim një investim i madhë ndonse me pak fitim apo pa fitim fare.
Nëse është me fitim, pra qoftë edhe një të njëmitën, ky biznësë rrinë korrekt edhe me ligjin (pra përballë falimentit në periudhen kohore për tri vite), por nëse është me pak fitim, atherë problemet vijë e shtohen së pronarit i duhet, që disa të punojnë edhe jashtë kontratës, pra në të zezë.
Ky është një fakt alarmant pasi dihet se 80% e gazetarve, punojnë në të zezë, pra nuk janë të siguruar dhe vendi i punës së tyrë është i rrezikuar në çdo kohë.
Momenti tjetër trishtues është fakti së padronët e mediave nuk i paguaj gazetarët dhe madie i marrin në provë për 30 ditë dhe i hedhin në rrugë, duke shfrytëzuar dhjetra të tillë për gjatë gjithë vitit.
Pra informaliteti është i legalizuar në heshtje nga shteti, pasi nga njëra anë i duhet kjo disbalancë për të patur përfitimet e njërës palë të zgjedhur, se nëse të gjitha mediat do të ishin të barabarta përballë ligjit, politika do ta kishte të vështirë që të bënte palë për vete.
Pikërishtë zgjedhja e palve, vë në dyshim lidhjet e shtetit më mediat dhe njëkohësisht padrejtësit ndaj biznesit dhe të drejtat e qindra gazetarve që vihen në dilemë.
Por kujt i intereson, po nuk ishe pjesë e “Klanit” nuk ke rreklama ke gjoba dhe rreziko të falimentoshë.
Klani mediatik, tashmë është bërë kushtë mbijetese për ata që investojnë në mediat dhe nëse je jashtë klanit dhe rrethit vicioz të politikës e shtetit, je i destinuar të falimentosh.
Institucionet shtetrore e ndajnë reklamen me recetë, gjithashtu dhe biznesi afër politikes. Inspektoriati i punës dhe zyra e tatim taksave ka listën e mediave dhe gazetarve që janë por apo kundra “ATIJ”. Kushë është ai. Ai është që kontrollonë mediat, pra politika dhe shteti. Ai është që të cakton dhë klasën mediatike dhe të futë në faqen e artë apo të purpërt. Pra nuk është tregu apo publiku që përcaktonë cilësinë e mediave por politika dhe institucionet e sajë shtërnguese.

Ana e errët

Nëse do ta kishim titulluar të errtën në krye të fjalisë do të ndillnim ogurë të keq, por nuk mund ta lëm pa e përmendur pasi është dhe pjesa që i bënë karshillëk shtetit dhe konkurencër së pa ndershme. Është përfolur shumë për para të pista që qarkullojnë në mediat dhe gjatë gjithë këtyre viteve ky dyshim ka qenë fjalia e parë që vetë qytetarët kanë përshpëritur dhe në të vërtetë part e pista kanë qenë pjesë e lojës më të madhe të qarkullimit në media. Por shteti ka heshtur me qëllim për të patur gjithmonë një terren për ta përdorur, duke menjanuar ligjin.
Çdo shërbim që është bërë për mediat ka qenë një kontribut, por tanimë ka ardhur koha që mediat të përballen me rrezikun më të madhë atë të falimentimit dhe kjo është dhuratë e politikës.


Nga Ilir Vata

Sunday, August 19, 2012

Nacionalizmi dhe fantazma e komunizmit ne Ballkan






Nacionalizmi dhe fantazma e komunizmit ne Ballkan



ligapress.wordpress.com



Ekspozeja e Ballkanit të pasluftës është e frikshme për kohët të cilat pretendojmë se jetojm për vetë faktin se ndonse vite po rendin bashkë më kohën, drejtë moderns dhe integrimit, rryma të frikshme nacionalizmi po lindin rishtas gati në të gjitha...

Thursday, August 16, 2012

Taksidari Kujtim Hamit Porja, lekë per Ritvan Boden

Taksidari Kujtim Hamit Porja, lekë per Ritvan Boden:
Taksidari Kujtim Hamit Porja, lekë per Ritvan Boden
Përgjegjësi i inspektorve të tatimeve për Tiranën, para për Ritvan Boden.Ky është motive i daksidarit të kryeqytetit.
500 Albanian lek
500 Albanian lek (Photo credit: Wikipedia)
Kujtim Hamit Porja i emruar nga Bode si pergjegjës i tatimeve shprehet: “Gjoba sa me shume, jane parate për Rivan Boden” Nuk dihet e verteta për një gjë eshte e sigurte se Ritvan Bode nuk ka nevoje per parat e një katunari nga Macukulli me profesion shofer, që bleu një dipllomë dhe u bë taksidare në qytetin e Tiranës. Historia e emrimit të tij në punë është intereseante. I shkolluar si mekanik në kohën e diktaturës dhe një familje e lidhur me të në proceset demokratike do të zinin vet në fshatin e tyre, pasi Kujtimi punoi si shofer i kryetarit te komunës se Macukullit, një nga familjet me emer atje. Lidhja me kryetarin komunës do të bënte që pas 2005, ta përdorte këtë të fundit për të zënë një vend pune në Tiranë. Duke qenë se lidhjet e tij ishin të mira me ministrin Bode dhe ish nendrejtorin C. Muceku, si dhe bashkëfshatarë, Kujtimi do të blinte një dipllomë dhe më pasë do të punësohej si inspektor tatimesh për kryeqytetin. Për pak vite arriti të rritej në detyrë dhe sot gëzon statusin e përgjegjesi të inspektoriatit për Tiranën. Emri i tij u bë i njohur nga bota e biznesit pasi filluar që nga Krraba, blloku, rruga e Elbasanit, medreseja, dhe të gjitha zonat për të kryen marrveshje me biznesin duke kërkuar lekë dhe nëse nuk i japin menjëherë dërgonë inspektorët dhe vë gjoba një miljonshë. Dy inspektorët e punësuar nga vetë ai me para S. Kaziun nga mati dhe N. Shehun nga dibra i përdorë si mercenarë gjobëvënës. Ky rast u bë prezent nga një resorant në Mullet, pastai vijoi në rrugën e elbasanit te një bashkëfshatarë i tij për të nxjerrë në pah konjukturat e vjetra. Fakti se vënë gjoba të ligjshme është shumë mirë, por kur ato i motivone se lekët i donë shefi është jashtë mendjes. E verteta eshtë se nuk i kërkonë njeri para por po perpiqet të lajë 140 miljon të marra kredi dhe 250 miljonë të vëllait, qi ia la borxhe pas një biznesi të falimentuar. Kjo gjendje ka bërë që ai të verë gjoba individuale për të mbyllur hesapet e tij. Rastet e dononcuara në drejtorinë e tatimeve tashmë janë drejt kallzimit pënal për mashtrim dhe falsifikim dipllome, si dhe shpërdorim detyre. Nuk e dimë nëse shefi i tij kërkonë në të vërtetë para, apo donë para për vete, por sido që të jetë puna drejtoria e tatimeve, krimi ekonomik, prokuroria duhet të nis një hetim për një zyrtarë që përdorë tagrin e shtetit pë rte përfituar qoftë dhe një qindarkë të qytetarve. Nuk behët mekaniku taksidar zoti Bode as nga ujemet që mbledhë as dhe nga ato që shpërndan. Rasti I publikuar është denoncuar jo vetëm në shtyp sin ë rastin e sotëm por dhe në institucionet përkatse. Shpresojmë tu jepet fund rasteve të tilla primitive dhe abusive.
Nga Ilir Vata
41.323354
19.826676

Thursday, August 2, 2012

Te shkarkohet Petrit Beci si spiune i sigurimit te shtetit.

Te shkarkohet Petrit Beci si spiune i sigurimit te shtetit.:
Ka qene akitiviteti i Liges Djathte ne prvjetorin e 45 te thyrjes se burgut te Burrelit, qe ka bere te reagojne te perndjekurit ndaj drejtorit te televizjonit publik Petrit Beci.
Me heret ky subjek ka njoftuar me shkrese zyrtare televizionin publik shqiptare per pasqyrimin e aktivitetit, por nga burim te besueshme u mesua qe Beci me neveri ka hedhur ne plehra shkresen e e derguar nga perfaqsuesit politik te Partise se te Drejtave te Mohuara. Z. Ilir Vata nga qyteti i burrelit ka deklaruar se dhe me heret keme publikuar dosjen e sigurimit te shtetit ndaj Becit por kesaj radhe do te kembengulim deri dhe me protesta para televizionit derisa te shkulim nga ky institucione spiunin e rendomte Petrit Beci. Ka ikur koha qe shqiptaret te paguajn me taksat e tyre spiunet e sigurimit te shtetit. Sote shqiptaret paguajn per te patur nje televizion te gjere per publikun por Spiuni Beci e ka bere ate tellall te favoreve te tije, duke u bere shkas per shkeljen e ligjit per aktivitetin e partive politike dhe aq me keq per te perndjekurit politik qe ai vete ka marre pjese per persekutimin e tyre.
41.323354
19.826676