Sunday, February 10, 2013

Liga e djathte: Të votojmë kundër përsekutorve tanë

Liga e djathte: Të votojmë kundër përsekutorve tanë:

Kushë e përfaqëson të djathtën dhe a ka realisht të djathtë në Shqipëri?!

vata
Kontraditat mes të djathtës reale dhe të hijes së saj janë të mëdha me emrin e politikës së djathtë është abuzuar shumë sa tri familjet që vranë Havzi Nelën janë në pushtet. Njëri deputet i Berishës, tjetri kryetarë i opozitës dhe tjetri atarë i Gjykatës Kushtetuese.
Persekutorët tanë janë më të pushtetshmit e politikës dhe fakti se e djathta reale po lind, politika po ushtron presion, neveri, përcmim dhe izolim që të “vrasin”pikërisht vlerën e munguar në demokraci. Por sa më shumë të ushtrojnë presiaon dhe sa më gjatë të shtyen ligjin e lustracionit kthimin e pronës tek i zoti, aq më shumë do ia rëndojnë barrën vetes, për të kërkuar ndjesë për krimet që kanë bërë. Me votë me moton “Një votë e mencur, gjyq për padrejtësin” e djathta do të ndshkojë pikërisht persekutorët dhe do të mbështës atë opsion politik që është afër intresave të të djathtës. E djathta reale po lind me siglën Liga e Djathtë për t’i dhënë fund dilemës me të djathtën.

Kjo dilem e kahershme po bënë afro gjysëm shekulli që vërtitet si hije në politikën shqiptare dhe tashmë dhe vetë politikanët nuk janë në gjendje të dallojnë të djathtën nga e majta dhe më keq akoma, ata janë ish- komunist dhe hiqen si të djathtë.
E djathta si nocion i tmerronë politikanët shqiptarë madje dhe ata që në program kanë të djathtën, janë tulatur sa janë gati të bëjnë gjithcka për një vend në Parlament, madje ka patur dhe nga ata që kanë shkrirë partitë e tyre dhe ia kanë bashkuar me Berishën.
Në fillim ishte Genc Pollo që bëri një parti të ngjashme me Topin dhe për pak vite ai u rikthye në PD duke shkrirë partinë dhe duke marre një ministër pa portofolë, tamam kukull që lozë Berisha me të.
I dyti në radhe është Dashamir Shehu që vjedhurazi mori LZHK e Mbretit dhe tashmë është gati ta shrijë me PD për një vend në parlamet dhe ky zevëndës ministër i Berishës.
Ballistët, Legalistët janë gati të njësuar, madje dhe trazhgimtari për fron është një shërbëtor i denjë, duke mohuar dhe qëllimin e derës së Mbretërisë, pasi në momentin që do të kërkojë të hedhë kundërshti atë do ta përzënë si të atin, Mbretin Leka parë.
Të përndjekurit, ca te Rama dhe ca të përndjekur rrogëtarë të Berisha, por shumica janë të pozicionuar në një forum politikë të bashkuar, ndonse jo të zëshëm në media pasi ata i kanë përpjestu mediat mes Ramës e Berishës, por që do ti japin damkën humësit.
Në cdo rreth, në cdo fshat ku ka të përndjekur Partia e të Drejtave të Mohuara, shoqatat e të përndjekurve politikë të përfaqsuar nga z. Allci po punojnë për një stradegji që të faktorizojnë të djathtën reale pasi deri më tani na janë hequr të djathtë persekutorët tanë.
Një e djathtë e re po lind, pikërishtë ajo që i mungonte politikës shqiptarë, birë të të burgosurve të pushkatuarve të familjeve të mëdha shqiptare që dhanë kontribut në shqipërinë që kemi sot.
Bashkimi i të djathtës me konservatorë, të përndjekur pronarë, ballistë e legalist nën siglin Liga e Djathtë me slloganin “Shteti I së Drejtës” të jenë të gatshëm në këto zgjedhje me moton “ Cdo votë e mencur, gjyq padrejtësisë” që të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve dhe të maxhorancës së ardhshme.
Ende nuk ka një pozicion difinitiv për kualicione parazgjedhore, por mundësia më e madhe është dalja vetëm në këto zgjedhje jo për të bërë planëprishësin por për të shënjuar në politikën shqiptarë gozhdën e munga pikërishtë të djathtë.
Perfaqsues të Ligës së Djathtë kanë kontaktuar me përfaqsues të partive politike të mëdha e të vogla por gjasat e bashkëpunimit janë të vogla.
Programi paraelektoral i publikuar onlinë dhe në media brenda dhe jashtë vendit i ka bërë partitë politike ti mbajnë largë të djathtët dhe të mjaftohen me hijen e së djathtës sic e mbanë deri më sot Berisha apo kopja e tij Rama.
Edhe ky i fundit pas publikimit për një projekt me të përndjekurit me ata të forumit që ia la Nano, nuk e fsheh dot urrejtjen ndaj të përndjekurve, pasi si nga babai dhe nga nëna ka shënue krime në kohën e diktaturës, madje prerazi përgjigjet “mos mi përmend të përndjekurit, por të tallim Bu..me to”.
Edhe njerëz afër Berishës janë me të njëjtën paralele me Ramën madje nuk e fshehin urrejtjen nga ksaj kadegorie, madje janë shprehur se ne i kemi të përndjekurit të paguar, pikërisht ata të institute të komunismit që nga shtatë antarë, pesë janë spiunë të sigurimit të shtetit dhe më keq akoma nga 33 punonjës 21 janë bashkëpuntorë të regjimit komunistë.
Përfaqsues të Ligës së Djathtë do të dalin me një pozicionim zyrëtarë për zgjedhjet dhe kualicionet e mundshme, por gjasta janë se ata do të pozicionohen në momentin e fundit për të patur ndikesën e tyre në këto zgjedhje.
kuti_votimi
Komunizmi dhe trazhigimtarët e tyre neokomunist po e mbajnë shqipërinë të izoluar për afro 70 vjetë, ne ti ndëshkojmë me votë. Le të votojë kundra ai që ka vuajtur dje dhe sotë, ai që nuk ka gjetur varrin e të afërmit të tij, ai që jëton ende në interrnim, ai që nuk ka një punë, ai që ka një shkollë dhe vendin e punës, ia ka zënë një militantë injorant, ai që nuk ka pronën, ai që nuk ka një tapi nga mashtrimi i legalizimeve. Por këta janë shumica dhe mjaftonë një votë që të shporrim njëherë e mirë ata që na përbuzën e zhgënjen me premtime të pambajtura.

Në qeveri, parlament, institucionet shtetërore, në sistemin e drejtësisë në krye të partive politike, në media, madje dhe mësues të fëmijve tanë janë pikërishtë ata që na përndoqën e persekutuan familjet tona.
Kontraditat mes të djathtës reale dhe të hijes së saj janë të mëdha me emrin e politikës së djathtë është abuzuar shumë sa tri familjet që vranë Havzi nelën janë në pushtet. Njëri deputet i Berishës, tjetri kryetarë i opozitës dhe tjetri atarë i gjykatës kushtetuese.
Kjo është e djathta që ne deri më sot i kemi besuar, një e djathtë pa prona, pa tapi, pa liri fjale, me media të blera e mercenare që ka pasuruar një grup të vogël njerëzish të veshur me pushtet e që po përdorë pikërisht shtetin për të ndrydhur vullnetet e lira.
Nga Ilir Vata

41.339177
19.752967

Friday, February 8, 2013

Gjyqësori, gjykimi apo paragjykimi


Gjyqësori, gjykimi apo paragjykimi
largea_ilir-vata1357579904

Aleksandër Arvizu, futën hundët vend e pavend, pasi jo rrallë  herë  e kanë  parë  ambasadorin të  bëjë  qeveritarin, politikanin, komunarin dhe më në  fundë  dhe gjyqtarin.


Për gjatë  gjithë  këtyre viteve është  mëshuar më  forcë  nga institucionet ndërkomtarë , shoqëritë  civile, parti politike, media dhe madje dhe opinjoni publik për pavarësi institucionale dhe më  të  drejtë , “cekicët” e alarmit kanë  qenë  në  një  rrahje për një  sistem demokratik, duke respektuar pikërisht  pavarsinë  si elementi kryesorë  në  këtë  proces.
Ishte pikërisht vendimi i gjykatës së  rrethit gjyqësorë  Tiranë  për të  akuzuarit e 21 janarit që  bëri ambasadorin e SHBA-ve të  mbajë  një  qëndrim kritik, madje dhe paragjykues ndaj vetë  gjyqësorit, pikërisht duke ditur ndikimin e tij dhe duke lënë  të  hapur një  debat pa zgjithje drejtë  një  konflikti të  ri politikë, në kohën kur Shqipëria ka nevojë bashkëpunim.
Edhe ambasadori Sekui, lëshojë  aludime, por më  i moderuar, madje bëri thirrje për një  proces të  rregullt dhe të  drejtë  dhe është  krejtë  normale . Ambasadorë të shteteve të tjera nuk u prononcuan por ndjekin me interes këtë proces.
Menjëherë  pas deklaratës së  Arvizu, reagoi opozita me lideri e saj Rama, duke sulmuar gjyqësorin dhe madje etiketimet i kaluan kufinjtë  e njerëzve të  papërgjegjshe për të  lënë  të  hapur se në se ai vjenë  në  pushtet do të  pastrojë  gjyqësorin, pra një  kërrcnim më  shumë, duke lënë shkas që sistemi i drejtësisë do të mbahet nën presion edhe në të ardhmen .
Lideri i maxhorancë s Berisha, prerazi:| “ Nuk komentoj vendimet e gjykatës”. Të  njëjtën gjë  duhet të  kishin bërë  ambasadorët dhe opozite. Aktivë  në  këtë  hetim janë  palët dhe institucionet e htimit, prokurorisë  dhe gjykatës.
Në  një  shtet  demokratik, vlera e parë  e demokracisë  vjenë në  respekt të  pavarësisë  se institucioneve por në  këtë  rast, gjyqësori u sulmua jo vetëm nga opozita duke prekur pavarësin e gjyqësorit, por dhe nga ambasadori Arvizu dhe menjëherë  vjenë  reagimi i gjyqësorit duke i tërhequr vëmendje ambasadorit, që  të  ruaj kopetencat që  ia jep detyra e jo t’i tejkalojë  ato.
download
Pikërisht në  momentin kur duhe të  inkurajohe gjyqësori, ai sulmohet nga institucione këshëllimore, juajale, duke i dhënë  shkas  ndezjes së  “benzinit” të  acarimit politikë , pasi dhe protesta e 21 Janarit ishte i motivuar politikish, pasi në  demokraci pushtetin ndërrohet me votë  dhe jo me rrevolta të  stilit komunist.
Sigurishtë  që  gjyëqsori ka patur probleme, madje ne shpëshherë  kemi thënë  që  në  atë  institucion punojnë  persekutorët tanë,  por Arvizu nuk është  shqetësuar.

Aleksander Arvizu
Por dhe  zërat institucional që  janë  ngritur kanë  rënë  në  vesh të  zhurdhur të  ambasadorit dhe konkretisht shkresa zyrtare e Ligës së  Djathtë  edhe të  të  përndjekurve politik për hapjen e dosjeve dhe largimi nga gjyqësor të  inkriminuarve, Arvizu e neveriti dhe nuk iu përgjigj. Madje u botua dhe një letër e hapur, por megjithse shpalli komunikimin online ai sërisht nuk përgjigjet.
Këto ditë  Arvizu doli mbi palët, duke bërë  dhe Presidentin e Republikës që  është  kryetari i Këshillit të  Lartë  të  Drejtësisë , bëri kritikun dhe më  e keqja cënoi  pavarësin e gjyqësorit.
Një  hetim i drejtë  dhe i ligjshëm  ka procedurat e veta dhe me ceshtjen e 21 Janarit janë  marë  ekspert, prokuro dhe ekipe hetimi, madje dhe aktet e ekspertizës janë  kqyrur e provuar nga intitucione të  besueshme të  kriminalistikes në  SHBA.
Palët janë  përballur në  gjykatë  dhe kjo e fundit pasi vlerësonë  provat merrë  vendimin e përsëri palët të  ankimohen dhe të  vënë  në  lëvizje cdo provë  dhe fkt  që  ato kanë,  apo rrugës mund të  gjejnë  për të  cuar para drejtësisë  ata që  shkelën ligjin.
Askush nuk mund të  dënohet për një  gjë  që  se ka bërë.  Ky është  nocion për cdo vend demokratik, madje parashikohet nga kodi ynë  penal.
Arvizu bëri dhe prokurorin si titullarë  i hetimi, duke sygjeruar praktika dhe duke përdorur dhe terma të  kriminalogjisë  dhe për një  moment t’i japim të  drejtë . Po të  mendojmë  se dhe qeveria, Presidenti, abasadorë të   tjerë  të  akredituar në  Shqipëri të  sulmojnë  gjyqësorin, shtrohet pyetja. A kemi dhunim të  pavarësisë  së  gjyqësorit?!
Sistemi i drejtsisë  ka një  sërë  problematikash madje dhe korrupsion, por deri më  tani të  paktë  kanë  qenë  ata që  janë  ndëshkuar dhe paragjykimi ka marrë  dhenë, duke njollosur me dashje drejtësinë, madje dhe pjesën e shëndoshë  që  është  shumica .
Le ta lëmë  gjykatën të  gjykojë  dhe ne ta kontrollojmë  me institucionet si gjykata e një  shkalle më  të  lartë  apo vetë  ajo kushtetuese dhe jo në  emër të  diplomacisë  apo të  opozitës ta paragjykojmë .
Arvizu po shfaq tipare të  njëanshme dhe me ndërgjegje po kalonë  kometencat që  i jep detyra dhe më  keq akoma i futë  hundë  vend e pa vend, sa në  cdo castë  që  shikonë  televizor të  delë  Arvizu. Në  cdo gazetë  Arvizu, madje dhe në  podin që  nuk duhet.
Pas largimit nga Shqipëria në fund të mandatit, ai nga analistët, opinioni publik dhe institucione të  SHBA-ve do të  zbardhen të  vërtetat, mitomani, apo delirë, mbase dhe dicka më  e thellë, mbase është  shqiptarizuar dhe ka filluar të  mbajë  anë .
Shqiptarët ende nuk janë  mësuar të  heqin dorë  nga ndikimi i të  huajve dhe ndikimi i tyre te ne është apsolut, përtej asaj që duhet, por ka dhe të  huaj që  bëjnë  gabime dhe  ne duhet të  dalim përtej kë saj gjendje.
Nga ilir vata

Wednesday, February 6, 2013

Politikanët lënë imunitetin, marrin armët

Politikanët lënë imunitetin, marrin armët:
largea_ilir-vata1357579904
Nga Ilir Vata
Pushteti në në duar të politikanve, cdo ditë po shkonë drejtë pangopësisë dhe babëzisë për të patur pushtet apsolut, qoftë në beneficat që vetë pushteti u delegon, pagat të mira dhe akseset e tjera të pafundme. Por nuk mjafton kjo!
Në Shqipëri politikanët janë gjithcka, ata përdorin shtetin për të maksimizuar fitimet dhe për ta bërë pushtetin mburojë përballë drejtësisë apo institucioneve të tjëra të pavarura, duke thelluar hendekun mes qytetarit dhe duke e bërë politikanët kadegorinë e njërëzve jo vetëm të pushtetëshëm por më të pasurit në vend.
Heqja e imunitetit me propozim të maxhorancës dhe kërkesës së vazhdueshme të institucioneve ndërkomtare ishte në të vërtetë një arritje dhe më shumë një besueshmëri për qytetarët dhe njëherazi një mundësi për t’i hapur rrugë sistemit të drejtësisë, organit të akuzës të nis hetim për pasuritë e politikanve.
index
Ndonse deri më tani nuk kemi një rast dhe kjo do të mbetet e dyshimtë dhe në të ardhmen pasi institucionet e drejtësisë janë vetëm formalisht institucione të pavarura, pasi politika është uzorpuesi i cdo pushteti, deri të mediat.
Komisioni i ligjeve pas raportimit të Ministrisë së Brendshme për krimin në vend, nxorri në pa oreksin për armë dhe konkretisht paisjen e zyrëtarve të lartë që nga pushteti vendor dhe deputetet dhe kjo nuk u pritë mirë nga opinjoni publik.
Kriminaliteti ndaj jetës së personit kohët e fundit ka qenë në rritje kryesisht ndaj jetës, krimi në familje dhe vjedhjet apo trafikimi i lëndve narkotike.
Stradegjia për parandalimin e krimit dhe kapja e shkelsve të ligjit janë dy politika të ndryshme për që i lidhë kriminaliteti dhe ata duan vecmas dhe sëbashku stradegji efikase, pasi përvojat nuk mungojnë.

Përsa i përket vrasjes së përsonit ka një sërë problematikash, por ajo që vret në të vërtet është moszbatueshmëria e ligjit dhe e së drejtës në pozitë dhe pikërisht këtu ridel nga honet e kohës e drejta zakonore, apo sic njihet kanuni shqiptarë e kryesisht ai i Lekë Dukagjinit.
Sa herë që nuk ka zbatueshmëri të ligjit për ndëshkueshmerin e kriminelve, kanuni ridel në sken ashtu pa forme e konture por që vret si më parë madje dhe i përcudnuar, duke venë nën shënjestër jo vetëm vrasësin, por dhe të afërmit e t’i dhe shpesh herë edhe fëmijë dhe gra, madje ka kaluar të gjitha caqet duke vënë nën ngujim dhjetra familje, ndër to gra dhe fëmijë që vetë kanuni nuk e parashikon.
Pra dhë vetë kanuni kalon cakun e tij, pasi e drejta në pozitë shfaq dobësi dhe kjo ndodhë se politikat e parandalimit të krimit janë inegzistente. Sigurisht që kjo fushë e krimit ka shkaqe të shumta si farvëria, diversiteti i kultura dhe mentaliteteve, por ajo që vret më shumë është fakti se zbatueshmëria e ligjit është në nivele të papranueshme.
97-300x180
Fenomeni tjetër është fakti se shumica e shqiptarve janë të armatosur, pas ngjarjeve të vitit 1997 dhe shqiptarët posedojnë arsenal armësh të larëmishme, kundratank, kallashnikov, pushkë të modelit 56, madje dhe mitrolozë të rënd dhe të lëhtë.
Sigurishtë armë gjahu dhe aktualisht në Shqipëri mund të gjeshë armë dhe të llojve të ndryshme pasi egzistonë trafiku i armëve në mënyre ilegale ose tregu i zi i armve.
Në Shqipëri ka treg të zi armësh dhë cmimet variojnë nga 500 euro deri në 1200 euro me selenciator. Mund të gjeshë bomba e gjithcka për të realizuar një krim dhe organet e akuzës agjentët e policise dhe vetë rendi është i paaftë që të ndalojë këtë llojë trafiku.
Atherë shtrohet pyetja pse duhet që politikanët dhe shtetarët të armatosen?!
E para që duhet cekur është fakti se uni të shtetarët shqiptarë është i papërmbajtur dhe ata kërkojnë me cdo kushtë që të demonstrojnë forcë para shqiptarve dhe ajo që vret më shumë, ky është një koncept i shkollës së komunizmit, ku në diktaturë njerëzit e pushtetit ishin të armatosur, madje dhe kryetarët e këshillave.
Pse paguhen punonjësit e gardës të rendit të shërbimit informativ..etj, krur politika kërkonë të mbrohet vetë apo të krijojë favore vetëmbrojtje. A nuk pati rastin parlamenti ynë kur deputeti qëlloi lideri historik Azem Hajdarin dhe parlamenti u përgjak nga vetë antarët e saj.
Mos vallë duhet armatosur populli në mënyrë të ligjshme dhe armët të kenë një treg të ligjshëm dhe kështu mundësia e zbulimit të krimi është dhë më e madhe, pasi cdo armë e shitur është e regjistruar.
Apo duhet të pranojmë faktin e Ministrit të Drejtësisë Halimi që kërkoi ndryshimin në kodin penal dhe rritjen e ndëshkueshmërisë për armbajtjen pa leje, duke e cuar atë nga tri në dhjetë vjetë burg.
Sigurisht që shteti duhet të ndërmarrë masa për cmilitarizimin e shqiptarve jo vetëm me propozimin e Hlimit, por duke rënduar dhe dënime plotësuese, si gjobat, heqjen e të drejtës për të punuar në administratë publike, përjashtimin nga marrja e kredive dhe privilegjet e tjera që të jep ligji.

Në vitin 1998 deri më 2002, janë shpenzuar 2.8 miljonë dollarë nga Shteti për mbledhjen e armve dhe në komision ishte Rexhep Meidani, Pandeli Majko dhe titullarë të lartë të shtetit, por fakti tregojë se nuk u mblodhen as 10% të armve, vetëm mjaftuan me disa kronika në rrethe sa për të justifikuar parat, apo për të mbarsur opinionin publik se mblodhëm armët.
Armët në duar të njerëzve jo kompetent dhe atyre të shkelsve të ligjit, përbëjnë rrëzik kryesorë për jetën e qytetarve, madje SHBA-të pas njarjes se primi në një shkollë ku u vranë disa fëmijë po rishikojnë ligjin e armve, kurse politika shqiptare merret me armatosjen e pushtetarve dhe politikanve, për të na sjellë në vëmendje një formë tjetër regjimi i ngjashëm me atë të diktaturës.
Në vendë të tjera perendimore njerëzit e armatosur prezandohen me armë para publikut vetëm në raste të përcaktuar me ligj, kurse në Shqipëri punonjësit e rendit të vertiten cdo ditë para të armatosur, madje dhe në barë e restorantë duke ushtruar presion psikollogjik dhe përtej të imagjinueshme punonjes me armë nën efektin e alkolit.
Komisioni i ligjeve duhet të hartojë një draft të studiuar për t’u dhënë më shumë mundësi shqiptarve të jetojnë të qetë, pa presion psikollogjik dhe frikë për jetën pasi praktikat e vendeve të Bashkimit Europian janë të larmishme dhe ata e kanë zgjithur këtë në mënyre definitive.
Paisja e zyrtarve dhe politikanve me armë është një karshillëk që u bëhët shqiptarve është një presing për qytetarët është një padrejtësi në kurrizë të barazisë para ligjit dhe mundësisë për jetën.

Shteti Shqiptarë më këtë veprim po konsolidon konturet e një shteti gjysëmtotalitarë dhe do të ishte një gabim i rëndë për shtetin ligjor që pretendojmë të këmi, nëse ky ligj të miratore në parlament.
Dhe nëse parlamenti është i papergjegjshëm atherë t’i drejtohen popullit për armatosjen e shqiptave me ligj dhe të rikthehet ligji i armbajtjes me leje për të gjithë shqiptarët, sigurisht që referendumi do të ishtë në favorin e shqiptarve pasi janë një popull që janë rritur me qënjen i sigurtqë duke patur një armë me leje.
Armatosja e politikanve është një nocion tipik bolshevik dhe fatkeqsisht në parlamentin shqiptarë shumica kanë lidhje me të kaluarën dhe sigurimin e shtetit dhe ata e kanë sëmundje të përdorin një grusht njerëzish të armatosur kundër shqiptarve dhe është mundësia e fundit për të diskretituar shtetin demokratik.
Cmeduria politike në Shqipëri nuk ka të sosur, politikanë mendojnë apsurditetin për hirë të interessava të tyre dhe pas lënjes së imonitetit, tashmë ata rrokin armët.

41.339177
19.752967

Monday, February 4, 2013

Të përndjekurit si kashta e kumbarës, shumica mbështesin të djathtën

Të përndjekurit si kashta e kumbarës, shumica mbështesin të djathtën:
vata
Trijo e politikë s kanë dhurër intrigën e radhës njësoj si në kohën e diktaturës kur ideonin skenat e krimit, për të denigruar të përndjekurit politik, por këta nuk janë dhjetë por mijëra dhe kurrë nuk do t’i falin partisë së diktatorit dhe shërbetorve të tyre, përndjekjen, tortura, interrnimin, dëbimin, burgosjen dhe egzekutimet e të afërmëve te tyre dhe aq më keq mashtimin që kërkojnë të bëjnë në këtë prag elektoral.

Përtej asaj që quhet bashkim i të përndjekurve, ka ndodhur ndarja e tyre në mënyrë të herëpashershme dhe aty ku është një grupim, papritmas bëhën dy e më shumë dhe ku fenomen ende nuk është shuar dhe madje është aktiv dhe cdo ditë kemi të papritura të reja.
Kjo shtresë e shoqërisë e goditur politikisht nga regjimi komunist ende nuk ka gjetur paqe për të qenë e bashkuar si një lëvizje në shërbim të interesave të tyre, por gjeron cdo ditë indicje të reja ndarjesh për vetë faktin se dhe burgjet e diktaturës ndikuan, madje që në burgje kanë funksionuar klanet.
images
Diversiteti i ballistve me legalistët, të burgosurit politikë dhe ata të dënuarit miks të burgosurit e vetë regimi, apo të vetëquajtur disidentët, të burgosurit e antarve të plenjumit apo të byrosë dhe fëmijve të tyre, krijuan në burgjet e Shqiprisë divergjencat dhe për llogjikë klanët e burgjeve.
Fillimet e demokracisë i gjeti të burgosurit të Partia Demokratike dhe potenca e tyre i bëri ata me dhjetëra deputet, por brenda pak vitesh klanet e burgjeve filluan të gjenë vadhën e tyre të vjetër dhe kryesisht ata që dashjepadashje kishin shërbyer si spiunë burgjesh u bënë promotorë të ndarjeve shtuar dhe të dënuarit e bllokut.
Për pak vite, kjo gangrenë kishte nisur të prekte në tërësi shtresat e të përndjekurve dhe u panë disa shoqata me diversitet të thellë më pas dhe disa parti politike që deri më tani vetëm figurojnë si tituj juridik.
Partitë politike deri më tani i kanë përdorur dhe në një farë mënyre po bëjnë dhe përpjekjen e fundit në këtë fushatë elektorale, por kësaj radhe gjërat janë ndryshe.
Krijimi i “Ligës së Djathtë” ka në epiqendër Partinë e të Drejtave të Mohuara krijuar nga një grup intelektualësh kryesuar nga z. Eduart Ypi një nga më të shquarit e të përndjekurve politike dhe pasi oaganizoi këtë parti ndertoi një grupim të gjërë LZHK e cila mbeti në tentativë dhe pa sjellë zhvillime të reja politike.
Sigurisht përpjekjet e Ypit për të bashkuar të përndjekuri, ndonse përtej të imagjinueshmes nuk dhanë rezultatin e piritur dhe ai ia lenë partinë trashgimtarve të të përndjekurve për ta provuar dhe ata me besim se të përndjekurit e gjejnë veten vetëm nën strehen e Partisë Demokratike, pikërisht aty ku e nisën pas burgut.
PDM, si parti me bazë të përndjekurit, arriti të fusë në lojn politike grupimin më të ri “Liga e Djathtë”, ku rreth saj janë disa parti dhe shoqata të të përndjekurve, që aktualisht e shohin vetën në të dajathtën e bashkuar me spektër të gjerë.
Pikërisht pas prezantimit të këtij grupimi, partitë politike ndonse me vonesë u kujtuan për të përndjekurit dhe gjetën disa njerëz për t’i patur palë në emër të të përndjekurve, thjeshtë një lloij imazhi sa për shkaktisje për të rritur besueshmerin te këto pariti për një gjërsi elektorale.
Rama zgjodhi “kundërshtarët” e Berishës që dhe më heret kishin patur akses me Partinë Socialiste, madje përzgjedhja e Ramër kishte preferenca nga veriu e kryesisht në Shkodër. Po a votojnë shkodranët për Ramën?
edi rama
Partitë e reja kishin preference paksa ndryshe nga Rama, si ajo e Topit që zgjodhi përfaqsues nga juglindja, kurse grupimi tjetër AK, zgjodhi Shqiprinë e mesme dhe të jugut dhe pikërishtë pjestarët e greves së urisë. Por a votojnë të përndjekurit për Topin?
Sic shihet misioni i tri subjekteve politike, partisë së origjinës së diktatorit dhe dy satelitët e rinjë kanë të njëjtën stradegji për të përndjekurit, pra kanë marrë ca kokrra për të bërë diversitet, por që qëllimin e kanë të përbashkët për një mundësi bashkë qeverisje nëse do të fitojnë.
Këto parti ishin ata që shkuan te greva e urisë për të përfituar politikish dhe i cuan ata të “shkretit” deri në vetëflijim.

Greva në të vërtet u ideua pikërishtë nga disa të përndjekur të rrebeluar dhe në fillim ata kishin dëmshpërblimin dhe hapjen e dosjeve, por trinomi i përbashkët, PS-FRD-AK kërkonin akses të thellë politikë përtej kërkesave të tyre, por martir të rinjë për të rrëzuar Berishën, pra përdorën vujtjen e tyre për një kolltuk për vetë.
bamir topi
Përfaqsues të Ligës së Djathtë, ishin për një përpjekje të të përndjekurve për dëmshpërblimin dhe hapjen e dosjeve të sigurimi të shtetit, madje me ato pak lekë blenë dhe telin “gabion” të burgut si shenjë proteste, por kurrë nuk thanë që në jemi parti politike por të përndjekur, madje kishte një planë për të hyrë në grevë dhe Kryetari i shoqatës Adem Allci me mbështetës dhe drejtuesi i Ligës së Djathtë, por si gjithmon ka planëprishës
Postgreva tregojmë më së miri sesi u përdorën të përndjekuri dhe në c’farsë “stelesh” u pozicionuan dhe se është përpjekja me e turpshme politike që këta subjekte flasin në emër të tyre.
Rama, nuk ka aspak turp kur fletë për të përndjekuri sepse është pikërishtë partia e tij dhe vetë familjarët e tij që kanë ushtruar gjenocid ndaj të përndjekurve.
Nuk e dimë a ka vrarë më dorë të vetë Spiro Koleka, por që ka qenë ideatori i persekucioneve dhe me firmë të tij janë interrnuar burgosur e pushkatuar qindra shqiptarë të pafajshëm.
Nuk e dimë nëse i ati i tij ishte vet dora që vari poetin, por dimë mirë që ka qenë nga njerëzit më të afërt të byrosë e sigurimit që ka bërë kërrdine në boten intelektuale.
Nuk duam të paragjykojmë Ramën, por dimë që deri më tani nuk ka një ndjesë publike për krimet që ka bërë diktatura dhe partia e tij, që mbronë me forcë figurën e Enverit dhe të Memetit dhe trashigimtarët e tyre dhe më keq akoma është përgjegjësi kryesorë për rrëzimin e ligjit të lustracionit.
Topi, në rolin e Presidenti bëri aleancë me Ramën për të sabotuar ligjin e lustracionit, pikërisht se kishtë planifikuar një trio për të rrëzuar Berishën dhe pa pikë turpi flet në emër të të përndjekurve, bashkë me një nga ata të forumit për demokraci dhe padyshim është porosi e socialistve, që në burg njihet si njeri që i binte “lodrës” së tij e për qef të vet dhe në dëm të të përndjekurve.
Nuk mund të thuash të njëjtën gjë për AK, pasi ai merrë doza bashkëpunimi si nënkryetarë i Topit dhe nota përlyerje në këtë skenë thjeshtë se mori disa nga grevistët dhe vetë organizatorin që u conte qullë në ditët e para disa shokve, biznesmen dhe i mbështetur nga Partia Demokratike.
Ky është skenari që ka ideuar “këshilli i ndrikullave” për të cuar kashtë kunmarës, në radhë të parë për të sjellë imazhin se do rrëzojmë të djathtë dhe më pas për t’i ndarë të përndjekurit si kashta e kumarës.
Por realiteti i të përndjekurve në tërsi nuk është ky dhe qëndronë krejtë e kundërta përsa i përket të përndjekurve në të gjithë Shqipërinë.
Nuk janë më shumë se dhjetë apo pesëmdhjetë vetë që kanë përcarë të përndjekurit sepse kanë paturur mundësinë të administrojnë ato të mira që qeveritë kanë dhënë për to dhe fatkeqësisht dhe ato janë shpërdoruar dhe vjedhur, madje ka patur dhe raste krë u është shitur statusi dhe të birëve të kriminelve apo vetë përsekutorve.
Grupimi i “Ligës së Djathtë” me disa shoqata, ndonse nuk ka një definicionë zyrtarë për aleancat, ajo ka në programin e saj në mënyrë definitive që nuk bënë kualicjon me të majtën dhe konkretisht me ata që vazhdojnë t’i përdorin të përndjekurit si kolazh.
Eshtë e vështirë që një i përndjekur të votojë për persekutorët e tij, madje dhe ata që kanë zgjedhur të majtën si aleat është ceshtje pragmatizmi se as vetë nuk votojnë për ta.
Liga e Djathtë ka në misionin e saj bashkimin e të djathtës dhe deri në finalizimin e këtij misioni ajo do të gjejë si përkrahës vetë të djathtën dhe të përndjekurit e ndershm, shumica janë ata më të heshturit, pa punë në vendet e interrnimi, por me dinjitet dhe kurrë nuk do të votojnë për të sjellë në pushtet pikërisht ata që i përsekutuan.

Ky është skenari i fundit që përgaditë ish- partia e diktatorit dhe satelitët e saj, por do të provojë se vepruan gabim pasi kanë nevojë dhe shumë vite të rrinë në opozitë, derirsa të arrinë të rinovohen dhe e majta të marrë një dimension të ri në politikë.
Jo vetëm tre ligjet, por bashkë me bojkodin që i bëri Rama ligjit të lustraconit, bëhën katër ligje që do ta lënë në opozitë, madje dhe nëse pas ardhjes së Komisionerit Fyle, Rama do të pranojë t’i votojë sërisht ai është në opozitë, pa kërkuar ndjesë për krimet dhe pa votuar ligjin e Lustracionit që maxhoranca e ka në axhendë në pranëverë.
images
Të përndjekurit janë shumë, madje rrethi i tyre i përndjekjes përbën gati gjysmën e Shqipërisë dhe janë realishtë furnizuesit kryesor me vota të të djathtës dhe binari kryesorë i demokracisë.
Trijo e ndrikullave edhe kësaj radhe kanë dështuar në intrigën e tyre për të ardhe në pushtet me të përndjekur.
Nga Ilir Vata


Sunday, February 3, 2013

Qeveria parelektorale, kushë do bie? Ruli, Imami apo Noka?!

Qeveria parelektorale, kushë do bie? Ruli, Imami apo Noka?!:

Qeveria parelektorale, kushë do bie? Ruli, Imami apo Noka?!

largea_ilir-vata1357579904
Të përndjekurit do të përcaktojnë fituesin në qershorë, pavarësisht nihilizmit, Liga e Djathtë do të di të orjentojë votat e të martirizuarve, të zhgënjyerve, të të papaunve, të atyre qe nuk morën pronat, tapitë nga legalizimet, të drejtat e tyre të premtura, që për vite na zhgënjyen. Urrejtaja ndaj të përndjekurve do ju kthehet në bumerang humbsve të ardhshëm.Ky është fillimi i të djathtës reale.
Bilanci i kabineti të qeverisë lë për të dëshiruar dhe në grupin parlamentarë dhe në mbledhjen e qeverisë është lenë të nënkuptohet që qeveria Berisha do të njoh një formatim të ri për arsye të rezultateve dhe bilenceve që qeveria ka konstatuar.
Përvec preferencave, Berisha ka lëshuer kritika ndaj antarëve të qeverisë dhe është lënë të nënkuptohet se tri digasteret kryesorë, buqësia, mbrojtja dhe rendi kanë problemetika pa përjashtuar dhe ministri nga aleatët që ndonse ka patur arritje, problematika kanë qenë të mëdha.
Në sfondin e ministrive të LSI-së, problematika ka pa fundë por konsiderohet si një derë e mbullur deri në një shikim të ri të mardhënjeve politike dhe paaftësia egzekutive e Berishës bënë që njerëzit e Mëtës të kënë dorë të lirë.
Përsa i përket Ministrisë së Buqësisë është sektori që lë për të dëshiruar, aktualisht është një ministrit ineficente dhe pa vlerë, pasi buqësia zhvillohet me atribute vullnetare si në mesjet dhe ky dikarster nuk ka as një llojë aksesi në këtë sektor, madje investohen miljarda lekë për këtë ministri për të kënaqur thjeshtë oreksin e një klani apo të një individi plotësisht nihilist, pa konture politike, pa benefica elektorale dhe pa më të vetmin kontributë për buqësine, zere se nuk egziston.
genc rruli

Ministria e mbrojtjes drejtohet nga ish gjenerali rrebel i 1997, që Berisha e futi në qeverisje jo vetëm thjeshtë si kundërshti me socialistët, por dikurë na kishte patur lidhje me palët që Berisha si kishte patur aleat, madje Bashkim Gazidede kishte projektuar izolimin e Imamit si njeriu që punoi me ekstremizmin grek për të izoluar Shqipërin apo venë atë përballë provokimeve meskine të intrigave të vjetra.
Imami i akuzuar sot për trafik armësh, apo për shitje të informacionit në Ruri, mbetet ministri fantazëm në qe cdo ditë kordinon aleancat për të rrëzuar Berishën dhe pret momentin që Lideri i maxhorancës të ndërmarr hapa kundër tij.

Ministri i mbrojtjes, z. Noka është ndër të besueri e organizimit të PD-së, por që nga opinjoni njihet si njeri pa integritet, servil dhe i pa besuesh madje dhe shokët e tij i ka denigruar ardhur ne PD në kohën e Topit, por që bëri karjerë me servilizëm dhe përkushtim.

Në fshatin e tij janë vrarë pesë burra nga regjimi komunist por që i afërmi i tij ka qenë egzekutori, mbetet një djalë me përkushtim dhe pasion por që është ministër jo në fushën e tij dhe me të, Berisha nuk është fitues në zgjedhje, ndonse është një nga të përkushtuarit.
flamur noka
Faktet kohët e fundit kanë treguar se është një ndër ministrat që për fatë të keq nuk kapi rezultate pozitive dhe ai që mund ta zëvendësojë është Olldashi me përvojë e karizëm edhe si drejtues edhe si ministër, që për nga statistikat mbetet më lartë nga të gjithë drejtuesit e rendit.
Krimi është rritue dhe bilancet për kohën kohore janë të frikshme, thjeshtë se ka paaftësi dhe mjaftonë të përmendim vetëm rasti e grevës së urisë së të përndjekurve dhe paaftësia u duk përtej të imagjinueshmes.
Kishim një grevë urie nga të përndjekurit në fillim si një inisjative legjitime dhe më vonë si një mjet për të rrezuar Berishën e financuar nga Rama dhe Topi, madje hienat nuk nguruan të shtrinë duart.
Ministria e rendit dështoi në radhë të parë se ka një greve urie të përdorej përtej korrnizave ligjore, pa izolim konformë ligjit dhe me indiferencë dhe kjo gjë bëri që situata të dilte jashtë kontrollit, derisa në vëmendje rikthehet pjesa e vleshme e të përndjekurve, Adem Allci dhe përfaqsia e Ligës së Djathtë, që jo për interest e qeverisë por për interest të të përndjekurve treguan faktin se të përndjekurit nuk duhen të përdorën politikisht.
Kjo bëri që greva të marrë një senc tjetër dhe nga burime të besueshme atributet i shkuan Nokës. Kjo s’është e vertet, ata të përndjekur nuk favorizoni shtresën tonë dhe qeveria berisha nuk ka bërrë më të mirën por ka bërë për ta atë që duhet të bënte një qeverisje demokratike.
Përfaqsuesit e të përndjekurve nuk kanë kërkuar asgjë madje dhe në përpjekjet e tyre për të patur mardhjenje krejtë ligjore e benefica si studimi për të përndjekurit pas greves kanë gjetur dyer të mbyllura, madje indiferente e të pa precedent.
Maxhoranca më këta ministra është në opozitë për të mos thënë sjelljet indiferente e përcmuese me të përndjekurit e kryesisht me përfaqsuesit e Ligës së Djathtë që aktualishtë është grupimi më i gjerë që mbase do të përcaktojë fatin e zgjedhjeve.
Transheja ku ka hypur Berisha me mashtrimin e këtyre ministrave nuk i bënë të përndjeklurit kundër tij por u lenë shteg të numurojnë padrejtësite qeverisëse dhe indiferencën shtetrore, mbase dhe një pozicionim politikë kundër tyre, kundër padrejtësive, indiferencës dhe talljes me të përndjekurit.
Aktualish Berisha nuk jeton me realitetin, pasi furnizuesit më të mëdhej me vota, administrata e tij i trajtonë si barbonë e jo si përcaktues. Është kollaj të bëhesh ministër po në demokraci buzët të pudhin në bregun e lanës vetëm me një votë.
Liga e Djathtë, indiferizmin administrativë të qeverisë e she që një fillim të ri për të manda të ardhmen. E c’farë mund të humb një i përndjekur që nuk ka gjetur varrin e babajt, gjyshit apo të vëllait që për tetë vite qeverisje nuk ka nje punë, nuk ka të legalizuar stren, apo nuk ka një vend ku të fle.
Sigurishtë ka votën dhe këtë do ta mendoj me slloganin tobë “Një votë e mencur, gjyq për padrejtësinë”arben imami
Liga e Djathtë, të përndjekurit dhe partitë aleatë nuk do të lejojnë administratën qeverisëse të përbaltë interesat e tyre me mashtrime apo me shpresen e dy instituteve fantazem të tipit komunist dhe fatkeqsishtë në këto institute ka më shumë se një zetë spiunë të sigurimit të shtetit.
Fataliteti i spiunve, servilve dhe mashtruesve do të vijë në ditën e gjykimit tonë por mendojmë se Berisha do të marrë masa për të rishikuar pozicionet qeverese, pasi e meriton të jetë pjesë e garës për fitore.
Edhe në 1996, kur shteti ishte më i fortë se kurrë ra pikërishtë nga këta llojë përfituesish të ulët që përnjëherë gjetën stre të “armiku” në të njëjtat kushte është berisha dhe në viti 22, të demokracisë.
Ne të përndjekurit jemi për ndryshim dhe duhet filluar ky që në qevrisje, si një barrjer e madhe kundër nekomunizmit.
Nga Ilir Vata
41.339177
19.752967

Saturday, February 2, 2013

“Poli i trete” kërkonë energji të reja, jo qefmbetës të vjetër



Politika e filozofisë të vjetër, kërkon me cdo kusht të zërë hapsirën e një politike të re, thjeshtë me gallavitje të politikanve të vjetër dhe ndonjëherë dhe  me eksponet të sigurimit të shtetit, por tua servirur shqiptarve si dicka të re. Mbarsja e një politike të tillë të shtirur është fillimi i një fataliteti që kanë ndërmarrë një grup njerëzizh që janë të zhytur deri në grukë me pasuri të paliqshme, me duar të pista e me integritet të ulët përsa i përket inkriminimit me sigurimin e shtetit..! Cudia qëndron në faktin, a kanë moral?!
kuti_votimi
E vetmja gjë që nuk shkon në Shqipëri është pikërisht politika dhe jo vetëm kaq, por ajo është mbartësi i një sërë problematikash që e bëjnë Shqiprinë të rri në stanacion të plotë politikë dhe pasaojat importohen në faturën e shqiptarve në cdo aspekt.
Ajo që situatën e bënë më të vështirë është fakti i një kryenecësie politike, që ka si produkt konfliktualitetin ekstrem, amorol dhe teje te pështirë për anepsjen e shqiptarve, duke lëshuar njolla të zeza në progresin e Shqipërisë në organizmat europian.
Dy kahet politike roz dhe blu, mbajnë edhe peshën kryesore në këtë politikëbërje, por ajo që terheq nga pas janë pikërisht ata të ish-partisë së diktatorit, socialistët e sotëm, që ende rrinë me shpresën se një ditë do të kthehet “lavdia” e udhëheqësit të tyre shpirtëror të etërve dhe birëve.
Para kemi një të majtë konservatore të diktaturës në një situatë gallavitje në të shkurën dhe përsonazhet e saj, se emrave të rinjë të klaneve të bllokut kanë qenë i vetmi trendi , që nuk ka bërë kurrëfar progresi përsa i përket konceptit të të majtës moderrne, madje kohët e fundit, lideri i tyre është kthyer të foleja e vjetë ajo e ish- komunistve dhe spiunve të sigurimit për të nisur fushatën, tur ku qe ka startua që në ditët e para te Janarit.
Kjo situatë para elektorale lë të koptojmë se socialistët nuk kanë ide dhe ende janë në dilemën të distancohen me të shkuarën apo të forcojnë pozitat e saj, sidomos pas lajmit që vjenë nga Ruria për Stalingradin dhe atin e tyre shpirtërorë Stalinin.
Kjo është aryeja që një e majtë më modrne, përtej konservatorizmit të diktaturës ka filluar të lëshojë peshë në politikën dhe pikërisht LSI, që doli përtej kornizës së ngurtë të së shkuarës, me një dëshirë për integrim dhe kontribut maksimal për arritjet e deritanishme.
Një politikë moderne e bashkëpunuese në shërbim të shqiptarve, përtej konservatorizmit komunist, por me vizion për një të majtë Europiane dhe janë të gjitha shanëset që rrethë LSI-së të bashkohen parti të reja të majta apo të majta me senc të djathtë për t’i dhuruar vendit një politikë koherente të të majtës moderne.

E majta konservatore ka qenë bllokuese, madje prirjet e saj kanë patur një tendencë bolshevike për ta marrë pushtetin me cdo kusht, madje ka përdorur mandatet e deputetve për të bllokuar tre ligjet që ishin dhe celësi i zhbllokimit të integrimit dhe përtej të imagjinuesh, përdorën dhe revolucioni të vetmin mjet që kanë bolshevikët për të marrë pushtetin .
Përtej këtij kufiri bllokues të konservatorve socialist dhe ndryshe nga ta, për integrimin mendojnë i gjithë spektri politikë shqiptarë, madje dhe parti të vogla pa peshë specifike mendojne për një Shqipëri europiane.
Bojkodi për arsye të përfitimit politik në dëm të shqiptarve, jo vetëm si ndihmonë socialistë, por do t’i ndëshkoj disa herë më shumë në zgjedhjet e qeshorit dhe kjo ështa ajo që shqiptarët do të dinë të gjykojnë dhe me votë të mencur të ndëshkojnë të gjithë ata që janë tallur me interesat e tyre legjitime.
Kodi i përmisuar elektoral, lenë pak hapësirë për partitë e vogla për të qenë përcaktues në politikëbërje për vetë faktit se kualicionet e mëdha janë produktive dhe kanë mundësi që të kenë potencën e votave të shqiptarve.
Ndonëse kodi është përjashtues dhe pati kundërshti, socialistët nxitimthi miratuan kodin zgjedhorë pa pyetur dhe aleatët e saj, duke menduar se do të jenë pjesë e të madhes, por raportet kanë ndryshuar, krijimi i të majtës moderne po i bënë socialistë drejtë një force të tretë politike.
Nëvojat për një “pol të tretë” balancues cdo ditë e më shumë po bëhen domozdoshmëri dhe politikanë me ngutë po përpiqen ti paraprinë këti zhvillimi dhe përpjekjen e parë e nisën qefmbetsit e Berishës, ish deputet, ministra madje në krye të “polit” ishte ish-kryeministri Meksi, por tregoi që ishte vetëm një përpjekje qe mbeti në tentativë.
Në të njejtën situatë është edhe politika aktuale dhe mbase për koherencën do të kishte kaluar koha e një “poli të tretë” balancues në politikë, por ajo që nuk shkonë është fakti se pas politit të tretë turren politikanë të konsumuar, qefmbetësit apo dështakët e politikës.
Orvatjet politike për të bërë polin, nga partiza dhe partizanë të së shkuarës, ngjajnë më shumë me dallavere politike sesa me një përpjekje serioze politike, pasi eksponentët janë pjesë e së shkuarës, e zhutjes në korrupsion dhe e lodhjes së gjatë politike.
Poli, kërkonë energji të reja, një filozofi të re politike përtej konfliktualiteti dhe mbi të gjitha një klasë të re politike që si duket ende nuk është venë në lëvizje për të marrë realishtë përgjegjësi.
E majta tashmë e ka krijuar fizionominë e saj një parti të vjetër të ish-diktatorit që po rrudhet dhe një të majtë moderne LSI, që po rritet përtej dimensioneve të parashikimeve.
E djathta ka ditur të pozicionohet e grupuar dhe në një farë mënyre ia ka arrtiur të jetë në pushtet për dy mandate dhe kësaj radhe po e ridimisjenon politikën e saj në një gamë më të gjerë.
Një tentativë për të patur një të djathtë tipikë është përpjekja e të përndjekurve dhe pronarve që tashmë po finalizohen te një grupim i gjerë “Liga e Djathtë” që oponencën me maxhorancë e shohin pikërisht te interesi i shtetit ligjor, prona tek i zoti dhe integrimi i të përndjekurve.
Ky grupim politik është lënë në harresë dhe nga vetë mediat pasi pazarëlinjt e polit pa shtresë sociale, pa platforme politike kërkojnë që të mbledhin hatërmbetsit apo mbetje të partive politikë që nuk i mbijetuan garës për aftësi intelektuale apo lidhje me sigurimin e shtetit.
Në fakt, “Liga e Djathtë” ka lindur dhe cdo ditë e më shumë po grumbullon rreth vetës cdo indicje të djathtë, shoqata të të përndjekurve dhe parti tradicionalishtë të djathta, por edhe ky grupim nuk është në gjendje që të pozicionoj korumin e duhur të votave për një polë të tretë, pasi jo vetëm kodi por dhe programe të partive të tjera të djathta kanë në progromi e tyre detyrimin për ketë kadegori.
Kto fakte e bëjnë Ligën e Djathtë më afër mxhorancër dhe premisat janë të mëdha për të patur një të djathtë të bashkuar më gjërsinë më të madhe politike, duke e bërë atë dominuese në politikë.
Sic duket në zgjedhjet e qershorit nuk do të këtë ndonjë ndryshim të madhë në një farë mënyre do të këmi një maxhorancë të djathtë dhe të majtën e moderuar që do të qeverisin dhe një mandat tjetër.
Politika në tërsi ka patur probleme përsa i përket integritetit moral të politikanve dhe partizat e vogla fatkeqësisht janë në një numër të madhe të prekur nga sigurimi i shtetit, apo bërja pisë me problematikat e shqiptarve si ceshtja e të përndjekurve apo e pronarve.
Politikanë të vjetër nuk mund të udheheqin një parti të re, pa shtresë sociale pa mbështetje dhe pa një ennergji të duhur.
Poli i tretë do të lind atherë kur brezi i ri të jetë nën trysnin e nëvojshme dhe të bashkojë forcat për të qenë palë në mesë të konfliktit politik dhe mbase indicjet kanë lindur, por kushtet nuk janë ende gati.
Përpjekja e qefmbetsve për të zënë “polin e tret” me misionin e sigurimit të shtetit sigurishtë që janë të dështuara dhe maxhoranca ka planin gati për të cuar në Parlament ligjin e lustracionit duke i bërë një shërbim të madhë shqiptarve dhe në radhë të parë për të hequr nga drejtimi i disa partive të inkriminuarit me prime e komunizmit.
Polit i tretë është një tentativë e re e sigurimi të shtetit, jo një realitet politik që do të gjejë mbështetje, pasi është ndryshe të jeshë qefmbetës pas një karriere të gjatë politike dhe pasurimi pa fre dhe ndryshe të jeshë përfaqësues i një lëvizje të re politike qeftë ajo e majtë apo e djathtë.

Nga Ilir Vata


Friday, February 1, 2013

Ende ka politikan që “vdesin” për Enverin dhe Mehmetin

Ende ka politikan që “vdesin” për Enverin dhe Mehmetin:

Mjerish, mendojnë mjeranët, ende mbrohet diktatura

vata

Ende ka politikan që “vdesin” për Enverin dhe Mehmetin dhe me paturpërinë më të madhe dalin para ekrnit dhe provokojnë shqiptarët, duke stirur lavede për diktaturën dhe sigurimin e shtetit, në vend se të struken apo të pendohen për krimet që kanë bërë. Duar te pista të krimit komunist nuk mun tu shiten shqiptarve si të pastra, pasi ajo që fletë është vuajta, por më në fund duhet të flaës dhe politika, duke miratuar ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Kodi ynë penal nuk i parashtonë krimet kundër njerëzimit dhe pikërisht neni 74, vë nën akuazë të gjithë ata që kanë kryer krime. Por të paktën për të mos bër një Nurmburg t’i largojmë ato nga politikbëraja dhe institucionet e shtetit, që shqiptarët të mos paguaj më përsekutorët e tyre me taksat që derdhin cdo ditë. Fatalitet shkonë përtej të imagjinueshmes, partia e diktatorit ende nuk ka kërkuar ndjesë dhe mbronë me forcë titullin hero kombëtarë të diktatorit Hoxha nga lideri i tyre, diktatori i ri Rama.
Mjerish,t ende sot në Shqipëri mendohet për diktaturën dhe eksponentët e saj, madje janë pikërisht politikanë që besojnë se diktatura ishte shteti që atyre u vjenë për shtat, madje nuk ngurojnë që dhe të thurin lavede përtej injorancës, duke u përpjekur të bëjnë krahasime me një llogjikë teje mjerane.
Postëdiktatura është konsideruar e tillë si periushë, por gati gjysma e shqiptarve e konsiderojnë pousttrama pasi janë mijëra të viktimizuar nga diktatura, njerëz të dalë nga burgjet pa familje, pa stre dhe me një sër sëmundjesh, apo probleme traumatike.
Burgjet dhe kampet e interrnimit u boshatisën në vitin 1991, por ende ka nga ata të interrnuar që banojnë në kampet e interrnimit, pikërisht në ato baraga që diktatura kishte stisur për ta, por ka dhe nga ata familje që keto vite janë përshtatur në ato zona përtheth, por nuk është vetëm kjo, situata postramë ka bër efektet e saj.
Ka nga ata të burgosur që vuajn ende pasoja e vuajtjeve, me shenja kamzhiku në trup, me kallo prangash në duar, apo këmbë që i tregojnë mes tyre duke kujtuar me dhimbje vuajtjet, por që ata flasin më shumë se realiteti monstruozë që sigurimi i shtetit dhe diktatura bëri ndaj kundërshtarve politikë.
images

Përpost kësaj situate, mjerantë që u ka mbetur ora te diktatura, ndonse janë pasuruar dhe jetojnë gati në luks, përpiqen të stisin histori për diktatorin dhe shërbetorët e tij, madje në këtë kurth kanë rënë dhe mediat, madje dhe gazetarë dhe analistë që kanë vuajtur nga diktatura.
Gjatë gjithë këtyre viteve kemi parë në faqet kryesore të shtypit me tituj të mëdhenjë bëmat e diktatori, të sigurimit të shtetit dhe të bllokut me stirje dhe hamendje nga më të ndryshmet dhe qëllimi kryesorë ka qenë rehabilitimi i figurave të krimit dhe në një farë mënyre po ia arrinë sepse politika ka qenë e interesuar që diktatura të serviret si një shtet solid për shqiptarët.
Në një emision televiziv mediokriteti i disa nga eksponentë që kanë servirur histori me diktatorë u munduan të përcjellin te opinjoni shqiptarë kontrastin mes të mirës dhe të keqes, por që paneli anoi në tërsi nga diktatura dhe kryesisht figura e Mehmet shehut.
Sigurishtë që kurajozët ia numuruan krimet por konservatorët e sigurimit e krahasonin ish-kryeministrin e diktaturës dhe kreun e sigurimit të shtetit si burrë shteti.
Gjëra të tilla do të vazhdojnë të ndodhin, derisa historianët të bëjnë historinë reale të shqiptarve dhe derisa politika shqiptare të bëjë divorcuar me të shkuarën dhe të distancimin nga diktatura. Eksponet të komunizmit dhe të Partisë Socialiste me mburrje thurin lavede për diktaturën me paturpësinë më të madhe.
Sigurisht që partia e diktatorit ka ndrruar emrin, por brezi i tretë madje dhe eksponet të diktaturës janë ideatorët e politikës socialiste dhe me cakejt e tyre mundohen që ta mbrojnë të shkuarën me fanatizëm.
Ish- përsekutorët janë më komod se ndonjëherë ata janë zotë të institucioneve shtetrore, pronarë pallatësh e villash, biznesesh dhe pasuritë e shqiptarve janë në duar të tyre falë politikave nekomuniste që socialistët kanë bërë në favor të njerëzve të diktaturës dhe me mburrje thurin elozhe për sigurimin e shtetit dhe diktaturën.
Persekutorët janë komod dhe për vetë faktin se janë padronë të një sërë gazetash dhe kanaleve televizive, madje në drejtimë të mediave janë pikërishtë fëmijët e tyre që fatkeqësisht në vend se të bëjnë gazetarin, bëjnë mencenari në shërbim të eksponentve të krimit komunist.
Kjo situatë do të vazhdojë dhe për vite të tjera, deri sa të kemi një ligj për hapjen e dosjeve të bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit, për të larguar nga politikëbërja, administrata publike, sistemi i drejtësisë dhe vetë parlamenti njërëz që kanë shënuar krime vetë, apo nëpërmjet të afërmve të tyre.
Por ligji i lustracionit është shëndërruar në tabu dhe e djathta nuk po bënë përpjekje maksimale për një katarsi në aspektin e personalitetit mora, se mepadashje mbetje të sigurimit dhe të diktaturës ndodhe në forumet politike.
images
Shqipëria në këtë gjendje “anarshie morale” po ujdisë cdo ditë e më shumë që trashigimtarët e diktaturës të jenë njerëzit e së ardhmes dhe ata që do të kontrollojnë shtetin dhe shqipërinë, pra krijimin e një përandorie gjysëmkomuniste për të trasferuar pushtetin mes duarve të pista të krimit komunist.
Kërkohet një vullnet politik i maxhorancës që ka në qender të djathtën të bëhet promoter i integriteti moral të shqiptarve duke i hapur rrugën shoqërisë shqiptare që të mendojë ndryshe nga përsonazhet e diktaturës, për t’i garantuar shoqërisë shqiptare lirinë e të menduari përtej farsitetit mediatik që fatkeqsish kontrollohet nga divët e sigurimit të shtetit.
Kjo gjendje provokative që po serviret nga politika e majtë dhe mediat e tyer po punojnë kundër interesave të shqiptarve, pasi deri më tani nuk kemi parë që të përndjekurit të hakmerren ndaj atyre që i kanë torturuar apo egzekutuar të afërmit e familjes, madje dhe në kampet e interrnimit sigurimi i shtetit i ka përdhunuar gra e fëmi e pikërisht në kampin e Tepelenës.
Dëshmi rrënqethsë kanë sjellë të përndjekurit dhe ato tashmë janë të arkivuara, por nëse shteti dhe politika do të vazhdojë të mbajë anën e përsekutorve një ditë morali shqiptarë do të zgjohet dhe atë që se bën e drejta dhe ligji do ta bëjnë shqiptarët.
Kjo qjendje mëzëshmie, indiverence dhe provokacioni do të bëjë situatën dhe më të papranueshme në të ardhmen dhe sa nuk është vonë, le të meren përgjegjësi për të patur një ligj të lustracioni për të patur një dëlirësi historike për t’i bërë shqiptarët të përgjegjshëm për të ardhmen dhe jo të shkuarën.

Diktaturat përshkrohen nga i njëjti fillë kriminal, si ato të nazizmi, fashizmit apo të komunismit dhe shqiptarët një represiont patën edhe nga serbët që për faktin e etnisë gjuhës u persekutuan, përdhunuan, egzekutuar dhe dëbuan në kushte flagrante të gjenocidit.
Këto tipare pati dhe diktatura komunist, pasi Mehmet Shehu vrau fëmijë, nejrëz të pa armatosur, dëbojë fise nga trojet e tyre dhe i cojë në interrni, bëri sekuestrime dhe egzekutime në grup.
Jo vëtëm ai, por strukturat e sigurimit të shtetit provokun ngjarje të tilla dhe farsiteti i tyre shkoi përtej të imagjinueshmes sa arritën të bëjnë planifikime për zhdukjen e njerëzve në grup duke sjellë kushtet e një gjenocidi flagrant.
Kjo gjendje do të vazhdojë dhe për vite me radhë pasi politika dhe politikanët tanë janë të lidhur kryekput me të shkuarën dhe krimet e komunizmit dhe ka gjasa që dhe në këtë parlamet të kemi kandidat për deputet pikërisht ata që na vranë të afërmit apo pikërishtë kata që dalin me paturpësi në ekranet televizive dhe thurin laved për diktaturën dhe njerëzit e saj përgjegjës për krimet komuniste.
Do të ishte në inters të shqiptarve që maxhoranca më ngut të rifur ligjin e lurtracionit në parlament si një ndër lëvizjet e saj politike në shërbim të të vërtetës dhe të shqiptarve për të garantuar institucionet shtetrose nga mola e integritetit të ulët moral, për të garantuar shqiptarët për transparencë dhe siguri për të ardhmen.
Sot kemi partinë e diktatorit që nuk ka kërkuar ndjesë për krimet monstruaze që kjo parti bëri ngaj shqiptarve. Sot kemi parti të reja si ajo e ish-Presidenti që ka përlyer duart madje ka kaluar në lajthim duke i shërbyer me dokurime nga institucionin e Presidentit, pikërishtë kriminelët që ekzekutuan, parlamentarët shqiptarë, intelektualët dhe klerikë, figurat më të ndritura të Shqipërisë.
Sot këmi diktatorin që gëzonë të gjitha titujt dhe madje është hero kombëtarë, por shpresojmë që Presidenti Nishani të marrë në konsideratë propozimin e Ligës së Djathtë, Partisë të të Drejtave të Mohuara, Shaqatave të të Përndjekurve Politikë për të c’dekuruar diktatorin Hoxha, duke e konsidereuar fillimin e cmilitalizimit ideologjik komunist, fillimin e një katarsi moral.
Që analistët, gazetarët, apo esterit komunist mos të dalin në ekranet tëlevizive dhe të thurin lavde për persekutorët tanë në mënyrë provokative, duke i bërë karshillëk demokracisë, vlerave universale të njerit, lirisë së tyre, morali dhe përdhosjes së të vdekurve.
Politika dihet të heq dorë nga avokatët e djallit që gucojnë e mbrojnë diktaturën dhe të nisë katarsin moral, pasi po ua kthen shqiptarve jo vetëm kokën pas, por dhe shpresë.
Nga Ilir Vata




41.323354
19.826676