Wednesday, May 7, 2014

Hijet e së shkuarës, tablot e nekomunizmit



Nga Ilir Vata
Vetëm hapja e dosjeve, shpëton njëherë e mirë politikën nga e shkuara, shqiptarët nga demagogjia dhe i jep mundësi shoqërisë të integrohet nëpërmjet transparencës. U kthenë shqiptarve dinjitetin moral, u kthenë borxhin moral të martirizuarve nga diktatura dhe dëlirë njëherë e mirë, parlamentin dhe partitë politike nga mëkatarët, që sot janë kthyer në demagogë të kohës moderne. Shteti shqiptarë, duke hapur dosjet respektonë të drejtat e njeriut për transparencë dhe informim, përmbushë kushtet udhëzuese të deklaratës së Këshillit të Europës për krimet e komonizmit, një mundësi për t’u dinstancuar si shoqëri nga e shkuara. Një mundësi që maxhoranca nuk duhet ta humb.
Ende shqiptarët po “ushqehen”,me të shkuarën, me bëmat, historitë dhe reliket e asaj kohe të errët, të hirtë e mizore për shqipatrët, e sërisht nuk kanë të ngopur, falë stirjes se dikush përpiqet tua servir atë pjesë stërmadhe vuajtje gjysëmshekullore, si një vakt të përditshëm, si për të mundësuar skalitjen në këtë kohë moderne edhe atë të shkuar.
Si për të ngulur në memorien shqiptare, gozhdën e ndryshkur për ta trembur shoqërin e që të mjaftohen me kaq, e ky sindrom tryllosës është pjesë e një shoqërie tjetër, asaj nëndiktaturë, apo në pjesën e afërt të saj në neodiktaturë.
Për fatin e keq të shqiptarve, kjo gjendje ka vazhduar gjatë dhe tashmë në një farë mënyre është pranuar, madje dhe brezi i ri, ndonse indiferent në pamje të parë është i paqur me këtë fakt dhe nervi për të lëvizur për mirë nuk egzistonë.
Në ktë siluet, lëvizën vetëm klasa politike dhe mediat që ata kanë ndërtuar enkas për të zhurmuar tryllosur një shoqëri të tërë, sa sot mjaftonë një mashtrim, falsite apo demogogji false, që të trazojë ditë të tëra madje dhe muaj tërë shoqërinë dhe kjo është shenjë a parë që të dalloshë një shoqëri në c’farë sisteni jeton. Në një demokraci të lirë, gjysëmdemokraci, apo neodiktaturë të vërtetë.
Elementët e parë, janë liria e individit dhe me pas fjala e lirë. Askush nuk ankohet se nuk është i lirë, madje shqiptari gjendet aq i lirë sa vetëm në mesjet mund të kemi një kuptim të lirisë pa fre, sa cdokush mund të të mbajë një armë nga ato të 97 dhe në fshtra në 10 fshatarë vetëm njëri nuk ka armë, nuk paguan taksa dhe gjendet i lirë madje shteti e konsideronë të vetëpunësuar. Pra kuptimi i lirisë pa fre është pasojë e shtetit të shkonturuar e që mjerisht trashgohet nga ky tranzicion mbytës e pakufij.
Kuptimi i mediave të lira, duhet pranuar se mediat e sakrificës në shërbim të qytetarëve, të sakrificës së profesionit janë të pakta, madje për shkak të ndërshmërisë dhe profesionalizmit kanë rënë pre e presoneve politike dhe madje dhe hakmarrjeve ndaj botuesve e gazetarve, duke lënë një rrugë , vëtëm më politike ose jashtë tregut ose i kërrcënuar.
Kjo praktik, ka sjellë në treg mediat të stirura e që mbahen në treg jo falë produktivitetit, apo konkurencës së ndershme, por falë suportimit dhe furnizimit me para të pista dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme, por ai dikushi është politika dhe kjo është një situatë e trishtuar, ku censura apo vetëcensura e detyruara, janë fundi i egzistencës së mediave.
Që nga ku moment, politika kontrollonë informacionin dhe shpërdanë për publikun ato gjëra që i interesojnë, duke krijuar një situatë trullosëse në mënyrë kolektive, që janë element që hasen në vende ku mungonë demokracia.
Mbi kto principe po luhet dhe me të shkuarën e afër diktatoriale, ku nëpërmjet medive kanë mbajtur ngrehur historitë dramatike, duke lancur në njëfar mënyre personazhet e diktaturës dhe transferuar ato brezit të të rinjve, një farë mbleksje e imponuar shoqërore. Mungesa e një trasparencë me të shkuarën është dhe celsi i kësaj ngatrrese të qëllimshme, pasi dikush don të përfitojë me babëzi në këtë kohë të turbullt në lidhje më të vërtetën me të shkuarën dhe sigurisht janë politikanët.
Shumica e politikanv janë të lidhur me të shkuarën dhe kryesishtë kryetarët e partive politike, pasi vetëm 10% e kryetarve janë nën moshën 48 vjec dhe nuk kanë qënë të lidhur me sigurimin e shtetit, disa parti të vogla dhe dy nga partitë e mëdha dhe ky është një ogur i mirë, pasi dy njerëzit më vendimarrës, sot Rama & Meta janë pjesë e brezit që morën pjesë aktive në rrëzimin e komunizmit dhe kanë detyrimin e transparencës me të shkuarën.
Kautizmi, politik e mediatik janë elementët thelbësorë për të denifizuar llojn e shtetit që ne trazhgojmë neodiktaturë e thellë, në tranzicionë vetëm të kohës e jo të integrimit shoqëror e politikë të shtetit. Prandaj sërisht pak ditë më parë u bë aqë zhurmë për figurën e diktatorit dhe vazhdon ende edhe sot, madje cdo ditë duke u bërë shkak i një përpjekje të re për të akuzuar palët si pjesë e së shkuarës diktatoriale.
Një polemikë bajate, një egoizëm i pafre, një budallëk që fatkeqsishtë anepset dhe pranohet dhe nga një pjesë e shqiptarve dhe politikanë të ndryshëm, vazhdojnë të cajnë mediat e tyre, faqet sociale se gjetëm njerëzit e diktatorit dhe t’u sulemi.
E lajmësit, janë ata vetë që dje ishin pjesë e diktaturës, madje shumica e këtyre politikanve kanë marrë pjesë në burgosjen, interrnimin dhe dëbimin e shqiptarve dhe rërisht, dalin dhe bëjnë antikomunistin, një turp përtej farsitetit, një pafytyrsi që mjerisht besohet nga ata që me politikën kanë të lidhur interesat apo mercenarizmin, që tashmë është bërë shkollë në vete brenda politikës.
Ka vetëm një zgjidhje për t’i dhënë fund demogogjisë, zhdukjes së memorjes kolektive, farsitetit politikë, vetëm hapja e dosjeve të sigurimit për të gjithë ata shqiptarë që marrin para nga taksapaguesit shqiptarë dhe marrin pjesë në politikë dhe këtë mundësi e ka sot maxhoranca, duke i bërë shërbimin më të madhë shqiptarve. Vetëm hapja e dosjeve, shpëton njëherë e mirë politikën nga e shkuara, shqiptarët nga demagogjia dhe i jep mundësi shoqërisë të integrohet nëpërmjet transparencës. U kthenë shqiptarve dinjitetin moral, u kthenë borxhin moral të martirizuarve nga diktatura dhe dëlirë njëherë e mirë, parlamentin dhe partitë politike nga mëkatarët, që sot janë kthyer në demagogë të kohës moderne. Shteti shqiptarë, duke hapur dosjet respektonë të drejtat e njeriut për transparencë dhe informim, përmbushë kushtet udhëzuese të deklaratës së Këshillit të Europës për krimet e komonizmit, një mundësi për t’u dinstancuar si shoqëri nga e shkuara. Një mundësi që maxhoranca nuk duhet ta humb.





Saturday, May 3, 2014

Opozita në krizë demokratizimit





Nga Ilir Vata
Postdiktatura në Shqipëri, ka qenë jo vetëm e vështirë, por dhe e dhimbshme e me pasoja të pariparueshme për shqiptarët dhe të ardhmen e demokracisë dhe aq më keq për PD, partia e parë opozitare me diktaturën, që pa mëdyshje, ndonse ndodhet në një vorbull të turbullt idesh,mbetet pasuri e politikës shqiptare.
Pasojat e pariparueshme, trazirat dhe konfonia politike, kishte vetëm një fakt, se ishin pikërisht ata njerëz të diktaturës që pretendonin të bënin demokracinë e tyre imagjinare në kurriz të shqiptarve, duke iu vrarë shpresën dhe duke u humbur besimin tek e ardhmja.
Kotribuesit më të mëdhenjë të PD-së, ishin intelektualët, të përndjekurit politikë dhe pronarët, shqiptarët në tërësi dhe ashtu të gjithë, vit pas viti i dhanë këtij subjekt politikë, peshën e duhur për të drejtuar vendin në shumicën e viteve të postdiktaturës, duke sjellë disa herë raste kulmore të trishta e dramatike, që shqiptarve u është ngulitur në memorien afatgjat.
E megjithë, këtë sakrificë shqiptare në gati cerek shekulli tranzicion, sërisht kemi një parti politikë që nuk i përmbahet as idealeve për të cilat u krijuar, as mbështetësve dhe shtresave që e përfaqësonin atë në shumicën dërmuese të antarësisë dhe që devijoi vetë strukturën politike nga e vetëquajtur e djathtë, në të djathtë të qendrës, por realishtë ajo është e tipit rrokoko.
Devijimi nga një politikë e djathtë, apo e një partie sic edhe preferojnë lidërshipët e saj e qendrës së djathtë, ka bërë që pas 23 vitësh të bëhët përgjegjëse për gjendjen ekonomike të shqiptarve, integrimit të të përndjekurve, ceshtjes së pronave dhe më e rëndësishmja dëlirja e politikës nga mëkatarët e diktaturë, duke lënë ngrehur një rrezik social, transparencën me të shkuarën.
Në tërsi, politika shqiptare ka funksionuar si një politikë gati e unifikuar në të njëjtën klimë ndërpartijake dhe dallimet mes tyre ishin të papërfillshme dhe vetëm në këto zgjedhje, pamë një dualitët mes dy partivë të mëdha, që divergjencat merrnin vlerë, vetëm përsa i përket taksës së shesht dhe asaj progressive, por ama ishte vonë që PD, të mërrte një kthese kaq të guximshme kur kishte humbur gjithcka.
Shqiptarët humbën besimin, PD pushtetin, që fatkeqësisht të mirat që mblidhte shteti i ndanin vetëm për një kadegori të vogël njerëzish dhe fjalën oligarki, që ia përdorin sot maxhorancë, ka qenë zhargoni më i përdorshem kundër saj nga mediat, kur ishte në pushtet.
Tanimë e “djathta” është në opozitë dhe ishte një domozdoshmëri politike për vetë këtë subjekt politikë dhe vetë shqiptarët, pasi shpërfytyrimi i saj politik ca nga ca, me nje politikë kutrru e me njërëz që vinin nga diktatura, ishte me të vertët një shpërfytyrim i vetë demokracisë, sa sot shqiptarët përpliten në agoninë e një pabesueshmërie.
Vorbulli, ku politika shqiptare është futur tregon se agonia do të zgjasë dhe llogjikisht dhe tranzicioni që po bëhet i pakuptimt, ndonse përpjekjeve për të hyrë në BE janë të mëdha, sërisht shqiptarët do të përballen me rreziqe të reja, që vetë ky tranzicion i dytë mbart.
Shqipëria, sot ndodhet e shokuar, pa mediat të lira dhe vetëm një pjesë e vogël kanë mundur të mbijetojnë të bërit punën e tyre pamëdyshje dhe me të njëjtën kritikë ndaj qeverie, por janë të pakta, se shumicën e mediave e zotëron politika dhe bosët e zinjë të trafiqeve, allishverisheve dhe më keq akom, ata të botës së krimit dhe jo rastësisht, Shqipëria u rëndit në listë e zezë përsa i përket lirisë së mediave, vetëm dy ditë më parë.
Kjo gjendje, prek edhe hallka të tjera të shtetit të së drejtës, pasi drejtësia është e mbërthyer nga palët, politika dhe mafia. Në të njëjtën gamë janë të drejtat e njeriut dhe më errët akoma është zhdukja e memories kolektive me propogandë dhe gjera të paverteta, që kanë vetëm një burim të vetëm politikën.
Partitë politike kanë dalë jashtë rregullave të lojës politike, nga njëra anë kodi zgjedhorë që bëhët mbrojtës i partive të mëdha dhe nga ana tjetër që ky kod është përjashtues për një numër të madhe shqiptarësh, duke bërë që parlamentari, apo subjekt politikë të marrë pushtetin më me pak vota sa korumi i duhur 50, plus një dhe realisht në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuan me pak se gjysma e zgjedhsve. Pra kemi një shumicë poshtë kufirit të demokracisë.
Sigurishtë për këtë telajo të zhgarravitur trishtë dhe ashpër nuk është përgjegjës vetëm opozita, por është e vetmja shpresë për të ndricuar sadopak në padrejtësitë që pushtetet janë të prirura të bëjnë.
E në këtë barrë të madhe për të bërë opozitë, PD-së i duhet të demokratizojë partinë në gjithë dimesionin e saj dhe vështirë që do të ndodhë, pasi kalimi nga lideri historik Berisha, që “mbretëroj” për 23 vite me tipare të forta, të ashpra, diktuese, përjashtuese, e në shume raste hakmarrse në një lider që u gjend nga preferencat, mbase rastësisht është një ndryshim antipod dhe i papranueshëm nga demokratët dhe vetë politikanët me karierë në këtë parti.
Demokratizimi i një partie të madhe është thelbi kryesor i mbjetëses së saj dhe i të ardhmes së nje vendi, por PD, ndonse ka një mendim të mirë për të patur frymë të re, sërisht kontribuesit historik, kontribuesit real, kërkojnë të jenë pjesë e zgjedhjeve elitare e përfaqësuese.
Përplasja mes dy rrymave ka dhe një element tjetër shtesë që më shumë ngatërron dhe kontrollonëlidershipin e ri. Basha po tenton të koloj caqet që lideri paraardhës ia ka caktuar qartë, por Berisha në rrethe ka dërguar të delegur të besuarit e tij dhe po mundohet në një far mënyre ta mbajë nën kontrollë Bashën, që të mos ndodhe ajo që pësoi Nano me liderin socialist.
Në këtë telash të madhe janë të gjitha qarqet, por qarku më problematic, pas Shkodrës, do jetë qarku i Dibrës ku vlerësohet shumë mendimi i lire, apo vetë demokratizimi i mendimit. Ish-themeluesit, mbështetsit e zjarrtë janë gati të bëjnë gjithcka e të mos pranojnë kandidatët e Bashës që kërkon tua fusë qefil në gjirin e PD-së, gati në në njëjtin stil, si u lancua dhe vetë. Fakti tronditës është se në këtë qark janë në garë tre nga “shurramanët” që 23 viteve mejhaneve në pietore, fushatë e drejtorllëk, por sërishtë janë në garë dhe të mbështur nga grupi I “gardianve” të PD-së, pra është “vrarë” inisjativa për të marrë pjesë në garë dhe kjo gjendje lënkon në cdo rreth.
Edhe fraksionet që kanë dalë nga PD në këtë periudhe tranzitore ka treguar që nuk kanë funksionuar dhe gjithmonë eshtë rikthyr ideja e bashkimit me partinë amë, cfarë tregon se dhe fraksioni Topi, pritet të ketë një rrugë të detyruar, kthimin pas pasi dhe vizioni i tij politikë është i njëjtë me politikën e origjinës, ca majtas e ca djathtas.
Shtuar dhe kompleksitetin e Topit me të shkuarën apo vetë qëndrimin që mbajti një ditë më parë për dosjet e spiunve të sigurimit të shtetit, ku konfirmojë së nuk e dekretova ligjin se ishte antikushtetues, pra ai nuk i përket një mendimi të ri politik për të djathtën, por një mendimi kolektivë që PD e kishte dhe Topi e mbarti, si të tillë.
Atherë, rreziku për opozitën është më i madhë se aq sa nuk do të kemi një masivitet politik të fraksioneve dhe as një opozitë të demokratizuar përsa i përket zgjedhjeve dhe mendimit ndryshe në këtë parti dhe mbetet që e djathta të marrë një dimension të ri, duke u formatuar me partitë tradicionale të djathta. Fakti se politikës shqiptare i mungon e djathta është një fatkeqsi politike dhe një rrezik për funksionimit e të kundërtave në demokraci, që është dhe vlera kryesore politike. Kriza e demokratizimit të garës, së respektimit të mendimit ndryshe dhe vullnetit të zgjedhzve është kushti minimal që një opozitë duhet të plotësoj për egsistencën e saj që të jetë në gjendje të bëjë opozite reale në Shqipëri.



Wednesday, January 29, 2014

Opozita e Lulit te vocël




Cdo kush që hasën fjalën e Lulit të vocël, menjëherë kanë ndërmend mjerimin, një kryevepër e Migjenit të madh, por në vëmëndjen tonë është antipoti i përsonazhit të poetit, pasi kemi të bëjmë me njeriun më të pasur në Shqipëri.
Erdhi si njeriu i “KOPIT” duke deklaruar miljonat e tij, si njeriu i ideve pavarsisht të fshehtat që shqiptarët ende si dinë, ku u shkollua përvec gjimnazit, ku u diplomua, as si i fitoi gati 2 miljon euro!?
Ndonse me enigma e situata fluide për të ardhmen e tij më në fund del se ishte shkolluar në Hollandë, madje shkuan dhe në detaj se kish qenë nën kujdestarinë e një “atësie” të përkoshme pasi kujdesej për të një i moshuar.
E të gjitha këto janë sa për englendisje se jetën e milionerit e bëri në Ministrinë e Transportit, si ministër e që u përfol e u vu në akuzë si përfitues i rrugës së Durrës-Kukës-Morinë.
Më tej me poste të tjera të majme si Ministër i Rendit ku rëndon akuza e katër qytetarve të vrarë më 21 Janar, që ende nuk është zbardhur për ironi të faktit.
Më tej, vijon me postin më të rëndësishëm në Kryeqytet atë të Kryebashkiakut dhe i gjithë opinion është i vetëdishëm se erdhi në krye të bashkisë me ndihmën 1700 vota të Partisë Komuniste dhe madje dhe ato duke i vjedhur, sepse kryeqytetasit e rrëzuan.
Me dhjetë vota të vjedhura merrë bashkinë e Tiranës e deri më sot nuk ka bërë asgjë, vetëm fjalë, madje as rrugicat nuk i fshinë e jo më t’i rregulloj, e ka bërë Tiranën gjithë bërdungulla, madje dhe bursat e nxënsve me dhjeta nuk i ka paguar ndryshe nga paraardhësi i tij.
Përtej të imagjinueshme pas humbjes së PD-së dhe satelitve të tij, një skenar i së shkuarës do t’i trazhgonte atij partinë me një fushtë farse, pa garë madje i vetmi garues potent Sokol Olldashi as nuk rron më, të paktën të tregoj sesi e denigruan me ekipe në fshehtësi, si ia manipuluan votat dhe cfarë presioni kaloi.
Skenare këto që ngjasojnë me diktaturën komuniste, ku kundërshtarët persekutoheshin apo eleminoheshin fizikisht, gjë që në këtë parti të Lulit (tashmë) ka qenë e zakontë pasi të gjithë kontribuesit real, themeluesit, janë dëbuar përndjekur, përjashtuar dhe rastet janë fenomen i zakonshëm.
Në këtë situatë ishte lideri historik i dhjetorit Azem Hajdari që u përjashtua nga partia dhe në të njëjtat pozita ishte mandela Pjetër Arbnori e dhjetra të tjerë, pra jemi përballë një paralelizmi me partinë e diktatorit.
E në këtë peshë që së mbanë dotë po përpiqët t’u mbush mendjen themeluesve të PD, demokratve, qëndrestarëve që është një lider i fortë dhe këtë e provon në takimet në vend që të argumentoj, cirret i sforcuar për të treguar burin.
Klithmat e tij cirrse provojnë sesa i vogël është përballë peshës që ka mbi supe dhe shumë herë mbështetet nga lideri real Saliu me dalje vecmas e në grup për t’i dhënë zemër e për të argumentuar trashgiminë.
Bën opozitë me cigrrima bajate duke u marrë me rendin, që ishte Ai dhe ata që instaluan krimin në zemër të shtetit. Vogëlsira tamam në petkun e tij vocrrak sa sot në gazetën RD, që drejtohet nga ai, kish përdorur emrin e një aleati të djeshëm të kryetarit të PDM, z. Ilir Vata për tu hakmarrë ndaj Topit.
PDM është parti e të përndjekurve, pronarve dhe familjeve të mëdha është parti e atyre që u martirizuan dhe nëse ishin në aleancë me të djathtën, ata u braktisën si gjithmonë dhe “luli i vocël” kish deglaruar: “Janë vogëlsira këto parti për staturën time”
Pikërisht në në faqe të parë të RD-së me germa të mëdha shpalosej titulli “Historia e Bamkës, ..!” e më tej vijon në faqen 5 (pesë)…!
Hakmarrja e tij kundër Topit me emrin Ilir Vata në radhë të parë nuk është etike, s’ka burrëri dhe më e turpshmja është botuar një material i vjedhur që kohë më parë ka qënë i pa botuar zyrtarisht, por ka një fakt se është vjedhur zyrtarisht.
Në të dy rastet si Vata që është themelues i PD-së nga treva nga vjen dhe Topi janë të dy para tij në këtë parti që ai e bleu e pa dyshimë kanë kontributin e tyre të padiskutushëm.
Jo larg por më 1995, Vata ishtë drejtues i lartë i PD-së Mat dhe kur kandidoi për kryetarë partie, suita e komisarit “ZH” Zhulalit shkojë me ushtri ta arrestonin dhe e akuzuan si Selamist. Por tashmë kohët kanë ndryshuar, Selami eshtë rikthyer dhe janë dëbuar demokratët dhe kjo nuk donë më argument se 23 Qershori e zhyti këtë parti më keq se 1997-n.
Por e turpshme është mënyra sesi po tentohet të bëhët opozitë duke përdorur “pushkën e Ymerr Agos” duke e “vrarë” tjetrin me pagesë, apo veprime meskine, thjesht nga pafuqia për t’u përballur me realitetin dhe bërjes opozitë.
Vogëlsirat nuk e bëjnë një burrë të madhë, aq më keq një parti me spiunë nuk mund të bëhët më shumicë nga një vocrrak i përkdhelul, një gjalpin që erdhi e mori sakrificën e demokratve me një akt të turpshëm tashigimia.
Nuk mund të bësh opozitë me qëndresën e antikomunistve e atyre që kanë dhjetra të vrarë në familje e aq më keq duke ju përdorur emrat, ky është një veprim i paskurupullt, teje meskin dhe i vogël, ashtu si dhe vetë luli i vogëlsirave.
Ne kemi guximin të vëmë përballë faktin se ju tashguat PD, por jo të djathtën e vërtetë, antikomunistët. Nuk mund të na e vjedhesh idealin, kontributin, vuajtjen, interrnimin sic edhe na vodhe emrin. Identiteti ynë është përdhosur në diktaturë dhe përdorur këto 23 vite në neodiktaturën e sekretarve të partisë, por jo më. Vogëlsira të tilla në zgjedhjet e ardhshme do t’ju bëjnë të padukshëm në politikë.
Nga Ilir Vata