Wednesday, January 29, 2014

Opozita e Lulit te vocël




Cdo kush që hasën fjalën e Lulit të vocël, menjëherë kanë ndërmend mjerimin, një kryevepër e Migjenit të madh, por në vëmëndjen tonë është antipoti i përsonazhit të poetit, pasi kemi të bëjmë me njeriun më të pasur në Shqipëri.
Erdhi si njeriu i “KOPIT” duke deklaruar miljonat e tij, si njeriu i ideve pavarsisht të fshehtat që shqiptarët ende si dinë, ku u shkollua përvec gjimnazit, ku u diplomua, as si i fitoi gati 2 miljon euro!?
Ndonse me enigma e situata fluide për të ardhmen e tij më në fund del se ishte shkolluar në Hollandë, madje shkuan dhe në detaj se kish qenë nën kujdestarinë e një “atësie” të përkoshme pasi kujdesej për të një i moshuar.
E të gjitha këto janë sa për englendisje se jetën e milionerit e bëri në Ministrinë e Transportit, si ministër e që u përfol e u vu në akuzë si përfitues i rrugës së Durrës-Kukës-Morinë.
Më tej me poste të tjera të majme si Ministër i Rendit ku rëndon akuza e katër qytetarve të vrarë më 21 Janar, që ende nuk është zbardhur për ironi të faktit.
Më tej, vijon me postin më të rëndësishëm në Kryeqytet atë të Kryebashkiakut dhe i gjithë opinion është i vetëdishëm se erdhi në krye të bashkisë me ndihmën 1700 vota të Partisë Komuniste dhe madje dhe ato duke i vjedhur, sepse kryeqytetasit e rrëzuan.
Me dhjetë vota të vjedhura merrë bashkinë e Tiranës e deri më sot nuk ka bërë asgjë, vetëm fjalë, madje as rrugicat nuk i fshinë e jo më t’i rregulloj, e ka bërë Tiranën gjithë bërdungulla, madje dhe bursat e nxënsve me dhjeta nuk i ka paguar ndryshe nga paraardhësi i tij.
Përtej të imagjinueshme pas humbjes së PD-së dhe satelitve të tij, një skenar i së shkuarës do t’i trazhgonte atij partinë me një fushtë farse, pa garë madje i vetmi garues potent Sokol Olldashi as nuk rron më, të paktën të tregoj sesi e denigruan me ekipe në fshehtësi, si ia manipuluan votat dhe cfarë presioni kaloi.
Skenare këto që ngjasojnë me diktaturën komuniste, ku kundërshtarët persekutoheshin apo eleminoheshin fizikisht, gjë që në këtë parti të Lulit (tashmë) ka qenë e zakontë pasi të gjithë kontribuesit real, themeluesit, janë dëbuar përndjekur, përjashtuar dhe rastet janë fenomen i zakonshëm.
Në këtë situatë ishte lideri historik i dhjetorit Azem Hajdari që u përjashtua nga partia dhe në të njëjtat pozita ishte mandela Pjetër Arbnori e dhjetra të tjerë, pra jemi përballë një paralelizmi me partinë e diktatorit.
E në këtë peshë që së mbanë dotë po përpiqët t’u mbush mendjen themeluesve të PD, demokratve, qëndrestarëve që është një lider i fortë dhe këtë e provon në takimet në vend që të argumentoj, cirret i sforcuar për të treguar burin.
Klithmat e tij cirrse provojnë sesa i vogël është përballë peshës që ka mbi supe dhe shumë herë mbështetet nga lideri real Saliu me dalje vecmas e në grup për t’i dhënë zemër e për të argumentuar trashgiminë.
Bën opozitë me cigrrima bajate duke u marrë me rendin, që ishte Ai dhe ata që instaluan krimin në zemër të shtetit. Vogëlsira tamam në petkun e tij vocrrak sa sot në gazetën RD, që drejtohet nga ai, kish përdorur emrin e një aleati të djeshëm të kryetarit të PDM, z. Ilir Vata për tu hakmarrë ndaj Topit.
PDM është parti e të përndjekurve, pronarve dhe familjeve të mëdha është parti e atyre që u martirizuan dhe nëse ishin në aleancë me të djathtën, ata u braktisën si gjithmonë dhe “luli i vocël” kish deglaruar: “Janë vogëlsira këto parti për staturën time”
Pikërisht në në faqe të parë të RD-së me germa të mëdha shpalosej titulli “Historia e Bamkës, ..!” e më tej vijon në faqen 5 (pesë)…!
Hakmarrja e tij kundër Topit me emrin Ilir Vata në radhë të parë nuk është etike, s’ka burrëri dhe më e turpshmja është botuar një material i vjedhur që kohë më parë ka qënë i pa botuar zyrtarisht, por ka një fakt se është vjedhur zyrtarisht.
Në të dy rastet si Vata që është themelues i PD-së nga treva nga vjen dhe Topi janë të dy para tij në këtë parti që ai e bleu e pa dyshimë kanë kontributin e tyre të padiskutushëm.
Jo larg por më 1995, Vata ishtë drejtues i lartë i PD-së Mat dhe kur kandidoi për kryetarë partie, suita e komisarit “ZH” Zhulalit shkojë me ushtri ta arrestonin dhe e akuzuan si Selamist. Por tashmë kohët kanë ndryshuar, Selami eshtë rikthyer dhe janë dëbuar demokratët dhe kjo nuk donë më argument se 23 Qershori e zhyti këtë parti më keq se 1997-n.
Por e turpshme është mënyra sesi po tentohet të bëhët opozitë duke përdorur “pushkën e Ymerr Agos” duke e “vrarë” tjetrin me pagesë, apo veprime meskine, thjesht nga pafuqia për t’u përballur me realitetin dhe bërjes opozitë.
Vogëlsirat nuk e bëjnë një burrë të madhë, aq më keq një parti me spiunë nuk mund të bëhët më shumicë nga një vocrrak i përkdhelul, një gjalpin që erdhi e mori sakrificën e demokratve me një akt të turpshëm tashigimia.
Nuk mund të bësh opozitë me qëndresën e antikomunistve e atyre që kanë dhjetra të vrarë në familje e aq më keq duke ju përdorur emrat, ky është një veprim i paskurupullt, teje meskin dhe i vogël, ashtu si dhe vetë luli i vogëlsirave.
Ne kemi guximin të vëmë përballë faktin se ju tashguat PD, por jo të djathtën e vërtetë, antikomunistët. Nuk mund të na e vjedhesh idealin, kontributin, vuajtjen, interrnimin sic edhe na vodhe emrin. Identiteti ynë është përdhosur në diktaturë dhe përdorur këto 23 vite në neodiktaturën e sekretarve të partisë, por jo më. Vogëlsira të tilla në zgjedhjet e ardhshme do t’ju bëjnë të padukshëm në politikë.
Nga Ilir Vata