
Erdhi si
njeriu i “KOPIT” duke deklaruar miljonat e tij, si njeriu i ideve pavarsisht të
fshehtat që shqiptarët ende si dinë, ku u shkollua përvec gjimnazit, ku u diplomua,
as si i fitoi gati 2 miljon euro!?
Ndonse me
enigma e situata fluide për të ardhmen e tij më në fund del se ishte shkolluar
në Hollandë, madje shkuan dhe në detaj se kish qenë nën kujdestarinë e një “atësie”
të përkoshme pasi kujdesej për të një i moshuar.
E të gjitha
këto janë sa për englendisje se jetën e milionerit e bëri në Ministrinë e Transportit,
si ministër e që u përfol e u vu në akuzë si përfitues i rrugës së Durrës-Kukës-Morinë.
Më tej me
poste të tjera të majme si Ministër i Rendit ku rëndon akuza e katër qytetarve
të vrarë më 21 Janar, që ende nuk është zbardhur për ironi të faktit.
Më tej,
vijon me postin më të rëndësishëm në Kryeqytet atë të Kryebashkiakut dhe i
gjithë opinion është i vetëdishëm se erdhi në krye të bashkisë me ndihmën 1700
vota të Partisë Komuniste dhe madje dhe ato duke i vjedhur, sepse kryeqytetasit
e rrëzuan.
Me dhjetë
vota të vjedhura merrë bashkinë e Tiranës e deri më sot nuk ka bërë asgjë,
vetëm fjalë, madje as rrugicat nuk i fshinë e jo më t’i rregulloj, e ka bërë Tiranën
gjithë bërdungulla, madje dhe bursat e nxënsve me dhjeta nuk i ka paguar
ndryshe nga paraardhësi i tij.
Përtej të
imagjinueshme pas humbjes së PD-së dhe satelitve të tij, një skenar i së
shkuarës do t’i trazhgonte atij partinë me një fushtë farse, pa garë madje i
vetmi garues potent Sokol Olldashi as nuk rron më, të paktën të tregoj sesi e
denigruan me ekipe në fshehtësi, si ia manipuluan votat dhe cfarë presioni
kaloi.
Skenare këto
që ngjasojnë me diktaturën komuniste, ku kundërshtarët persekutoheshin apo
eleminoheshin fizikisht, gjë që në këtë parti të Lulit (tashmë) ka qenë e
zakontë pasi të gjithë kontribuesit real, themeluesit, janë dëbuar përndjekur,
përjashtuar dhe rastet janë fenomen i zakonshëm.
Në këtë
situatë ishte lideri historik i dhjetorit Azem Hajdari që u përjashtua nga
partia dhe në të njëjtat pozita ishte mandela Pjetër Arbnori e dhjetra të tjerë,
pra jemi përballë një paralelizmi me partinë e diktatorit.
E në këtë
peshë që së mbanë dotë po përpiqët t’u mbush mendjen themeluesve të PD,
demokratve, qëndrestarëve që është një lider i fortë dhe këtë e provon në
takimet në vend që të argumentoj, cirret i sforcuar për të treguar burin.
Klithmat e
tij cirrse provojnë sesa i vogël është përballë peshës që ka mbi supe dhe shumë
herë mbështetet nga lideri real Saliu me dalje vecmas e në grup për t’i dhënë
zemër e për të argumentuar trashgiminë.
Bën opozitë
me cigrrima bajate duke u marrë me rendin, që ishte Ai dhe ata që instaluan
krimin në zemër të shtetit. Vogëlsira tamam në petkun e tij vocrrak sa sot në
gazetën RD, që drejtohet nga ai, kish përdorur emrin e një aleati të djeshëm të
kryetarit të PDM, z. Ilir Vata për tu hakmarrë ndaj Topit.
PDM është
parti e të përndjekurve, pronarve dhe familjeve të mëdha është parti e atyre që
u martirizuan dhe nëse ishin në aleancë me të djathtën, ata u braktisën si
gjithmonë dhe “luli i vocël” kish deglaruar: “Janë vogëlsira këto parti për
staturën time”
Pikërisht në
në faqe të parë të RD-së me germa të mëdha shpalosej titulli “Historia e
Bamkës, ..!” e më tej vijon në faqen 5 (pesë)…!
Hakmarrja e
tij kundër Topit me emrin Ilir Vata në radhë të parë nuk është etike, s’ka
burrëri dhe më e turpshmja është botuar një material i vjedhur që kohë më parë
ka qënë i pa botuar zyrtarisht, por ka një fakt se është vjedhur zyrtarisht.
Në të dy
rastet si Vata që është themelues i PD-së nga treva nga vjen dhe Topi janë të
dy para tij në këtë parti që ai e bleu e pa dyshimë kanë kontributin e tyre të
padiskutushëm.
Jo larg por
më 1995, Vata ishtë drejtues i lartë i PD-së Mat dhe kur kandidoi për kryetarë
partie, suita e komisarit “ZH” Zhulalit shkojë me ushtri ta arrestonin dhe e
akuzuan si Selamist. Por tashmë kohët kanë ndryshuar, Selami eshtë rikthyer dhe
janë dëbuar demokratët dhe kjo nuk donë më argument se 23 Qershori e zhyti këtë
parti më keq se 1997-n.
Por e
turpshme është mënyra sesi po tentohet të bëhët opozitë duke përdorur “pushkën
e Ymerr Agos” duke e “vrarë” tjetrin me pagesë, apo veprime meskine, thjesht
nga pafuqia për t’u përballur me realitetin dhe bërjes opozitë.
Vogëlsirat
nuk e bëjnë një burrë të madhë, aq më keq një parti me spiunë nuk mund të bëhët
më shumicë nga një vocrrak i përkdhelul, një gjalpin që erdhi e mori sakrificën
e demokratve me një akt të turpshëm tashigimia.
Nuk mund të
bësh opozitë me qëndresën e antikomunistve e atyre që kanë dhjetra të vrarë në
familje e aq më keq duke ju përdorur emrat, ky është një veprim i paskurupullt,
teje meskin dhe i vogël, ashtu si dhe vetë luli i vogëlsirave.
Ne kemi
guximin të vëmë përballë faktin se ju tashguat PD, por jo të djathtën e
vërtetë, antikomunistët. Nuk mund të na e vjedhesh idealin, kontributin,
vuajtjen, interrnimin sic edhe na vodhe emrin. Identiteti ynë është përdhosur
në diktaturë dhe përdorur këto 23 vite në neodiktaturën e sekretarve të
partisë, por jo më. Vogëlsira të tilla në zgjedhjet e ardhshme do t’ju bëjnë të
padukshëm në politikë.
Nga Ilir
Vata
No comments:
Post a Comment