Nga Ilir Vata
Postdiktatura në Shqipëri, ka qenë jo vetëm e vështirë,
por dhe e dhimbshme e me pasoja të pariparueshme për shqiptarët dhe të ardhmen
e demokracisë dhe aq më keq për PD, partia e parë opozitare me diktaturën, që
pa mëdyshje, ndonse ndodhet në një vorbull të turbullt idesh,mbetet pasuri e
politikës shqiptare.
Pasojat e pariparueshme, trazirat dhe konfonia
politike, kishte vetëm një fakt, se ishin pikërisht ata njerëz të diktaturës që
pretendonin të bënin demokracinë e tyre imagjinare në kurriz të shqiptarve,
duke iu vrarë shpresën dhe duke u humbur besimin tek e ardhmja.
Kotribuesit më të mëdhenjë të PD-së, ishin
intelektualët, të përndjekurit politikë dhe pronarët, shqiptarët në tërësi dhe
ashtu të gjithë, vit pas viti i dhanë këtij subjekt politikë, peshën e duhur për
të drejtuar vendin në shumicën e viteve të postdiktaturës, duke sjellë disa herë
raste kulmore të trishta e dramatike, që shqiptarve u është ngulitur në
memorien afatgjat.
E megjithë, këtë sakrificë shqiptare në gati cerek
shekulli tranzicion, sërisht kemi një parti politikë që nuk i përmbahet as idealeve
për të cilat u krijuar, as mbështetësve dhe shtresave që e përfaqësonin atë në
shumicën dërmuese të antarësisë dhe që devijoi vetë strukturën politike nga e
vetëquajtur e djathtë, në të djathtë të qendrës, por realishtë ajo është e
tipit rrokoko.
Devijimi nga një politikë e djathtë, apo e një
partie sic edhe preferojnë lidërshipët e saj e qendrës së djathtë, ka bërë që
pas 23 vitësh të bëhët përgjegjëse për gjendjen ekonomike të shqiptarve,
integrimit të të përndjekurve, ceshtjes së pronave dhe më e rëndësishmja dëlirja
e politikës nga mëkatarët e diktaturë, duke lënë ngrehur një rrezik social,
transparencën me të shkuarën.
Në tërsi, politika shqiptare ka funksionuar si një
politikë gati e unifikuar në të njëjtën klimë ndërpartijake dhe dallimet mes
tyre ishin të papërfillshme dhe vetëm në këto zgjedhje, pamë një dualitët mes
dy partivë të mëdha, që divergjencat merrnin vlerë, vetëm përsa i përket taksës
së shesht dhe asaj progressive, por ama ishte vonë që PD, të mërrte një kthese
kaq të guximshme kur kishte humbur gjithcka.
Shqiptarët humbën besimin, PD pushtetin, që fatkeqësisht
të mirat që mblidhte shteti i ndanin vetëm për një kadegori të vogël njerëzish
dhe fjalën oligarki, që ia përdorin sot maxhorancë, ka qenë zhargoni më i përdorshem
kundër saj nga mediat, kur ishte në pushtet.
Tanimë e “djathta” është në opozitë dhe ishte një
domozdoshmëri politike për vetë këtë subjekt politikë dhe vetë shqiptarët, pasi
shpërfytyrimi i saj politik ca nga ca, me nje politikë kutrru e me njërëz që
vinin nga diktatura, ishte me të vertët një shpërfytyrim i vetë demokracisë, sa
sot shqiptarët përpliten në agoninë e një pabesueshmërie.
Vorbulli, ku politika shqiptare është futur tregon
se agonia do të zgjasë dhe llogjikisht dhe tranzicioni që po bëhet i pakuptimt,
ndonse përpjekjeve për të hyrë në BE janë të mëdha, sërisht shqiptarët do të
përballen me rreziqe të reja, që vetë ky tranzicion i dytë mbart.
Shqipëria, sot ndodhet e shokuar, pa mediat të lira
dhe vetëm një pjesë e vogël kanë mundur të mbijetojnë të bërit punën e tyre pamëdyshje
dhe me të njëjtën kritikë ndaj qeverie, por janë të pakta, se shumicën e
mediave e zotëron politika dhe bosët e zinjë të trafiqeve, allishverisheve dhe
më keq akom, ata të botës së krimit dhe jo rastësisht, Shqipëria u rëndit në
listë e zezë përsa i përket lirisë së mediave, vetëm dy ditë më parë.
Kjo gjendje, prek edhe hallka të tjera të shtetit të
së drejtës, pasi drejtësia është e mbërthyer nga palët, politika dhe mafia. Në
të njëjtën gamë janë të drejtat e njeriut dhe më errët akoma është zhdukja e
memories kolektive me propogandë dhe gjera të paverteta, që kanë vetëm një
burim të vetëm politikën.
Partitë politike kanë dalë jashtë rregullave të lojës
politike, nga njëra anë kodi zgjedhorë që bëhët mbrojtës i partive të mëdha dhe
nga ana tjetër që ky kod është përjashtues për një numër të madhe shqiptarësh,
duke bërë që parlamentari, apo subjekt politikë të marrë pushtetin më me pak
vota sa korumi i duhur 50, plus një dhe realisht në zgjedhjet e fundit
parlamentare, votuan me pak se gjysma e zgjedhsve. Pra kemi një shumicë poshtë
kufirit të demokracisë.
Sigurishtë për këtë telajo të zhgarravitur trishtë
dhe ashpër nuk është përgjegjës vetëm opozita, por është e vetmja shpresë për të
ndricuar sadopak në padrejtësitë që pushtetet janë të prirura të bëjnë.
E në këtë barrë të madhe për të bërë opozitë, PD-së i
duhet të demokratizojë partinë në gjithë dimesionin e saj dhe vështirë që do të
ndodhë, pasi kalimi nga lideri historik Berisha, që “mbretëroj” për 23 vite me
tipare të forta, të ashpra, diktuese, përjashtuese, e në shume raste hakmarrse
në një lider që u gjend nga preferencat, mbase rastësisht është një ndryshim
antipod dhe i papranueshëm nga demokratët dhe vetë politikanët me karierë në
këtë parti.
Demokratizimi i një partie të madhe është thelbi
kryesor i mbjetëses së saj dhe i të ardhmes së nje vendi, por PD, ndonse ka një
mendim të mirë për të patur frymë të re, sërisht kontribuesit historik,
kontribuesit real, kërkojnë të jenë pjesë e zgjedhjeve elitare e përfaqësuese.
Përplasja mes dy rrymave ka dhe një element tjetër
shtesë që më shumë ngatërron dhe kontrollonëlidershipin e ri. Basha po tenton të
koloj caqet që lideri paraardhës ia ka caktuar qartë, por Berisha në rrethe ka
dërguar të delegur të besuarit e tij dhe po mundohet në një far mënyre ta mbajë
nën kontrollë Bashën, që të mos ndodhe ajo që pësoi Nano me liderin socialist.
Në këtë telash të madhe janë të gjitha qarqet, por
qarku më problematic, pas Shkodrës, do jetë qarku i Dibrës ku vlerësohet shumë
mendimi i lire, apo vetë demokratizimi i mendimit. Ish-themeluesit, mbështetsit
e zjarrtë janë gati të bëjnë gjithcka e të mos pranojnë kandidatët e Bashës që
kërkon tua fusë qefil në gjirin e PD-së, gati në në njëjtin stil, si u lancua
dhe vetë. Fakti tronditës është se në këtë qark janë në garë tre nga
“shurramanët” që 23 viteve mejhaneve në pietore, fushatë e drejtorllëk, por
sërishtë janë në garë dhe të mbështur nga grupi I “gardianve” të PD-së, pra
është “vrarë” inisjativa për të marrë pjesë në garë dhe kjo gjendje lënkon në
cdo rreth.
Edhe fraksionet që kanë dalë nga PD në këtë periudhe
tranzitore ka treguar që nuk kanë funksionuar dhe gjithmonë eshtë rikthyr ideja
e bashkimit me partinë amë, cfarë tregon se dhe fraksioni Topi, pritet të ketë
një rrugë të detyruar, kthimin pas pasi dhe vizioni i tij politikë është i
njëjtë me politikën e origjinës, ca majtas e ca djathtas.
Shtuar dhe kompleksitetin e Topit me të shkuarën apo
vetë qëndrimin që mbajti një ditë më parë për dosjet e spiunve të sigurimit të
shtetit, ku konfirmojë së nuk e dekretova ligjin se ishte antikushtetues, pra
ai nuk i përket një mendimi të ri politik për të djathtën, por një mendimi
kolektivë që PD e kishte dhe Topi e mbarti, si të tillë.
Atherë, rreziku për opozitën është më i madhë se aq
sa nuk do të kemi një masivitet politik të fraksioneve dhe as një opozitë të
demokratizuar përsa i përket zgjedhjeve dhe mendimit ndryshe në këtë parti dhe
mbetet që e djathta të marrë një dimension të ri, duke u formatuar me partitë
tradicionale të djathta. Fakti se politikës shqiptare i mungon e djathta është
një fatkeqsi politike dhe një rrezik për funksionimit e të kundërtave në
demokraci, që është dhe vlera kryesore politike. Kriza e demokratizimit të
garës, së respektimit të mendimit ndryshe dhe vullnetit të zgjedhzve është
kushti minimal që një opozitë duhet të plotësoj për egsistencën e saj që të
jetë në gjendje të bëjë opozite reale në Shqipëri.
No comments:
Post a Comment