Tuesday, May 20, 2014

Opozeza


Nga Ilir Vata


Shqiptarët , lëvizin për alterrnativat, mundësitë për të jetuar më mirë, mundësitë për të shkuar në BE, pasi u ka rënë petku në mitingje, sepse lideri paraardhës i Bashës, u ka bërë zbor demokratve, sa janë të lodhur me mitingj, janë lodhur me premtime, janë lodhurdhe janë lodhur.

Opozita, kërkon të ngrihet nga gjendja e shokut, ku keqqeverisja e lëshoj atë në një gjendje gati të krahasueshme me atë të vitit 1997, madje në situata dhe më të rënduara, përsa i përket besimit politik dhe mundësisë ripërtritse, sic edhe janë zgjedhjet e strukturave të partisë.
Sfida e re, “një antarë një votë”, ka sjellë problematikat e veta, pasi një numër i madh antarësh në PD, janë hequr nga lizta e antarësimit, në shumë rrethe nuk ka një databez të sakt antarësie, po ashtu në këtë garë është futur dhe numëri i ri i antarëve që mundohet të fusë lideri aktual, Basha për të përmbysur rezultatet dhe mundësuar njëherazi zgjedhjen e të preferuarve të tij.
Në këtë garë, që tashëmë ka degjeneruar në të gjitha qarqet më aktivët janë ish-themeluesit dhe qendrestarët e mitingjve që ndjekin partinë e tyre në ditë të zeza, si kjo e tanishmja, por ata nuk janë të përeferuarit e liderit të ri dhe beteja vazhdonë, pasi mbështetsit e zjarrtë kanë pasë figurat e vjetra në PD, si Bode, Topalli dhe figura të njohura që në një farë mënyre janë, grupi atibash.
Në këtë dyalitet, brenda partisë më të madhe opozitare, lideri i vjetër dirigjon, duke monitoruar në heshtje e fshehtësi, situatën brenda kampit opozitarë, madje në shumë raste ka shpërndarë të besuarit e tij për të gjetur zgjidhje mes përplasjes.
Bahsa, tërhiqet nga zgjedhjet në parti dhe pret momentin kur interesi për PD-në të zgjohet në zgjedhjet vendore, pasi interesat e grupimeve edhe mund të paqen, por deri ather i duhet të karikoi strukturat për të rritur besimin se ai në të vërtetë eshtë lideri i duhur, si lidership i opozitës.
Në fillim, korigjoj gabimin që bëri me aleatët e qershorit, pasi i dëbojë për një periudhe gati një vjecare, madje dhe ato pakë punësime që bëri në fushatë elektorale ua hoqi aleatve, madje pushoi nga puna kolegun Koci Tahiri, sot i mblodhi për të bërë “Aleancën Kombëtare” që ai preferon ta quaj aleanca kundër drogës, por është “aleanca e shpëtimit të Bashës”.
Rigrupimi i aleatve të qershorit, do të thotë energji për Bashën, pasi ai mbart dhe hallin e pëshës që se mbanë dot të lidershipit të partisë më të madhe opozitare dhe të tërë opozitës shqiptare, krahasuar me energjinë e pashtershme të liderit historik Berisha, që karokoi PD-në pasë rrënimit total në 1997, dhe e solli në pushtet.
Aktiviteti i fsheht i Berishës e dëmtonë opozitën, pasi askush nuk mundet të bëjë në të tijën dhe më e frikshmja, askush nuk dinë se c’farë roli do ketë ai në të ardhmen dhe duke analizuar shprehjen e tije se “do jemë aktivë në të gjitha orët e ditës në politikë” askush nuk mundet të ketë një difinacion se c’po thurë në të vërtetë Berisha?
Berisha i ka borxhë elektoratit, demokratve dhe ai nuk duhet të kishte dhënë dorëheqje, por ra pre e moralit të tij, e zhgenjimit të krerve të rretheve, e bastardimit që i bënë pushtetit njerëzit e besuar të tij të besuar dhe ai vetë, duke miksuar e ngërdheshur mardhënje palësh e interesash në dem të elektoratit, të mbështetësve të tij.
Në qeverisjen e demokratve, u drejtua me pak njerëz, që ata kishin si synim përfitimin dhe shkuan deri në lajthimë ekstreme sa të mirat ua shitshin demokratve dhe të tjerët të pamundur mbetën pa punë pa mbështetje dhe të harruar dhe si gjithmonë thirren në “mort”, që në të vertetë sipas zakoni thirrësh në dasëm.
Ditët e zeza të opozitës kanë një zgjidhje që të dalin t’u kërkojnë falje demokratve në bazë, udhehequr nga Berisha dhe të gjithë figurat kryesorë të PD-së, ish- ministra dhe zyrtarë të lartë të shkojnë në bazë dhe të hapen me strukturat. Të evidentojnë mangësitë dhe të hapin bazën për zgjedhje të lira dhe demokratike, larg ndikimeve dhe preferencave të palve, të zgjedhin me të mirët e jo biznesmen që e shëndërruan shtetin në  në dallavere interesash.
Opozita, ka kohë për të ardhur në pushtet dhe pa zhbërë gabimet dhe riformatuar bazën dhe strukturat, ajo do ta këtë të vështirë të vijë në pushtet, pasi më pak se një vit e ndanë nga përballja e radhës në zgjedhjet e pushtetit vendorë, pasi Bashës i mbeten dhe 353, ditë si kryetarë bashkie, pra ora ka filluar të numëroj mbrapsh, shtuar dhe deklarimin e tij se nuk garoj për Tiranën, mbetet një dilemë e madhe për mundësinë e fitores në zgjedhjet e ardhshme.
Në mitingun e së premtes do të vijnë ata që përfituan miljona, përfituan vende pune, ndërtuan biznese të majme, zyrtarët e bashkisë, komunarët e zgjedhur si dhe ca nga sehirxhinjtë për hirë të zakonit, pasi Basha i thirri në ditë të zezë në “mort” dhe mundet të thuash me plot gojën opozeza, në vend të opozitës.
Një opozitë e dobët është rrezik për një vend me demokraci të brishtë sic është vendi ynë dhe fatkeqsishtë, lideri i ri nuk dinë nga t’ia nisë. Nga një anë don t’i ngjajë Berishës (që nuk ka për të ndodhur në asnjë kohë një i ngjashëm) dhe nga ana tjetër don të bëj lidrin trendi, por serisht bie në batakun e planëprishësit të të mirës shqiptare, pasi kërkon të ngërdheshet, pikërisht në pragun kur Shqipëria dhe shqiptarët, kanë të gjitha shtisat te statusi i vendit kandidat në BE.
Një opozitë me lidër të ri e mendësi të vjetra nuk mund të eci para, por të xhirojë në rrugë e ngërdheshur nga hakmarrja në vend të alternativës, të heq fshatarët nga punët e përditshme, tu bëjë presion atyre që punojnë, sic edhe tu caktojë numra e lista të deleguarve të tij, madje dhe të thirrë biznesin dhe të paguaj transport falas, madje dhe para rrugtimi dhe drekën falas për të mundësuar një mitin sic edhe ka qef ta quaj madhështor, madje të pa parë ndonjëherë në Shqipëri.
Shqiptarët , lëvizin për alterrnativat, mundësitë për të jetuar më mirë, mundësitë për të shkuar në BE, pasi u ka rënë petku në mitingje, pasi lideri paraardhës i Bashës u ka bërë zbor demokratve, sa janë të lodhur me mitingje në ditët e zeza, sa rëndomtë i dhonë opozeza.




No comments:

Post a Comment