Thursday, May 15, 2014

Demonstruesit e kortezisë me dy kore në miting




Nga Ilir Vata
Opozitarët, ridalin në mitingun e dytë pas atij të një 20 shkurit, që kishte një motiv sa historik e aq domethënës në jetën e shqiptarve dhe megjithatë opozitës i takonte, jo vetëm që luajti rolin kryesorë në atë kohë, por dhe për të mbledhur demokratën në një qokë ngushëllimi pas humbjes së thellë të qershorit, por mitingu i sotëm ndryshonte shumë nga ai më parë.
Duhej një miting, dhe për këtë muaj me radhë është punuar nga opozita në grupe parlamentare, parlament, dalje publike dhe shkaktari ishte droga, trafikimi i saj, duke venë nën akuzë institucione e ushtrisë. Dhe rasti i avionit në Divjakë, ishte dhe pika kulmore, ku opozita kulmoj me gjetjen e një proteste, që startoi të enjten pra parlamentit.
Pavarësisht se si, dhe c’farë do të dalë nga grupi hetimorë, opozita ngriti demokratët në demonstrim për të ushtruar presion politik, madje për t’a bërë të besushëm thirrjen e protestës, kërkuan largimin e kryeministrit Rama.
Në këndin opozitarë një realizim, një mundësi për të karikuar strukturat mosbesuese të fjetura të PD-së dhe është shumë e pranueshme, por ajo që biente në sy në mitingun e opozitës ishte fakti se shuumica ishin punonjësit e bashkisë, por kishte dhe nga ata militantë, demokratë të ndershëm që për hirë të zakonit, kishin ardhur të mbështesnin dhe një herë PD-në.
Nderi dhe fjala e dhënë janë shfrytëzuar, barbarishtë kryesisht tek zona veriore dhe binin në sy shumë nga ata figura që e kanë mbështetur opozitën e sotme në ditë të zezë, ndonse shumica dërrmues kanë qenë të papërkrahur, pa punë, të përjashtur nga vendimarrja dhe ashtu janë sërisht, por vijnë për kortezi për hirë të zakonit.
Erdhëm, thonë disa nga pjesëmarrësit të bindur se ky miting nuk do ndryshojë asgjë, por më shumë për t’i dhënë një dorë Lulit, se e ka si për herë të parë dhe spo ia del me ne themeluesit, që kryesishtë jemi të përndjekur.
Ndryshe nga mitingu i 20 shkurtit, ishte pjesëmarrja me e vogël. Mungonte motivi politikë, pasi rasti i neotrafikut ishte më shumë një vullnet hetimor dhe ballafaqim faktesh, sesa një agumet i besueshëm politik.
Sigurisht, që ceshtja e drogës është një problem madhorë dhe kopleks, pasi origjina dhe shtrirja e këti trafiku ka rrenjë dhe vite që po shtrihet në trreitorin shqiptarë dhe për këtë tregojnë faktet e të ndjekurve penalishtë dhe të dënuarve për këtë ceshtje, si dhe rastet e shtimit të kultivimit të bimve narkotike, që tashmë kanë marrë përmasa të frikshme.
Paaftësia ligjëznatuese e policisë ndërvite, fakti i dobsimit dhe korruptimit të sistemit të drejtësisë, si dhe vullnetit të pamjaftueshëm politik, kanë bërë që tregu i drogës së llojve të ndryshme të marrë përmasa dhe ndërkombëtare, se shpesh herë, jemi berë objekt i institucioneve ndekombëtare dhe mediave të huaja.
Reagimi i vonuar i politikës ndaj këtij fenomeni kriminal, lë të nënkuptojë se parat e këtij trafiku janë bërë pjesë e valles politike, madje ka patur raste konkrete ku politikanë janë mbeshtetur nga ky kontigjen kriminal dhe rasti i Lazaratit është nja akt i pastër politik, sesa një pamundësi shtetërore për të vendosur rendin dhe ligjin në këtë krahinë.
Edhe qeveria akltuale, ndonse ka prezantuar disa masa në tërsi për vendosjen e rendit dhe ndryshimet janë të dukshme në aspektin e luftës kundër trafikut të drokës dhe fenomenit të Lazaratait, lenë për të dëshiruar, ku nga njëra anë shfaq paaftësin vepruese dhe nga ana tjetër mungesën e vullnetit politikë.
Lazarati, tashmë është në qendër të vëmendjes, por ngastra të tilla ka kudo në Shqipëri, në rrethinat e Tiranës, e deri në Pukë e bjeshjët e thella, pra gradualisht Shqipëria po shëndërrohet në një “fermë droge”.
Për këto arsye, duhet një stradegji kombëtare dhe politika duhet jo vetëm të nxisë hetimin, por dhe të hartojë një stradegji kombëtare për të sulmuar këtë fenomen dhe hequr vendin nga lista e zezë e neotrafikut dhe ndikimin e tij në jetën e shqiptarve, padrejtësinë sociale dhe rrezikun kriminal që mbart ky fenomen.
Në këtë konteks, qeveria duhet të dal me një stradegji të plotë kundër trafikut dhe sprova është Lazarat, që prej vitesh, politike e ka lënë si një hambarë të drogës.
Mitingu i sotëm, nuk pati motiv të qartë politike dhe zmadhojë kërkesat, duke i cuar në skajnë ekstrem, përtej mundësive të saj mbështetse, trazoj hallexhinjtë nga skajtë e vendit për një ditë të tillë të demonstrimi kortezie, por ama realizoi një efkt interesant, tërhoqi vemendjen shqiptare dhe asaj ndërkomtare për rrezikun e shytjes së vendit në një hendek narkotrafiku, ku dhe ajo është fajtore në tetë vite qeverisje.
Tani më mbetet bashkëpunimi i saj me maxhorancën, që të besohet misioni real i opozitës, për post kësaj, opozita pati qëllime të tjera që pa dashur t’i quajm keqdashëse, ajo nxit kundërshtinë dhe acarimin politik në një kohë ku BE, ka kërkuar në një ndër pesë kushtet, bashkëpunimin politik, si kusht për statusin e vendit kandid.
Nëse opozita bie në fatalitete të tilla të errta të kohës së shkuar opozitere, atherë protesta e radhës nuk do të këtë më as ato stoik, që ishin sot e dridheshin në shi për të parë sesi podi i faltores së demokratve u shëndërrua në një arenë cirku, ku në fillim më shumë se një orë tallej një i metë me mikrofonin dhe më pas hipën e zbritën, folës të ndryshëm pa axhend dhe në fund e mbylli sërish ai i pari.
Demonstruesit, rrogëtarë që solli Basha mbushën lokalet dhe pas një ore ikën e mbushën restorantet, qëndrestarët, ata të papunët në tetëvite qeverisje, në heshtje panë skenën me shpirtë të zbrazët e me mllefe për folësit, por sedri, morali i la deri në fund aty duke parë se kush është e ardhmja opozitare. Kërkonin zërin e tyre të fortë, Berishën ndonse ka qeverisur me unin e dukshem dhe shpësh herë thirrnin “Berisha, Berisha”, por të rinjtë e Bashës, ndrronin korin, Basha, Basha.
Në këtë konfuzion idesh, paqartësish drejtimi, pamundësi demokratizimi, opozita bëri aq sa mundi, për mirë apo për keq, për interesasa të disave, apo për të gjithë demokratët apo shqiptarët në tërsi, por ajo që ra në sy ishin demnstruerit e kortesisë, sehixhinjtë që u ndanë në dy kore, pa ditur se kush është koka e lidershipi!







No comments:

Post a Comment