Wednesday, May 7, 2014

Hijet e së shkuarës, tablot e nekomunizmit



Nga Ilir Vata
Vetëm hapja e dosjeve, shpëton njëherë e mirë politikën nga e shkuara, shqiptarët nga demagogjia dhe i jep mundësi shoqërisë të integrohet nëpërmjet transparencës. U kthenë shqiptarve dinjitetin moral, u kthenë borxhin moral të martirizuarve nga diktatura dhe dëlirë njëherë e mirë, parlamentin dhe partitë politike nga mëkatarët, që sot janë kthyer në demagogë të kohës moderne. Shteti shqiptarë, duke hapur dosjet respektonë të drejtat e njeriut për transparencë dhe informim, përmbushë kushtet udhëzuese të deklaratës së Këshillit të Europës për krimet e komonizmit, një mundësi për t’u dinstancuar si shoqëri nga e shkuara. Një mundësi që maxhoranca nuk duhet ta humb.
Ende shqiptarët po “ushqehen”,me të shkuarën, me bëmat, historitë dhe reliket e asaj kohe të errët, të hirtë e mizore për shqipatrët, e sërisht nuk kanë të ngopur, falë stirjes se dikush përpiqet tua servir atë pjesë stërmadhe vuajtje gjysëmshekullore, si një vakt të përditshëm, si për të mundësuar skalitjen në këtë kohë moderne edhe atë të shkuar.
Si për të ngulur në memorien shqiptare, gozhdën e ndryshkur për ta trembur shoqërin e që të mjaftohen me kaq, e ky sindrom tryllosës është pjesë e një shoqërie tjetër, asaj nëndiktaturë, apo në pjesën e afërt të saj në neodiktaturë.
Për fatin e keq të shqiptarve, kjo gjendje ka vazhduar gjatë dhe tashmë në një farë mënyre është pranuar, madje dhe brezi i ri, ndonse indiferent në pamje të parë është i paqur me këtë fakt dhe nervi për të lëvizur për mirë nuk egzistonë.
Në ktë siluet, lëvizën vetëm klasa politike dhe mediat që ata kanë ndërtuar enkas për të zhurmuar tryllosur një shoqëri të tërë, sa sot mjaftonë një mashtrim, falsite apo demogogji false, që të trazojë ditë të tëra madje dhe muaj tërë shoqërinë dhe kjo është shenjë a parë që të dalloshë një shoqëri në c’farë sisteni jeton. Në një demokraci të lirë, gjysëmdemokraci, apo neodiktaturë të vërtetë.
Elementët e parë, janë liria e individit dhe me pas fjala e lirë. Askush nuk ankohet se nuk është i lirë, madje shqiptari gjendet aq i lirë sa vetëm në mesjet mund të kemi një kuptim të lirisë pa fre, sa cdokush mund të të mbajë një armë nga ato të 97 dhe në fshtra në 10 fshatarë vetëm njëri nuk ka armë, nuk paguan taksa dhe gjendet i lirë madje shteti e konsideronë të vetëpunësuar. Pra kuptimi i lirisë pa fre është pasojë e shtetit të shkonturuar e që mjerisht trashgohet nga ky tranzicion mbytës e pakufij.
Kuptimi i mediave të lira, duhet pranuar se mediat e sakrificës në shërbim të qytetarëve, të sakrificës së profesionit janë të pakta, madje për shkak të ndërshmërisë dhe profesionalizmit kanë rënë pre e presoneve politike dhe madje dhe hakmarrjeve ndaj botuesve e gazetarve, duke lënë një rrugë , vëtëm më politike ose jashtë tregut ose i kërrcënuar.
Kjo praktik, ka sjellë në treg mediat të stirura e që mbahen në treg jo falë produktivitetit, apo konkurencës së ndershme, por falë suportimit dhe furnizimit me para të pista dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme, por ai dikushi është politika dhe kjo është një situatë e trishtuar, ku censura apo vetëcensura e detyruara, janë fundi i egzistencës së mediave.
Që nga ku moment, politika kontrollonë informacionin dhe shpërdanë për publikun ato gjëra që i interesojnë, duke krijuar një situatë trullosëse në mënyrë kolektive, që janë element që hasen në vende ku mungonë demokracia.
Mbi kto principe po luhet dhe me të shkuarën e afër diktatoriale, ku nëpërmjet medive kanë mbajtur ngrehur historitë dramatike, duke lancur në njëfar mënyre personazhet e diktaturës dhe transferuar ato brezit të të rinjve, një farë mbleksje e imponuar shoqërore. Mungesa e një trasparencë me të shkuarën është dhe celsi i kësaj ngatrrese të qëllimshme, pasi dikush don të përfitojë me babëzi në këtë kohë të turbullt në lidhje më të vërtetën me të shkuarën dhe sigurisht janë politikanët.
Shumica e politikanv janë të lidhur me të shkuarën dhe kryesishtë kryetarët e partive politike, pasi vetëm 10% e kryetarve janë nën moshën 48 vjec dhe nuk kanë qënë të lidhur me sigurimin e shtetit, disa parti të vogla dhe dy nga partitë e mëdha dhe ky është një ogur i mirë, pasi dy njerëzit më vendimarrës, sot Rama & Meta janë pjesë e brezit që morën pjesë aktive në rrëzimin e komunizmit dhe kanë detyrimin e transparencës me të shkuarën.
Kautizmi, politik e mediatik janë elementët thelbësorë për të denifizuar llojn e shtetit që ne trazhgojmë neodiktaturë e thellë, në tranzicionë vetëm të kohës e jo të integrimit shoqëror e politikë të shtetit. Prandaj sërisht pak ditë më parë u bë aqë zhurmë për figurën e diktatorit dhe vazhdon ende edhe sot, madje cdo ditë duke u bërë shkak i një përpjekje të re për të akuzuar palët si pjesë e së shkuarës diktatoriale.
Një polemikë bajate, një egoizëm i pafre, një budallëk që fatkeqsishtë anepset dhe pranohet dhe nga një pjesë e shqiptarve dhe politikanë të ndryshëm, vazhdojnë të cajnë mediat e tyre, faqet sociale se gjetëm njerëzit e diktatorit dhe t’u sulemi.
E lajmësit, janë ata vetë që dje ishin pjesë e diktaturës, madje shumica e këtyre politikanve kanë marrë pjesë në burgosjen, interrnimin dhe dëbimin e shqiptarve dhe rërisht, dalin dhe bëjnë antikomunistin, një turp përtej farsitetit, një pafytyrsi që mjerisht besohet nga ata që me politikën kanë të lidhur interesat apo mercenarizmin, që tashmë është bërë shkollë në vete brenda politikës.
Ka vetëm një zgjidhje për t’i dhënë fund demogogjisë, zhdukjes së memorjes kolektive, farsitetit politikë, vetëm hapja e dosjeve të sigurimit për të gjithë ata shqiptarë që marrin para nga taksapaguesit shqiptarë dhe marrin pjesë në politikë dhe këtë mundësi e ka sot maxhoranca, duke i bërë shërbimin më të madhë shqiptarve. Vetëm hapja e dosjeve, shpëton njëherë e mirë politikën nga e shkuara, shqiptarët nga demagogjia dhe i jep mundësi shoqërisë të integrohet nëpërmjet transparencës. U kthenë shqiptarve dinjitetin moral, u kthenë borxhin moral të martirizuarve nga diktatura dhe dëlirë njëherë e mirë, parlamentin dhe partitë politike nga mëkatarët, që sot janë kthyer në demagogë të kohës moderne. Shteti shqiptarë, duke hapur dosjet respektonë të drejtat e njeriut për transparencë dhe informim, përmbushë kushtet udhëzuese të deklaratës së Këshillit të Europës për krimet e komonizmit, një mundësi për t’u dinstancuar si shoqëri nga e shkuara. Një mundësi që maxhoranca nuk duhet ta humb.





No comments:

Post a Comment