Friday, May 23, 2014

Braktiset, Basha nga aleatët





Nga Ilir Vata
Takimi i Bashës me aleatët i prezantuar si i suksesshëm, një Aleancë që do t’u printe protestave, e titulluar “Aleanca kombëtare, kundër drogës” dështoi dhe madje degjeneroi gjatë takimit me dyer të mbyllura me debate të ashpra, sa aleatët e konfirmuan këtë me braktisien e protestën së të premtes.
Për t’i paraprirë mitingut e së premtës, paralajmëruar ditë më parë, lideri i opozitës, mblodhi aleatët e 23 qershorit për të parën herë dhe deklaroj “Aleancën kombëtare, kundër drogës”, duke theksur se opozita e bashkuar do t’ju prij protestave kundër qeverisë, duke përfshirë dhe atë të fundit, që u mbajt para kryeministrisë.
Lideri i opozitës, paralajmëroi një mitin madhëshor, madje ai preferoni t’a quante hirtorik, por mitingu i së premtes, jo vetëm nuk kapi parashikimet imagjinare të Bashës, por askush nuk pa aleatët të rreshtuar në ballë të protestave. Të gjithë panë për një moment, Berishën që e shoqëroi Bashën për pak caste sa për t’i dhënë zemër, panë edhe Bucmin, por jo aleatët.
Sporadikisht, kishte ndonjë nga aleatët që u vërtise pranë podit, por të lënë në hije dhe jashtë vëmendjes së publikut dhe mediave, madje qytetarët as edhe nuk i vinin re.
Takimi i Bashës me aleatët, ndonse u prezantua si një takim i bujshëm, për një të djathtë të bashkuar, vetëm për pak caste u dha për publikun dhe u mjaftua me një deklaratë për mediat, që lideri opozitarë, kish përgaditur si “ushqim” për publikun, por pas dyerve të mbyllura të takimit, aleatët ishin rrebeluar.
I kanë kërkuar llogari, Bashës për mospërfshirjen e aleatve në politikat e punësimit, mbështetjes në bashkinë e Tiranës, pasi është punëdhënsi më i madhë. Gjithashtu e kanë vënë para përgjegjësisë për pushimet nga puna të atyre pak njerëzve, si të përndjekur, apo përfaqësues të partive aleate, duke e kritikuar për klientelizëm dhe drejtim me pak njerëz të pushtetit më të madh të vendit në nivelit lokal.
Kishte dhe nga ata aleat, që refuzuan ftesën dhe kundërshtuan thirrjen publike të Bashës për takimin me aleatët, pasi mungonin përfaqësuesit e partisë së të përndjekurve politikë, mbështetsit tradicional të PD-së, por me i spikaturi ishte Koci Tahiri, që pa ndroj i tha Bashës “Hiq dorë nga perdorja e partive politike si cola, sic është bërë këto 23 vite, ku i keni përdorur dhe pastaj debuar aleatët. Madje Koco Tahiri, ka shtuar, se “ju më pushuat nga puna, mua personalisht dhe deklaruat se zgjedhjet i humbëm per shkakun tuaj”. Keni moral të na kërkoni ndihmë?! Keni fytyrë të na ftoni në protestë?! Ne nuk ju mbështesim, servilat le të bëjnë si të duan.
Në këtë frymë kanë dalë shumë nga aleatët dhe si duket kaq ka mjaftuar që aleatët ta braktisin në mitingut e së premtes, madje kanë bërë njoftime në elektoratin e tyre që të braktisin protestën pasi ajo zhvillohet për interesat e Bashës dhe klanit të tij.
I gjithë blloku i djathtë, tradicional Konservator të përndjekur, dhe grupimet e së djathtës reale, injoruan Bashën në mitingun e së premtes, duke lënë të nënkuptojë se në zgjedhjet e pushtetit vendorë, do jetë një qyq i vetëm, me ca servila që kanë mundur të përfitojnë nga PD, vende në parlament, punësime për gratë e tyre e të afërmit, duke shitur interesat të cilat përfaqësojnë.
Formaliteti, ditë më parë i liderit opozitarë Basha, provojë se qëndrimi nihilist i stilit tipik komunist i PD-së ndaj kadegorive politike të djathta nuk ka ndryshuar dhe Basha rikonfirmoj se ka stilin e vjetër neokomunist të të bërit politikë, fjalët djathtas, veprimet e kokën majtas, një hipokrizi e pështirë që shqiptarë tashmë nuk e anepsin.
Edhe demonstrimi i sotëm tregoj se lideri i ri i demokratvë nuk po ia del dot, të përfaqësojë këtë subjekt politike, demokratët nuk kanë besim, nuk e mbështesin, të gjithë e lanë në udhë.
Mitingut të sotëm i mungonin elementët në rapor me kërkesën, pasi mungonë motivi real që shqiptarët të shkunden apo rrebelohen. PD-së do i duhen vite të bëjë një subjekt politik të bësueshëm, duhet liri demokratike në këtë parti, që nuk ka gjasa të ndodhë. Aktualisht është parti klanesh, dalë nga zgjedhjet më disfatuese në historinë e saj.
Demokratët që u punësuan me para, ende nuk kanë dalë nga borxhet, pasi nuk punuan as gjashtë muaj. Edhe greva e urisë është një tejkalim njerëzorë që për kredo politike po i mjerojnë dhe fatkeqsishtë edhe zonja, që është një sakrificë mbinjerëzore një sakrificë e tillë. E mbi gjithë këto falsitete qesharake, kërkonë që opozita të ringjallet, një fatalitet. Aleatët treguan mencur se Bashës ke ende rrugë për të bërë, prandaj dhe e braktisën.

No comments:

Post a Comment