Sunday, May 18, 2014

Kur do ndrërhyhet në Lazarat?! Shteti ligjor në provë!




Një mbretëri e re, po lindë në Shqipëri mbi shtetin ligjor dhe mund të konsiderohet “mbretëria e hashashit”
Nga Ilir Vata

Çdo fjali, jashtë respektimit të ligjit, kodit penal dhe ndëshkushmerisë së krimit është një mëdyshje që bënë shqiptarët të dyshojnë se politika, shteti ligjor është ngërthyer nga trafiku i drogës. Çdo politizim i çeshtjes dhe jo bashkëpunim për të luftuar trafikun e drogës është dyshim për përfshirjen e politikës në trafikun e drogës.
Çdo spjegim, që Lazarati ka probleme sociale dhe nuk ndërhymë është paaftësi për parandalimin dhe luftën e krimit të organizuar në trafikun e drogës. Nëse nuk ndërhymë tani, nesër do jënë trafikontët e drogës që do ti hynë shtetit deri në palcë për ta çuar vendin drejt anarshisë.

Lufta ndaj lëndve narkotike ka dështuar, pasi ajo ka qenë e pjesshme dhe goditja ndaj trafikut ka qenë tej sporadike, duke lënë jo vetëm lulzimin e këtj trafiku, por dhe kultivimin e bimës së hashashit në të gjitha trevat e vendit e kryesisht në Lazarat, ajo mbretron, sa kjo trevë u bë e njohur në të gjithë botën.

Në mes të qytetrimit, një zonë e tërë e mbjellë me canabissativa, që ka vite që i ka bërë Shtetit karshillëk, duke sjellë ushtrimin e të drejtës ligjore në mënyrë të njëanshme, pasi njerëz të zakonshëm, përdorues dhe trafikues të sasive të vogla, vujan dënimin në burgjet shqiptare, kurse një krahinë e tërë e çliruar në lirinë e pamat, kundër çdo principi ligjor.

Pak vite më parë qeveria e ndodhur nga presioni i ndërkomtarve, ndërhyri në kodin penal, duke marrë masa shtërnguese kundër kultivuesve të lëndve narkotike, madje përballë detyrimit ligjor u vunë edhe kryepleqt në komunat dhe bashkitë e vendit, ku denoheshin nëse gjendej canabissativa në hartën e tyre administrative.

Prekja e normës juridike është bërë e zakonshme në Shqipëri, madje ndryshimet dhe masat shtërguese në kodin penal janë ashpërsuar duke e çuar atë drejt një kriminilizimi të ri, pas dekriminalizimit që pati kodi penal pas rënjes së diktaturës me heqjen e dënimit me vdekje.

Pak vite më parë, kodi penal pësoi ndryshime përsa i përket kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme, duke rënduar barrën më shumë për ndihmësin sesa për shkelsin real të kufirit, dhe mara penale ndaj ndihmësit është më e madhe sesa kalimi i kufirit në kohë të diktaturës që ishte dhjetë vjet, kurse sot kjo masë është 1/3 më e madhe dhe si rezultat nuk pati asnjë efekt parandalues.

Pas kësaj mase, kemi dhjetra raste të kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme, madje dhe tregtimi i kafshve në tufa që ende vazhdonë dhe në burgjet shqiptare, vuajn dënimin mbase të rënduar, dhjetra shqiptarë dhe në ndiqen penalisht qindra të tjerë.

Në të njejtën situatë të rëndë, ra edhe ndryshimi që pësoi kodi penal, përsa i përket armëmbajtjes pa leje, që u rritë masa e dënimit gati dy herë më shumë nga c’ishtë, duke shkuar nga tre vite burg që parashikonte ligji në dhjetë vjetë burg dhe dihet që efektet e këtij ligji nuk dhanë asnjë rezultat, kur dihet qe 2/4  e shqiptarve kanë armë të kalibreve të ndryshme, ku u konsiderua ligji Halimi dhe mbase do mbahet mend gjatë për një lajthim të ish- ministrit të drejtësisë.

Në të njëjtën situatë qesharake ishte dhe ligji atiduhan, që injoranca dhe servilizmi ndaj paketave ndërkomtare, bënë që Shqipëria ta miratojë ligjin me ncitim madje me para se vende, si Britania e Madhe, madje dhe vendet e rajonit, por mjerisht si cdo ligj tjetër, ai nuk u zbatua kurrë madje nxorri në pah qesharaksinë e shtetit ligjor.

Tani ndodhemi përballë një fenomeni krejt tjetër atë të trafikimit të lëndve narkotike dhe kultivimin në sipërfaqe masive, duke vënë në rrezik jetë e shqiptave, reputacionin e shteti, duke shkelur konventat ndërkomtare dhe me e turpshmja duke injoruar shtetin e së drejtës.

Sigurisht, që ky fenomen ka marrë përmasa sa tanimë duhet ndërhyrë një orë e më parë, sepse jo vetëm po përbën rrezik social, por po çonë vendin drejt një anarshie pakthim, pasi politika kërkon ta përdorë si dobësi të kësaj qeverisëse, ku në fak janë pasoja të akumuluara më parë, por ajo që mbetët për t’u thënë është se dhe qeveria aktuale po vepronë me ngadalësi ndonse me tregues pozitiv.

Vetëm pak kohë më parë në media publike, përfaqsues të lartë të Policisë Shtetit, sollën si argument vështërsitë sociale të trevës së Lazaratit dhe e komplikuan çeshtjen deri në atë masë sa e bënë të pamundur ndërhyrjen në këtë zonë.

Përballë ligjit të gjithë janë të barabartë dhe duhet t’i nënshtrohen të gjithë në formë të kornizës ligjore, duan apo jo politikanët apo shtetarët. Nuk mundet që një qytetarë për 200g hashash të dënohet pesë vite burg dhe një krahinë  e tërë të halldiset në liri pa vund, duke rritur kriminalitetin dhe rrezikun e jetës së qytetarve.

Kodi penal, nuk citon asnjë germë kur thuhet për ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të njeanshme, por paaftësia e zbatimit të ligjit, paaftësia e organeve të ndjekjes së krimit, parandalimit dhe dënimit janë të paafta dhe e këthejnë këtë çeshtje ne retorika, dhe madje edhe e politizojnë.

Pikërishtë politika është e ngërdheshur me hashashin, pasi në fushata eloktorale, parat e hashashit ishin ata që blenë votat e shqiptarve, janë ato para që kanë futur në parlament një numër të madhë deputetësh dhe ky parlament mund të konsiderohet, parlamenti i hashashit.

Hashashi ka ngritu hotele, pallatë, pasuri të paligjshme, maramendësi parashë dhe nuk është vetëm çeshtja ta zhdukim si fenomen por ta hetojmë deri te qindarka e fundit e parave të paligjshmë.
E derisa politika do jetë e ndërthurur me krimin, nuk kemi kurrsesi zbatueshmëri të ligjit, dhe mjerisht opozita në vend se të kërkojë një taks-forcë për të hyrë në Lazarat dhe bashkëpunimin për të sulmuar këtë plagë të madhe sociale e përdorin atë politikisht për interesa të vogla politike.

Përballë kësaj situatë, organi i akuzës, policia e shtetit ndodhen institucione OJQ të paafta dhe që duhet të ndëshkohen nga ligji për moszbatim të tij. Parlamenti, qeveria duhet të marrë masa.
Lazarati është sprova e Shtetit ligjorë, jashtë këti koncepti çdo gjw tjetër hedhe dyshime të impilikimit të shtetit me trafikun. Çdo veprim tjetër nga politika për politizim nënkupton përfshirjen e politikës me drogën.
Ka vetëm një mundësi, zbatimi i ligjit dhe organet kopetente të tregojnë kur do ndwrhynw ose të japin llogari. Kjo është zgjidhja, shqiptarët duan respektimin e ligjit pasi drejtësia është shëndërruar në Shqipëri si këshilli i ndrikullave.
Çdo spjegim, që Lazarati ka probleme sociale dhe nuk ndërhymë është paaftësi për parandalimin dhe luftën e krimit të organizuar në trafikun e drogës. Nëse nuk ndërhymë tani, nesër do jënë trafikontët e drogës që do t’i hynë shtetit deri në palcë për t’a çuar vendin drejt anarshisë.

No comments:

Post a Comment