Mëkatarët, sërisht në shënjestër, “Liga e Djathtë” lobon për dosjet
Tashmë po harrohet koha kur ka kaluar ku ligji për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpuntorve të Sigurimit të Shtetit, i cili kaloi në Parlament vetëm me votat e maxhorancës e që u kontenstua nga socialistët dhe shoqata e gjyqtarve, si dhe nuk u dekretua nga ish- Presidenti Topi. Mosdashja do te kishte sërishtë rrugë institucionale.
Më pas ligji do të konsiderohej si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese për t’i dhënë rrugë më vonë për t’u shqyrtuar nga Komisioni i Venecies. Që në atë kohë, ligji për hapjen e dosjeve nuk është përmendur, përjashtuar disa shkrimeve të dalë rrallë herë në media apo të ndonjë prononcimi nga të burgosurit politikë.
Pra ka gati më shumë se disa vite që askush nga bashkëpuntorët e sigurimit nuk është përfolur dhe ata ndonse kanë bërë krime kundër shtetasve të tyre, ende vazhdojnë të qetë e të patrazuar në zyrat e shtetit.
Jo vetëm zyrëtarët e thjeshtë të administrates, por parlamentarë, pushtetarë të lartë të drejtësisë dhe të gjykatave, janë pjesë e mekanizmit të sigurimit të shtetit.
Ndonse në zgjedhjet e qershorit të shkuar kandidatët për deputet kaluan në garë pa iu nënshtrua asnjë pëngese ligjorë, ish- gjyqtarët e gjykatës Kushtetuesë e nxorrën ligjin si të papajtueshëm me kushtetutën, pikërisht për t’u dhënë shansë deputetve të hynin në parlament. Por edhe në qershorin e ardhshëm, gjasat për një ndales të tillë me ligjë janë të pakta, megjithse nga maxhoranca vijnë sinjale pozitive për rifutjen e ligjit të lustracionit në parlament.
Pra një numër i konsiderushem deputetësh janë ish-bashkëpuntorë direkt ose antarë të familjeve që kanë ushtruar gjenocid mbi shqiptarët.
Kjo është njëra anë e medalijes pasi rreziku nuk qëndronë në faktin se parlametarët janë mëkatarë, por në faktin se ata me dashje apo për hirë të interesave të klanit të mëkatarve do të jenë pengues të reformave që qeveria po ndërmerr për të përndjekurit, institutin kundër komunozmit dhe institucione të tjera në shërbim të demokracisë.
Edhe nisma e re e qeverisë për hapjen e dosjeve me ligj në parlament apo me referendum, lë të nënkuptojë se Berisha i është trembur një numëri të munshëm për të votuar ligjin e dosjeve, pasi mëkatarët janë një numur i pa caktuar dhe rrezikojnë te mos e votojnë ligjin.
Por zgjidhja kësaj radhe është brenda parashikimeve pasi mbetet opsioni i referendumit, që jo vetëm shqiptarët të vendosin për ligjin për hapjen e dosjeve por dhe të ndergjegjësohen se, a duhet të vazhdojnë të paguajn me taksat e tryre persekutoret ? Që dje i përndoqën, syrvejuar dhe i burgosën, thjesht se mendonin ndryshe nga diktatura.
Realisht për gjatë gjithë këtyre viteve të postdiktaturës, shqiptarët në tërsi, biznesi, emigrantët kanë paguar për ish- persekutorët, aq sa dhe punuan baballarët e tyre për diktatorin dhe pashallëqet e tij. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim, pra për përpjekjet e politikës për të hapur dosjet.
Edhe të djathtët që bënë të pamundurën për të miratuar ligjin e lanë këtë të fundit mundësishtë të manipulushëm, apo të diskutushëm nga pala tjetër e majtë. Dhe më në fund duhej që gjykata Kushtetuese të shikonte ligjshmërinë. Por a mund të votonte Abdiu kundër Abdiut, pasi tashmë cdo shqiptarë e dinë se poeti u varë nga firmëtari Femi Abdiu.
Sa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese janë mëkatarë të djeshëm dhe sot kanë në dorë fatët e të drejtave qytetare, familjen, pronat gjithë mardhënjet e tyre që kërkojnë ndihmën e ligjit!? Sa gjyqtarë të gjykatave të rretheve dhe asaj të kryeqytetit janë ish- bashkëpuntorë të sigurimit?
Sa prokurorë komunistë janë bashkëpunëtorë të sigurimit dhe sot Kshilli i Lartë i Drejtësisë u ka besuar akuzën, drejtimin e hetimit, ndjekjes dhë parandalimit të krimit, Shtei u ka besuar jetën e qytetarve, ku pak vite më parë ata si provë përdorën plumbin kundër baballarve.
Sa mëkatarë kanë zenë poste të majme të shtetit dhe vazhdojnë sërishtë të paguhen nga ata që vuajtën kampeve të interrnimit dhe burgjevë të diktaturës dhe nga shqiptarët që u përbaltën duke punuar si skllevër.
Njëzetë vitë pas rrëzimit të diktaturës, makina vrasëse e sigurimit të shtetit është rehabilituar në të gjithë hallkat e shtetit e madje ish-persekutorët janë ndër më të pasurit në vend duke krijuar kështu fuqizimin e tyre ekonomik.
Ish- përsekutorët janë zotë të gjykatave, zotë të prokurorisë, zotë të diplomacisë, uzorpues të politikës, padronë të mediave, pra janë vetëm ata.
Referendumi, apo ligji pak rëndesi ka por ama ligji i dosjeve është kyci i shpëtimit të Shqipërisë nga e kaluara, pa u hakmarrë por duke i përjashtuar nga përfaqësimi.
Edhe kodi ynë penal që është përmirësuar dhe njësuar më vendet perendimore shprehet qartë pikerishtë në nenin 74, ku citon se krimet kundër njerëzimit nuk parashtrohe. Me ligje të gjithë ata që kanë vrarë, përsekutuar, interrnua duhet të dalin para ligjit dhe të paktën të dëshmojnë për varret e humbura të të burgosurve politikë.
Edhe vete te perndjekurit që hynë në greve urie për shkak të politizimit të greves me socialistët e shmangën kërkesën për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit për ta minuar këtë të drejtë të ligjshme që te të dëmtuarit nga regjimi komunist.
Por kësaj radhe, spiunët nuk do ta kenë të lëhtë. Një grup të përndjekurish dhe përfaqësues të “Ligës së Djathtë” pas takimit me Presidentin Nishani po lobojnë me institucionet për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe tashmë mbetet vetëm lëvizja e shefit të maxhorancës z. Berisha për të finalizuar këtë ligjë të shumëpritur. Të përndjekurit dhe përfaqsues të “Ligës së Djathtë” po lojnë se tashmë pritet vetëm finalizimi i ligjit të ri për të hapur dosjet e sigurimit të shtetit.
Shqiptarët duhet të divorcohen një hërë e mirë me të shkuarën pasi stanacioni politik po e mbanë shoqërinë shqiptare të izoluar nga hijet e së shkuarës.
Nga Ilir Vata
41.323354
19.826676
19.826676
No comments:
Post a Comment