Tuesday, April 2, 2013

Meta, shpëtoi LSI-në dhe lënë në opozitë Ramën.

Meta, shpëtoi LSI-në dhe lënë në opozitë Ramën.:
Meta, shpëtoi LSI-në dhe lënë në opozitë Ramën.

largea_ilir-vata1357579904

E djathta shpëtojë nga Meta, por dhe shqiptarët nga Rama, pasi ishtë lëvizja e artë në politikë për të djathtë dhe një shanës i ri për të parë dhe një herë të djathtën e bashkuar, kundër nekomunizmit dhe përsekutorve tanë. Këto zgjedhje do t’i ngjajnë më shumë një referendumi, ku do të ndahet njëherë e mirë me kë janë shqiptarët me nekomonistët dhe persekutorët, apo me Europën dhe demokracinë.

Politika hyri në një fazë të re dhe një herazi në një reaksion aktivë e teje interesant përsa i përket pozicionimit në duelin e zgjedhjeve të qërshorit  dhe njëherazi dha shenjat e një pozicionimi real të së majtës dhe të djathtës.

Përballja e politikës në një kënd të tillë vëzhgimi të rikthenë në kohë në përballjën e shqiptarve me rrëzimin e diktaturës në mars të vitin 1992, ku shqiptarët shprehën në shumicë rrëzimin e atij sistemi gjakatarë e mizorë.

Koha rikthenë të njëjtin skenarë sërisht, për vetë faktin se më shumë se dy dekada politika ka qenë e lidhur me zinxhirin e së shkuarës dhe energjitë për të restauruar një sistem të ngjashëm me të kaluarën kanë qenë maksimale dhe kjo bëri që vendi ynë të kishte një shtet të c’përqëndruar, të miksuar me formë të deformuar që më shumë egzistonë në kuptimin formal.

Kuptimi i shtetit me kokë nga e shkuara solli si nevojë përpalljen e hershme të fillim viteve të demokracisë, përballja e të majtës me të djathtën dhe kjo në një farë mënyre është pyetja popullore. A do të vazhdojmë të mbajmë në pushtet partinë e diktatorit dhe të bitë e tyre, apo do të besojmë te demokracia?

Mbase është një nevojë referendumi për ta pytur sovranin se mos vallë ky lloi shteti që janë përpjekur të na servirin politikanë është i duhuri, apo duhet të shohim një formë shteti tjetër të ndryshuar në formë, duke sjellë dy dhomshin në parlament dhe zgjedhjen e presidentit nga populli?.

Këto zbrazdësi bënë që institucionet shtetërore të mos funksiononin si institucione demokratike, por si institucione të drejtuar nga fituesi, duke prekur vetë zinxhirin e artë të demokracisë e duke e shëndërruar atë në një zinxhirë të vjetër pushteti të ngjashëm me neodiktaturat.

Gjatë këtyre viteve u dëmtuan liritë themelore të shqiptarve, prona që dhe sot ajo mbahet peng e formatimit tipik komunistë, duke qënë dhe mundësia e vetme e babëzisë pushtetarë për të përfituar në maksimum në mënyrë të paligjshme.

Fjala e lirë mbeti në kuptimin demagogjik, pasi politika bleu televizionet, mediat e shkryara dhe i shëndërrojë ata në tellall të tyre, përtej misionit të pushtetit real të mediave, madje dhe një pjesë të këtij biznesi i kanë njerëz të inkriminuar dhe shërbenë në dy anët e medaljes.

Institucionet shtetërore nën varësinë e politikës i dhanë Shtetit një formë të pa hasur më parë dhe e shëndërruan atë nga shtet në shërbim të shtetarve në shpk, apo në rastin e Metës shoqëri me ortak, që të mirat shiteshin dhe ndaheshin me klering politikë.

Të gjitha këto deformime të shtetit dhe të qeverisjes erdhën si pasoj e një kualicioni të detyruar të Berishës me Metën, ndonse në fillim ishtë veprimi më i duhur dhe stabilizues, ai në të vertetë vrau misionin e të djathtës dhe të vetë liderit Berisha të drejtuarit me duar të pastra.

Meta erdhi në qeverinë Berisha i braktisur nga Socialistët dhe vetë Rama, dhe e përdori PD-në dhe të djathtë për të rikoperuar pushtetin e tij, por njëherazi humbi terren politikë dhe në këto zgjedhje sipas sondazheve ai nuk do të merrte as 1% dhe kjo ishte më se e qartë.

LSI, bëri lëvizjen e duhur për të mbetur në politikë, pasi asnjë i majtë nuk do ta votonte atë as i vetëm në zgjedhje e as me polin e tretë, apo dhe vetë maxhorancën dhe kishte vetëm një shpëtim, rikthimi në partinë e origjinës.

Por njëherazi shpëtuan dhe të djathtët, pasi elektorati në bazë ishte zhgënjyer me Berishën dhe bllokun e djathtë, jo vetëm për faktin se u kishin zënë vendet e punës por që u kishin vrarë shpresën e tyre e kryesishtë këtë e ndjenë të përndjekurit politikë dhe pronarët, furnizuesit kryesorë të PD-së me vota.

LSI, solli në njërën anë stabilitet politikë, por në anën tjetër bëri një gropë të zezë brenda të djathtës, pas skandalit me aferat korruptive të priftit, apo dhe emrimeve në punë me klering njollosi vetë shtetin e së drejtës dhe të tërë sistemin e drejtësisë. Edhe në këto ditë ata kanë nxjerrë slloganin “Ose 4000 euro ose 40 vota” duke përcaktuar kështu dhe cmimin e votës në toranë, pra 100 euro për votë.

Albanian Prime Minister Ilir Meta is escorted ...
Albanian Prime Minister Ilir Meta is escorted through an honor cordon and into the Pentagon on Aug. 24, 2000. (Photo credit: Wikipedia)



Meta deformojë të tër sitemin shtetërorë dhe e zhyti maxhorancën deri në grykë duke I humbur popullaritetin në elëktoratin e saj tradicional, dhe largimi I tij u pritë me entuziazëm nga demokratët, por me të njëjtin entuziazëm nga socialistët.

1 Prilli, kishte buzëqeshje dhe te Anal-istët, që nuk e mbanin gazin, madje shkonin përtej konceptit analitik duke anuar nga dëshirat e rikthimit të së majtës në pushtet. Kjo pritej sepse në ekranet shqiptare dhjetë vetë të vetëshpallur analistë kanë qenë prezent gati cdo natë, duke thurur brrockulla.

Por në të vertët të gjithë janë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit dhe shërbetorë të denjë të diktaturës dhe për llogjikë dhe të partisë së diktatorit. E tani që morën Metën mendojnë se fituan, por shqiptarët ua njohin atyre intrigën dhe kur ata janë me pushtet janë të frikshëm.

Por e majta para mekateve me të shkuarën dhe ndjesën e pa deglaruar për krime e komunizmit, morën dhe hajdutin e qeverisë bashkë me cizmet. Por jo cizmet e Metës por dhe të diktatorit nuk do ta bëjnë të mundur nipin e Spiro Kolekës, Hysni Kapos, Beqir Minxhozit, Muho Asllanit, apo të birtë e sekretarve të parë të vazhdojnëtë tallen me të drejtat e shqiptarve. Ata u kanë borxhë shqiptarve, vuajtje, burgimet, interrnimet, egzekutimet, integrimin e postëdiktaturës dhe pa një katarësis të ri nuk mund të marrin besimin e shqiptarve.

Meta shpëtojë të djathtën dhe i dha shansi të ribashkohet dhe një herë si më 1992, për të dëbuar nekomunistët nga politika dhe jeta e shqiptarve.

Nga Ilir Vata



41.339177
19.752967

No comments:

Post a Comment