Saturday, March 30, 2013

Liga e Djathte nga Burrel, këtu filloi lufta kundër komunizmit

Liga e Djathte nga Burrel, këtu filloi lufta kundër komunizmit:
Liga e Djathte nga Burrel, këtu filloi lufta kundër komunizmit
liga djathte ilir vata
Ilir Vata lider i Ligës së Djathtë nga qyteti i Burrelit
Kësaj radhë përfaqësues të Ligës së Djathtë startuan në qytetin e veriorë të Burrelit për të prezantuar programin elektoral dhe për të bërë prezen stardin e një politike të re në dimensionin e politikës shqiptarë.
Fjalën e hapjes e mbajti kreu i qarkut të Dibrës dhe njëherazi kryetari i Matit z. Maringlen Beqiri, një sportist i talemtuar, ku prezantoj programin në parim me slloganin “Shteti i së drejtës” kthimi i pronës tek i zoti dhe integrimi i të perndjekurve politikë dhe njëherazi kërkojë pjesëmarrjen e të rinjve në politikë.
Më pas lideriiI Ligës së Djathtë, që vjenë nga një familje e madhe e Matit, ridimesionoj dhe një herë pozicionin e tij si politikan në Mat, pasi vitë më parë apo në fillimet e demokracisë ishte një nga themeluesit e PD-së dhe një nga drejtuesit kryesor të kësaj dege, Ai theksoi: “Jam rikthyer në politikë pas gati 15 vitesh se e shohë që e djathtë është tradhëtuar dhe i mungonë politikës shqiptare.
Politikës shqiptarë i mungonë një nga elementët thelbësorë mendimi ndryshe pa të cilën nuk mund të këmi një politikë të dimensionit demokratik. Diversiteti i vlerave dhe larmi e bënë politikën kreative duke respektuar vlerat e të kundërtave ne respektojmë vlerat dhe liritë tona.
Jamë krenarë që jamë matjanë, pasi në këtë trevë ka shumë beteja që baballarët tanë bënë me pushtuesit madje dhe në vitin 1944 u bë kryengritja e parë kundër komunizmit më pushkë në dorë në Macukull nga gjyshërit tanë, madje me mortoje Xhemal Vata shënjoi kundër tyre. Ne jemi antikomunistë sepse diktatura na persekutoje një herë si rezisten me arme dhe një herë si përkrahs të Mbretit zog dhe sotë politika shqiptare na ka mënjanuara.
Ende na mbetet të ridimesionohemi ne politike për të ngushtuar hendekun e brezave dhe për të lënë stafetën brezit të ri për një të djathtë moderne. Më tej me slloganin të lobojmë për matin z. Vata bëri përgjegjës deputete që për këto vite e kanë lënë Matin pas dorë dhe sot renditet një nga vendet më me pak investime. Ne e meritojmë vëmendjen e Shtetit pasi i dhuruam Shqiprisë shtetin modern të Mbretit Zog. Le të lobojmë të gjithë për Matin, përtej kolorit politikëdhe t’i dhurojmë politikës shqiptarë një të djathtë reale dhe përendimore pasi tradita e së djathtës fillonë pikërishtë këtu në Mat.
Liga e Djathtë


Friday, March 29, 2013

Më 7 Prill,rikthehen fashistët me protesta

Më 7 Prill,rikthehen fashistët me protesta:

Kushë është ky more burrë?

E sikur të mos mjaftonin cirrjet ekstremiste të nacionalizmit primitivë e egoist, bastërdimi i sitemit të drejtësisë, tani kërkonë të shuaj shtetin para se të vijë dita e zgjedhjeve, tamamë si bolshevikët e të atit, që persekutoi sportistët.
largea_ilir-vata1357579904
Politikës shqiptare kohët e fundit i janë shtuar dhe një grup i ri i politikës ekstremiste, madje përtej të imagjinueshmes dhe realitetit gjeopolitik në Rajon, ata cirrën me histerizëm për nacionalizm, duke u shëndërruar kështu në provokatorë të tensionit në rajon.
Muajt e fundi, gama e ekstremizmit ka kaluar përtej realitetit sa herë -herë ka qenë përcmues dhe ndaj flamujve dhe kombeve fqinje, por ajo që të lemerit është fakti i nxitjes së djegjes së flamurit kombëtarë të Maqedonisë, e një natë më vonë në Shqipëri dhe pikërishtë në qytetin e Burrelit. Tjeshtë kanë përdorur mercenarë për të djegur flamujt për të bërë një deglaratë për shtyp dhe për të treguar se qenka nacionalist.
Nuk kanë mjaftuar këto, por dhe ish- sekretari i rinisë së Partisë Komuniste delë në konfërencë për shtyp në emër të partisë së tijë dhe bënë një nga deklaratat më ogurzeza në kohën e postdiktaturës, ku mburravecësit e tij komuniste hidhnin baltë mbi kombin Grek dhe lovdonin Kombin tonë.
Një kopje e shëmtuar e diktaturës, ku me demagogji kërkojnë të bëhën nacionalist. Teorikisht vetë fjala Komb e përdorur në këtë senc, Kombi im është më i mirë se i yti, thirr si nevojë mendësitë bolshevike për të ndërsyer konfliktet.
Vetë boshti i këti forumi politikë përshkohet nga bolshevizmi që në emër të nacionalizmit nënshtruan popuj dhe sollën konflikte të pa imagjinueshme dhe një përsekucion me kosto njerëzore 108 miljon të vrarë në të gjithë Botën.
Të djathtë i thonë Atdhe, madje dhe patrioti është më afër të djathtës se nacionalisti, pasi ky i fundit është gjithmonë aktiv dhe provokativë si koncep dhe më e rëndësishmja kuj i shërben një ekstremizëm i tillë Kombëtarë.
Flamuri-shqiptar-3
Dalë nga drejtësia, Ai fletë për hekura, për burgje me fytyrë të shkalavarur e me gjeste, sëmurë nga esteria e hakmarrja, bënë njeriun e ndërshëm, kur në fakt Ai e cojë sistemin e drejtësisë në duar të persekutorve dhe të paaftve, falë korrupsionit masivë që drejtohej nga binomi i famshëm e më vonë u bënë trinom me Ramën.
Fletë për të përndjekurit pa treguar për të atin Mehmeti, apo sic e njohin Meti, që ka qenë një nga gjuetarët e sportistve deri në përjashtim nga sporti dhe burgosje të sportistve më të mirë, madje ka marë në forumin e tij dhe një nga viktimat e të atit, që ishte fudpollist dhe kapiten i Kombëtares në vitet e hershme të saj.
Përtej kësaj fletë dhe për të përndjekur dhe madje ka gjetur ca nga ata të dënuarit ordiner që i përkasin shoqatës së Ordinerve të Shqipërisë dhe jo të të përndjekurve politikë dhe me paturpësi fletë për të djathtë.
Tani në fund që shikonë se siamezi i tij Rama po humbet kërkonë të bëjë protesta të dhunshme për të rrëzuar qeverinë e pikërishtë me 7 prill, e ku ka më mirë për një fashist modërn se kjo ditë e shënuar për të.
Parat ia jep Rama, ca i ka nga ato të emërimeve të gjyqtarve dhe pse jo, të mos mendojë për një revolucion sa komunist e sa fashit, prandaj shiheni mirë kë të njeri me 7 Prillë. A është ky një agim i Artë për Shqipërinë, apo vallë nje Cekevara që është ngjallur për të instaluar dhe një herë bolshevizmin në vend në emër të bashkimit Kombëtarë.
Dhe shqiptarët e kanë zgjidhur mirë këtë më një shprehje: “Cili është ky more burrë” ??
Nga Ilir Vata



E djathta e tradhëtuar nga e Djathta

E djathta e tradhëtuar nga e Djathta:

largea_ilir-vata1357579904
Politika në Shqipëri i ngjanë një krateri vullkanik, ku përplitjet për të nxjerrë llavën këto njëzetëedy vite vite kanë nxjerrë vetëm tym duke e bërë cdo ditë e më shumë situatën politike teje gri, sa frymmarrja e mendimit ndryshe dhe e demokracive të partive politike dhuaj nuk egzistonë.
Vlerat e vërteta rrezikohen të përdhosen, falë paaftësisë dhe kryenecsisë politike, amatorizmit, injorancës dhe babëzisë për të maksimizuar fitimet e paligjshme dhe thellimin e hendekut politikë me brezin e ri, duke e përjashtuar atë nga koherenca politike.
Situata politike në Shqipëri përsa i përket spektrit, ka gjerësinë e duhur për zhvillimin e kushteve të plota për një demokraci të konsoliduar “falë” faktit se e kaluara e hidhur e bënë klimën politike të jetë në avangard, drejtë vlerave të vërteta të demokracisë dhe një shtysë për të ardhmen Europiane.
Kjo ëndërr e kahershme e shqiptarve, kohët e fundit po bëhet më e padurueshme, pasi durimi ka një kufij dhe zhgënjimi duket te cdo shqiptarë, pasi vlerat e vërteta rrezikohen të përdhosen, falë paaftësisë dhe kryenecsisë politike, amatorizmit, injorancës dhe babzisë për të maksimizuar fisime e paligjshme.
Politika në Shqipëri i ngjanë një krateri vullkanik, ku përplitjet për të nxjerrë llavën këto njëzetë vite kanë nxjerrë vetëm tym, duke e bërë cdo ditë e më shumë situatën politike teje gri, sa frymmarrja e mendimit ndryshe dhe e demokracive të partive politike dhuaj nuk egzistonë.
E mbi këtë realitet qëndrojnë shumë parti politike, por që ndikojnë drejtëpërdrejt, janë katër apo pësë parti politike dhe një dyzinë, që shoqëronë partitë e mëdha në zgjedhje elektorale, apo dhe në pushtet.
Ajo që mbetet jashtë realitetit është e djathta në Shqipëri, ndonse kolorin e ka të pamasë në të gjithë dimensionin, por vetëm sa i përket emrave të partive dhe jo të programeve apo koherencës politike.
Partia më e madhe në vend opozitarja e parë e diktaturës, gradualishtë ka ardhur duke u zgjeruar si një parti popullore që startonë në gendër dhe shtrihet në tërë gjersinë e saj dhe kjo është gjë shumë e mirë se në këtë segmendë është tërë politika.
Ky fakt e ka bërë të djathtën të jetë në fundin e saj, që është dhe fillimi i vetë të djathtës, për të vetmin fakt se PD është parti e qendrës ku shpesh herë e kemi dëgjuar si të qendres së djathtë.
Gjithësesi një parti popullore nuk mund të bëjë më shumë për të djathtën sesa të majtën, pasi një parti e tillë mbështetet të baza elektorale.
Pa dashur të prek kufinjtë e PD-së, duhet të kqyrim faktin se parti të tjera të djathta, si konservatoret me partin e Mbretit, apo parti të tjera si Partia me senc konservatore, dhe madje dhe disa parti të tjera të të përndjekurve politikë kanë qenë gjithmonë jo vetëm të paafta por të tradhëtuara nga misioni i tyre.
E para: Në dhjetë kryetarë partishë të djathta, nëntë nga këta janë spiunë të sigurimit të shtetit dhe ky ka qenë dhe zinxhiri që i ka mbajtur lidhjet në tradhëtinë e përjetshme të paktën në këto vite të postdiktaturës.
E dyta: Është fakti i një vendi në pushtet, apo qeveri sepse ende në Shqipëri shihet të punuari në Shtet, si vend jo për të kontribuar por për tu korruptuar, pra si një parajsë për përfitime të paligjshme.
Më qesharakja në këtë mes është se republikanët e pronave, pranojnë ligjin komunistëve të reformes agrare. Pretendentët e kthimit të Mbretit, pranojnë format e programet e republikanve dhe në njëfarë mënyre janë shëndërruar në një melodramë, që herë të bëjnë të qeshësh dhe herë bëjnë të qashë, tamam një melodramë shqiptare.
Kohët e fundit apo fundviti i shkuar solli në skenën politike një grupim të djathtësh, ku disa parti PDM (Partia e të Drejtave të Mohuara e të përndjekurve politikë), Partia Konservatore dhe shoqata të të përndjekurish sollën në skenën politike Ligën e Djathtë, apo mundësin e bashkimit të së djathtës dhe cuditrisht, armiq e vërtet politikë janë pikërisht këta sharlaranë të së djathtës.
Sepse ata kanë gjetur mënyrën për të jetuar si parazit, duke tradhëtuar të djathtën në dëm të vetë vlerave të demokracisë e në shërbim të interesit të tyre teje të vogël e meskin.
Mendimi ndryshe është vlera më e madhe në demokraci, por sot me keqardhje në Shqipëri, jo që nuk vlerësohet por përcmohet me brutalitet, opozitar apo shtetrorë.
Pra e djathta ende nuk ka një format të plotë politikë pasi vlerat e vërteta si prona, shteti i së drejtës janë inegzistent që në faktë ata janë shina e kapitali dhe e lirisë së njeriut. Pikërisht në Shqipëri këto vlera trajtohen me mendësi komuniste madje dhe të përdhosura prej saj.
Stradegjia e minimit të së djathtës nuk ka emër tjetër vetëm se tradhetarët e vetë të djathtës janë të djathtët dhe ky është një rrezik i madhe për vetë vlerat e demokracisë. Kushtet politike janë teje të favorshme per një politikë të djathtë nga konservatorizmi i moderuar dhe deri te vlerat e verteta të njeriut në të gjithë dimensionin.
E djathta në Shqipëri ka traditën e saj politike dhe herë- here në kohë ajo është shfaqur e larmishme dhe teje interesante dhe mjafton të lancoshë periudhen e Mbretërisë, Shqipria pa për të parën herë një shtet të kosuliduar dhe me tipare të qarta perendimore.
Aktualisht kontribuesit e të djathtës janë të pamat, madje dhe të rinjtë e shkolluar në perendim apo brenda vendi dhe janë të gatshëm të kontribuojnë për një të djathtë moderne. Të paktën tashmë kanë një vend ku mundë të bashkohen Liga e Djathtë, pavarsishtë misionit të tradhetorvë.
Nga Ilir Vata


Wednesday, March 27, 2013

Liga e Djathtë në Shkodër: Trio e zezë e persekucionit, Rama-Topi-Spahia

Liga e Djathtë në Shkodër: Trio e zezë e persekucionit, Rama-Topi-Spahia:
E djathta si asnjëherë tjetër do jetë e bashkuar, pasi Berisha ka premtuar se do paguaj me dy keste parat për të burgosurit që janë gjallë, pa prishur skemën e dëmshpërblimit. Muze në Tiranë dhe në qarqë për të martirizuarit e lirisë, Obeliskë në Tiranë teje madhështorë dhe reostaurimin dhe ruajtjen e vendeve të vuajtjes së dënimit, burgje dhe kampe interrnimi. Stradegji ndër institucionale përpunsimin e të përndjekurve në masën 10%. Dhe më e rëndësishmja, hapja e dosjeve të sigurimittë shtetit.
ilir vata
Nga qyteti antikomunist i Shkodrës, drejtues të Ligës së Djathtë në një takim me të përndjekur kanë bërë apel për bashkimin e të djathtës dhe të distancohen nga plangëprishësit e trios Topi-Rama-Spahia, pasi ata në misionin e tyre kanë qëllimë të ruajn neokomunizmin si formë qeverisëse në vendë të demokracisë.
Ata shtojë z. Ilir Vata drejtues i Ligës së Djathtë, “janë minuesit e të drejtave tona, bllokuan ligjin e lustracionit, tentuan të bllokojnë lirimin e banesave pronarve, bllokuan ligie e integrimit dhe kërkojnë të vënë bustin e diktatorit në Tiranë kur ne kërkuam t’i hiqet titulli hero kombëtarë”.
Ne të përndjekurit, pronarët, antikomunistët nuk shkelim mbi varret e familjarve tanë për t’u dhënë pushtet persekutorve.
Kohët e fundit disa pseodoanalistë të lidhur me të kaluarën komuniste vetë, apo me të afërmit e tyre të familjes kanë marrë përsipër jo vetëm të bëjnë komente dhe analiza me mediokritet të pamasë, por dhe të bëjnë sondazhe në emër të askujt.
E verteta e sondazheve të tipit “zalo-shini” është thjeshtë një palacllëk të paguar nga Topi-Rama dhe bashkë me grupin e “Anal-istve” (që vijnë nga analet e sigurimit të shtetit) që paguhen nga biznesët e Ramës, përpiqen t’u mbushin mendjen shqiptarve dhe aq më keq të përndjekurve, që Rama është kryeministër dhe se partia e diktatorit qenka rinovuar, kur ende nuk ka një ndjesë publike për prime që ka bërë.
Gjithsesi ata mendimin e tyre le ta thonë në mediat e blera që paguhen nga berberi i Mehmet Shehut, që është piramidë mediatike, por kurrsesi nuk mund të përmendin të përndjekurit, pasi ne i pamë mirë te greva e urisë që me lekë ne dorë e manipulime i cunë vëllezërit tonë në vetëflijim, por le të flasin sot me ta pas zhgënjimit.
Pamë sesi ata deshin të digjnin disa nga të përndjekurit thjeshtë për të marrë një karrige, sepse të njejtën gjë bënë dhe baballarët e tyre kurë vranë intelektualët, akademikët, thjeshtë për të sjellë në pushtet soijn e tyre e që për ato karrige, vranë 1/3 e shqiptarve dhe dëbuan interrnuan gati 2/4 e shqiptarve.
183 klerikë vranë ata në Shkodër, ndonsë në këto male Postriba heroike e priti me pushkë në dorë baballarët e tyre. Masakra komuniste nuk pati të ngopur në Shkodër, derisa burgosi dhe egzekutojë mendjet e ndritura të kombit, Fishtën, Shllakun, Don Simonin, Pjetër Arbnorin..etj dhe sot i biri i sekretarit të parë kërkonë t’i vë kapistërr Shkodrës dhe Shqipërisë.
Këto 22 vite të postëdiktaturës, socialistët bashkë me sigurimin e shtetit që paguhet nga fondi rezervë i Partisë Socialiste kanë patur disa herë tentative për ta marrë pushtetin me dhunë dhe pas marsit të 1997, ata tentuan sërisht me 21 Janarin e fanshëm dhe dështuan dhe me grevën e të përndjekurve pasi demokracia po konsolidohet dhe në një shtet të së drejtës pushteti merret vetëm me votë.
Tani që jemi në prag elektoral, Rama &Topi po dështojnë në llogarinë e tyre për të mbledhur numërin e dyhur për të marrë pushtetin dhe përvec dhunës ata nuk mund të kenë shans tjetër dhe cdo ditë e më shumë po bëjnë gati slloganin “Na vodhën votat”
Por kanë dhe një skenarë tjetër, që të dy qëndrimet kanë në përfaqësinë e tyre të përndjekurit e forumit për demokraci, Gumenin me shokë për të përsëritur sërisht trazira, por jo liberalin e mendimit dhe të disidencës Lubonja, pasi përtej politikës ka menduar të shënojë gurë në memorjen kombëtare dhe në Tiranë vendoset në bllokun komunist, momeriali postblloku.
Liga e Djathtë dënoncon me me forcë në aktivet e rretheve provokime të tilla në emër të të përndjekurve dhe i siguronë, trion e zezë, Topi, Spahia, Rama se asnjë i përndjekur nuk votonë për vrasin e babait, vëllait, apo përdhunimin e të afërmëve në kampin e Tepelenës dhe makabriteti i baballarve të tyre do të dalë në shesh me hapjen e dosjeve.
Këtu pikërisht te dosjet e Sigurimit të Shtetit u tradhëtua Topi, pasi loboj me Ramën dhe nënkryetarin e tij për të penguar ligjin e lustracionit. Mos vallë Bashkim Gazidede kishte të drejtë kur thonte se: “Bamiri është nga Zercani në gjakun e Nexhmie Hoxhës dhe ka qenë bashkëpuntorë i saj”? Apo që në Trio të garantonin pushtetin e ardhshëm të sigurimit të shtetit.
images
Të djathtë nuk i duronë “cibant e sigurimit të shtetit” e jo më t’i votojnë. A nuk ishte Kristaq Rama firmëtarë i vrasjes së poetit Havzi Nela, apo nuk ishte Bamir Topi firmëtarë për dekorimin e vrasit të Xhelal Koprenckës, apo dhe më keq akoma mos dekretuesi i ligjit të lustracioni dhe dekorimit të ordinerve dhe spiunve me nga 5000 mijë euro për kokë, bashkë me një sekretarë rinie që hiqet si i përndjekur. A nuk ishte Bamiri kryetarë i KLD dhe një gjyqtarë do të paguante 150 mijë euro dhe fletë për Shtetin e së Drejtës dhe sistemin e drejtësisë. A nuk është Bamiri vjedhës i tokave të pronarve dhe fletë për pronat?
Të gjitha këto e bëjnë një misionarë në PD, që diktatura e stërviti mirë për të krijuar vazhdimsinë komuniste bashkë me Ramën, por është vonë tashmë të përndjekurve u duhet vetëm një votë për t’i përzënë njëherë e mirë.
Liga e Djathtë një forum i gjerë politikë do të jetë pjesë e të djathtësë së tërë për t’i shkundur njëherë e mirë këta përsekutorë nga të drejtat e tyre. Nuk do të ketë më pas qershorit, spiunë as drejtorë shkolle jo më kryetarë partie.
Endrra për të rilindur diktaturën ka perenduar më 22 mars 1992, por dhe një herë sëbashku për të realizuar endrrën europiane.
Liga e Djathtë


Tuesday, March 26, 2013

Liga e Djathtë: Rama & Topi tallen me të përndjekurit

Liga e Djathtë: Rama & Topi tallen me të përndjekurit:

ilir vata

Liga e Djathtë, në turin e aktiveve në rrethe ka bërë prezent programin elektoral, që kulmonë me shtetin ligjorë, pronat, integrimin e të përndjekurve politike, krikimin e dydhomëshit në Parlament dhe ridimesionimin e të djathtës. Mes të prndjekurish, drejtuesi i Ligës së Djathtë, lëshonë tone kritike, ndaj Ramës dhe Topit, duke i akuzuar se ata në bashkëpunim, minuan ligjin e lustracionit dhe ende po i sherbejnë të shkuarës.

Programet elektorale në letër i socialistve dhe FRD –së së Topit është si dy pika ujë për të përndjekurit, mjaftojnë me pesë zhgarravina për të mashtruar disa njerëz thjeshtë për të krijuar imazhin e gjithëpërfshirjes dhe më e rëndomta një karrem për të shkëputur qoftë dhe një votë.

Sëmundja politike për të përfituar vota nga kjo kadegori e martirizuar në diktaturë është bërë aq qesharake, por dhe garë mes partive politike dhe kohët e fundit pas greves së politizuar nga Topi dhe Rama, tregohet qartë që opozita dhe kundërshtarët e Berishës nuk kishin alternativë tjetër vetëm se të përdornin disa të përndjekur për të rrëzuar qeverinë.

Bamir Tapi, president of the Albanian Republic
Bamir Tapi, president of the Albanian Republic (Photo credit: Wikipedia)

Ata që u keqpërdorën ishin pikërishtë të përndjekurit politikë dhe sot disa të përndjekur janë rreshtuar si figurantë pranë këtyre partive për të serëvirur një realitet të deformuar politikë.

Pak më herët kishin shansin si Rama dhe Topi që të ndaheshin një herë e mirë nga e kaluara jo e largët e diktaturës, thjeshtë duke kërkuar ndjesë publike për krimet e komunizmit.

edi rama

Por cuditërisht lideri opozitarë deklaronë se unë kamë partinë e diktatorit por nuk ka vullnetin e mirë qoftë dhe me fjalë të dinstancohet nga e kalura, madje tërhoqi dhe Topin në të njëjtën grackë të së shkuarës, duke e bërë atë përgjegjës me mosdekretimin e ligjit të lustracioni.

Sot Bamir Topi, cirrët për të përndjekurit, madje dhe për pronat dhe 15 vjetë në politikë jo vetëm që nuk tha një fjalë të vetmë, por shënoi dhe mëkatet e radhës duke dekoruar përsekutorët.

E përpostë implikimit me të shkuarën, dhe mëkatët institucionale që kanë shënuar gjatë detyrave shtetrorë, sërishtë ata flasin për hapjen e dosjeve në të njejtën kohë kur e sabotuan me koshiencë politike dhe qëllim meskin.

Me këtë senc janë shprehur drejtuesit e Ligës së Djathtë në komunënën e Gurrzit në Lac dhe njëherazi kanë kërkuar bashkimin e të djathve për një betejë të fundit me fundërrirat e diktaturës dhe ju kanë kërkuar të përndjekurve të mos bien pre e mashtrimit të tyre.

Liga e Djathtë

41.339177
19.752967

Monday, March 25, 2013

Një dhimbje që nuk shuhet për Vejsel Kullën

Një dhimbje që nuk shuhet për Vejsel Kullën:

Me 02.02.2013 ndahet nga jeta gazetari, publicisti Vejsel Kullën

pena_tinta
Me një titull të ngjashëm u bëra mik me professor Vejsell Kullën dhe me një titull të tillë po ndahem me të. Një dhimbje që më ka kapluar gjith shpirtin. Një zënkë në fytë që më shtërgonë dhe tani që po shkruaj për të dhe madje kam frikë se mos vallë më shpëtojnë gabime dhe ai do të mishikojë. Ai ka qenë kritiku im, miku im dhe e mësova me dhimbje ndarjen nga jeta.
Humbja e Vejsel Kullës  gazetarit, publicistit, themeluesit të gazetes “Liria” eshtë një humbje për botën e letrave, të të përndjekurve dhe botën intelektuale.
Një ditë rutinë madje nga ato të zakonshmet më gjendi përballë selisë së të përndjekurve politikë, kur shikojë në portën e ndërtesën lajmërimin e vdekjes së Vejsel Kullës (profesorit si i thirrnim).
U trishtova dhe ngela për një castë. Njoftimi i vdekjes ishte 02.02.2012 me një foto të kohëve të fundit në kronologjinë e vdekjes. Rrugës mu errësuan sytë pasi në ato rrugë kalonim cdo ditë bashkë dhe ndërment më sillën njëherazi këshillat e tij, nacionalizmi i mbrenshëm, një demokrat me shpirtë lirie. Ndenji për vite gazetarë, redaktorë dhe Kryeredaktor i Gazetës “Liria” shkruante me pasion për figura si Mithat Frashri, Gjergj Fishat dhe kleriket e pushkatuar nga regjimi komunist. Kujdesej që në cdo rast kur të burgosur ndërronin jetë përkujdesej për shkrimet e tyre. Njihej në të gjithë Shqipërinë dhe kishtë lidhje të afrta me poetët, si Ylber Merdani, Kostaq Xoxe (një tjetër figur e ndritur në botën e letrave dhe nuk e di si mund ta ketë përjetuar dhimbjen).
Vejsel Kulla i biri i Femi Kullës ish -Prefekt në qarkun e Dibrës në kohën e Mbretit Zog, një nga familjet e mëdha të Libohovës. Vejseli ka lindur në Dibër e më pas me ardhjen e pushtetit komunist i egzekutojnë pa gjyqë babajnë dhe e interrnojnë në fush-krujë ku për vite me radhë punoj në interrnim punë të rëndomta.
Në fillimet e demokracisë ai gjeti një mënyrë për të punuar, pasi miku i tij Uran Butka e mori të punonte si ndihmës piktor derisa hapet gazeta “Liria” dhe punojë atu deri në vitin 2001, si redaktorë përgjegjës dhe kryeredaktorë.
Me pas vetëm një vit më vonë me mbylljen e gazetës “Liria” hapët një gazetë më stemën e gjenocidit në kokë “Lajmëtari Lirisë” dhe ishte ndër të parët që mbështeti një gazetë për të përndjekurit.
Kohët e fundit rrinte kryesishtë në shtëpi dhe dilte rrallë por shkruante vazhdimishtë dhe po bënte gati një libër. Mosha kishtë bërë të sajn cdo ditë po ia priste hovin dhe dëshirën për të jetuar i lirë.
Vejsel Kulla është atorë i qindra shkrimeve disa tituj librash dhe i librit Plagë që dhembin. Ka qenë shkolla për gazetarë të rinjë që kanë kaluar në gazeten “Liria”, një burrë brilant e i komunikushëm, korrëkt dhe ndonjëher në profesion i rrept.
Ngushellime familjes, pastë dritë në botën e përjetshme.
Nga Ilir Vata


Liga e Djathte nga Durrësi, jo kualicion me persekutoret

Liga e Djathte nga Durrësi, jo kualicion me persekutoret:
Ato që janë arrit deri më sot janë fryt i PD-së dhe Berishës. Si parti vlerash në do të bashkojmë cdo vlerë që e djathta të qeverisë pas qershorit, pasi shqiptarët kanë nevojë për të.
ilir vata

Ne kuadër të aktiveve të qarqeve të vendit, Liga e Djathtë ka përcjellë mesazhe të unifikimi të programit të të djathtës dhe njëherazi ka bërë prezent programin elektoral që startonë me mjaftë interes për të përndjekurit dhe pronarët, si dhe sjellë risi përsa i përket sistemit të drejtësisë dhe formës së shtetit.
Gjithashtu nuk kanë munga kritikat ndaj partive të konsideruar nga lideri i Ligës së Djathtë z. Ilir Vata,si parti qevmbetësish dhe më tej akoma ka vënë nën shënjestër Bamir Topin si një planëgprishës dhe një shërbetorë i djeshëm dhe i sotëm i partisë së diktatorit.
Bamir Topi erdhi në PD më vonë se të gjithë ne, madje në kohën kur erdhi Topi në hoqëm dorë nga politika dhe sic i thotë populli ai e gjeti shtruar dhe u bë nënkryetarë i PD-së, më pas President dhe ai nuk dekretojë ligjin për dose e sigurimit të shtetit, duke u kthyer në plangprishës.
Paturpësia e tij institucionale shkojë më tej, kur dekorojë prokurorin e diktaturës që vrau Xhela Koprenckën dhe më tej akoma nxiti grevën e urisë së të përndjekurve duke i cuar ata në vetëflijim dhe sot hakrrehet se mbështet të përndjekurit.
Ne do të unifikojmë programin më maxhorancën sepse ato që janë arritur deri më sot janë, fryt i PD-së dhe Berishës. Si parti vlerash në do të bashkojmë cdo vlerë që e djathta të qeverisë pas qershorit, pasi shqiptarët kanë nevojë për të.
Liga e Djathtë
41.323354
19.826676