Liga e Djathte nga Burrel, këtu filloi lufta kundër komunizmit
Ilir Vata lider i Ligës së Djathtë nga qyteti i Burrelit
Kësaj radhë përfaqësues të Ligës së Djathtë startuan në qytetin e veriorë të Burrelit për të prezantuar programin elektoral dhe për të bërë prezen stardin e një politike të re në dimensionin e politikës shqiptarë.
Fjalën e hapjes e mbajti kreu i qarkut të Dibrës dhe njëherazi kryetari i Matit z. Maringlen Beqiri, një sportist i talemtuar, ku prezantoj programin në parim me slloganin “Shteti i së drejtës” kthimi i pronës tek i zoti dhe integrimi i të perndjekurve politikë dhe njëherazi kërkojë pjesëmarrjen e të rinjve në politikë.
Më pas lideriiI Ligës së Djathtë, që vjenë nga një familje e madhe e Matit, ridimesionoj dhe një herë pozicionin e tij si politikan në Mat, pasi vitë më parë apo në fillimet e demokracisë ishte një nga themeluesit e PD-së dhe një nga drejtuesit kryesor të kësaj dege, Ai theksoi: “Jam rikthyer në politikë pas gati 15 vitesh se e shohë që e djathtë është tradhëtuar dhe i mungonë politikës shqiptare.
Politikës shqiptarë i mungonë një nga elementët thelbësorë mendimi ndryshe pa të cilën nuk mund të këmi një politikë të dimensionit demokratik. Diversiteti i vlerave dhe larmi e bënë politikën kreative duke respektuar vlerat e të kundërtave ne respektojmë vlerat dhe liritë tona.
Jamë krenarë që jamë matjanë, pasi në këtë trevë ka shumë beteja që baballarët tanë bënë me pushtuesit madje dhe në vitin 1944 u bë kryengritja e parë kundër komunizmit më pushkë në dorë në Macukull nga gjyshërit tanë, madje me mortoje Xhemal Vata shënjoi kundër tyre. Ne jemi antikomunistë sepse diktatura na persekutoje një herë si rezisten me arme dhe një herë si përkrahs të Mbretit zog dhe sotë politika shqiptare na ka mënjanuara.
Ende na mbetet të ridimesionohemi ne politike për të ngushtuar hendekun e brezave dhe për të lënë stafetën brezit të ri për një të djathtë moderne. Më tej me slloganin të lobojmë për matin z. Vata bëri përgjegjës deputete që për këto vite e kanë lënë Matin pas dorë dhe sot renditet një nga vendet më me pak investime. Ne e meritojmë vëmendjen e Shtetit pasi i dhuruam Shqiprisë shtetin modern të Mbretit Zog. Le të lobojmë të gjithë për Matin, përtej kolorit politikëdhe t’i dhurojmë politikës shqiptarë një të djathtë reale dhe përendimore pasi tradita e së djathtës fillonë pikërishtë këtu në Mat.
Liga e Djathtë
No comments:
Post a Comment