Mars 92, mars 97, një kob që zë një Komb
Në retrospektivën e këtyre viteve postdiktaturë nuk do të fshihen kurrë nga memoria e shqiptarëve marsi i vitit 1992, kur shqiptarët me votë plebishitare rrëzunë diktaturën komuniste dhe risollën demokracin, si dhe marsin e vitit 1997, kur shqiptarët rrëzuan gjithcka që ndërtuan të mirë në këto pak vite demokraci, madje dogjën dhe vranë më shumë njerëz sesa një luftë e vetme.
Një diversitet i pa parë i një populli që del nga diktatura i lënduar deri në shpirtë, moral, dinjitet, me pasoja traumatike psikollogjike me një bilanc të frikshëm vuajtjesh, njerëzish të burgosur politikë, të traumatizuar me një varfri të pashoq, njësoj si të dalë nga ferri, por nga marsi i ndritur i clirimit të ferrit, sërisht në ferr.
Një energji negative e pashoq, një shpërthim prej demoni, babëzi për “liri” të pafundme deri në ekstrem të delirit, sa as armët e diktaturës me breshëritë e tyre nuk ua ngopën zbrastësin e krijuar në vitet e diktaturës.
Një duf i brenshëm që në mars të 1997, shpërtheu me tym e flakë, shkatrrimë dhe krisma të pa numërta, si një kujë që dilte nga ferri i shpitrave që rënkonin. Si një nam që kishë rën mbi ta dhe po i ndëshkonte për ato që kishin bërë e kishin hequr.
A janë shqiptarët kaq divers sa gëzojnë pa fundë dhe hidhërohen deri në sakrifim të gjithckaje, apo u bënë pre e politikës mediokre dhe e atyre që kishin mision ta conin Shqipërinë drejtë ferrit se kishin humbur perandorinë komunistë. Mos vallë kishte njerëz kaq të zinjë sa menduan se një kaus i tillë do t’i kthej njerëzit sërit te diktatura?
Të gjitha hipotezat janë të mundshme, kur shohi që dhe sot nuk ka ndryshuar asgjë në mentalitetin e politikanve në politikëbërjen e tyre. Të njejta gjasa janë edhe sot për një katraurë të tillë pasi ndër vitë ka patur gjasa të tilla të shkatrrimit të shteti, madje dhe me armë e pikërishtë me 21 Janatë, madje dhe më herët raste të tilla janë shfaqur si një vizion i frikshëm që ende flenë në imagjinatën e tyre.
Pas 22 vitesh nga rënja e diktaturës Shqiptarët kanë hequr shumë, por ajo që “vret” është fakti se janë po ata politikanë, po ata fytyra që e shkuara i ka zënë për gryke dhe vërtiten në të shkuarën duke menduar se janë në të ardhme, dhe më keq akoma të njejtat raste analoge kanë gjasa të zënë fillë.
I njëjti qëndrim për diktaturën më mizore në Europë nga partitë politike, qëveritë ( pa përjashtim që kanë kaluar këto vitë) kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si Diktatori i fundit komunist, si për të përndjekuri, si për pronat ashtu dhe për fundin e tranzicionit dhe integrimin e vendit.
Me të burgosurit politikë janë mjaftuar me një institutë që e shpiku nga Nano pasi kishte përvojë nga instituti Marksist dhe këtë e pasuan dhe demokratët vetëm se shtuan dhe një antikomunistë, pra mjaftuan t’i vënë një parashtesë këtij instituti, anti…
I njëjti qëndrim për hapjen e arkivave sekrët dhe spiunve të sigurimit të shteti, madje me të njëjtën gamë përpliten në agoninë politike dhe sot qoftë për integrimin e kësaj kadegorie, qoftë për varret e humbura dhe më keq akoma kanë të njëjtin senc për diktatorin, madje kohët e fundit kërkojnë t’i vënë edhe busit e rrëzur në marsin e parë të 92-shit.
Më heret të përndjekurit, “Liga e Djathtë” i kërkuan Presidentit Nishani heqjen e titujve të diktatorit dhe brenda një priudhe vetëm dy mujore, alarmohen dhe propozojnë vendosjen e bustit të diktatorit në Kryeqytet, madje pas dështimit në këshillit bashkjak të Tiranës kanë ndërmarrë hapa ligjor duke hapur një padi për ridimesionimin e figurës së diktatorit dhe me objek, këthimin e busti në vendin ku u rrëzua.
Shqipëria po riciklonë të shkuarën dhe vorbulli 22 vjecarë është njo tollovitje në të shkuarën pa shpresë për të dalë nga kjo gjendje kautike ku konturet e shtetit janë të deformuar nga vet anarshia politike dhe konfliktualiteti i rivalve për pushtet.
Jnë goditur vlerat e vetë shtetit demokratikë, pavarësia e pushteteve, mosfunksionimi në tërsi i shtetit të së drejtës dhe vetë sistemit të drejtësisë, pasi palët e pushtetit konsiderohen si një e tësë dhe nuk ka barazi para ligjit, pasi ky i fundi godet të pamundurit pra të “doptit”.
Praonat, tregu e gjithcka që bënë pjesë në zinxhirin e një shteti demoktratik është e shkëputur dhe jashtë kornizës qoftë në kuptimin formal apo jo formal.
Ata që udhëhoqën revolocionin e 1997, janë sot ministra të qeverisë, ndonse atherë nuk nguruan të vrisnin mbështetsit e shtetit dhe më keq akoma Ministri i Mbrojtjes ishtë gjenerali që gjakosi shqiptarët nga Vlora në Tiranë, madje të ura e mifolit mbante në supe një kundratank.
Të tjerë rrebelë janë ndarë në parti të ndryshme politike dhe ata dinë mirë kur është moment ta rikthjenë shqipërinë në një ditë të tillë, pasi është e lexueshme që ata janë thjeshtë mbështetës të atit të tyre shpirtërorë diktatorit Enver Hoxha.
Aspak nuk është cudi që situata të tilla të paprecedent të rigthehen si një ogur i zi, pasi zyrtarët e lartë të shtetit dhe drejtuesit e partive politike janë pikërisht nga ata të djeshmit.
Ky është kobi që zë një komb dhe falë zotit trysnia e një pushteti të padrejtë nuk bie në zemrimin e shqiptarve për ta shfryer dufi me gjithë zemrimin e tyre.
Sot politika u armatose, por më parë duhet të legalizonte apo të mblidhte armët e marra më 1997-të, pasi shqiptarët janë të armatosur.
Duhet më parë të divorcohen më të shkuarën dhe të gjejnë dialogun politikë në të mirë të shqiptarve. Zgjedhjet e qërshorit nuk do të sjellin ndonjë gjë të re pasi do jenë po ata të djeshmit, ose ish- spiune, osë të korruptuar apo pasionantë të diktaturërës dhe ka gjasa që shumë shpejtë në këtë mitomani dekorimesh të ndrenë mitë të rreme për të shokuar shqiptarët me të njëjtat mjete si regjimët, demagogji, zhurmë dhe mbytje mediatike. Ky është dhe udhëkryqi dhe paradoksi shqiptarë që ende nuk dallojmë dot së cili mars duhet respektuar ai 92-shit, apo i 1997-tës.
Nga Ilir Vata
41.323354
19.826676
19.826676
No comments:
Post a Comment