“Liga Djathtë”
Partia e të Drejtave të Mohuara
Sllogani: Shteti i së drejtës.
Prirjoritetet.
Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Prona tek i zoti, abrogimi i ligjit 7501.
Integrimi i të përndjekurve, hapja e dosjeve të spiunve të sigurimit të shtetit, jo si hakmarrje por si një nevojë për t’u distancuar nga e shkuatra.
Dëlirja e administratës nga ish- mekatarët e diktaturës dhe të korruptuarit.
Garantimi i rendi dhe i sigurisë së qytetarve.
Krijimi i dy dhomshit në parlament dhe krijimi i kushteve të zgjedhjes së presidentit nga populli.
Demokraci e përfaqësuar me çdo votë të qytetari dhe vendosja e kurumit për pjesmarrjen në votim.
Ceshtja Kombëtare
Ruajtaja e sovranitetit të territorit Kombëtar në përputhje me kushtetutën e vendit dhe konventat ndërkombëtare. Çeshtaja e shqiptarve do të shihet si një e tërë pa cënuar lirinë dhe sovranitetin e asnjë Kombi me parimin e shenjtë aty ku cenon lirinë e tjetrit, mbaron lirija jote”. Ne nuk jemi për nacionalizma primitive dhe egoist të edukuar nga cinizmi i kohës së shkuar. Bashkimi Kombëtarë do të ndodhë atherë kur shqiptarët më parë të jenë bashkuar në Bashkimin Europian.
Ceshtja Kombetare tashmë ka marre kuptim “Një komb dy shtete, një shqipe dy koka”. Rajoni i Ballkanit ka nevojë të funksionoi si një i tërë me popullsi hetorogjene, duke respektuar konventat ndërkomtare dhe si një e tërë në Bashkimin Europian.
Ndasitë, flamuj, kombet, patriotizem urrejtja rracore janë modele të tipit komunistë, ne të Ligës së Djathtë i themi atdhe dhe do të respektojm cdo vlerë tonën apo të kombësive të tjera në shtëpinë e madhe BE.
Shteti i së drejtës
Garantimi i pavarësisë institucionale dhe respektimi i parimit të së drejtës së votës me kontaratë sociale “Qytetari të delegon nga të drejtat e tij disa të drejta, që përfaqsuesit e tyre t’i ruajn të drejtat në tërsi”. Garantimi rendit dhe qetësisë publike. Garantimi i të drejtës së fjalës të drejtës për një stre dhe një punë në përputhje me kushtetutën. Barazia para ligjit, dhe krijimi i mundësive për një treg të lirë.
Të funksionojë ndarja e pushteteve, legjislativ, egzekutiv dhe ai vendor. Decentralizimi i pushtetit vendorë dhe vetëadministrimi i tyre.
Krijimi i një institucioni të pavarur për luftën kundër korrupsionit dhe në bashkërendim me institucionet e së drejtës të kordinohen veprimet për të minimizuar këtë gangrenë të shekullit. Të shikohet kodi penal dhe kodi i procedures penale dhe të rritet masa e denimi për veprat penale të korrupsionit, mitmarrjes..etj.
Liria dhe të drejtat
Një nga pikat kryesore që synon të trajtojë Liga e Djathtë është liria dhe të drejtat e individit në përputhje më kartën e të Drejtave të Njeriut dhe Konventat Ndërkomtarë, duke mbajtur shtetin largë të drejtave si dhunues i lirive individuale. Cdo kush me të drejtë pyetën? Nga kush dhunohen të drejtat e njeriut dhe përgjigjëja është vetë Shteti.
Shteti ka tagrin e përfaqësimit ligjor dhe kur ai nuk funksionon si duhet, ai shëndërrohet në dhunues të drejtpërdrejtë të të drejtave qytetare. Por Liga e Djathtë, PDM ka në programin e saj një sër projetsh për të garantuar liritë e qytetarve.
Forcimi i Shtetit ligjor dhe garantimi i pavarsisë së sistemit të drejtësisë, si një nga hallkat kryesore të garantimit të të drejtave qytetare. Reformimi i sistemit të drejtësisë, përfshirë të tërë spektrin që nga gjykata dhe organi akuzës apo sistemet e paraburgimit, apo institucionet e vuajtjes së dënimit.
Prokuroria
Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale. Në radhë të parë reforimi i organit të akuzës, prokurorisë dhe hallkave institucionale që ajo përfaqëson, duke pastruar këtë institucion nga ish-prokurorët hetuesit, torturuesit dhe përndjeksit që shërbyen në kohë të diktaturës dhe pozicionim në organin e akuzës prokurorë me integritet të lartë moral e intelektual për ta bërë këtë institucion jo vetëm të pavarur por dhe professional.
Oficerët e policisë gjyqsore dhe e gjithë hirarkia të monitorohen nga një komision i posacëm për shkeljet abuzimet me ligjin dhe të drejtat e njeriut.
Organi i akuzës të jetë garat i jetës së qytetarve duke respektuar kodin penal dhe kodin e procedurës penale të drejtën e qytetarit për një kallzim të ligjshem apo hetim të ligjshëm.
Gjykatat
Shkrirja e KLD-së dhe krijimi i një komisioni kontrolli në bazë të ligjshmërisë, paanësisë dhe kushtetutmërisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, aktualishtë nuk e krynë funksionin sepse gjyqtari nuk ka një prag të caktuar për gabimet apo gjyqet e rrezuara nga një gjykat e një hirarkie më të lartë. Prandaj, Liga Djathtë propozon; Krijimin e Komisionin të Verifikimit të Drejtësisë ose KVD. Një gjyqtarë që kapet me shkelje ose për tri radhë një gjykatë më e lartë i ka rrezuar vendimet për mungesë të vlersimit të provave, mosgjykimin në themel të ceshtjes, ai të pënalizohet me dënime me gjobë në rastin e parë dhe me heqjen e të drejtës së qenit gjyqtarë kur plotëson korumin e gabimeve në dëm të qytetarit, apo të vetë ceshtjes.
Shumë vende të ish- lindjes e kanë zgjithur në këtë mënyrë dhe ka funksionuar.
Krijimi i elitave të gjiqtarve dhe përfshirja e një gamë të gjërë të gjithë kandidatve të mundshëm për të punuar në gjukata të niveleve të ndryshme.
Institucionet e vuajtjes së dënimit.
Të dënuarit për vepra penale me vendim gjykate, duhet të shlyej dënimin në përputhje të plotë me ligjin dhe konventat ndërkomtare. I dënuari është privuar nga liria, por duhet të gëzojë të gjitha të drejtat që ia garantonë kushtetuta. Të ketë mundësinë të jetojë në institucionet e vuajtjes së dënimit i qetë, pa dhunë dhe krijimin e mundësive për një edukim në përputhje me të gjitha të drejtat, për tu ingranuar me informacionin, edukimin dhe krijimin e mundësisë të edukimit apo punësimit.
Brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit të ketë kushtet e nevejshme të të jetuarit, të një shtrati, higjene, ajrimi, studimi dhe ushqimi në përpudhje me standartet jetike.
Të respektohen të drejtat dhe detyrimet që ai ka me vetë ligjin në mënyre të unifikuar. Të krijohen mundësit e edukimit nëpërmjet punës, shkollimit që jo vetëm të rehabilitohet, por të ketë mundësin të përfitojë të mira materjale për një jetë me të mirë për veten dhe familjen, si dhe të ketë mundësin e fitimit të një profesioni si një mundësi jo vetëm rehabilitimi, por si një nevojë pas mbarimit të dënimit.
Të respektohen të gjitha kriteret për të dënuarit në respect me ligjin dhe të drejtat e njeriut në mënyrë që të mos rendohet asnjë nga të drejtat e të dënuarit si dhe të respektohen të gjitha kriteret për të izoluar krimin kur kemi të bëjm me kadegori të krimit të organizuar, trafikimit të lëndve narkotike, apo terrorrizmit.
Policia
Reformimi i organit të ministrisë mbrenshme në përputhje me vetë statusin e ushtarakut për punonjësit dhe reformimi i tyre në bazë të shkollimit, trajnimit dhe integritetit të përsonit deri në brezin e tretë.
Shmangia para qytetarit e uniformave të armatosuara, vetëm në rastë kur vetë ligji e kërkon, apo rastet e parashikuara po me ligjë.
Si dhe rritja e numërit të punonjësve jo vetëm me integritet të lartë por dhe trajnimi dhe shkollimi i tyre.
Sistemi i drejtësisë në tersi me të gjitha hallkat duhet të reformohet në radhë të parë në burimet potenciale të punonjësve, duke krijuar një efikasitet të lartë në shërbim të vetë qytetarit.
Garantimi i fjalës së lirë dhe mediat në tërsi.
Mediat zënë një vend të rendësishëm; në politikat që ndjeg Liga Djathtë dhe Partia e të Drejtave të Mohuara, pasi mediat kanë rol kyc në informimin e publikut, aktualitetit, lëvrimit të kërkimeve shkencorë dhe lancimin e vlerave individuale dhe Kombëtare.
Në radhë të parë duhet garantuar pavarsia e mediave, që fatkeqsish nuk janë në standartet e kërkuara.
Krijimi i kushteve për një media të pavarur nga shteti, politika dhe vetë padronët e mediave, pasi kohët e fundit mediat jo vetëm janë shëndërruar të njëanshme por janë vetëcensuruar.
Respektimi i pavarsisë ekonomike dhe respektimi i vetë ligjit për mediat për financimin e tyre.
Propozimi për rishikimin e ligjit për medjat dhe garantimin e punonjësve në përputhje me ligjin, pasi shumica e gazetarve punojnë në të zezë.
Krijimi i kushteve për pozitat e sindikalizmit në media dhe bashkërendimi i amendamenteve të BE për mediat.
Garantimi i të drejtës së atorit dhe krijimi i një komisioni të monitorimit të parurive intelektuale pranë ministrisë së Kulturës.
Garantimi i një tregu të lirë të mediave në përputhje me normat ndërkobëmtare të mediave.
Rishikimi i ligjit për mediat dhe garantimi i pavarsisë së tyre.
Prona
Obiksioni kryesorë, si një nga liritë themelore të qytetarve është prona dhe si e tillë ajo në përputhje me kushtetutën duhet të ketë vetëm një definacion “prona tek i zoti”
Abrogimi i ligjit 7501, pasi ai i ka mbaruar efektet ligjore për paisjen e fshatarve me tokë në bazë të frymëve.
Ky ligje dhe amendamentet shtesë nuk kanë më efekte ligjore dhe ata përballë të drejtës për pronën janë të pavleshme.
Shkrirja e Agjenësisë së Legalizimeve dhe paisja e qytetarve me dokumentin e pronësisë në përputhje me kodin civilë të drejtën e ushtrimit të tagrit mbi pronën me parashkrimin fitues dhe vetë shteti të luaj rolin e garantit mes palve në përputhje me vetë ligjin.
Heqja e kufizimit të pronsisë dhe lënia e të drejtës së pronarit të ligjshëm të ushtroi të gjitha tagret mbi pronë e trashiguar, apo të blerë si dhe në rastin të fituar me ligj.
Kthimi i pronave poronarit pa kushte dhe pa cente rënduese apo detyrime të tjera që ia kushtëzojnë marrjen e pronës.
Prona është themili i lirive të individit dhe njëhërazi themeli i ekonomisë së tregut, që pa këtë liri themelore dhe vetë tregu është i cënuar.
Liga e Djathtë, duke kthyer pronën tek i zoti si një detyrim jo vetëm ligjor por dhe i shenjtë çlironë të gjitha energjitë pozitive për ta fuqizuar individin dhe për t’i dhënë mundësi tregut, që në magjin e vetë të çlirojë ipute positive për shoqërinë.
Kthimi i pronës tek i zoti ndalonë një herë dhe përfundimisht abuzimin me pronat.
Integrimi i të Përndjekurve Politikë
Hapja e dosjeve të bashkëpunëtorve të Sigurimit Shtetit, jo si hakmarrje por si një element për ta lenë të kaluarën pas dhe për të patur një shoqëri të hapur e pa të fshehtat e djeshme të diktaturës, si dhe t’i shërbej vetë publikut për të parë se regjime të tilla mizore janë të rrezikshme për mbarë kombet në Botë.
Krijimi i një ministrie të vogël bashkëgjitur te Ministria e Integrimit, pasi fondet e të dy institutive të të përndjekurve e kapërcejnë këtë kufi dhe nuk kanë arritur qëllimin çfarë tregon se aktualishtë këta institute janë jashtë funksionit dhe janë një model tipik komunist.
Dëmshpërblimi i viteve të burgut dhe punës së papaguar në përputhje me vetë kodin penal për pafajsinë.
Ndërtimi i një obelisk në Kryeqytet ku të shkruhen emrat e të gjithë atyre që u egzekutuan dhe burgosën nga regjimi komunist si një vepër që të nderojë të martirizuarit dhe njëherazi t’u tregojë brezave se regjimi komunistë në Shqipëri ishtë një nga regjimet më të egra në Europë dhe të shërbejë si parandaluaes apo frenues për të ardhmen, që regjime të tilla të mos imstalohen në vend.
Ndërtimi i një muzeu në Kryeqytet ku të demonstrohen dokumentat historik, broshura, shkrime e mjetet të tjera materjale që kanë lidhje me të gjithë ata që vuajtën nga regjimi komunist. Të publikohen cobza të vuajtjes, rroba corape e sende të tjera që kanë lidhje me vuajtjen. Të publikohen foto dhe dokomenta të tjera arkivore ende të panjohura për puiblikun.
Krijimi i një departamenti të specializuar për kërkimin dhe gjetjen e varreve të humbura të të pushkatuerve me dhe pa gjyq, si dhe të gjithë atyre që kanë vdekur në burgje.
Rivarrimi i tyre në në varrazë të grupuar në kryeqytet ku të njihen si martirë të rënë në regjimin komunistë.
Dekorimi në grup i të gjithë klerikve, intelektualve dhe antikomunistve që luftuan me pushkë në dorë kundër komunizmit.
Ndërtimi i shtëpisë (azili) falas për të gjithë atyre të burgosurve apo të interrnuarve që janë gjallë dhe nuk kanë një streh.
Hartimi i një stradegjie kombëtare për të përndjekurit politikë dhe përfshirja në politikat e punësimit të përshpejtuar apo definitive për këtë kadegori.
Ruajtaja e burgjeve dhe kampeve të diktaturës si objekte muzeale dhe krijimi i kushteve të duhura për të informuar publikun dhe opinjonin për krimet që ka bërë diktatura.
Rishikimi i historisë, pa anësi por me integritet professional, duke shfrytëzuar çdo fakt dokomenta arkivorë brenda dhe jashtë vendit, që brezat e rinjë të njohin të vërtetën në zy, që regjimet të tilla të mos vijnë më.
Arsimi
Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë. Arsimi, kultura, arti dhe vlerat muzeale për Ligën e Djathtë janë elementi kryesorë që lançohen vlerat e një Kombi. Liga e Djathtë si një parti vlerash do të cojë arsimin në nivelet e dyhura përendimore.
Arsimi publik dhe privat në garën e përjetshme mes dualitetit dhe konkurencës do të arrinë stadet dhe parametrat që kërkon vetë BE për një mundësi arsimimi për këdo dhe pa ndalesa ligjore e burrokratike.
Rritja e kapaciteteve pedagogjike e profesionale duke punësuar pedagogë të rinjë që kanë studiuar jashtë dhe kanë kualifikimin e dyhur shkencor dhe professional.
Rishikimi i programit mësimore që në fazën parashkollore dhe ciklin parauniversitarë me rishikimin e programit mësimorë pasi në kuadrin e BE-së sistemi becelo po e vë arsimin në një situatë të pa qartë integrimi.
Sistemi i larë publik i ka shfaqur luhatjet dhe nuk është ende gati që studentët e diplomuar ta kenë mundësin që diplomën e tyre ta konvertojnë në vendet e Bashkimit Europian, prandaj Liga e Djathtë kërkon rishikimin e programit arsimor për një unifikim të tij në të gjitha ciklet dhe nivelet si në atë publik dhe atë privat.
Ndërtimi i infrastukturës shkollore që nga ajo metodike dhe kushteve për femijët apo studentët, pasi lë për të dëshiruar dhe futja në praktikë e arsimit të mesëm të detyrueshëm dhe krijimin e një pakete ligjore për këtë moshë shkollore.
Krijimi i shkollave me profil professional nga një deri në tre vjecar për të krijuar mundësin për nxënsit që të marrin një profesion dhe t’u krijohet mundësia e punësimit njëkohësisht.
Krijimi i infrastrukturës elektronik që nga mësimëdhenja dhe vendosja e një metodologjie të re për mësimdhenjen.
Trajnim dhe kualifikimi i stafeve pedagogjike dhe monitorimi i tyre në bazë të testeve.
Rishikimi i programeve mësimore dhe dhe njësimi i tyre me ato të Bashkimit Europian për të njësuar sistemin bacelo dhe nivelet e tjera të studimit.
Arti
Arti si “pushteti i të rrallve” do të konsiderohet nga Liga e Djathtë dhe si i tillë ai jo vetëm do të vlerësohet, por do të krijohen mundësi për lancimin e tij dhe zhvillimin e artit në sencin publik dhe privat.
Përvec arsimit shtetrorë, do të kërkojmë që arsimi privat të ketë klasa të artit si arte pamore, muzika, koregrafia, aktrimi, skenografia, dhe gjenit e tjera që kanë vlera artistike.
Krijimi i kapaciteteve artistike të zejës, gdhendjes dhe vlerave të tjera kombëtare, duke shfrytëzuar traditën si një nga vlerat e pa lancuar dhe mundësin e futjes së një tregu për artin si brenda vendit dhe në trojet shqiptare ashtu dhe në vende të tjera të Europës dhe më gjerë.
Liga e Djathtë do të ecë me parimin “ Në një vend ku nuk vlersohet arti nuk vlerësohet as jeta”
Krijimi i pavioneve të artit dhe krijimi i shoqatës së artistve për të krijuar panairin vjetorë të artit jo vetëm si mundësi ekspozimi por si një mundësi e re për ta future artin në treg të organizuar.
Krijimi i mundësive të lancimit të artit në zejs, apo pavionë për biznesin, duke krijuar letësira si tri vitet e para biznesi i artit të mos paguaj taksa dhe më pas të paguaj 50% me pak se një biznes tjetër.
Nxitja dhe hapja e pavjoneve të artit privat me kushte lehtësuese si dhe heqja e detyrimeve për të gjitha shkollat, universitetet private që hapin pavione të tilla.
Kultura dhe sporti
Ringjallja e vënia në eficencë e QKF, duke krijuar kushtet e duhura për thithjen e kapaciteteve të reja dhe talented e reja. Krijimi i kushteve të nevojshme për investimin në kulturë që në embrion të shkollës dhe Liga Djathtë; Propozon që ndryshim të vijë që te mësuesit e muzikës, vizatimit apo edukimit fizik, duke çuar në shkolla mësues me arsimin përkatës, pas deri më sot shumica e këtyre profesioneve janë jashtë metodikes mësimëdhënse dhe profilit përkatës.
Krijimi i kushteve të përshtacme sportive, që nga këndi i lojrave në lagje apo vendin ku jetojnë, bazës sportive në shkollë dhe këndeve të nevojshme pranë qendrave sportive të qytetit dhe këto të monitorohen jo vetëm nga atoritetet përgjegjese të Ministrisë së Arsimit, por dhe nga një department i posacëm i pushtetit vendor.
Të nxitet biznesi për mbështetjen e talenteve të reja dhe vetë institucionet shtetërosë të financojnë për këto kadegori tashmë të lënë në harresë.
Rigjenerimi i vlerave të kulturës dhe traditës.
Objektet muzeale të gjenezës dhe etnogjenezës të rikualifikohen sipas standarteve dhe cilësisë me hirarki, duke i klasifikuar me yje, por më parë pasurimi i tyre me objektë dhe vlera të harruara dhe krijimin i mundësisë të finacimit dhe krijimi i kushteve të vetëfinancimit të të gjitha objekteve të kulturës duke i kthyer ata në vende “peligrinazhi” nga vizitorët vendas dhe të huaj.
Hartimi i një stradegjie kombëtare për koto objektë e institucione të kulturës.
Tregu
Krijimi i kushteve standart për një treg të lirë dhe të ndershëm dhe nxitja e bizneseve të reja dhe investimeve në qytete dhe zona rurale.
Krijimi i kushteve të nevojshme për bizneset e reja dhe përdorimi i praktikave lehtësuese për to, si heqja e taksër për tri vitet e para dhe garantimi barazise së tregut të ndershëm.
Krijimi i institucioneve të pa varura për të luftuar monopolet dhe oligarpolet dhe për të lënë sa më largë shtetin nga mbështetja e kesaj kadegorie. Shteti i ka të përcaktuara kushtet kur duhet të hyjë në treg dhe në ato raste duhet të monitorohet nga institucioni i pavarura.
Mekanizmi i tregut duhet të funksionoi vetë ashtu magjishëm mes kërkesës dhe ofertës dhe përcaktues është cmimi.
Në Shqipëri, tregu është i mbytur nga monopolistët shtetarë dhe Liga e Djathtë, pikërisht me ndërtimin e institucionit të pavarur bën të mundur garantimin e një tregu të lirë.
Monopolet dhe oligarpolet
Institucionet shtetrore të hartojnë stradegji për zhdukjen e monopoleve dhe oligarpoleve si gangrene që prek tregun dhe prishë balancat e tij. Sëmundja e shekulli, monopolizimi i tregut është përgjegjësi e qeverisë dhe përmbushë deturimin e rrallë kur qeveria hy në treg.
Tregu duhet të funksionoi i lirë me magjinë e tij dhe institucionet duhet të jenë garant.
Buqësia
Nxitja e inisjativës për investime në buqësi në kultura të ndryshme dhe krijimi i kushteve për një treg të sigurtë si Brenda dhe jashtë vendit.Suvencionimi i fermerve për të gjitha produktet si farat, karburanti dhe asistence teknike.
Nxitja e fermerve për kultivimim e bimeve një vjecare a më shumë vjecare si dhe krijimi i depove të përbashkta të magazinimit të kushte të duhura frigoferike për të garantuar një lëvizje të mallrave në kohën e duhur me tregut në bazë të kërkesës dhe afertës.
Studimi i zonave dhe përbërjes së tokës dhe kultivimi i bimëvë dhe drurve frutorë dhe investimi i fermerve për të krijuar fermat e tyre duke u përjashtuar nga taksat për një periudhe katës vjkecare si dhe krijimi i kushteve të sigurta bankare duke nxitur investimi me kredi të buta dhe afat të gjatë.
Krijimi i kushteve të duhura të infrastrukturës rurale për krijimin e lehtësirave për transportin dhe tregun e produkteve buqësore.
Nxitja dhe trajnimi për shtimin e blektorisë në tufa, si dhia në zonat e thella malore, delja në zonat kodrinore dhe, gjedhi, derri, shpendet në zonat fushore.
Nxitja për krijimin e baxhove modern për përpunimin e bylmetit dhe nënproduktet e qumshti.
Trajnimi për marrjen e patentave për produktet e tregut europian dhe garantimi i një tregu të lirë brenda dhe jashtë vendit.
Suvencionimi dhe marrja e makinerive përpunuese pa doganë dhe taksa të tjera rënduese.
Krijimi i stacioneve magazinuese për bimët medicionale dhe paisja e tyre me licencë pa kushte renduese të taksave.
Krijimi i fidanishteve për bimët e mesdheut dhe futja e tyre në treg me kushte lehtësuese.
Taksat dhe Dogana
Taksa duhet të jetë e univikuar për të gjithë në bazë të parimeve standart të tregut, bazuar të meritokracia e individit, duke patur si model taksën e sheshtë.
Tregu duhet të funksionojë me magjinë e tij në bazë të kërkesës dhe ofertës dhe përcaktues është cmimi dhe përballë kësaj të drejte ligji duhet ti trajtojë sit ë barabartë edhe përballë detyrimit të taksave.
Heqja e doganës me shtetet fqinjë dhe kryesisht në mënyre specifike me kosovën.
Heqja e doganës shtetrore për mallrat që kanë doganën e vendit të origjinës pasi deri më tani shqiptarët kanë paguar dy herë doganë që bie ndesh me të drejtën nderkomtare.
Heqja e dokanës për makineritë buqësore dhe produktet e tjera ndihmse për buqësin.
Heqja e doganave për paisje te industrisë së lehtë dhe e kapaciteteve të tjera ndihmse.
Turizmi
Turizmi malorë është ndër pririoritetet e turizmit modern dhe sot shqipria këtë lloj turizmi e ka të pa urganizuar. Liga e Djathtë do të nxisë fshatarët e kryesish emigrantët të investojnë në zonat e braktisura, pasi kullat nga veriu në jug janë një paruri kombëtare dhe madje dhe botërore sepse janë të një lloi unikal dhe kanë një larmi të dallueshme nga një fshat në tjetrin dhe nga një treve në tjetrën.
Ndërtimi i rrugve rurale dhe përjashtimi nga taksat për 10 vjet i të gjithë hotelerive dhe biznesit malorë.Turizmi familjarë të jetë një nga pririoritetet kryesore duke patur si vlerë traditen e gatimit, traditën e tëjeturit mes gërshetimit të traditës dhe moderns.
Financimi i objekteve muzeale të trevave të vendit dhe financimi në masën 10% i kullave të karakterit të vecantë nga shteti.
Përjashtimi nga taksat i bizneseve të reja dhe i hotelerive për dy vite dhe rregullimi i infrastrukturës.
Nxitaja e invesitorve të huaj dhe I bizneseve të mëdha për krijimin e komplekseve të mëdha sociale në zonat bregdetare.
Financimi dhe mirembajtja e zonave monumentale dhe objekteve të tjera historike.
Shtresat në nevojë.
Gjithkush ka të drejtën për punë, të zgjedhë lirisht profesionin, të ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia. Shtresat në nevoj për shkak të pamundësis, paaftësisë apo gjymtimet në punë apo aksidentale, mosha e tretë apo fëmijët jetim, romët apo minoritetet.
Kadegoritë në nevojë kërkojnë vemendje shtetërore, si të sëmurët mendorë të gjymtuarit apo persona të moshës së tret që kanë nevojë për ushqim apo një stre.
Krijimi i shtepive të azilit për të gjitha këta kadedegori dhe krijimi I kushteve lehtësuse për të gjithe ata invesitor që investojnë në këtë fushë, lehtësimi në taksa dhe krijimi I beneficave të tjera lehtësuese.
Lidhja e pensionve për të gjitha kadegoritë që kanë nevojë për kujdestarë.
Dhënia e ilaceve falas për praplegjiket të sëmurët me dializë të sëmuret AIDS (sëmundja e shekullit) dhe kadegori të tjera specifike.
Tregu i punës.
Krijimi i një agjensie për monitorimin dhe thithjen e kapaciteteve për punë në administratën shtetërore dhe private në bazë të meritëkracisë dhe garës për të patur një transparence të gjerë me publikun.
Krijimi i strukturave homologe me universitetet publike e private për përzgjedhjen e meë të mirve në shërbimin publik.
Ministria e Punës është një institucionë parazitë sin ë hartimin e projekteve të punësimit si Brenda dhe jashtë vendit ashtu dhe në mënyrën e përzgjedhjes së punonjësve të kualifikuar.
Të zhduket njëher e mirë roli i administratorit sekser ku e ve punonjësin përballë detyrimeve të paligjshme.
Krijimi i tregut të punës nga institucionet e pavarura, ojq, shoqatat sindikatat dhe biznesi privat.
Lufta institucionale nëpërmjet monitorimit dhe ndëshkimit me gjoba dhe burg për punën e zeze që sot është në pikun e saj.
Krijimin e kushteve lehtësuese për biznesin privat në vartësi të numërit të punonjësve dhe kruesish të atyre me aftësi të kufizuar.
Rritja e masave ndëshkuese në kodin e punës, kodin civil dhe atë penal për të gjithë ata që abuzojnë me të drejtat e punonjësve, që nga orai i punës, siguracionet e shëndetit dhe jetës dhe deri te paga.
Rishikimi i ligjit për sindikatat dhe krijimi i kushteve të funksionimit të tyre si një institucion në mbrojtje të punonjësve.
Integrimi në BE
Garantimi i demokracisë dhe rrotacionit politikë në bazë të vlerave dhe rregullave demokratike.
Respektimi i votës së lirë, mendimit ndryshe, i fjalës së lirë i mediave vizive dhe të shkruara.
Respektimi i të drejtës mbi pronën dhe i tagreve që e përfaqësojnë atë.
Respektimi i pavarësisë institucionale i pushtetit egzekutiv, gjyqsorë dhe atij administrative, si hallka kryesore e funksionimit të shtetit.
Garantimi i jetës së njeriut dhe krijimi i kushteve për një stre e punë për të jetuar normalisht.
Dëlirja e shoqërisë nga e kaluara për një shoqëri të hapur.
Hapja e arkivave të Sigurimit të Shtetit për publikun për një divorc me të shkuarën.
Dënimi i krimeve të komunizmit nga polittika dhe garantimi i saj me ligj, që të parandalohet rikthimi i diktaturës në vend.
Dëliraja e administratës shtetrorë nga njërëz me integritet të ulët në të kaluarën komunistë, si dhe të korruptuarit.
Nxitja e elitave te reja në politikëbërjë dhe pjesmarrje e gjerë në përzgjedhjen e tyre.
Përmbushja e detyrimeve të BE-së si hallka kryesore për të kapërcuer situatën e ngërcit politik, ekonomik dhe atë të standarteve për të jetuar i lirë dhe i sigurtë sic do europian.