Liga e Djathte, denoncone krimet e komunizmit dhe kerkon te hapen dosjet e bashkepunetorve te sigurimit te shtetit pasi partite politike drejtohen nga persekutore real dhe pritet qe 2013 te jete trashigimia e trete e komunizmit e sunduar nga mekataret, te korruptuarit dhe injorantet.
Ilir Vata
E nëse politika në Shqipëri është ndërsjellur në vorbullin e vjetër të së shkuarës një grupim i ri politikë ka marrë jetë që nga pranvera e kë tij viti dhe në epiqendër janë të përndjekurit dhe pronarët dhe filozofia politike e një të djathte tipike përendimore.Pikërishtë kjo politikë i mungonë Shqipërisë, pasi klima në tërësi e politikës në Shqipëri vërtitet rreth diktaturës dhe vetë diktatorit Hoxha dhe pasarëdhësve të tij dhe brezit të tretë dhe ky është një rrezik i ri që i shfaqet sfondit politikë shqiptarë .
Rrethi vicoz i politikës shqiptare vërtitet në një orbitë që kërkojnë me cdo kushtë që tashigitarët e ardhshëm të politikës dhe të pronarve të rinjë të jenë pikërishtë ata që shëmben të djathtën, mbretërinë , pronarët nga pushteti, pra komunistët e rinjë .
Thjesht në një vëzhgim të shkurtër mund të konstatosh shumë gjëra një herazi. Shtetarët e sotëm si të përndjekur kanë marrë nga shteresa e tyre disa spiunë të sigurimit të shtetit dhe i përdorin ato si makiazh elektoral.
Instituti i të përndjekurve përfaqësohet nga një tufë spiunësh të sigurimit të shtetit dhe vetë drejtori i tyre edhe në kamp të interrnimit bënte punën e sigurimit. Po kështu edhe Instituti kundër komunizmit është në një gjendje të tillë dhe ndonse financohet nga buxheti i Shtetit me shumë kamuflon ceshtjen e të përndjekurve sesa nxjerrë në dritë krimet e komunizmit.
Kryetarët e partive të quajtura të djathta, janë të lidhur drejtpërdrejt me sigurimin e shtetit dhe të kaluarën kriminale të diktaturës dhe ata cdo ditë për interesa të tyre kamuflojnë interesin e vetë të djathtës në shqipëri.
Politika në Shqipëri ka dy parti të mëdha, që ato janë zot të interesava të një “komunizmi të ri” në Shqipëri dhe ia kanë arritur duke përdorur pikërisht, format dhe më myrat e diktaturës në një kohë tjetër.
Në radhë të parë janë pak njerëz, që kontrollojnë mediat dhe pronarët e tyre janë të lidhur drejpërdrejtë me politikën dhe financimet e errta.
Financimet vijnë nga kampet politike, burimet e errta si droga, krimi i organizuar dhe të gjitha mediat në Shqipëri jo vetëm janë të nënshtruara, por janë thjesht shërbetorë të denja të diktatit politikë . Janë të rralla mediat që nuk kanë financim nga parat e fshehta të diktatures, parat e pista apo suportet politike.
Mbijetesa e tyre me ligj është e vështirë , pasi media me emer nuk kanë treg dhe ka gazeta ditore që dalin me 500 kopjo dhe janë me pak sa zonale. Ligji parashikon qartë: “ nëse një medi për tri vite del me humbie duhet të shpall falimentin” dhe po të respektohet ligji, shtypi dhe mediat vizive duhet të mbyllen në masë n 90%, por ato financohen me qëllimin e vetëm coroditje për të patur pushtetin.
Pas kësaj janë më pak së dhjetë vetë, që përfaqësojnë opinjonistë , analistë apo publicistët, që dalin cdo natë nga një kanal në tjetrin dhe bëjnë të zgjuarin, behen me makiazh, gjembosin flokët dhe llomotitin në emër të politikës. Këta janë quajtur si gatueri e politikës së vjetër, apo gatuesit e gabuar, madje financimi për to është i jashtëzakonshëm. Në një farë mënyre ata janë cakejt e kampeve politike, thjeshtë janë kuratoret e diktaturës.
Ata janë vetë spiunë, apo birë të bllokut. Nipi i Hysni Kapos, kushëriri i Nexhmie Hoxhes, i biri i antarit të byrosë i ministrit në kohën e diktaturës, para niprit e atyre, që persekutuan shqiptarët.
Deputetët janë pikërishtë ish-persekutorët dhe ka nga ata, që bejnë edhe dalje të digjen dosjet e bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit për të garantuar nj herë e mirë pushtetin e ish- pë rsekutorve.
E mbi këtë tablo të zymtë ka lindur një politikë e re “Liga e Djathtë ” që mendon ndryshe nga ata dhe ka në epiqender vlerat e familjeve të mëdha edhe në kohe e mbretërisë , birë e bija të klerikve, intelektualve të vrarë nga diktatura komuniste, pra ringjalljen e vlerave të verteta të të djathtës në Shqipëri.
Liga e Djathtë mendon se e ardhmja e shqiptarve vjen pikërisht me divorcin me të kaluarën kriminale dhe kjo realizohet me hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit, si hallka kyce për të rrëzuar politikanët mëkatarë .
Nxitja e pjesmarrjes në politikë e brezit të ri e kryesisht e atyre familjeve që dhanë jetën për liri e atdhedashuri, për mirëqenje dhe plebishita ku të sundojë shumica dhe jo pakica si në rastin e politikes shqiptarë .
Rikthimi i drejtësisë në vend, si një nevojë për garantimin e shtetit ligjorë, të drejtës qytetare dhe luftës kundër korrupsionit pasi është shëndë rruan në një smundje modern si sida, gjenetikish e transmetueshme. Komunistët e trashiguan pushtetin te brezi i dyte ne emer të demokracisë në përmjet demagogjisë e korrupsionit dhe tani po e transferojne te brezi i tretë .
Pikërishtë në këtë përpjekje të tret të tyre për të minuar demokracinë
Liga e Djathtë ka thirrur trashigumtarët e familje të mëtha për të qenë aktivë në politik më kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre për të sjellë në Shqipëri politikën e munguar. Ndonse politika ka hedhuar zarat e saj në emër të së djathtës për të bërë kamuflazhin dhe njëherazi përpjekjen e fundit të rezistencës neokomuniste ideatorët dhe drejtuesit e Liges janë më optimist se kurrë pasi janë kushtet për lindjen e një politike të mirëfilltë të djathtë e gjithpërfshirse me parimet e saj të shenjta, liria, prona dhe shteti i së drejtës.
Aktualisht Liga e Djathtë është përfaqsimi më I gjer I të djathtës reale të para këto vite të postëdiktatures. Në përberje janë Partia e të Drejtave të Mohuara, Konservatorët shoqatat e të përndjekurve, pronarët dhe një gamë e gjerë e shtresave të së djathtës, familjet e mëdha me një trashigimi të qartë të politikës perendimorë, janë vetë trashigimtarët e atyre që u persekutuan nga regjimi komunistë.
41.323354
19.826676
19.826676
No comments:
Post a Comment