
Nacionalizmi karat e fundit e ish- komunistve për të mbajtur pushtetin.
Riciklimi në të shkuaren e afërt të diktaturës komunistë nga politikanët shqiptarë po e mbajnë vendin në stanacion politikë dhe në një tranzicion pa fund duke na e bërë këtë të fundin një llojë sistemi në vetë ku mohohen të drejtat themelore të shqiptarve.
Kalimi ndërshkuj i Shtetit shqiptarë ka patur kontraste të pamatura, që në kohën e mbretërisë Ilire e madje në mesjetë në kohën e bashkimit të principatave, që mundë të konsidërohet si pjesa e artë, kohë kur Skënderbeu bëri shtet ndonse nuk pati kurorën e mbretit.
Edhe shekulli i fundit, jo vetëm që u dallua nga ndryshimet, fluiditeti, kontasti por u përshkrua nga një lloij senci i hakmarrjes së kundërshtarit politikë.
Shqiptarët kanë patur përpjekje historike për të bërë shtet dhe senci i shtetformimit përkonë me bashkimin e shqiptarve sa dhe sot konsidorohet si sëmundje kronike. Lidhja e Prizërenit, daton si përpjekja e fundshekullit të shkuar që shqiptarët të bashkuar kërkuan të bëjnë shtetin e tyre me të gjitha trevet shqipfolse, por mbetin në tentativë pas përgjakjes së lidhjes.
Dekada e parë e shekulli dhe pikërish 28 nëndori 1912, finalizoj shpalljen e mëvetësisë së shqiptarve përfaqësuar nga të gjitha trevat, ndonse konjukturat e kohës, apo sic është quajtur padrejtësia e 1913, e la shqipërinë me konture të minimizuara teritoriale.
Princër e mbretër të huaj e vendas bënë që në fillin e tyre shtetformues të kishin hakmarrjen politike, përjashtuar Ismail Qemalin që në histori të institucioneve konsiderohet një politikan modern, madje kronikantët e kohës dhe historianët nuk harrojnë të përmendin shprehjen: “Mirë mirë do ta shohim”.
Të më vonshmit, drejtues të shtetit kanë qeverisur me kundërshti të mëdha, madje dhe me një hakmarrje politike të pashoq. Kongresi i Lushnjes ishte një sinjal për krijimin e një shteti modern, ku vend të parë zë bashkimi i shqiptarve dhe krijimi i kushteve për një demokraci funksionale me krijimin e parlamentit me dy dhoma, si një garanci për garantimin e shtetit.
Zogu do të arrintë të merrte shtetin në fillim si ministër e më vonë si president dhe Mbret për të hedhur themelet e një shteti modern me pikpamje përendimorë. Pa frikë mund të konstatoshë se shteti i zogut mbetet jo vetëm për tu studiuar por për tu admiruar sa dhe sot nuk gjen të krahasuar për 100 vjet shtet.
Edhe sot pasha e shtetformit te mbreterise ne aspektin institucional ndihet dhe sot kryesisht ne kodin penal dhe ate civil ne politiken e taksave dhe aspekte te tjera te legjislacionit, pasi legjislacioni i zogut bazohe pikerisht te kodi rose dhe kodi i Napoloni qe ishin shkollat e legjislacionit modern.
Kohët e turbullta të historisë së shtetit shqiptarë, koha e diktatures patën luhatjet e tyre përsa i përket aspektit të lirive individuale vetë demokracisë por shteti shfaqi tipare pikërisht diktatoriale ku cdo gjë drejtohej nga unini, duke bërë që forma e shtetit diktatorial jo vetëm të lërë gjurmë, por pasojat e diktatit janë prezent dhe sot.
Postdiktatura dhe tranzicioni i tejzgjatur.
Rrëzimi i diktaturës ndodhi për faktin se muret e komunizmit në Botë po shembeshin dhe falë revoltës popullore, ndonse të fundit, shqiptarët rrëzuan diktaturën më të egër në Europë për t’i hapur rrugë një vendi demoktarik ku bazohej në ekonominë e tregut. Por ndodhi ajo që shumë analist politolog e kishin paralajmëruar, ish-komunistët do të kalonin nga diktatura në demokraci dhe kjo situatë vazhdonë edhe sot.
Elitat intelektuale dhe politike të partive të krijuara ishin pikërishtë njerëzi të afërt të diktaturës dhe vazhduan të pasonin njëra-tjetrën përsa i përket reformit të shtetit.
Çeshtja e pronave u minua dhe më vonë u bastardua me ligjin 7501, që dhe sot vazhdonë të jetë zotruesi i reformës agrarë të ideuar nga Presidenti komunist Alia, të mbartur nga demokratët e socialistët dhe sërisht demokratët.
Jo vetëm kaq por ky ligj, ndonse e ka mbaruar misionin, ai vazhdon të jetë mbartësi i abuzimeve dhe korrupsionit me tokat, sa sot e ka bërë shtetin shqiptarë pronarin më të madhë të tokave në vend, si në kohën e diktaturës dhe ka pasuruar shtetarët e korruptuar, komunarët dhe vetë gjyqtarët.
Në këtë mënyrë u godit tregu, u goditë vetë ekonomia e tregut, duke i lënë mënjëanë dhe invesitorët vendas dhe të huaj. Shtesa e persekutuar u la e mënjanuar ose u bë shumë pak për të dhe madje vetëm njëri spektër i politikës pasi pasyesit e partisë së diktatorit vazhdojnë ende të mbajnë lidhje biologjike brezash dhe trashigimish pushteti sa sot gjenerata e tretë po përpiqet me cdo kusht të reusturojë diktatorin dhe bëmat e tij.
Persekutorët dhe mëkatarët janë zot të politikës dhë krerët e paritive ose kanë shënuar krime vetë ose të afërmit e tyre të trungut familjarë.
Administrata shtetrore është pikërish e kapur nga kjo kadegori shtuar dhe sistemin e drejtësisë që tashmë është shëndërruar pronë e ish përsekutorve dhe egzekutuesve të të përndjekurve politikë.
Shqipria është i vetmi vend që ende nuk ka bërë divorc me të shkuarët për të patur jo vetëm një shoqëri të lirë por dhe transparente. Shqipëria ësht i vetmi vend që ende i bënë elozhe diktatorit dhe fatkeqsish ai gëzon të gjitha gradat dhe titujt dhe përtej të imagjinueshmes ai është dhe hero kombëtar.
Partit e mëdha politike kanë të njëjtin qëndrim për pronat, me dallime të vogla përsa i përket politikave të tregut ose më qartë e para herë që socialistët dhe demokratët kanë shfaqur kundërshti përsa i përket taksave. Të njëjtin qëndrim për të përndjekurit, për pronat, pra janë një unison politik i unifikuar në përbërje dhe në formë.
E djathta është përçmuar jo vetëm si filozofi, por dhe si faktorë politikë se në krye të partiveve të vogla të djathta ka ish-bashkëpuntorë të komunizmit dhe të sigurimit të shtetit, që janë jo vetëm njerëz të ndërsyer por vetë minuesit e politikës së djathtë.
Për arsye të një vendi në qeverisje vendore, apo qëndrorë kanë përçmuar dhe programet e tyre në kuptimin formal.
Liga e Djathtë e krijuar nga dy parti PDM (Partia e të Drejtave të Mohuar) dhe Konservatorët që në qendër kanë të përndjekurit politikë dhe pronarët po bëjnë apel jo vetëm për bashkimin e të djathtve tradicional, por dhe po hedhin në sfondin politikë mbasë për herë të parë filozofinë politike të të djathtës, shtetit të së drejtës dhe krijimin e kushteve për të garantuar një treg të lirë, për të garantuar liritë e njeriut, liritë themelorë, që sot janë të rrezikuar.
Shteti shqiptarë sot ka një kushtetut dhe atë nuk e zbaton përsa i përket kryesisht pronës që është dhe themeli i tregut të lirë dhe garancive ligjore që lidhen me liritë themelore të njerit, fjalës dhe shtypit.

Shqiptarët kanë një lëgjislacion civil dhe penal mbresëlenës, madje përkon me familjet e europës përendimore, por fatkeqësisht ligjet nuk zbatohen për shkat të paaftësisë të shtetit dhe mekanizmave që e kontrollojnë sistemin e drejtësisë.
Politikanët janë zotë të kontrollit të sistemit të drejtësisë dhe këtë e kanë arritur me KLD që është shëndërruar në një këshillë nacional clirimtarë të 70 viteve më parë.
Demokracia e përfaqësuar është pronë e një grupi të vogël njerëzish, që jo vetëm nuk përfaqësojnë votuesit, por është bërë pronë e disa njerzëve që nëpërmjet manovrave të kodit zgjedhor, përllogarisin jo vetëm lënjen e një numri të madhë zgjedhëshish të pa përfaqësuar, por lënë më shumë se gjysmën e shqiptarve pa marrë pjesë në procesin e vendimarrjes siç është votimi.
Konturet e shtetit shqiptarë rrojnë vetëm në kuptimin formal dhe po ta krahasosh me lloit e shteteve, qoftë ato shqiptarë apo të vendeve të tjera të europës në përbëjmë një llojë shteti të pa hasur në asnjë vendë dhe për gjatë të gjitha kohërave të historisë të institucionit.
Një shtet që gjithcka e ka të lidhur me diktaturën e afërt dhe nuk ka as kurajon të dinstancohet prej saj, nuk ka kurajon të dëlirë shoqërinë nga e kaluara, nuk merr guximin të hap dosjet e sigurimit të shtetit, pra të miratoj ligjin e lustracionit.
Prandaj dhe ne vazhdojm të jemi në një tranzicion pa krye, ku cdo gjë komondohet nga pak njerëz, pushteti qëndrorë, egzekutuvi lokal dhe më e keqja dhe vetë sistemi i drejtësisë është mbërthyer nga përsekutorët e djeshëm dhe uzorpatorët e pushtetit të sotëm.
Eshe vetë mediat janë bërë pjesë e kësajë ngatrrese të pashoq dhe jo vetëm financohen nga klane, gjerize dhe madje dhe vetë parat e krimit, por janë bërë palë dhe me vetë pushtetin, duke shkelur dhe principet për të cilen janë krijuar.
Shteti shqiptarë ka një kostum demode, pa stil e sharm, që nuk i ngjanë asnjë të ngjashmi, apo askujt madje dhe vendeve ish-komuniste. Brezi i tretë i përsekutorve po vazhdon të hakmerret me metoda meskine ndaj shtresës së djathtë dhe vetë të djathtës si filozofi.
Sot drejtojnë injoranti të inkriminuari ata që dje nuk dilnin përtej korrnizes së diktaturës, kriminelet dhe zot të pushtetit dhe pasurisë janë një grusht i vogël njerëzish që me pahirë po e mbajnë pushtetin si shpk për interesa të tyre.
Në Shqipëri nuk ka shtesa, ka një palë që pasurohen dhe shumica që vuan. Ky është tranzicioni që fatkeqsisht vazhdon edhe të rezistojë edhe kohës dhe nuk ka krye.
Liga e Djathtë e sheh të udhës që janë krijuar kushtet për një bashkim të së djathtës në Shqipëri, pasi tashmë nuk mungojnë as kapacitetet intelektuale, janë pikërisht kushtet e duhura politike për të bërë shtetin e së drejtës, janë kushtet për t’i kthyer pronarit pronën dhe për të patur vetë të djathtët përfaqsimin e tyre politik për të ndërtuar një të ardhme të sigurt ashtu sic edhe vendet e Bashkimit Europian.
Pa një politikë të djathtë, tranzicionin ish- komunistët do të na e bejnë sistem ashtu sic edhe na bënë socializmin.
Tashmë që politikanve tanë nuk u ka mbetur asgjë i janë kthyer nacionalizmit, primitivë, egoist dhe meskin, pasi një lloj i tillë nacionalizmi komunist gjenë stre të cinikët dhe të vegjlit, që su ka mbetur më asgjë.
Kjo është dhe karta e tyre e fundit, mbase e nxitur nga njerëzit démodé të së shkuarës, ndoshta e nxitur nga mbeturinat e komunismit apo qarqe Ruse, slave apo komuniste, që kërkojnë me cdo kusht që të trazojnë dhe një herë liritë, jetët dhe të drejtat e qytetarve të Ballkanit.
Kjo kadegori politikanësh që dje ishin përsekutor dhe të lidhur me krimet e diktaturës, nacionalizmin e kanë si shërbes të fundit të komunizmit. Politikan që paguajn për të djegur flamuj shtetesh thjeshtë për të mbushur opinionin se janë nacionalistë.
Të djathtë nuk i thonë komb, por atdhe sepse nga literatura dihet që po të thuash kombi im është më i mirë se i joti, sapo kemi nisur një konflik, po të thuash faeja ime dhe të nisësh dallimet dhe pereferencat për fenë tënde, sërisht ke nisur një konflikt.
Të djathtët janë parti vlerash dhe respektojnë cdo vlerë, cdo të cdo kombi, cdo të drejtë për të jetuar në paqe dhe si të tillë e quajn të pavend egoizma të tillë nacionalist sa kalojnë kufinjtë e esterizmit.
Politikanët shqiptarë kanë se me çfarë të merren, shqiptarët kërkojnë pronat, dëlirjen e shoqërisë nga mëkatarët, kërkojnë liritë e tyre, kërkojnë integrimin në BE dhe pikërishtë këta politikanë janë përgjegjës për stanacvionin politik. Ka ardhur koha t’i japim fund tranzicionit, duke bashkuar të djathtën dhe duke e bërë prezent në politike, si një vlerë e munguar dhe thelbësore. Nuk mund të ec një vend me një llojë shteti hibrit pa formë dhe konturre, pa korumin e duhur politik pa filozofinë e mendimit ndryshe. Një bllok politik i majt prej ish komunistësh nuk është demokraci por një llojë qeverisje që e shpikën ish-komunistët për të mbajtur pushtetin.
Nga Ilir Vata

No comments:
Post a Comment