Friday, November 15, 2013

Mëkatet e Topit





Topi nuk mundet të marrë kredon e të përndjekurve sepse është akuzuar nga Bashkim Gazidede si spiunë i sigurimit të shtetit, që udhëtoj jashtë në vitin 1987, dhe misioni i tij i fshehtë ka qënë shërbimi për komunizmin dhe sot nekomunizmin. Bamir Topi dekorojë vrasin e Xhelal Koprenckës, nuk dekretoj ligjin e spiunve dhe nuk ka moral t’i përmend të martirizuarit nga diktatura.
Rasti i reagimit të të përndjekurve politikë për përfshirjen e Topit në afera dhe pazare me Ramën pë Institutin e të përndjekurve ka në mesë një dilemë të pa zgjidhur mes Topit dhe të përndjekurve, që kur ishte President i vendit.
E para ishtë skandali i qëllimshëm i Topit kur dekurojë vrasin e Xhelal Kopreckës e më vonë vijoj me qindra spiunë të dekuruar që kanë shënuar mëkate dhe madje dhe krime ndaj të përndjekurve të martirizuar në diktaturë.
E dyta nuk dekretoj ligjin për lustracionin dhe më në fund desh t’i përdorë të përndjekurit politikisht në greven e urisë thjeshtë për kapital politik dhe në një farë mënyre ia arrti dhe tashmë votat e tij donë t’i bashkojë me Ramën për të arritur synimet e tij të vjetra.
Deri në këtë pikë të përndjekurit kanë të drejtë, por në rastin e Bedri Blloshmit që u emërua drejtor disa nga të përndjekurit e kalojnë masën pasi ai është në natyrë rrebel antikomunist dhe ka bërë më shumë se 15 vjetë burg dhe në familjen e tij ka dy poet të martirizuar nga komunizmi.
Nëse qëndronë akuza e të përndjekurve Rama ka bërë gabimin më të madhë dhe tentativën e radhës për të përdhosur të përndjekurit dhe sigurisht, që ka kosto dhe madje kjo kosto do bierë dhe mbi pjesën tjetër të binomit Topi.
E rëndësishme është që duhet të ndahet qëllimi i institutit të përndjekurve me politikën duke e shëndërruar atë në shërbesë për të përndjekurit dhe një trambolinë ku kërcejnë politikanë dhe më keq akoma spiunët e sigurimit të shtetit.
Ai institucion është drejtuar në disa qeveri nga njërëz kryesish pa nivel që kanë qenë cola të politikës dhe rëndomtë dhe matrapazë dhe hajdutë të të parave të njerzve më të vuajtur në vend dhe shpresojmë se kësaj radhë ai institucion do të ketë njerëzit e duhur për ta bërë një institucion të vërtet.
Rama në fak nuk iu përgjigj thirrjes së botës intelektuale të të përndjekurve, që hartuan një program të gjerë madje dhe në strukturë të këti institucioni, ku në fillim ia propozuan ta bënte ministri dhe në pamundësi të bashkonte institutet, por ai mbet në ato ujra të paraardhësit të tij Nano.
Kjo e bënë atë një Kryeministë që i mungonë dëshira për të rehabilituar këtë shtres, i mungonë vizioni dhë me e keqja i mungonë dhe kureshtja për të parë si i kanë zgjidhur vende të tjera ish komuniste këtë ceshtje.
Sigurisht që Rama nuk mundet të dalë jashtë natyrës së tij, Ai drejtonë partinë e ish diktatorit komunistë Enver Hoxha dhe në kualicionin e ti ka  katër parti komuniste si motra që kërkojnë të rehabilitojnë diktatorin bashkë me historinë e tij.
Ka patur akuza dhe për përsekutor të të afërmve të tij, ne kemi degjuar ende nga ai një ndjese personale apo si kryetarë i partisë së diktatorit për krimet që janë bërë prandaj nuk pritej ndonjë gjw e madhe prej tij.
Sigurishtë që ai pati në kualicion dy parti të të përndjekurve, por fakti se ai i bëri ato qesharak në sy të elektoratit dhe i hodhi tregon se brenda tij egzistonë ende urrejtja dhe me të drejtë ne e kemi konsideruar “Hakmarrja R” njesoj si etrit e tij persekutor.

Sunday, September 8, 2013

Rikthehen ish-komunistët, Shqipëria kthehet pas



Shqipëria bëri pas, përsa i përket demokracisë dhe ky është një rrezik për të gjithë shqiptarët dhe për rajonin tonë, për garantimin e demokracisë në vend. Ish- komunistët në brezin e tretë të tyre nga baballarët përsekutor, egzekutues kthehen në pushtet me shumicë absolute, të frikshme hakmarrse dhe e paprecedent përsa i përket lirisë së mediave, garantimin e pronës së lirë dhe barazisë në treg.

Babëzia e Ramës do të prek në fillim administratën, ndonse dorheqja e transferimit të pushtetit u kthye tashmë në institucion fal Nanos në 2005 dhe Berishë në të gdhirë të ditës së nesërme jep dorheqje. Por hakmarrja është një institucion në vetë që rronë brenda politikës prej shumë vitesh një praktikë pune e politikanve shqiptarë.
Mënyra sesi erdhi në pushtet Rama mbetet e dyshimt, duke hequr në njërën anë mangësit e së djathtës, por ajo që e bëri të dyshimtë këtë maxhorancë artificjale është blerja e votës dhe përdorja e grupeve kriminal, shtuar dhe mashtrimet dhe pragmatizmin e njerëzve që ranë preh.
Rreziku real, qëndronë të apsulutizmi e që për fat të keq bie në dorë të trashigimtarit të tret të Hoxhës, një ekstremisti të ri që rrallë politika do ta shënoj në memorje.
Sot Rama është nga njerëzit më të pasur, që ka një pushtet apsolut në media, dhe drejtues i maxhorancës më të madhe që nga koha e diktatorit.
Ky absulutizëm do të bie furishëm mbi “armiqt”, bizneset administratës publike, institucioneve të pavarura si Presidenti I Republikës, Prokurori i Përgjithshëm dhe më keq akom ashtu sic u bleu votën, pra të drejtat do ua shesë ato me vende pune, të drejtën e licensimit apo gara të tjera që i përkasin barazisë para ligjit. Cdo studiues do ta kishte të vështirë ta fustë atë në kalendarin politike apo ta krahasoj me të, por gjasat e cojnë atë në mes të Hoxhës dhe Haxhi Qamilit. Një celibrim nga Serbët shtuar dhe egoizmin e nacionalizmit primitiv brenta kësaj maxhorance me kontraste të paimagjinueshme politike, kujtojnë kohën e diktatorit Hoxha më 1945, ku nga njëra anë shihet si përendimor dhe nga ana tjetër një komunist ekstremist.
Edhe Rama ka në kualicion nga një sjkaj në tjetrin, ashtu sic edhe vetë është sjellë politikisht për gjatë këtyre viteve dhe pas dështimeve për të ardhur në pushtet me forcë në një shoqëri të varfër, zgjodhi blerjen e votës për të ardhur në pushtet, një nga mënyrat më nihilist të një shoqërie.
Tani shqiptarët do jënë gati të njohin në të vërtetë kët llojë pushteti, madje dhe ndërkomtarët dhe institucionet e saj kanë renë pre e një rreziku të ri politikë në Shqipëri.

Rama, mes Haxhi Qamilit dhe Diktatorit Hoxha


Në shekullin historik që lam pas në 100 vjet pavarësi, përpjekjet e burrave të Shtetit në shtetformim kanë qene të vyera e të pakrahasueshme, por parë në një aspekt tjetër, politikanët që kanë drejtuar kanë qenë në një farë senci në shumë paralele të përbashkta.
E para: Që i bënë të ngjashëm unik është mënyra sesi kanë ardhur në pushtet në mënyrë të dhunshme e duke përdorur të varfërit si mjet dhe njëherazi si shtresë sociale.
E dyta: Hakmarrja politike është boshti që i përshkonë nga fillimi në fund politikanët shqiptarë, krahasuar ne regjime, kohë të ndryshme dhe në demokraci, përjashtuar këtu Ismahil Qemalin që ishtë i pari dhe i fundit politika modern.
Përpjekjet e shqiptarve për të bërë shtetin e tyre datojnë në konceptin institucional që me lidhjen e Prizërenit që u përgjak dhe me pas kemi kongresin e Lushnjes ku merrë udhe dimensioni i shtetit si kornizim formal.
Më hëret në thellësin e shekujve, Shteti Ilir funksiononte në një paralele të ngjashme me atë të shtetit të Romës, apo dhe më afër në mesjetë merrë fizionomi një shtet tipik shqiptarë në kohën e Skënderbeut dhe mund të themi se në aspektin institucional në renditeshim me vendet fqinje apo pushtete të konsoliduara.
Shekulli i fundit jo vetëm pati kontraste të mëdha, por u dallua nga paqëndrueshmeria, për vetë ngjarjet gjeopolitike, kundërshtive, rivalitëtit të fuqive të mëdha dhe paaftësinë e shqiptarve për të bërë shtet që në të gjitha rastet ishte i njëanshëm dhe i dobët.
Ajo që i dallonë shqiptarët si shtetarë është kryenecsia, drejtimi me një grup të vogël njerëzish, hakmarrja politike dhe tendenca për të qenë më afër fshatarve dhe të varfërve.
Vetëm përiudha e Zogut kishte një vizion tjetër për politikën në konceptin e konservatorizmit, ekonomis së tregut, garantimin e pronës dhe shtetin ligjor. Ajo që e lë këtë përiudhe të përbashkët me vijimësin e shtetit është hakmarrja politike dhe pushteti absolut që Zogu ia delegoj vetes.
Po më heret në vizionin e historisë, la gjurmë një rrebel nga Sharra e Tiranës Haxhi Qamili që ngriti fshataret për tu rrebeluar me premtimin se tokën do ua ndante të varfërve për të cilën 30 vjet më vone diktatori Hoxha do ta respektonte lëvizjen rrebele dhe do vinte në jetë premtimet e tij.
Postdiktatura solli një ndryshim të madhë në konceptin  politik, nga një vend në diktaturë ekstreme në një demokraci me ekonomi tregu, kjo parë në konceptin politik, por në fakt vitet e fundit janë përcjellë politika të tilla sa e kanë vënë në dyshim dhe egzistencën e formës së shtetit.
Prona mbeti në të njëjtën fazë atë të reformës agrare që u përmisuar në një aspekt dhe u thelluan në aspektin tjetër ku mbi tagret e pronës vihet ligji 7051, një sanksion shtes që prej vitesh e ka mbaruer efektin ligjor të paisjes me tokë të fshatarve dhe tashmë është në fazën përfundimtare të paisjes me tokë të abuzuesve.
Presidenti i fundit komunist Ramiz Alia e la në fuqi këtë ligj që me qeverinë e stabilitetit dhe fatkeqsisht ky ligj mbetet në pozitë madje dhe nga vetë të djathtët gje që po domtonë vendin, invesitorët, investimet dhe vetë pronarët dhe ekonomin e tregut.
Hakmarrja politike një tjetër tipar që u tashigu dhe sot ajo glonë më shumë se kurrë. Pavarsisht se kush vjen në pushtet, hakmarrja është tipari kryesor që trashgohet nga lideri në lidër dhe me kthim në pushtet të ish- komunistve kjo do të jetë shuplak për biznesin, pronarët dhe kryesisht punonjësit e administratës.
Shteti shqiptarë vazhdin të qëndroj në agoni, përsa i përket formës së shtetit, të drejtave të njeriut, zotrimit të mediave, zbatueshmeria e ligjit dhe zotrimi i pushteteve nga një dorë e vetmë duke prekur pavarësin e tyre institucionale, thjesht ne vazhdojm të kemi një shtet hibrit me tendenc kthimin pas në neodiktature të re.
Në këtë hulli të zbrazët ku po rrugëtonë Shteti ynë, brazda e parmenës do na ciflojë të gjithëve nga pak, por më shume e në zbrazdësi do të bjërë e ardhmja jonë dhe e fëmijve tanë, pasi këto vite ne më shumë po riciklojmë të shkuarën sesa po përpiqemi të ndërtojmë të ardhme.
Konturet e mëdha të një shteti demokratik tashmë janë prishur dhe cdo ditë e më shumë rruga për në BE po na bëhet më e largët. Eshtë koha të jemi të gjithë të vëmenshëm dhe aq më shumë të rinjtë, pasi ata nuk e kuptojnë dotë se cfarë rreziku sjellë kthimi pas më afër diktaturës.
Nga Ilir Vata


Monday, August 19, 2013

Frika e pushtetit apsolut



Shumica artificjale e dalë nga zgjedhjet e qershorit është një kërrcënim i ri për prekjen e institucioneve të pavarura, hakmarrjen politike, thellimin e korrupsionin dhe moszbatueshmërinë e ligjit.
Politika e unit dhe e zotrimit të pushtetit nga një grusht njerzëzish është hasur në shum vende të Botës dhe në kohë të ndryshme, por në Shqipëri ky lloj pushteti është trendi i kohës dhe ai madje është më agresiv se kurrë, sa këto zgjedhje përvec të mirave parë në kontekstin e gjërë, solli dhe këtë rrezik.
Mos vallë ishin shqiptarët që me votën e tyre tentuan të drejtojnë vendit drejt një pushteti të tillë, apo partitë politike përdorën medodat e tyre të ndikimit mbi zgjedhës?!
Një hipotezë e tillë tashmë është provuar se është politika, ajo që prekën me mënyra të ndryshme, madje dhe të jashtëligjshme votat e qytetarve dhe kësaj radhe përvec mashtrimit politik në këmbim të votës u vunë stimuj, ushqime, premtime për punë, diploma false madje dhe para sa cmimi i votës në qarqe të ndryshme pati luhatje dhe varjoi nga 25 euro deri 120 të tilla.
Përballë këtij realiteti, heshtin partitë politike, institucionet shtetërore, organi i akuzës madje dhe shoqëritë civile dhe organizmat ndërkomtarë që kanë monitoruar procesin dhe ky është dhe rreziku i radhës që Shqipërisë i hap një precedent të rrezikshëm politikë, duke vënë në pikpyetje dhe vetë demokracinë.
Zgjedhjet e qershorit, parë me lupën e gjerë solli progres për mënyrën si u votua, rregullin qetësinë dhe shpalljen e rezultateve, si dhe solli një institucion të ri në vlera pozitive dhe aktive atë të institucionit të dorëheqjes dhe kjo u bë fak ku lideri historik Berisha pranoj rezultatin, plotësoj detyrimin kushtetuese të dorzimit të qeverisë dhe dha dorheqjen nga partia për të cilë e drejtoj për me shumë 22 vite.
Duhet përmendur, që më here lideri Nano më 2005, bëri të njëjtën gjë, duke sjellë risi në vend, por ripërsëritja e një vullnet të tillë tregon në një farë mënyre pjekuri politike dhe gjithcka nuk është gri, por ajo që vret është fakti se tendenca për shumicë apsolute të krijuar në mënyrë artificiale është masë e latë rreziku.
Sigurisht 83, vende në Parlament janë korum i duhur për një qeverisje të garantuar, por duke ditur që në parlametarizmin shqiptarë rronë dhe fenomeni i tregut të vendeve të parlamentarit, ky numër mundet dhe të rritet duke venë në rreziku institucionin e Presidentit të Republikës, Prokurorin e Përgjithshëm, Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe vetë Kushtetutën e Vendit.
Në këtë planë, intenerari i pushteti të Ramës paraqet rrezik, shtuar dhe gjërsinë e kualicionit të tij me devijacione politike, katër parti komuniste ekstreme që kanë një kontratë elektorale, si dhe qëndrimin e liderit socialist ndaj diktaturës që ende nuk ka kërkuar ndjesë publike për krimet e kryera e bëjnë politikën e tij më shumë konservatore të së majtës se sa një të majtë modern që në të vertetë është domozdoshmëri në një vend demokratik.

Frika e pushtetit apsolut po ndihet ende pa zyrtarizimin Kushtetues të Parlamentit të ri dhe qeverise së kualicionit të majtë madje administrata ndjehet më e kërrcnuara pasi është paralajmëruar “operacioni fshesa”, por dhe biznesi dhe invesitorët kanë një ngjenjë të tillë frike, që ndikon negativisht në tërë gamën dhe dimensionin e gjerë të popullatës.
A do këtë një stradegji Komtarë për luftën kundër korrupsioni, zbatueshmërisë së ligjit, garantimin e pavarësisë institucionale?!
A do të ketë një hetim për votat e blera, financimin e partive politike në mënyre të paligjshme, qarkullimin e parave të pista, blerjen e mediave dhe mbi të gjitha a do të hetohen ato parlamentarë që priten të ulen në parlament që janë të lidhur me botën e krimit.
Pushteti apsolut ka në axhend rehabilitimin e figurës së diktatorit dhe pritet që diktatori të ketë një vend në shesht e Kryeqytetit, po ashtu kemi rehabilitimin e të përndjekurve politikë që në vendosjen e qeverisë së re ata nuk patë as një rrjesht vemëndje, pra kemi të bëjmë me nje politikë totalisht artificiale që solli një shumicë që do të vë në rrezik dhe ato gjëra të mira që këmi arritur der më sot.
Nga Ilir Vata

Sunday, August 18, 2013

E djathta e tradhëtuar nga Sigurimi Shtetit




Politika shqiptare eshtë në agoni me të shkuarën diktatorjale, pasi shumë nga politikanët janë të lidhur drejtpërdrejt me të kaluarën e egër diktatorjale, madje ka nga ata politikanë që kanë marrë pjesë drejtpërdret në krime e diktaturës duke vrarë apo torturuar shqiptarët.
Më keq akoma, në politikën shqiptarë ka politikanë injorantë, të korruptuar dhe agonia do të vazhdoj madje për shumë vite, derisa shqiptarët të ndihmohen realisht nga institucionet ndërkomtarë BE, SHBA dhe organizma të tjerë që kanë të bëjnë me vlerat njerëzorë. Shqipria është i vetmi vend ish-komunist që ende nuk ka kërkuar falje për krime e diktaturës dhe që nuk ka hapur arkivat e sigurimit të shtetit.
Fataliteti i një vendi, vjenë atherë kur nuk kuronë të shkuarën dhe kjo e fundit padashur bëhet sinkroni i të ardhmes, mjerisht kjo po ndodhe në Shqipëri e pikërishtë me politikën shqiptarë.
Për gjatë këtyre viteve të postdiktaturës, palët kanë “vrarë” mëndimin ndryshe opozicionin duke e lënë vendin vetëm me një kah politik të cungët e të pashpresë në demokracinë që cdo ditë bëhet më e brishtë se kurrë, madje po rrezikonë të bie në një neodiktaturë të re.
Që nga rrëzimi i diktaturës, pak eksponet të djathtë kemi parë të jenë pjesë e politikës dhe ata që janë prezantuar si të tillë kanë qenë osë palë me diktaturën dhe me këq akoma, që rëndomtë mund të thuash se shumica i kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit.
Në dimensionin tjetër, ndodhë fataliteti i ndrrimit të elitave dhe gallavitja në rrethin vicioz të klanëve të së shkuarës e bënë politikën një klanë të vjetër që përpiqet jo të bëjë demokraci, por të instalojë gjeneratat e brezit të tret të diktaturës në pushtet dhe sot kjo është lehtësisht e konstatueshme në maxhorancën e re.
Por dhe e djathta në tërsi ka funksionuar gati-gati në të njëjtin rrafsh, si e majta përsa i përket principeve të së djathtës dhe së majtës, qoftë në krerët drejtues që vijnë nga diktatura, qoftë dhe në reformat dhe qëndrimet kryesore të parimeve të së djathtës.
Qëndrim ndaj pronës që është nihilist, antikushtetues dhe në kundërshtim me legjislacionin civil dhe më tëj akoma në kundërshtim me lirit e njeriut.
Kurimi i së shkuarës, hapja e dosjeve të bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit përbën një rrezik për ta izoluar të shkuarën dhe të nxisë premisa për instalimin e një sistemi të ngjashëm me diktaturë.
Forma e shtetit, qëndronë e kornizuar vetëm në konceptin formal, pasi devijacioni i së drejtës, ndarjes së pushtetit dhe zbatueshmeria e ligjit janë gati inegzistente sa ato janë të ashpra vetë për një kadegori njerëzish.
Pushteti zotrohet nga një grup i vogël njerëzish që janë të një klani dhe fatkeqsisht vijnë si trashigimtarë të diktaturës dhe kjo eshtë e njëtrajtësuar nga të dy kampet politike.

Këto janë pak nga problematikt që vijë për shkak se në Shqipëri nuk ka një demokraci mendimi që në filles. Nuk ka një filozofi të qartë politike mes mendimit të së djathtës dhe së majtës, pasi në bllok politika është e lidhur me të kaluarë dhe qëllimi final i tyre është shpikja e një llojë qeverisje allashqiptarshe.
Vetëm pas humbjes së 23 qershorit të së djathtës menjëherë, dolën problematikat e mbartura prej vitesh që jo pak herë janë bërë prezent në media.
Pas dorheqjes së Berishës nga kreu i PD-së dhe pranimi i zgjedhjeve, loja e cakejve të vjetër nisi të behej interesantë, madje pak më heret kur shumë nga deputete nuk u futën në lista dhe i pari shpërthej i biri i Cajupi një nga persekutorët me të zellshëm të diktaturës që për vite me radhë shërbej si prokuro në rrethin e Matit dhe atje vrau e burgosi dhjetëra nacionalist, intelektual dhe oficerë të studiuar në perendim.
I biri i Cajup Rusmajlit me pameritë përfaqsoj të djathtën dhe fillë në momentin që del nga politika, hynë menjëherë në lojën e qefmbetsve apo të misinit të vjetë mbase të pa mbaruar.
Spiunë të tjerë të sigurimit, Olldelja, Patos Bozhurja, dhe dizenjatorja me klanin katolik, diskreminuan të djathtën duke u cirrur në emër të saj.
Por jo vetëm PD, por dhe krerë të partive të tjera të djathta janë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit dhe parë në shifra me pafrikë 70% e krerve të partive të djathta janë spiunë të sigurimit të shtetit.
Pra nuk mungon vetëm filozofia por elementët që përfaqsojnë të djathtën janë drejtpërdrejtë mëkatarë të lidhur me diktaturën që kanë shënuar krime vetë apo nga familjarët e tyre.
Realisht e djathta në Shqipëri ka egzistuar dhe është prezent dhe sot me parti tradicionale të së djathtës, por fakti se ato janë përballur me sulme tinëzare nga partit e majta dhe fakti se ka patur një plan të përbashkët për ta zhdukur të djathtën, tregon se ende politka e se djathtës është e dobët.
Kohët e fundi ka patur një lëvizje të re politike në kampin e djathtë, ku disa parti politike lancuan “Ligën e Djathtë” dhe promotor u bënë të përndjekurit dhe konservatorët. Por ndodhi ajo që pritej të gjitha partitë bashkë atorizuan mediat e tyre që të mos lancohen, pra shpallën izolimin e së djathtës, madje disa kryetarë partishë të quajtura të djathta lobuan me para kundër këtij grupimi dhe fakti se PDM ishtë e rreshtuar në kualicionin e djathtë ishtë thjeshtë formacion i kushtëzuar në pamundësi për të dominuar politikën e bashkimit të së djathtës.
Fakti se nga 24 parti të kualicionit të djathtë vetë gjashtë kryetarë nuk ishin spiunë të sigurimit të shtetit, tregoj qartë se e djathta ishtë tradhëtuar para fillimit të zgjedhjeve të qershorit madje Rama kishtë patur lidhje me disa nga krerët e këtyre partive në fshehtësi sa që bëri që shumë nga këta parti të punonin për Ramën.
Tani që ia arritën qëllimit të kthimit të së majtës në pushtet e djathta kërkon kohë dhe përkushtim për të realizuar një format të mirëfillt politik të së djathtës dhe mbase do të jetë një gjë e mirë, por nuk mund të ketë një të djathtë në gjithë dimensionin e saj pa hapur dose e bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit. Kjo ka qenë dhe arësyeja se politika është vestitura në agoni përtej të parashikueshmes sa sot vendi ka gati një shumicë apsolut që është në një farë mase një rrezik i ri që duhet marrë parasyshë seriozisht.
Nga Ilir Vata