Shumica artificjale e dalë nga zgjedhjet e qershorit është një kërrcënim
i ri për prekjen e institucioneve të pavarura, hakmarrjen politike, thellimin e
korrupsionin dhe moszbatueshmërinë e ligjit.
Politika e unit dhe e zotrimit të pushtetit nga një
grusht njerzëzish është hasur në shum vende të Botës dhe në kohë të ndryshme,
por në Shqipëri ky lloj pushteti është trendi i kohës dhe ai madje është më
agresiv se kurrë, sa këto zgjedhje përvec të mirave parë në kontekstin e gjërë,
solli dhe këtë rrezik.
Mos vallë ishin shqiptarët që me votën e tyre tentuan
të drejtojnë vendit drejt një pushteti të tillë, apo partitë politike përdorën
medodat e tyre të ndikimit mbi zgjedhës?!
Një hipotezë e tillë tashmë është provuar se është politika,
ajo që prekën me mënyra të ndryshme, madje dhe të jashtëligjshme votat e
qytetarve dhe kësaj radhe përvec mashtrimit politik në këmbim të votës u vunë
stimuj, ushqime, premtime për punë, diploma false madje dhe para sa cmimi i votës
në qarqe të ndryshme pati luhatje dhe varjoi nga 25 euro deri 120 të tilla.
Përballë këtij realiteti, heshtin partitë politike,
institucionet shtetërore, organi i akuzës madje dhe shoqëritë civile dhe
organizmat ndërkomtarë që kanë monitoruar procesin dhe ky është dhe rreziku i
radhës që Shqipërisë i hap një precedent të rrezikshëm politikë, duke vënë në
pikpyetje dhe vetë demokracinë.
Zgjedhjet e qershorit, parë me lupën e gjerë solli
progres për mënyrën si u votua, rregullin qetësinë dhe shpalljen e rezultateve,
si dhe solli një institucion të ri në vlera pozitive dhe aktive atë të
institucionit të dorëheqjes dhe kjo u bë fak ku lideri historik Berisha pranoj
rezultatin, plotësoj detyrimin kushtetuese të dorzimit të qeverisë dhe dha
dorheqjen nga partia për të cilë e drejtoj për me shumë 22 vite.
Duhet përmendur, që më here lideri Nano më 2005, bëri
të njëjtën gjë, duke sjellë risi në vend, por ripërsëritja e një vullnet të
tillë tregon në një farë mënyre pjekuri politike dhe gjithcka nuk është gri,
por ajo që vret është fakti se tendenca për shumicë apsolute të krijuar në
mënyrë artificiale është masë e latë rreziku.
Sigurisht 83, vende në Parlament janë korum i duhur
për një qeverisje të garantuar, por duke ditur që në parlametarizmin shqiptarë
rronë dhe fenomeni i tregut të vendeve të parlamentarit, ky numër mundet dhe të
rritet duke venë në rreziku institucionin e Presidentit të Republikës,
Prokurorin e Përgjithshëm, Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe vetë Kushtetutën
e Vendit.
Në këtë planë, intenerari i pushteti të Ramës paraqet
rrezik, shtuar dhe gjërsinë e kualicionit të tij me devijacione politike, katër
parti komuniste ekstreme që kanë një kontratë elektorale, si dhe qëndrimin e
liderit socialist ndaj diktaturës që ende nuk ka kërkuar ndjesë publike për krimet
e kryera e bëjnë politikën e tij më shumë konservatore të së majtës se sa një
të majtë modern që në të vertetë është domozdoshmëri në një vend demokratik.
Frika e pushtetit apsolut po ndihet ende pa
zyrtarizimin Kushtetues të Parlamentit të ri dhe qeverise së kualicionit të
majtë madje administrata ndjehet më e kërrcnuara pasi është paralajmëruar
“operacioni fshesa”, por dhe biznesi dhe invesitorët kanë një ngjenjë të tillë
frike, që ndikon negativisht në tërë gamën dhe dimensionin e gjerë të popullatës.
A do këtë një stradegji Komtarë për luftën kundër
korrupsioni, zbatueshmërisë së ligjit, garantimin e pavarësisë institucionale?!
A do të ketë një hetim për votat e blera, financimin e
partive politike në mënyre të paligjshme, qarkullimin e parave të pista,
blerjen e mediave dhe mbi të gjitha a do të hetohen ato parlamentarë që priten
të ulen në parlament që janë të lidhur me botën e krimit.
Pushteti apsolut ka në axhend rehabilitimin e figurës
së diktatorit dhe pritet që diktatori të ketë një vend në shesht e Kryeqytetit,
po ashtu kemi rehabilitimin e të përndjekurve politikë që në vendosjen e
qeverisë së re ata nuk patë as një rrjesht vemëndje, pra kemi të bëjmë me nje
politikë totalisht artificiale që solli një shumicë që do të vë në rrezik dhe
ato gjëra të mira që këmi arritur der më sot.
Nga Ilir Vata
No comments:
Post a Comment