Sunday, August 18, 2013

E djathta e tradhëtuar nga Sigurimi Shtetit




Politika shqiptare eshtë në agoni me të shkuarën diktatorjale, pasi shumë nga politikanët janë të lidhur drejtpërdrejt me të kaluarën e egër diktatorjale, madje ka nga ata politikanë që kanë marrë pjesë drejtpërdret në krime e diktaturës duke vrarë apo torturuar shqiptarët.
Më keq akoma, në politikën shqiptarë ka politikanë injorantë, të korruptuar dhe agonia do të vazhdoj madje për shumë vite, derisa shqiptarët të ndihmohen realisht nga institucionet ndërkomtarë BE, SHBA dhe organizma të tjerë që kanë të bëjnë me vlerat njerëzorë. Shqipria është i vetmi vend ish-komunist që ende nuk ka kërkuar falje për krime e diktaturës dhe që nuk ka hapur arkivat e sigurimit të shtetit.
Fataliteti i një vendi, vjenë atherë kur nuk kuronë të shkuarën dhe kjo e fundit padashur bëhet sinkroni i të ardhmes, mjerisht kjo po ndodhe në Shqipëri e pikërishtë me politikën shqiptarë.
Për gjatë këtyre viteve të postdiktaturës, palët kanë “vrarë” mëndimin ndryshe opozicionin duke e lënë vendin vetëm me një kah politik të cungët e të pashpresë në demokracinë që cdo ditë bëhet më e brishtë se kurrë, madje po rrezikonë të bie në një neodiktaturë të re.
Që nga rrëzimi i diktaturës, pak eksponet të djathtë kemi parë të jenë pjesë e politikës dhe ata që janë prezantuar si të tillë kanë qenë osë palë me diktaturën dhe me këq akoma, që rëndomtë mund të thuash se shumica i kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit.
Në dimensionin tjetër, ndodhë fataliteti i ndrrimit të elitave dhe gallavitja në rrethin vicioz të klanëve të së shkuarës e bënë politikën një klanë të vjetër që përpiqet jo të bëjë demokraci, por të instalojë gjeneratat e brezit të tret të diktaturës në pushtet dhe sot kjo është lehtësisht e konstatueshme në maxhorancën e re.
Por dhe e djathta në tërsi ka funksionuar gati-gati në të njëjtin rrafsh, si e majta përsa i përket principeve të së djathtës dhe së majtës, qoftë në krerët drejtues që vijnë nga diktatura, qoftë dhe në reformat dhe qëndrimet kryesore të parimeve të së djathtës.
Qëndrim ndaj pronës që është nihilist, antikushtetues dhe në kundërshtim me legjislacionin civil dhe më tëj akoma në kundërshtim me lirit e njeriut.
Kurimi i së shkuarës, hapja e dosjeve të bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit përbën një rrezik për ta izoluar të shkuarën dhe të nxisë premisa për instalimin e një sistemi të ngjashëm me diktaturë.
Forma e shtetit, qëndronë e kornizuar vetëm në konceptin formal, pasi devijacioni i së drejtës, ndarjes së pushtetit dhe zbatueshmeria e ligjit janë gati inegzistente sa ato janë të ashpra vetë për një kadegori njerëzish.
Pushteti zotrohet nga një grup i vogël njerëzish që janë të një klani dhe fatkeqsisht vijnë si trashigimtarë të diktaturës dhe kjo eshtë e njëtrajtësuar nga të dy kampet politike.

Këto janë pak nga problematikt që vijë për shkak se në Shqipëri nuk ka një demokraci mendimi që në filles. Nuk ka një filozofi të qartë politike mes mendimit të së djathtës dhe së majtës, pasi në bllok politika është e lidhur me të kaluarë dhe qëllimi final i tyre është shpikja e një llojë qeverisje allashqiptarshe.
Vetëm pas humbjes së 23 qershorit të së djathtës menjëherë, dolën problematikat e mbartura prej vitesh që jo pak herë janë bërë prezent në media.
Pas dorheqjes së Berishës nga kreu i PD-së dhe pranimi i zgjedhjeve, loja e cakejve të vjetër nisi të behej interesantë, madje pak më heret kur shumë nga deputete nuk u futën në lista dhe i pari shpërthej i biri i Cajupi një nga persekutorët me të zellshëm të diktaturës që për vite me radhë shërbej si prokuro në rrethin e Matit dhe atje vrau e burgosi dhjetëra nacionalist, intelektual dhe oficerë të studiuar në perendim.
I biri i Cajup Rusmajlit me pameritë përfaqsoj të djathtën dhe fillë në momentin që del nga politika, hynë menjëherë në lojën e qefmbetsve apo të misinit të vjetë mbase të pa mbaruar.
Spiunë të tjerë të sigurimit, Olldelja, Patos Bozhurja, dhe dizenjatorja me klanin katolik, diskreminuan të djathtën duke u cirrur në emër të saj.
Por jo vetëm PD, por dhe krerë të partive të tjera të djathta janë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit dhe parë në shifra me pafrikë 70% e krerve të partive të djathta janë spiunë të sigurimit të shtetit.
Pra nuk mungon vetëm filozofia por elementët që përfaqsojnë të djathtën janë drejtpërdrejtë mëkatarë të lidhur me diktaturën që kanë shënuar krime vetë apo nga familjarët e tyre.
Realisht e djathta në Shqipëri ka egzistuar dhe është prezent dhe sot me parti tradicionale të së djathtës, por fakti se ato janë përballur me sulme tinëzare nga partit e majta dhe fakti se ka patur një plan të përbashkët për ta zhdukur të djathtën, tregon se ende politka e se djathtës është e dobët.
Kohët e fundi ka patur një lëvizje të re politike në kampin e djathtë, ku disa parti politike lancuan “Ligën e Djathtë” dhe promotor u bënë të përndjekurit dhe konservatorët. Por ndodhi ajo që pritej të gjitha partitë bashkë atorizuan mediat e tyre që të mos lancohen, pra shpallën izolimin e së djathtës, madje disa kryetarë partishë të quajtura të djathta lobuan me para kundër këtij grupimi dhe fakti se PDM ishtë e rreshtuar në kualicionin e djathtë ishtë thjeshtë formacion i kushtëzuar në pamundësi për të dominuar politikën e bashkimit të së djathtës.
Fakti se nga 24 parti të kualicionit të djathtë vetë gjashtë kryetarë nuk ishin spiunë të sigurimit të shtetit, tregoj qartë se e djathta ishtë tradhëtuar para fillimit të zgjedhjeve të qershorit madje Rama kishtë patur lidhje me disa nga krerët e këtyre partive në fshehtësi sa që bëri që shumë nga këta parti të punonin për Ramën.
Tani që ia arritën qëllimit të kthimit të së majtës në pushtet e djathta kërkon kohë dhe përkushtim për të realizuar një format të mirëfillt politik të së djathtës dhe mbase do të jetë një gjë e mirë, por nuk mund të ketë një të djathtë në gjithë dimensionin e saj pa hapur dose e bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit. Kjo ka qenë dhe arësyeja se politika është vestitura në agoni përtej të parashikueshmes sa sot vendi ka gati një shumicë apsolut që është në një farë mase një rrezik i ri që duhet marrë parasyshë seriozisht.
Nga Ilir Vata

No comments:

Post a Comment