Mundesia e fundit per te marre pushtetin me force.Aktorët e 97; më 7 prillë, gati për të marrë pushtetin me dhunë

A do të arrinë socialistët të rikthjenë 1997, para se të hynë në zgjedhje apo po i paraprinë situatës paszgjedhore? Pasi programi i tyre nuk është i besueshëm dhe nuk thotë asgjë, pasi ata nuk kanë ndryshuar nga partia e diktatorit, sepse mbartin të njëjtën filozofi dhe urrejtje ndaj perendimit, tregut të lirë, pronës dhe të përndjekurve politikë. Socialistët janë largë ndjesës së munga për krime e komunizmit dhe vizionit të një shoqërie moderne. Ata kanë frikë nga dose, transparenca, shoqëria e hapur. Ata kanë frikë nga vota. Ata besojnë te sigurimi i shtetit të diktaturës dhe vazhdojnë ta mbajnë aktivë, pikërishtë për këtë ditë ogurzezë.

Trazirat e vitit 1997
Skenari ogurzi i socialistve dhe në tërsi i bllokut të majtë, që vijnë nga partia e diktatorit, ish-pushtetarët e saj dhe të sigurimit të shtetit, kanë ende në memorjen e tyre marrjen e pushtetit me dhunë, ndonse kanë mbetur pak muaj për t’u përballur me votuesit shqiptarë.
Tentativat e opozitës për të rrëzuar pushtetin me forcë është modeli tipik komunistë, ndonse pretendohet se janë rinovuar, por parë në këndin e gjerë ata janë të pandryshueshëm sepse ende nuk kanë kërkuar ndjesë për krimet që kanë bërë vetë apo nga familjarët e tyre gjatë kohës së diktaturës.
Rinovimi i socialistve lenë për të dëshiruar, pasi po përpiqen me të gjitha mënyrat për rifutjen në politikë të brezit të tretë të përsekutorve dhe më keq akoma ende në drejtimin e PS-së janë ish- ministrant e diktaturës.
Por në këtë grupim të së majtës konservatore janë dhe dy pinjollët e KLD, që pasi lanë në gjendje të mjerueshme sistemin e drejtësisë, bënë nga një parti secili për të përmbushur misionin e kahershëm të prindve të tyre dhe të vetëvetës.
Fakti se Topi nuk firmosi ligjin për lustracionin tregonë më së miri se ai i ka shërbyer diktaturës në mënyrën me të bindur dhe dikushë e futi në politikë më 1996, për të kryer këtë shërbim ogurzi, vrasjen e demokracisë me mjete tipike komuniste.
Pra nuk është vetëm Rama, Ai që ndërmerr nisma të revolucionit bolshevik, por Topi, Spahia dhe disa ideatorë të revolucionit të 97, janë skenaritët ogurzi që duan dhe një herë të shkatrrojnë vendin dhe këto pak të mira që janë arritur deri më sot dhe kjo ka një spjegim, ata kanë frikë nga vota popullore.

Rrebelimi i shqiptarve 1997
Gjatë gjithë këtyre viteve nuk e kemi parë opozitën të bëjë qoftë dhe një miting të vetëm për nevoja qytetare, por të gjitha protestat kanë patur vetëm një qëllim, marrjen e pushtetit me dhunë jashtë cdo principi demokratik dhe kundër cdo vlere të kushtetutshmërisë.
Edhe skenari i tërheqjes së Metës pak ditë para lajmërimit të protestës popullore të 7 prillit është pjesë e qëllimit e ish-komunistve për të bërë të mundur misionin e tyre, rrëzimin e Berishës para zgjedhjeve sepse ata janë të bindur se blloku i djathtë është fitues më 23 qershorë dhe gjithashtu ata druhen nga tendenca që aleatët e Berishës kanë drejtë të djathtës perendimore.
Pasi dihet së shumë nga partitë aleate janë për kthimin e pronave tek i zoti dhe hapja e dosjeve të bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit dhe më e rëndësishmja verifikimi i mbivendosjes së pronave dhe ato të përfituara në mënyre të paligjshme.
Sigurisht, mandati i tretë i të djathtës do të bëjë që ata të humbasin pronat e marrë në kundështim me ligjin, si dhe me ligjin e lustracionit shumica e tyre dalin nga politika dhe administrimi publik dhe është e kuptueshme përgjegjësia e tyre politike për ta marrë pushtetin me dhunë.
Nxitja e këti skenari nga politikani grek lenë për të kuptuar se ashtu sic edhe trazirat e 1997, patën ndikim nga disa politikanë grek, skenari ka të njëjtin boshtë dhe qëllim, madje dhe autorët kryesorë të 97, janë shpërndarë ca të PS, ca të Aleanca e ekstremistit tipik komunist dhe nxitës i provokimeve nacionalistë, ca të FRD e Topit dhe ca të Gjinushi.

Pra kemi të gjithë akotorët e mundëshëm për të trazuar Shqipërinë, si për qëllime pushteti ashtu dhe për orekse primitive rajonale që kohët e fundit kaluan cdo parashikim, gjë e cila do të rrënoj të ardhmen e shqiptarve, demokracin e brishtë dhe stabilitetin në Rajon.
Këto lloij politikanësh spiunë të sigurimit të shtetit, provokatorë dhe shërbëtorë të së keqes duhet të përballen me ligjin, filluar nga ai i lustracionit, dhe më kryesori i shërbimeve të huaja pasi në politikën e majtë janë dhjetra agjent të UDBS e më gjër dhe janë rrezik jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin.
Kohët e fundit ndikimi Rus dhe ai Serb ka shtrirë terren në Shqipëri, madje dhe të njerëzit e qeverisë Berisha, pasi mos të harrojmë se vetëm njëri nga gjeneralët e 1997 është sot në anën e Berishës dhe Ministër i Mbrojtjes dhe ka gjasa që me 7 prillë të jetë në anën e nekomunistve që duan pushtetin me dhunë.
Nga Ilir Vata
41.339177
19.752967
19.752967
No comments:
Post a Comment