Monday, April 1, 2013

Liga e Djathtë: Berisha mundësia e të djathtës reale

Liga e Djathtë: Berisha mundësia e të djathtës reale:
ilir vata
Shqipëria ka legjislacion të krahasuar me vendet perendimore, por nuk ka zbatueshmëri të ligjit, dhe ky është shkaku kryesor që sistemi i drejtësisë është problematik.

Eshtë ende e pa mundur të ridimesionohet një e djathtë që të ketë ndikim të dukshëm në politikën shqiptare dhe në politikëbërje, ndonse ka disa muaj që në skenën politike ka ardhur një format i ri i së djathtës shqiptare, një grupim i gjerë me logon “Liga e Djathtë”.
Kjo është deklarata që lideri i Ligës së Djathtë z. Ilir Vata ka bërë në një takim me student të jurispondencës dhe juristë të njohur më moton: “Shteti i së drejtës dhe reformimi i drejtësisë”.
Pasi u prezantua qëllimi i takimit në ekspozen politike z. Vata nuk nguroi të përconte fillin e politikës që duhet ndjekur nga Liga e Djathtë për të arritur qëllimet politike të saj dhe ndër të tjera ai theksoi:
“Ne jemi një forumë politikë i ri, por që në përbërje mbarti vlerat e partive të traditës, konservatorizmin moderrn, të përndjekurit, pronarët dhe që kemi në vizionin tonë të djathtën moderne perendimore. Ajo që do të na intereoj neve është fakti se ne për këto dy dekada kemi patur vetëm një aleat, Sali Berisha dhe cdo gjë e përkthyer në interesin tonë në të mira dhe mbështetje ka qenë kontributi i sbjektit që ai drejton i PD dhe i interesit të tij përsonal. Prandaj le ta mbështesim atë, që ai të na mbështes të djathtën e vizionit tonë”.
Në këmi vizion të ndricuar të së djathtës në Shqipëri dhe është e para herë që një grupim i tillë gëzonë mbështetje dhe ka interes tek shqiptarët, por në realizimin e objeksioneve tona kërkojmë bashkëpunimin nëpërmjet unifikimit të pjesëshëm të programmi si garanci politike.
E mbi këto ide ne do të mund të sjellim në vëmëndje dhe reformimin e sistemit tonë të drejtësisë për të cilën jemi mbledhur. E para largimi nga drejtësia të të gjithë atyre që janë përlyer me krime në kohë të diktaturës. E dyta shkrirja e KLD dhe krijimi i një komisioni për verifikimn e shkeljeve nga gjyqtarët dhe prokurorët. Njohja si normë juridike e gabimit në të drejtën penale, pasi aktualishtë kjo normë nuk egzistonë duke futur në gabim në aspektin penal të gjithë sistemin dhe njëkohësisht palët. Reformimi i kodit penal dhe dekriminalizimi i tij pasi kohët e fundit paaftësin për parandalimin e krimi legislatori po e sheh te kodi penal dhe jo te arsyet reale. Ne kërkojmë sensibilizimin e opinionit publik dhe bashkëpunimin e tij për parandalimin e primi dhe zbulimin e tij, si dhe kërkojmë të ketë zbatueshmëri të ligjit dhe jo që paaftësitë zbatuese ti kërkojmë te normat juridike.
Liga e Djathtë

No comments:

Post a Comment