Tuesday, August 20, 2013
Monday, August 19, 2013
Frika e pushtetit apsolut
Shumica artificjale e dalë nga zgjedhjet e qershorit është një kërrcënim
i ri për prekjen e institucioneve të pavarura, hakmarrjen politike, thellimin e
korrupsionin dhe moszbatueshmërinë e ligjit.
Politika e unit dhe e zotrimit të pushtetit nga një
grusht njerzëzish është hasur në shum vende të Botës dhe në kohë të ndryshme,
por në Shqipëri ky lloj pushteti është trendi i kohës dhe ai madje është më
agresiv se kurrë, sa këto zgjedhje përvec të mirave parë në kontekstin e gjërë,
solli dhe këtë rrezik.
Mos vallë ishin shqiptarët që me votën e tyre tentuan
të drejtojnë vendit drejt një pushteti të tillë, apo partitë politike përdorën
medodat e tyre të ndikimit mbi zgjedhës?!
Një hipotezë e tillë tashmë është provuar se është politika,
ajo që prekën me mënyra të ndryshme, madje dhe të jashtëligjshme votat e
qytetarve dhe kësaj radhe përvec mashtrimit politik në këmbim të votës u vunë
stimuj, ushqime, premtime për punë, diploma false madje dhe para sa cmimi i votës
në qarqe të ndryshme pati luhatje dhe varjoi nga 25 euro deri 120 të tilla.
Përballë këtij realiteti, heshtin partitë politike,
institucionet shtetërore, organi i akuzës madje dhe shoqëritë civile dhe
organizmat ndërkomtarë që kanë monitoruar procesin dhe ky është dhe rreziku i
radhës që Shqipërisë i hap një precedent të rrezikshëm politikë, duke vënë në
pikpyetje dhe vetë demokracinë.
Zgjedhjet e qershorit, parë me lupën e gjerë solli
progres për mënyrën si u votua, rregullin qetësinë dhe shpalljen e rezultateve,
si dhe solli një institucion të ri në vlera pozitive dhe aktive atë të
institucionit të dorëheqjes dhe kjo u bë fak ku lideri historik Berisha pranoj
rezultatin, plotësoj detyrimin kushtetuese të dorzimit të qeverisë dhe dha
dorheqjen nga partia për të cilë e drejtoj për me shumë 22 vite.
Duhet përmendur, që më here lideri Nano më 2005, bëri
të njëjtën gjë, duke sjellë risi në vend, por ripërsëritja e një vullnet të
tillë tregon në një farë mënyre pjekuri politike dhe gjithcka nuk është gri,
por ajo që vret është fakti se tendenca për shumicë apsolute të krijuar në
mënyrë artificiale është masë e latë rreziku.
Sigurisht 83, vende në Parlament janë korum i duhur
për një qeverisje të garantuar, por duke ditur që në parlametarizmin shqiptarë
rronë dhe fenomeni i tregut të vendeve të parlamentarit, ky numër mundet dhe të
rritet duke venë në rreziku institucionin e Presidentit të Republikës,
Prokurorin e Përgjithshëm, Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe vetë Kushtetutën
e Vendit.
Në këtë planë, intenerari i pushteti të Ramës paraqet
rrezik, shtuar dhe gjërsinë e kualicionit të tij me devijacione politike, katër
parti komuniste ekstreme që kanë një kontratë elektorale, si dhe qëndrimin e
liderit socialist ndaj diktaturës që ende nuk ka kërkuar ndjesë publike për krimet
e kryera e bëjnë politikën e tij më shumë konservatore të së majtës se sa një
të majtë modern që në të vertetë është domozdoshmëri në një vend demokratik.
Frika e pushtetit apsolut po ndihet ende pa
zyrtarizimin Kushtetues të Parlamentit të ri dhe qeverise së kualicionit të
majtë madje administrata ndjehet më e kërrcnuara pasi është paralajmëruar
“operacioni fshesa”, por dhe biznesi dhe invesitorët kanë një ngjenjë të tillë
frike, që ndikon negativisht në tërë gamën dhe dimensionin e gjerë të popullatës.
A do këtë një stradegji Komtarë për luftën kundër
korrupsioni, zbatueshmërisë së ligjit, garantimin e pavarësisë institucionale?!
A do të ketë një hetim për votat e blera, financimin e
partive politike në mënyre të paligjshme, qarkullimin e parave të pista,
blerjen e mediave dhe mbi të gjitha a do të hetohen ato parlamentarë që priten
të ulen në parlament që janë të lidhur me botën e krimit.
Pushteti apsolut ka në axhend rehabilitimin e figurës
së diktatorit dhe pritet që diktatori të ketë një vend në shesht e Kryeqytetit,
po ashtu kemi rehabilitimin e të përndjekurve politikë që në vendosjen e
qeverisë së re ata nuk patë as një rrjesht vemëndje, pra kemi të bëjmë me nje
politikë totalisht artificiale që solli një shumicë që do të vë në rrezik dhe
ato gjëra të mira që këmi arritur der më sot.
Nga Ilir Vata
Sunday, August 18, 2013
E djathta e tradhëtuar nga Sigurimi Shtetit
Politika shqiptare eshtë
në agoni me të shkuarën diktatorjale, pasi shumë nga politikanët janë të lidhur
drejtpërdrejt me të kaluarën e egër diktatorjale, madje ka nga ata politikanë që
kanë marrë pjesë drejtpërdret në krime e diktaturës duke vrarë apo torturuar
shqiptarët.
Më keq akoma, në politikën shqiptarë
ka politikanë injorantë, të korruptuar dhe agonia do të vazhdoj madje për shumë
vite, derisa shqiptarët të ndihmohen realisht nga institucionet ndërkomtarë BE,
SHBA dhe organizma të tjerë që kanë të bëjnë me vlerat njerëzorë. Shqipria
është i vetmi vend ish-komunist që ende nuk ka kërkuar falje për krime e
diktaturës dhe që nuk ka hapur arkivat e sigurimit të shtetit.
Fataliteti i
një vendi, vjenë atherë kur nuk kuronë të shkuarën dhe kjo e fundit padashur
bëhet sinkroni i të ardhmes, mjerisht kjo po ndodhe në Shqipëri e pikërishtë me
politikën shqiptarë.
Për gjatë
këtyre viteve të postdiktaturës, palët kanë “vrarë” mëndimin ndryshe
opozicionin duke e lënë vendin vetëm me një kah politik të cungët e të pashpresë
në demokracinë që cdo ditë bëhet më e brishtë se kurrë, madje po rrezikonë të
bie në një neodiktaturë të re.
Që nga
rrëzimi i diktaturës, pak eksponet të djathtë kemi parë të jenë pjesë e politikës
dhe ata që janë prezantuar si të tillë kanë qenë osë palë me diktaturën dhe me
këq akoma, që rëndomtë mund të thuash se shumica i kanë shërbyer Sigurimit të
Shtetit.
Në
dimensionin tjetër, ndodhë fataliteti i ndrrimit të elitave dhe gallavitja në
rrethin vicioz të klanëve të së shkuarës e bënë politikën një klanë të vjetër
që përpiqet jo të bëjë demokraci, por të instalojë gjeneratat e brezit të tret
të diktaturës në pushtet dhe sot kjo është lehtësisht e konstatueshme në
maxhorancën e re.
Por dhe e djathta
në tërsi ka funksionuar gati-gati në të njëjtin rrafsh, si e majta përsa i
përket principeve të së djathtës dhe së majtës, qoftë në krerët drejtues që
vijnë nga diktatura, qoftë dhe në reformat dhe qëndrimet kryesore të parimeve
të së djathtës.
Qëndrim ndaj pronës që është
nihilist, antikushtetues dhe në kundërshtim me legjislacionin civil dhe më tëj
akoma në kundërshtim me lirit e njeriut.
Kurimi i së shkuarës,
hapja e dosjeve të bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit përbën një rrezik për
ta izoluar të shkuarën dhe të nxisë premisa për instalimin e një sistemi të
ngjashëm me diktaturë.
Forma e shtetit,
qëndronë e kornizuar vetëm në konceptin formal, pasi devijacioni i së drejtës,
ndarjes së pushtetit dhe zbatueshmeria e ligjit janë gati inegzistente sa ato
janë të ashpra vetë për një kadegori njerëzish.
Pushteti zotrohet nga
një grup i vogël njerëzish që janë të një klani dhe fatkeqsisht vijnë si
trashigimtarë të diktaturës dhe kjo eshtë e njëtrajtësuar nga të dy kampet
politike.
Këto janë
pak nga problematikt që vijë për shkak se në Shqipëri nuk ka një demokraci
mendimi që në filles. Nuk ka një filozofi të qartë politike mes mendimit të së
djathtës dhe së majtës, pasi në bllok politika është e lidhur me të kaluarë dhe
qëllimi final i tyre është shpikja e një llojë qeverisje allashqiptarshe.
Vetëm pas
humbjes së 23 qershorit të së djathtës menjëherë, dolën problematikat e
mbartura prej vitesh që jo pak herë janë bërë prezent në media.
Pas
dorheqjes së Berishës nga kreu i PD-së dhe pranimi i zgjedhjeve, loja e cakejve
të vjetër nisi të behej interesantë, madje pak më heret kur shumë nga deputete
nuk u futën në lista dhe i pari shpërthej i biri i Cajupi një nga persekutorët
me të zellshëm të diktaturës që për vite me radhë shërbej si prokuro në rrethin
e Matit dhe atje vrau e burgosi dhjetëra nacionalist, intelektual dhe oficerë të
studiuar në perendim.
I biri i
Cajup Rusmajlit me pameritë përfaqsoj të djathtën dhe fillë në momentin që del
nga politika, hynë menjëherë në lojën e qefmbetsve apo të misinit të vjetë
mbase të pa mbaruar.
Spiunë të
tjerë të sigurimit, Olldelja, Patos Bozhurja, dhe dizenjatorja me klanin
katolik, diskreminuan të djathtën duke u cirrur në emër të saj.
Por jo vetëm
PD, por dhe krerë të partive të tjera të djathta janë bashkëpuntorë të
sigurimit të shtetit dhe parë në shifra me pafrikë 70% e krerve të partive të
djathta janë spiunë të sigurimit të shtetit.
Pra nuk
mungon vetëm filozofia por elementët që përfaqsojnë të djathtën janë
drejtpërdrejtë mëkatarë të lidhur me diktaturën që kanë shënuar krime vetë apo
nga familjarët e tyre.
Realisht e
djathta në Shqipëri ka egzistuar dhe është prezent dhe sot me parti tradicionale
të së djathtës, por fakti se ato janë përballur me sulme tinëzare nga partit e
majta dhe fakti se ka patur një plan të përbashkët për ta zhdukur të djathtën,
tregon se ende politka e se djathtës është e dobët.
Kohët e
fundi ka patur një lëvizje të re politike në kampin e djathtë, ku disa parti
politike lancuan “Ligën e Djathtë” dhe promotor u bënë të përndjekurit dhe
konservatorët. Por ndodhi ajo që pritej të gjitha partitë bashkë atorizuan
mediat e tyre që të mos lancohen, pra shpallën izolimin e së djathtës, madje
disa kryetarë partishë të quajtura të djathta lobuan me para kundër këtij
grupimi dhe fakti se PDM ishtë e rreshtuar në kualicionin e djathtë ishtë
thjeshtë formacion i kushtëzuar në pamundësi për të dominuar politikën e
bashkimit të së djathtës.
Fakti se nga
24 parti të kualicionit të djathtë vetë gjashtë kryetarë nuk ishin spiunë të
sigurimit të shtetit, tregoj qartë se e djathta ishtë tradhëtuar para fillimit
të zgjedhjeve të qershorit madje Rama kishtë patur lidhje me disa nga krerët e
këtyre partive në fshehtësi sa që bëri që shumë nga këta parti të punonin për
Ramën.
Tani që ia
arritën qëllimit të kthimit të së majtës në pushtet e djathta kërkon kohë dhe
përkushtim për të realizuar një format të mirëfillt politik të së djathtës dhe
mbase do të jetë një gjë e mirë, por nuk mund të ketë një të djathtë në gjithë
dimensionin e saj pa hapur dose e bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit. Kjo
ka qenë dhe arësyeja se politika është vestitura në agoni përtej të
parashikueshmes sa sot vendi ka gati një shumicë apsolut që është në një farë
mase një rrezik i ri që duhet marrë parasyshë seriozisht.
Nga Ilir
Vata
Subscribe to:
Posts (Atom)