Dy javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, presidenti aktual Barack
Obama dhe rivali i tij republikan Mitt Romney kanë zhvilluar duelin e
tyre të tretë dhe të fundit televiziv duke u fokusuar veçanërisht në
temën e politikës së jashtme. Vrasja e 4 amerikanëve në Libi, lufta
civile në Siri dhe programi bërthamor i Iranit, ishin temat kraesore të
debatit që u shoqërua me kritika dhe me diskutime në hollësi të rolit të
Shteteve të Bashkuara në botë.
Obama shfaqi përvojën e një “kryekomandanti” duke shpjeguar politikën amerikane nën udhëheqjen e tij dhe duke sulmuar pikëpamjet dhe propozimet e Romneyt, ish guvernator i Massachusettsit që ka pak përvojë në këtë temë. Në hapje të këtij debati në Florida Romney përshëndeti vrasjen e kreut të Al Kaidës, Bin Laden po në të njëjtën kohë ai foli edhe për mangësi të lidershipit Obama gjatë trazirave në botën arabe. Ai gjithashtu propozoi "një strategji gjithëpërfshirëse" për të ulur ekstremizmin e dhunshëm në Lindjen e Mesme. Lidhur me çështje të tjera, si tregtia me Kinën, Romney u zotua të jetë më i ashpër se sa presidenti Obama, nëse zgjidhet president.
Romney Barack Obama
Presidenti përsëri e akuzoi Romney-in me pozicionet e tij për politikën e
jashtme si kontaditore dhe që ndryshojnë shpesh. Obama tha se Amerika
ka bashkëpunuar ngushtë me aleatët për të sjellë paqen dhe demokracinë
në rajon, duke përmendur Libinë si një shembull. Ai hodhi poshtë po
ashtu akuzën për rrezikimin e marrëdhënieve me Izraelin. Mbi Iranin,
Obama tha se administrata e tij ka treguar "forcën" duke zbatuar
sanksione të ashpra, më të dëmshmet ndonjëherë ndaj Republikës Islamike,
por kandidati republican thea se bota është katër vjet më afër një
Irani bërthamor, duke shtuar se udhëheqësit e Iranit panë dobësi aty ku
ata pritet të shohin fuqinë amerikane.
Në një sondazh të bërë menjëherë pas debatit nga televizioni CNN/ORC shumica e shikuesve kishin bërë fitues Obamën. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të zhvillohen më gjashtë nëntor.
Obama shfaqi përvojën e një “kryekomandanti” duke shpjeguar politikën amerikane nën udhëheqjen e tij dhe duke sulmuar pikëpamjet dhe propozimet e Romneyt, ish guvernator i Massachusettsit që ka pak përvojë në këtë temë. Në hapje të këtij debati në Florida Romney përshëndeti vrasjen e kreut të Al Kaidës, Bin Laden po në të njëjtën kohë ai foli edhe për mangësi të lidershipit Obama gjatë trazirave në botën arabe. Ai gjithashtu propozoi "një strategji gjithëpërfshirëse" për të ulur ekstremizmin e dhunshëm në Lindjen e Mesme. Lidhur me çështje të tjera, si tregtia me Kinën, Romney u zotua të jetë më i ashpër se sa presidenti Obama, nëse zgjidhet president.
Në një sondazh të bërë menjëherë pas debatit nga televizioni CNN/ORC shumica e shikuesve kishin bërë fitues Obamën. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të zhvillohen më gjashtë nëntor.
No comments:
Post a Comment