SHBA, Uragani Sandy godet ashpër brigjet lindore
Uragani Sandy është forcuar ndërsa po godet brigjet lindore të
Shteteve të Bashkuara, duke sjellë rrezik për rreth 50 milionë banorë,
me rreshje shiu, erëra të forta përmbytje. Uragani tashmë i quajtur
pas-tropikal, është një prej stuhive më të mëdha që ka goditur rajonin
në vite.
Qytetet kryesore amerikane nga Uashingtoni në Nju Jork kanë pezulluar sistemet e transportit publik (trena, autobusë, aeroplanë) dhe miliona njerëz janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e të mos dalin në punë.Bashkia e Manhatanit ka ndërprerë linjën elektrike për të parandaluar dëmtimin e rrjetit të energjisë. Qyteti i Baltimorës në Maryland ka ndaluar çdo qarkullim të makinave, me përjashtim të atyre të policisë dhe spitaleve. Erërat kanë arritur shpejtësinë maksimale deri në 150 kilometra në orë. Miliona njerëz janë pa energji elektrike, duke përfshirë pothuajse 200 mijë banorë në zonën e kryeqytetit Uashington. Më në brendësi, disa zona malore janë mbuluar nga rreth një metër e gjysmë e dëborë e lagësht. Deri tani janë raportuar rreth 12 vdekje si pasojë e stuhisë.
Parashikuesit e motit thonë se stuhia po udhëton me shpejt sesa ishte parashikuar në drejtim të perëndimit me 44 kilometra në orë.
Presidenti Barak Obama ka anuluar veprimtaritë e tij të fushatës zgjedhore për të monitoruar uraganin nga Shtëpia e Bardhë. Ai u bëri thirrje amerikanëve që të marrin parasysh paralajmërimet lidhur me natyrën e rrezikshme të uraganit Sandy.
"Mesazhi më i rëndësishëm që kam për publikum tani është: ju lutem dëgjoni se çfarë thonë zyrtarët shtetërore dhe vendorë. Kur ata ju thonë të evakuoheni, ju duhet të evakuoheni. Mos vononi, mos ngurroni, mos vini në pikëpyetje udhëzimet që u janë dhënë, sepse kjo është një stuhi shumë e fortë dhe mund të ketë pasoja fatale në qoftë se njerëzit nuk veprojnë shpejt."
Autoritetet në 9 shtete dhe kryeqytetin Uashington, DC kanë shpallur gjendjen e jashtzakonshme, ndërsa qeveria dhe zyrat federale u mbyllën të hënën dhe do të qëndrojnë të mbyllura edhe sot, të martën.
Parashikuesit e motit thonë Sandy pritet të bashkohen me një sistem të motit të ftohtë, duke shndërruar në një "super-stuhi pas-tropikale" me rrjeshje të mëdha shiu e bore në zonat malore. Në New York, autoritetet urdhëruan evakuimin e 375.000 njerëzve nga pjesë të ulëta të qytetit, ndërsa tregjet e aksioneve u mbyllën dje në mënyrë të paplanifikuar, për herë të parë që mbyllen në klëtë mënyrë nga dita e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Zyrtarët thonë se njerëzit të cilët tani refuzojnë të evakuohen dhe më vonë duhen shpëtuar, do të vinin në rrezik jetën e punëtorëve të emergjencës.
Uragani Sandy shkaktoi vdekjen e të paktën 65 personave në Karaibe javën e kaluar para se të lëvizte në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

No comments:
Post a Comment