E ardhmja e afërt e Greqisë varet nga vlerësimi i Trojkës. Megjithatë,
pasi publikimi i raportit të inspektorëve ndërkombëtarë u shty kanë
filluar të qarkullojnë thashetheme të ndryshme.
Tashmë është kthyer në një ritual: gazetarët pyesin në lidhje me
raportin përfundimtar të Trojkës së BE-së, Bankës Qendrore Evropiane
(BQE) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) - ndërsa zëdhënësi i
Bashkimit Evropian, Simon O'Connor nuk thotë asgjë të re. Ai nuk mund të
komentojë apo "të përmend ndonjë hollësi për aq kohë sa këto bisedime
do të vazhdojnë. Sapo të kemi një marrëveshje unë mund të them më
shumë".
Në foto, Simon O'Connor
Ndaj pyetjeve për Trojkën përfaqëuesit e BE-së në Bruksel aktualisht
japin përgjigje me gjysëm zëri. Ngjashëm reagojnë edhe liderët politikë
në vendet evropiane. Kur flasin për Greqinë ata zakonisht fshihen pas
rezultatave që duhet të publikojë Trojka. Por koha kalon. Në fillim të
tetorit do të publikohej raporti për financat shtetërore greke. Pasi që
inspektorët kishin ndërprerë punën e tyre për një javë, publikimi i
raportit u shty. Si një afat i mundshëm i ri tani përmendet fillimi i
nëntorit. Ndërsa Trojkën vetë ashtu si në të gjitha vizitat e saj
monitoruese edhe kësaj radhe e ka kapluar heshtja. Kjo bën që opinioni
ndërkombëtar gjithnjë e më shumë të hamendësoj për arsyet e kësaj
vonese.
Një ekip me mendime të ndryshme
Daniel Gros, drejtor i 'Qendrës për Studime të Politikave Evropiane' (CEPS) llogarit që një pjesë e madhe e raportit përfundimtar do të jetë një vlerësim i matur i gjendjes në Greqi. "Por e rëndësishme pastaj mbetet nxjerrja e konkluzioneve. Dhe pikërisht kjo zgjat shumë për shkak se ata nuk po e dijnë saktë se çfarë duan në të vërtetë", thotë Gros në një intervistë me Deutsche Welle-n.
Në foto, Daniel Gros
Është e mundur që ekspertët e Trojkës nuk po arrijnë të pajtohen
rreth një vlerësimi të përbashkët. Në prezantimet e tyre në opinion ata
duken si një ekip por nga brenda, sipas raporteve në medie, thuhet të
ketë përplasje sa i përket drejtimit të duhur. Grupi përbëhet nga të
dërguarit e tre institucioneve - Bankës Evropiane , Bankës Qendore
Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ato kanë pjesërisht
interesa të ndryshme.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, për shembull, është më i rreptë në vlerësimet e tij për Greqinë sepse anëtarët e saj, vende të tilla si ato në zhvillim apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin me sy kritikë zonën euros. Për FMN-në është me rëndësi që ai mos të humbasë reputacionin e tij si një institucion i rreptë për mëkëmbjen e shteteve. Sepse me çdo raport të Trojkës, i cili rezulton më vonë të jetë i gabuar, institucioni humbet besueshmërinë e tij.
Së pari të presim zgjedhjet në SHBA
Por mund të ketë edhe një arsye tjetër politike për vonesën e raportit të Trojkës, thotë Jürgen Matthes nga Instituti i ekonomisë gjermane. "Një supozim që qarkullon aktualisht dhe i cili për mua është politikisht i pranueshëm, është se po priten zgjedhjet e 6 nëntorit në SHBA". Qeveria amerikane ka frikë se "kriza e euros dhe ndikimi negativ mbi ekonominë amerikane, në fund mund t'i kushtojë Barack Obamës me humbjen e zgjedhjeve për rizgjedhje në postin e presidentit."
Një ekip me mendime të ndryshme
Daniel Gros, drejtor i 'Qendrës për Studime të Politikave Evropiane' (CEPS) llogarit që një pjesë e madhe e raportit përfundimtar do të jetë një vlerësim i matur i gjendjes në Greqi. "Por e rëndësishme pastaj mbetet nxjerrja e konkluzioneve. Dhe pikërisht kjo zgjat shumë për shkak se ata nuk po e dijnë saktë se çfarë duan në të vërtetë", thotë Gros në një intervistë me Deutsche Welle-n.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, për shembull, është më i rreptë në vlerësimet e tij për Greqinë sepse anëtarët e saj, vende të tilla si ato në zhvillim apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin me sy kritikë zonën euros. Për FMN-në është me rëndësi që ai mos të humbasë reputacionin e tij si një institucion i rreptë për mëkëmbjen e shteteve. Sepse me çdo raport të Trojkës, i cili rezulton më vonë të jetë i gabuar, institucioni humbet besueshmërinë e tij.
Së pari të presim zgjedhjet në SHBA
Por mund të ketë edhe një arsye tjetër politike për vonesën e raportit të Trojkës, thotë Jürgen Matthes nga Instituti i ekonomisë gjermane. "Një supozim që qarkullon aktualisht dhe i cili për mua është politikisht i pranueshëm, është se po priten zgjedhjet e 6 nëntorit në SHBA". Qeveria amerikane ka frikë se "kriza e euros dhe ndikimi negativ mbi ekonominë amerikane, në fund mund t'i kushtojë Barack Obamës me humbjen e zgjedhjeve për rizgjedhje në postin e presidentit."
No comments:
Post a Comment