Arben Imami, filo-rusi që kërkon të shitet si amerikan:
Arben Imami, filo-rusi që kërkon të shitet si amerikan

Shkruan : Ilir VATA
Fatkeqësisht, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka nisur një fushatë sensibilizuese për kornizimin e figurës së tij si njeri i perëndimit, njeri i besuar i NATO-s, vizionar dhe madje edhe modern. Ka shfaqur kujdes për çdo detaje në konfidenca me drejtorin e kulturës, përpiqet të lançojë veten, përtej asaj që është, ndonëse ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me perëndimin, por përkundrazi është një nga familjet më mercenare të komunizmit në veri, që ka vrarë me qindra nacionalistë. Kuptohet, që në fillesë përkushtimi fals dhe njëherazi falsiteti i një njeriu që kërkon të shitet me çdo kusht si amerikan kur është filo-rus, si në rrënjë të familjes ashtu dhe në jetën e tij më shumë të lidhur me krimin, sesa me devotshmërinë e një njeriu modern. Sa modern është Imami?! Shkollën e artit e bëri në kohën e realizmit socialist, interpretimet e personazheve janë të njohura nga të gjithë si aktorë në kohën e diktaturës, por zbutet me aktin e themelimit të PD-së dhe për pak vite del në origjinë ku themelon revolucionin Bolshevik për rrëzimin e demokracisë. Ora e mbetur në 1997, mjafton që të kuptosh figurën e një politikani në thelb komunist, që tani sinifikohen me të majtën.

English: Arben Imami, cropped from photo: 091113-D-9880W-054 Secretary of Defense Robert M. Gates, right, poses for a photo with his guest Albanian Minister of Defense Arben Imami before sitting down to substantive security discussions at the Pentagon Nov. 13, 2009. (DoD photo by R. D. Ward/Released) (Photo credit: Wikipedia)
Madje marrëzia e tij shkon në skajet ekstreme ku luftonte në llogore, duke vrarë njerëz të pafajshëm dhe demonstron tiparet e një Che Guevara shqiptare kur del me kundratank për të vrarë punonjësit e SHIK dhe qytetarët demokratë.Papritmas, rikthehet në post, pas fitores së demokratëve, duke lënë të nënkuptojë se litari i tij ishte më i gjatë sesa mendonim. Bëhet shef i personelit në Kryeministri dhe befas merr postin e ministrit të Mbrojtjes në një kohë kur Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s. U mendua nga shërbimet sekrete që Shqipëria shet informacione në Rusi, dhe vetë ambasadori Arvizu në një dalje publike nuk nguroi te deklarojë se Shqipëria është Rusi në një prononcim për drejtësinë, por që nënkuptohet se Rusia ka ndikim të drejtpërdrejtë filo-rus si në qeveri ashtu dhe në politikë, madje duhet thënë troç se politikanët shqiptarë punojnë me filozofi ruse dhe kjo nuk ka dyshim.Rreziku qëndron në faktin se Shqipëria po vë pikëpyetje mbi vete të rrijë në Aleancën e Atlantikut apo të kthehet në origjinën ruse. Misionari i vetëm filo-rus është Imami, që me paturpësi krekoset si perëndimor, kur në të vërtetë është një nga njerëzit me njollë në revolucionin Bolshevik të 1997. Në këtë vit janë vrarë më shumë se 3.000 njerëz më shumë sesa në një luftë dhe ky njeri duhet dënuar për gjenocit dhe jo të jetë përfaqësues i Aleancës së Atlantikut. Ambicia e tij shkon dhe më tej për t’u bërë sekretar i përgjithshëm i PD-së dhe ka kohë që lobon dhe madje dhe në ngjarjet e 21 Janarit është i implikuar me palën e Topit dhe të atyre që donin të rrëzonin qeverinë demokratike, por fshehja e realitetit vlen të bëhet prezent se pas Imamit fshihet rreziku i kthimit të Shqipërisë pas, në ditët e diktaturës. Ne një emision televiziv shkruhej “modernizmi i Imamit” dhe më erdhi turp kur e pashë, kur në të vërtetë ai është një nga anadollakët komunistë dhe një “vrasës” gjakftohtë në ‘97-tën, të paktën u publikua me një thes të bardhë dhe kundratank në supe. Koha e spiunëve të lindjes ka marrë fund. Një gjeneral i zi nuk mund të përfaqësojë Shqipërinë në NATO dhe është turp për Shqipërinë. Dorëheqja e tij do të ishte shërbimi më i madh që i bëhet vendit. Filo rusi nuk bëhet perëndimor. Në rrënjët e tij gëlon krimi, urrejtja dhe motivimi komunist.
No comments:
Post a Comment