Megjithë fundin e mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë Bashkimi Evropian do ta vazhdojë praninë e vet në Kosovë përmes misionit EULEX. Po ashtu misonin do ta vazhdojnë edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it.
Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën e dha dritën jeshile për përfundimin e mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarëssisë. Ky proces duhet të përfundojë deri më 12 shtator të këtij viti, u tha të hënën në takimin që u zhvillua në Vjenë të Austrisë.
Deri në shtator, institucionet e Kosovës duhet t`i miratojnë ligjet dhe të ndryshojnë Kushtetutën në ato nene që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mbikëqyrësit të pavarësisë.
Nikoqiri i takimit, ministri i Jashtëm i Austrisë Mihael Shpindeleger, tha se: “Nga dita e sotme Kosovës po i hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare, kurse mandati i ICO-së (Zyrës Civile Ndërkombëtare) pushon në shtator.
Sipas vendimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues, Kosova ka zbatuar me sukses detyrimet e marra me paketën e presidentit Ahtisari dhe tash i mbetet që t’i bëjë dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese që të marrë përsipër përgjegjësitë të cilat që nga shpallja e pavarësisë e këndej i ka ushtruar Zyra Civile Ndërkombëtare.
Hashim Thaçi“Konsideroj se bashkërisht të gjithë, kemi bërë një punë të shkëlqyeshme, e cila e ka bërë Kosovën një shtet të respektuar në rajon dhe me gjerë. Unë e di se ende kemi punë për të bërë. Ne duhet të forcojmë sundimin e ligjit dhe të rrisim mirëbesimin e qytetarëve tanë. Ne duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit ekonomik. Ne duhet të realizojmë potencialin tonë të plotë të decentralizimit dhe të sigurojmë qytetarët tanë se qeveria e tyre është përgjegjëse për nevojat e tyre”, tha Thaçi.
Gjithësesi edhe pse Zyra Civile Ndërkombëtare e mbyll misionin e saj në Kosovë këtë vit, misioni EULEX do të vazhdojë punën dhe do të ketë kompetenca ekzekutive në polici dhe gjyqësi. Nënkryetari i kuvendit të Kosovës Sabri Hamiti, thotë se megjithë mbylljen e ICO-së, mbikqyrja e plotë e pavarësisë nuk po hiqet për vetë faktin që misioni EULEX vazhdon të jetë në Kosovë.
“Qysh hiqet mbikqyrja e pavarësisë kur dihet se ne pas disa ditësh në këtë kuvend do të votojmë që t’i jepet një mandat i ri EULEX-it. Nuk është mirë t’i mbyllim sytë në kuvend, sepse nëse i jepet një mandat i dytë EULEX-it, që do t’i jepet, atëherë mbikqyrja e pavarësisë vazhdon funksionalisht”, thotë Sabri Hamiti.
Edhe në disa institucione tjera, si p.sh. në Gjykatën Kushtetuese, do të vazhdojnë punën të paktën edhe një vit e gjysmë një numër gjyqtarësh ndërkombëtarë, por ata do të jetë nën autoritetin e institucioneve të Kosovës dhe do të paguhen njëlloj si kolegët e tyre kosovarë.
Ndryshime ligjesh
Kuvendi i Kosovës, nga ana e tjetër, gjatë tërë verës ka për detyrë që të ndryshojë 21 ligje në mënyrë që deri në shtator në ligjet e Kosovës të mos përmendet me asnjë term mbikqyrja ndërkombëtare. Për këtë qëllim kuvendi i Kosovës me datën 22 qeshor, miratoi një ligj të posaçëm që lejon ndryshimin e 21 ligjeve tjera.
Por, që të miratohet një ligj për ndryshimin e shumë ligjeve është kundër praktikave demokratike, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës që monitoron punën e kuvendit, thotë se parlamenti ka pasur kohë që nga janari i këtij viti që të ndryshojë ligjet dhe jo të pritet në dy muajt e fundit dhe të ndryshohen ligjet pa pasur debat të gjerë. “Ne kemi vlerësuar që kjo do të shkaktojë vështirësi edhe në zbatim edhe në interpretim dhe ka për ta vështirësuar qasjen e qytetarëve në dokumente zyrtare dhe dokumente publike. Sepse, për një ligj të caktuar duhet të referohet pastaj te një ligj i cili rregullon 21 ligje të tjera dhe kjo shkakton vështirësi në qasje dhe në interpretim dhe e dyta përshpejtimi i miratimit të ligjeve deri tash ka treguar që ka derivuar në një legjislacion i cili cdo herë në praktikë nuk po gjen zbatim”, thotë Driton Selmanaj.
Problem veriu i Kosovës
Zbatimi i plotë e planit të Marti Ahtisarit, shënon edhe përfundimin e mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, ky plan nuk ka arritur të zbatohet në tërësi në veriun e Kosovës. Kjo cilësohet si një ngecje e Zyrës Civile Ndërkombëtare por edhe e institucioneve të Kosovës. Megjithatë, moszbatimi në tërësi i këtij plani në veri nuk duhet të jetë pengesë që mos të përfundojë mbikqyrja ndërkombëtare e pavarësisë, thotë nënkryetarja e komisionit për ndryshimet kushtetuese, Vjosa Osmani.
Deri në shtator, institucionet e Kosovës duhet t`i miratojnë ligjet dhe të ndryshojnë Kushtetutën në ato nene që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mbikëqyrësit të pavarësisë.
Nikoqiri i takimit, ministri i Jashtëm i Austrisë Mihael Shpindeleger, tha se: “Nga dita e sotme Kosovës po i hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare, kurse mandati i ICO-së (Zyrës Civile Ndërkombëtare) pushon në shtator.
Sipas vendimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues, Kosova ka zbatuar me sukses detyrimet e marra me paketën e presidentit Ahtisari dhe tash i mbetet që t’i bëjë dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese që të marrë përsipër përgjegjësitë të cilat që nga shpallja e pavarësisë e këndej i ka ushtruar Zyra Civile Ndërkombëtare.
Gjithësesi edhe pse Zyra Civile Ndërkombëtare e mbyll misionin e saj në Kosovë këtë vit, misioni EULEX do të vazhdojë punën dhe do të ketë kompetenca ekzekutive në polici dhe gjyqësi. Nënkryetari i kuvendit të Kosovës Sabri Hamiti, thotë se megjithë mbylljen e ICO-së, mbikqyrja e plotë e pavarësisë nuk po hiqet për vetë faktin që misioni EULEX vazhdon të jetë në Kosovë.
“Qysh hiqet mbikqyrja e pavarësisë kur dihet se ne pas disa ditësh në këtë kuvend do të votojmë që t’i jepet një mandat i ri EULEX-it. Nuk është mirë t’i mbyllim sytë në kuvend, sepse nëse i jepet një mandat i dytë EULEX-it, që do t’i jepet, atëherë mbikqyrja e pavarësisë vazhdon funksionalisht”, thotë Sabri Hamiti.
Edhe në disa institucione tjera, si p.sh. në Gjykatën Kushtetuese, do të vazhdojnë punën të paktën edhe një vit e gjysmë një numër gjyqtarësh ndërkombëtarë, por ata do të jetë nën autoritetin e institucioneve të Kosovës dhe do të paguhen njëlloj si kolegët e tyre kosovarë.
Ndryshime ligjesh
Kuvendi i Kosovës, nga ana e tjetër, gjatë tërë verës ka për detyrë që të ndryshojë 21 ligje në mënyrë që deri në shtator në ligjet e Kosovës të mos përmendet me asnjë term mbikqyrja ndërkombëtare. Për këtë qëllim kuvendi i Kosovës me datën 22 qeshor, miratoi një ligj të posaçëm që lejon ndryshimin e 21 ligjeve tjera.
Por, që të miratohet një ligj për ndryshimin e shumë ligjeve është kundër praktikave demokratike, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës që monitoron punën e kuvendit, thotë se parlamenti ka pasur kohë që nga janari i këtij viti që të ndryshojë ligjet dhe jo të pritet në dy muajt e fundit dhe të ndryshohen ligjet pa pasur debat të gjerë. “Ne kemi vlerësuar që kjo do të shkaktojë vështirësi edhe në zbatim edhe në interpretim dhe ka për ta vështirësuar qasjen e qytetarëve në dokumente zyrtare dhe dokumente publike. Sepse, për një ligj të caktuar duhet të referohet pastaj te një ligj i cili rregullon 21 ligje të tjera dhe kjo shkakton vështirësi në qasje dhe në interpretim dhe e dyta përshpejtimi i miratimit të ligjeve deri tash ka treguar që ka derivuar në një legjislacion i cili cdo herë në praktikë nuk po gjen zbatim”, thotë Driton Selmanaj.
Problem veriu i Kosovës
Zbatimi i plotë e planit të Marti Ahtisarit, shënon edhe përfundimin e mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, ky plan nuk ka arritur të zbatohet në tërësi në veriun e Kosovës. Kjo cilësohet si një ngecje e Zyrës Civile Ndërkombëtare por edhe e institucioneve të Kosovës. Megjithatë, moszbatimi në tërësi i këtij plani në veri nuk duhet të jetë pengesë që mos të përfundojë mbikqyrja ndërkombëtare e pavarësisë, thotë nënkryetarja e komisionit për ndryshimet kushtetuese, Vjosa Osmani.
No comments:
Post a Comment