“Wuschel nuk shkonte në shkollën e baletit. Shkolla nuk i interesonte. Wuschel-it nuk i interesonte gjë tjetër përveç muzikës. Dhe muzika i interesonte vetëm kur kishte të bënte me Rolling Stones. Ndërkohë që të tjerët shkonin në shkollë ai përpiqej të gjente Exile on Main Street, albumin e 72-të dopjo të Rolling Stones.”
Moderatori i Radios Günther Schneidewind, i lindur në vitin 1953, është rritur me këtë “Je – je – je“. Ai ka qenë moderator në programin për të rinj në RDGJ, “DT64″, në të cilin nganjëherë transmetohej muzikë perëndimore, megjithëse jo çdo lloj muzike. Deri në vitin 1982 Rolling Stones bënin pjesë në muzikën zyrtarisht të ndaluar. Mundësia e vetme për të dëgjuar këtë grup ishte ndjekja fshehurazi dhe regjistrimi i emisioneve perëndimore. “Stones kishin flokë të gjata, bënin muzikë me zë të lartë dhe fitonin me të shumë parë, kështu që ishte e qartë se ata idealizoheshin prej të rinjve,” thotë Schneideswind. “Idealet e rinisë në RDGJ duhet të ishin morali dhe etika socialiste, të cilat vareshin në çdo klasë. Kjo ishte krejt ndryshe nga ajo që prodhonin Stones. Tek ta shihej një rrezik i vërtetë që mund të rebelonte të rinjtë.”
Një thashethem me pasoja
Në vitin 1969 në Berlinin Lindor u përhap lajmi se me rastin e 20 vjetorit të RDGJ-së, Rolling Stones do të luanin më 7 tetor 1969 në një gradacelë të Shtëpisë Botuese Springer në Berlinin Perëndimor, jo larg Murit. Ideja nuk ishte krejt absurde. Disa muaj më parë Beatles kishin dhënë një koncert në tarracën e ndërtesës, ku ndodhej firma e regjistrimit në qendër të Londrës duke shkaktuar kaos në rrugë. Kështu që qindra tifozë të Stones nga RDGJ shkuan më 7 tetor tek Muri me idenë për të parë idhujt e tyre. Edhe policia popullore në RDGJ u vu në lëvizje, duke rrethuar zonën me kufirin. Vetë Rolling Stones-at nuk dinin gjë për koncertin. “Data e koncertit” ishte sajuar nga një redaktor i programit të radios berlinezo- perëndimore “RIAS”, një shaka, e cila kishte shkaktuar një dinamikë të madhe tek dëgjuesit në pjesën lindore të qytetit.
Sinjali ishte i qartë: Në RDGJ ekzistonin tifozë të Rock n’Roll-it , që nuk donin të fshiheshin. Me kalimin e viteve rregullat për muzikën që vinte nga Perëndimi filluan të lehtësohëshin. Në vitin 1982 u publikua madje një pllakë gramafoni me këngë të zgjedhura të Rolling Stones-ave nga firma popullore AMIGA. Në gusht të 1990, tashmë pas “kthesës”, erdhi dita. Më 13 gusht, ditën historike të ndërtimit të Murit, Rolling Stones dhanë koncertin e tyre të parë dhe të vetëm në RDGJ. “Ky ishte natyrisht edhe një sinjal, që thoshte se zhvillimet politike ishin të pakthyeshme. Kur edhe Rolling Stones arritën të depërtonin në RDGJ, atëherë rrota e historisë nuk mund të kthehet më”, thotë Schneidewind duke përshkruar atmosferën e atëhershme.
No comments:
Post a Comment