Tuesday, July 17, 2012

Egjipt: Takim Clinton-Tantaui

Egjipt: Takim Clinton-Tantaui:
Sekretarja amerikane e Shtetit bisedoi me zyrtarin e lartë ushtarak të Egjiptit mbi një sërë çështjesh, si tranzicioni politik i vendit
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton, gjatë vizitës së saj në Egjipt u takua sot me marshallin Mohamed Husein Tantaui, kryetari i këshillit suprem të forcave të armatosura dhe udhëheqësi i përkohshëm i vendit  pas përmbysjes së presidentit Hosni Mubarak. Ata kanë diskutuar mbi një sërë çështjesh, si tranzicioni politik i Egjiptit, rëndësia e mbrojtjes së të drejtave të të gjithë egjiptianëve dhe qëndrueshmërinë rajonale.
Dje zonja Clinton u takua me presidentin e ri Mohamed Morsi, të cilit i ka ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për tranzicionin politik në Egjipt. Pas takimit të djeshëm, zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara duan të ndihmojnë, por i përket popullit egjiptian të vendosë se si do të zhvillohet tranzicioni.
Sekretarja Klinton njoftoi gjithashtu një fond prej 60 milionë dollarësh për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme dhe një hua të garantuar prej 250 milionë dollarësh për sektorin privat.

No comments:

Post a Comment