Friday, May 23, 2014
Braktiset, Basha nga aleatët
Nga
Ilir Vata
Për t’i paraprirë mitingut e së premtës,
paralajmëruar ditë më parë, lideri i opozitës, mblodhi aleatët e 23 qershorit
për të parën herë dhe deklaroj “Aleancën kombëtare, kundër drogës”, duke
theksur se opozita e bashkuar do t’ju prij protestave kundër qeverisë, duke
përfshirë dhe atë të fundit, që u mbajt para kryeministrisë.
Lideri i opozitës, paralajmëroi një mitin madhëshor,
madje ai preferoni t’a quante hirtorik, por mitingu i së premtes, jo vetëm nuk
kapi parashikimet imagjinare të Bashës, por askush nuk pa aleatët të rreshtuar
në ballë të protestave. Të gjithë panë për një moment, Berishën që e shoqëroi
Bashën për pak caste sa për t’i dhënë zemër, panë edhe Bucmin, por jo aleatët.
Sporadikisht, kishte ndonjë nga aleatët që u vërtise
pranë podit, por të lënë në hije dhe jashtë vëmendjes së publikut dhe mediave,
madje qytetarët as edhe nuk i vinin re.
Takimi i Bashës me aleatët, ndonse u prezantua si
një takim i bujshëm, për një të djathtë të bashkuar, vetëm për pak caste u dha
për publikun dhe u mjaftua me një deklaratë për mediat, që lideri opozitarë,
kish përgaditur si “ushqim” për publikun, por pas dyerve të mbyllura të
takimit, aleatët ishin rrebeluar.
I kanë kërkuar llogari, Bashës për mospërfshirjen e
aleatve në politikat e punësimit, mbështetjes në bashkinë e Tiranës, pasi është
punëdhënsi më i madhë. Gjithashtu e kanë vënë para përgjegjësisë për pushimet
nga puna të atyre pak njerëzve, si të përndjekur, apo përfaqësues të partive
aleate, duke e kritikuar për klientelizëm dhe drejtim me pak njerëz të
pushtetit më të madh të vendit në nivelit lokal.
Kishte dhe nga ata aleat, që refuzuan ftesën dhe
kundërshtuan thirrjen publike të Bashës për takimin me aleatët, pasi mungonin
përfaqësuesit e partisë së të përndjekurve politikë, mbështetsit tradicional të
PD-së, por me i spikaturi ishte Koci Tahiri, që pa ndroj i tha Bashës “Hiq dorë
nga perdorja e partive politike si cola, sic është bërë këto 23 vite, ku i keni
përdorur dhe pastaj debuar aleatët. Madje Koco Tahiri, ka shtuar, se “ju më
pushuat nga puna, mua personalisht dhe deklaruat se zgjedhjet i humbëm per
shkakun tuaj”. Keni moral të na kërkoni ndihmë?! Keni fytyrë të na ftoni në
protestë?! Ne nuk ju mbështesim, servilat le të bëjnë si të duan.
Në këtë frymë kanë dalë shumë nga aleatët dhe si
duket kaq ka mjaftuar që aleatët ta braktisin në mitingut e së premtes, madje
kanë bërë njoftime në elektoratin e tyre që të braktisin protestën pasi ajo
zhvillohet për interesat e Bashës dhe klanit të tij.
I gjithë blloku i djathtë, tradicional Konservator
të përndjekur, dhe grupimet e së djathtës reale, injoruan Bashën në mitingun e
së premtes, duke lënë të nënkuptojë se në zgjedhjet e pushtetit vendorë, do
jetë një qyq i vetëm, me ca servila që kanë mundur të përfitojnë nga PD, vende
në parlament, punësime për gratë e tyre e të afërmit, duke shitur interesat të
cilat përfaqësojnë.
Formaliteti, ditë më parë i liderit opozitarë Basha,
provojë se qëndrimi nihilist i stilit tipik komunist i PD-së ndaj kadegorive
politike të djathta nuk ka ndryshuar dhe Basha rikonfirmoj se ka stilin e
vjetër neokomunist të të bërit politikë, fjalët djathtas, veprimet e kokën
majtas, një hipokrizi e pështirë që shqiptarë tashmë nuk e anepsin.
Edhe demonstrimi i sotëm tregoj se lideri i ri i
demokratvë nuk po ia del dot, të përfaqësojë këtë subjekt politike, demokratët
nuk kanë besim, nuk e mbështesin, të gjithë e lanë në udhë.
Mitingut të sotëm i mungonin elementët në rapor me
kërkesën, pasi mungonë motivi real që shqiptarët të shkunden apo rrebelohen.
PD-së do i duhen vite të bëjë një subjekt politik të bësueshëm, duhet liri
demokratike në këtë parti, që nuk ka gjasa të ndodhë. Aktualisht është parti
klanesh, dalë nga zgjedhjet më disfatuese në historinë e saj.
Demokratët që u punësuan me para, ende nuk kanë dalë
nga borxhet, pasi nuk punuan as gjashtë muaj. Edhe greva e urisë është një
tejkalim njerëzorë që për kredo politike po i mjerojnë dhe fatkeqsishtë edhe
zonja, që është një sakrificë mbinjerëzore një sakrificë e tillë. E mbi gjithë
këto falsitete qesharake, kërkonë që opozita të ringjallet, një fatalitet.
Aleatët treguan mencur se Bashës ke ende rrugë për të bërë, prandaj dhe e
braktisën.
Tuesday, May 20, 2014
Opozeza
Nga
Ilir Vata
Shqiptarët
, lëvizin për alterrnativat, mundësitë për të jetuar më mirë, mundësitë për të
shkuar në BE, pasi u ka rënë petku në mitingje, sepse lideri paraardhës i
Bashës, u ka bërë zbor demokratve, sa janë të lodhur me mitingj, janë lodhur me
premtime, janë lodhurdhe janë lodhur.
Opozita, kërkon të ngrihet nga gjendja e shokut, ku
keqqeverisja e lëshoj atë në një gjendje gati të krahasueshme me atë të vitit
1997, madje në situata dhe më të rënduara, përsa i përket besimit politik dhe
mundësisë ripërtritse, sic edhe janë zgjedhjet e strukturave të partisë.
Sfida e re, “një antarë një votë”, ka sjellë
problematikat e veta, pasi një numër i madh antarësh në PD, janë hequr nga
lizta e antarësimit, në shumë rrethe nuk ka një databez të sakt antarësie, po
ashtu në këtë garë është futur dhe numëri i ri i antarëve që mundohet të fusë
lideri aktual, Basha për të përmbysur rezultatet dhe mundësuar njëherazi
zgjedhjen e të preferuarve të tij.
Në këtë garë, që
tashëmë ka degjeneruar në të gjitha qarqet më aktivët janë ish-themeluesit dhe
qendrestarët e mitingjve që ndjekin partinë e tyre në ditë të zeza, si kjo e
tanishmja, por ata nuk janë të përeferuarit e liderit të ri dhe beteja
vazhdonë, pasi mbështetsit e zjarrtë kanë pasë figurat e vjetra në PD, si Bode,
Topalli dhe figura të njohura që në një farë mënyre janë, grupi atibash.
Në këtë dyalitet, brenda partisë më të madhe
opozitare, lideri i vjetër dirigjon, duke monitoruar në heshtje e fshehtësi,
situatën brenda kampit opozitarë, madje në shumë raste ka shpërndarë të
besuarit e tij për të gjetur zgjidhje mes përplasjes.
Bahsa, tërhiqet nga zgjedhjet në parti dhe pret
momentin kur interesi për PD-në të zgjohet në zgjedhjet vendore, pasi interesat
e grupimeve edhe mund të paqen, por deri ather i duhet të karikoi strukturat
për të rritur besimin se ai në të vërtetë eshtë lideri i duhur, si lidership i
opozitës.
Në fillim, korigjoj gabimin që bëri me aleatët e
qershorit, pasi i dëbojë për një periudhe gati një vjecare, madje dhe ato pakë
punësime që bëri në fushatë elektorale ua hoqi aleatve, madje pushoi nga puna
kolegun Koci Tahiri, sot i mblodhi për të bërë “Aleancën Kombëtare” që ai
preferon ta quaj aleanca kundër drogës, por është “aleanca e shpëtimit të
Bashës”.
Rigrupimi i aleatve të qershorit, do të thotë
energji për Bashën, pasi ai mbart dhe hallin e pëshës që se mbanë dot të
lidershipit të partisë më të madhe opozitare dhe të tërë opozitës shqiptare,
krahasuar me energjinë e pashtershme të liderit historik Berisha, që karokoi PD-në
pasë rrënimit total në 1997, dhe e solli në pushtet.
Aktiviteti i fsheht i Berishës e dëmtonë opozitën,
pasi askush nuk mundet të bëjë në të tijën dhe më e frikshmja, askush nuk dinë
se c’farë roli do ketë ai në të ardhmen dhe duke analizuar shprehjen e tije se
“do jemë aktivë në të gjitha orët e ditës në politikë” askush nuk mundet të
ketë një difinacion se c’po thurë në të vërtetë Berisha?
Berisha i ka borxhë elektoratit, demokratve dhe ai
nuk duhet të kishte dhënë dorëheqje, por ra pre e moralit të tij, e zhgenjimit
të krerve të rretheve, e bastardimit që i bënë pushtetit njerëzit e besuar të
tij të besuar dhe ai vetë, duke miksuar e ngërdheshur mardhënje palësh e
interesash në dem të elektoratit, të mbështetësve të tij.
Në qeverisjen e demokratve, u drejtua me pak njerëz,
që ata kishin si synim përfitimin dhe shkuan deri në lajthimë ekstreme sa të
mirat ua shitshin demokratve dhe të tjerët të pamundur mbetën pa punë pa
mbështetje dhe të harruar dhe si gjithmonë thirren në “mort”, që në të vertetë
sipas zakoni thirrësh në dasëm.
Ditët e zeza të opozitës kanë një zgjidhje që të
dalin t’u kërkojnë falje demokratve në bazë, udhehequr nga Berisha dhe të
gjithë figurat kryesorë të PD-së, ish- ministra dhe zyrtarë të lartë të shkojnë
në bazë dhe të hapen me strukturat. Të evidentojnë mangësitë dhe të hapin bazën
për zgjedhje të lira dhe demokratike, larg ndikimeve dhe preferencave të palve,
të zgjedhin me të mirët e jo biznesmen që e shëndërruan shtetin në në dallavere interesash.
Opozita, ka kohë për të ardhur në pushtet dhe pa
zhbërë gabimet dhe riformatuar bazën dhe strukturat, ajo do ta këtë të vështirë
të vijë në pushtet, pasi më pak se një vit e ndanë nga përballja e radhës në
zgjedhjet e pushtetit vendorë, pasi Bashës i mbeten dhe 353, ditë si kryetarë
bashkie, pra ora ka filluar të numëroj mbrapsh, shtuar dhe deklarimin e tij se
nuk garoj për Tiranën, mbetet një dilemë e madhe për mundësinë e fitores në
zgjedhjet e ardhshme.
Në mitingun e së premtes do të vijnë ata që
përfituan miljona, përfituan vende pune, ndërtuan biznese të majme, zyrtarët e
bashkisë, komunarët e zgjedhur si dhe ca nga sehirxhinjtë për hirë të zakonit,
pasi Basha i thirri në ditë të zezë në “mort” dhe mundet të thuash me plot gojën
opozeza, në vend të opozitës.
Një opozitë e dobët është rrezik për një vend me
demokraci të brishtë sic është vendi ynë dhe fatkeqsishtë, lideri i ri nuk dinë
nga t’ia nisë. Nga një anë don t’i ngjajë Berishës (që nuk ka për të ndodhur në
asnjë kohë një i ngjashëm) dhe nga ana tjetër don të bëj lidrin trendi, por
serisht bie në batakun e planëprishësit të të mirës shqiptare, pasi kërkon të
ngërdheshet, pikërisht në pragun kur Shqipëria dhe shqiptarët, kanë të gjitha
shtisat te statusi i vendit kandidat në BE.
Një opozitë me lidër të ri e mendësi të vjetra nuk
mund të eci para, por të xhirojë në rrugë e ngërdheshur nga hakmarrja në vend
të alternativës, të heq fshatarët nga punët e përditshme, tu bëjë presion atyre
që punojnë, sic edhe tu caktojë numra e lista të deleguarve të tij, madje dhe
të thirrë biznesin dhe të paguaj transport falas, madje dhe para rrugtimi dhe
drekën falas për të mundësuar një mitin sic edhe ka qef ta quaj madhështor,
madje të pa parë ndonjëherë në Shqipëri.
Shqiptarët , lëvizin për alterrnativat, mundësitë
për të jetuar më mirë, mundësitë për të shkuar në BE, pasi u ka rënë petku në
mitingje, pasi lideri paraardhës i Bashës u ka bërë zbor demokratve, sa janë të
lodhur me mitingje në ditët e zeza, sa rëndomtë i dhonë opozeza.
Sunday, May 18, 2014
Kur do ndrërhyhet në Lazarat?! Shteti ligjor në provë!
Një mbretëri e
re, po lindë në Shqipëri mbi shtetin ligjor dhe mund të konsiderohet “mbretëria
e hashashit”
Nga Ilir Vata
Çdo fjali, jashtë
respektimit të ligjit, kodit penal dhe ndëshkushmerisë së krimit është një
mëdyshje që bënë shqiptarët të dyshojnë se politika, shteti ligjor është
ngërthyer nga trafiku i drogës. Çdo politizim i çeshtjes dhe jo bashkëpunim për të luftuar trafikun e
drogës është dyshim për përfshirjen e politikës në trafikun e drogës.
Çdo spjegim, që
Lazarati ka probleme sociale dhe nuk ndërhymë është paaftësi për parandalimin
dhe luftën e krimit të organizuar në trafikun e drogës. Nëse nuk ndërhymë tani,
nesër do jënë trafikontët e drogës që do ti hynë shtetit deri në palcë për ta çuar vendin drejt anarshisë.
Lufta
ndaj lëndve narkotike ka dështuar, pasi ajo ka qenë e pjesshme dhe goditja ndaj
trafikut ka qenë tej sporadike, duke lënë jo vetëm lulzimin e këtj trafiku, por
dhe kultivimin e bimës së hashashit në të gjitha trevat e vendit e kryesisht në
Lazarat, ajo mbretron, sa kjo trevë u bë e njohur në të gjithë botën.
Në
mes të qytetrimit, një zonë e tërë e mbjellë me canabissativa, që ka vite që i
ka bërë Shtetit karshillëk, duke sjellë ushtrimin e të drejtës ligjore në
mënyrë të njëanshme, pasi njerëz të zakonshëm, përdorues dhe trafikues të
sasive të vogla, vujan dënimin në burgjet shqiptare, kurse një krahinë e tërë e
çliruar në lirinë e pamat, kundër çdo principi ligjor.
Pak
vite më parë qeveria e ndodhur nga presioni i ndërkomtarve, ndërhyri në kodin
penal, duke marrë masa shtërnguese kundër kultivuesve të lëndve narkotike,
madje përballë detyrimit ligjor u vunë edhe kryepleqt në komunat dhe bashkitë e
vendit, ku denoheshin nëse gjendej canabissativa në hartën e tyre
administrative.
Prekja
e normës juridike është bërë e zakonshme në Shqipëri, madje ndryshimet dhe
masat shtërguese në kodin penal janë ashpërsuar duke e çuar atë drejt
një kriminilizimi të ri, pas dekriminalizimit që pati kodi penal pas rënjes së
diktaturës me heqjen e dënimit me vdekje.
Pak
vite më parë, kodi penal pësoi ndryshime përsa i përket kalimit të kufirit në
mënyrë të paligjshme, duke rënduar barrën më shumë për ndihmësin sesa për shkelsin
real të kufirit, dhe mara penale ndaj ndihmësit është më e madhe sesa kalimi i
kufirit në kohë të diktaturës që ishte dhjetë vjet, kurse sot kjo masë është
1/3 më e madhe dhe si rezultat nuk pati asnjë efekt parandalues.
Pas
kësaj mase, kemi dhjetra raste të kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme,
madje dhe tregtimi i kafshve në tufa që ende vazhdonë dhe në burgjet shqiptare,
vuajn dënimin mbase të rënduar, dhjetra shqiptarë dhe në ndiqen penalisht
qindra të tjerë.
Në
të njejtën situatë të rëndë, ra edhe ndryshimi që pësoi kodi penal, përsa i
përket armëmbajtjes pa leje, që u rritë masa e dënimit gati dy herë më shumë
nga c’ishtë, duke shkuar nga tre vite burg që parashikonte ligji në dhjetë
vjetë burg dhe dihet që efektet e këtij ligji nuk dhanë asnjë rezultat, kur
dihet qe 2/4 e shqiptarve kanë armë të
kalibreve të ndryshme, ku u konsiderua ligji Halimi dhe mbase do mbahet mend
gjatë për një lajthim të ish- ministrit të drejtësisë.
Në
të njëjtën situatë qesharake ishte dhe ligji atiduhan, që injoranca dhe
servilizmi ndaj paketave ndërkomtare, bënë që Shqipëria ta miratojë ligjin me
ncitim madje me para se vende, si Britania e Madhe, madje dhe vendet e rajonit,
por mjerisht si cdo ligj tjetër, ai nuk u zbatua kurrë madje nxorri në pah
qesharaksinë e shtetit ligjor.
Tani
ndodhemi përballë një fenomeni krejt tjetër atë të trafikimit të lëndve
narkotike dhe kultivimin në sipërfaqe masive, duke vënë në rrezik jetë e
shqiptave, reputacionin e shteti, duke shkelur konventat ndërkomtare dhe me e
turpshmja duke injoruar shtetin e së drejtës.
Sigurisht,
që ky fenomen ka marrë përmasa sa tanimë duhet ndërhyrë një orë e më parë,
sepse jo vetëm po përbën rrezik social, por po çonë vendin drejt një
anarshie pakthim, pasi politika kërkon ta përdorë si dobësi të kësaj
qeverisëse, ku në fak janë pasoja të akumuluara më parë, por ajo që mbetët për
t’u thënë është se dhe qeveria aktuale po vepronë me ngadalësi ndonse me
tregues pozitiv.
Vetëm
pak kohë më parë në media publike, përfaqsues të lartë të Policisë Shtetit,
sollën si argument vështërsitë sociale të trevës së Lazaratit dhe e komplikuan çeshtjen deri në atë masë sa e bënë të
pamundur ndërhyrjen në këtë zonë.
Përballë
ligjit të gjithë janë të barabartë dhe duhet t’i nënshtrohen të gjithë në formë
të kornizës ligjore, duan apo jo politikanët apo shtetarët. Nuk mundet që një
qytetarë për 200g hashash të dënohet pesë vite burg dhe një krahinë e tërë të halldiset në liri pa vund, duke
rritur kriminalitetin dhe rrezikun e jetës së qytetarve.
Kodi
penal, nuk citon asnjë germë kur thuhet për ushtrimin e ndjekjes penale në
mënyrë të njeanshme, por paaftësia e zbatimit të ligjit, paaftësia e organeve
të ndjekjes së krimit, parandalimit dhe dënimit janë të paafta dhe e këthejnë këtë
çeshtje ne retorika, dhe madje edhe e
politizojnë.
Pikërishtë
politika është e ngërdheshur me hashashin, pasi në fushata eloktorale, parat e
hashashit ishin ata që blenë votat e shqiptarve, janë ato para që kanë futur në
parlament një numër të madhë deputetësh dhe ky parlament mund të konsiderohet,
parlamenti i hashashit.
Hashashi
ka ngritu hotele, pallatë, pasuri të paligjshme, maramendësi parashë dhe nuk
është vetëm çeshtja ta
zhdukim si fenomen por ta hetojmë deri te qindarka e fundit e parave të paligjshmë.
E
derisa politika do jetë e ndërthurur me krimin, nuk kemi kurrsesi zbatueshmëri
të ligjit, dhe mjerisht opozita në vend se të kërkojë një taks-forcë për të
hyrë në Lazarat dhe bashkëpunimin për të sulmuar këtë plagë të madhe sociale e
përdorin atë politikisht për interesa të vogla politike.
Përballë
kësaj situatë, organi i akuzës, policia e shtetit ndodhen institucione OJQ të
paafta dhe që duhet të ndëshkohen nga ligji për moszbatim të tij. Parlamenti,
qeveria duhet të marrë masa.
Lazarati
është sprova e Shtetit ligjorë, jashtë këti koncepti çdo gjw tjetër hedhe dyshime të impilikimit
të shtetit me trafikun. Çdo veprim tjetër nga politika për politizim
nënkupton përfshirjen e politikës me drogën.
Ka
vetëm një mundësi, zbatimi i ligjit dhe organet kopetente të tregojnë kur do
ndwrhynw ose të japin llogari. Kjo është zgjidhja, shqiptarët duan respektimin
e ligjit pasi drejtësia është shëndërruar në Shqipëri si këshilli i
ndrikullave.
Çdo spjegim, që Lazarati ka probleme sociale dhe nuk
ndërhymë është paaftësi për parandalimin dhe luftën e krimit të organizuar në
trafikun e drogës. Nëse nuk ndërhymë tani, nesër do jënë trafikontët e drogës
që do t’i hynë shtetit deri në palcë për t’a çuar vendin drejt
anarshisë.
Thursday, May 15, 2014
Demonstruesit e kortezisë me dy kore në miting
Nga
Ilir Vata
Opozitarët, ridalin në mitingun e dytë pas atij të
një 20 shkurit, që kishte një motiv sa historik e aq domethënës në jetën e
shqiptarve dhe megjithatë opozitës i takonte, jo vetëm që luajti rolin kryesorë
në atë kohë, por dhe për të mbledhur demokratën në një qokë ngushëllimi pas
humbjes së thellë të qershorit, por mitingu i sotëm ndryshonte shumë nga ai më
parë.
Duhej një miting, dhe për këtë muaj me radhë është
punuar nga opozita në grupe parlamentare, parlament, dalje publike dhe
shkaktari ishte droga, trafikimi i saj, duke venë nën akuzë institucione e
ushtrisë. Dhe rasti i avionit në Divjakë, ishte dhe pika kulmore, ku opozita
kulmoj me gjetjen e një proteste, që startoi të enjten pra parlamentit.
Pavarësisht se si, dhe c’farë do të dalë nga grupi
hetimorë, opozita ngriti demokratët në demonstrim për të ushtruar presion
politik, madje për t’a bërë të besushëm thirrjen e protestës, kërkuan largimin
e kryeministrit Rama.
Në këndin opozitarë një realizim, një mundësi për të
karikuar strukturat mosbesuese të fjetura të PD-së dhe është shumë e
pranueshme, por ajo që biente në sy në mitingun e opozitës ishte fakti se
shuumica ishin punonjësit e bashkisë, por kishte dhe nga ata militantë, demokratë
të ndershëm që për hirë të zakonit, kishin ardhur të mbështesnin dhe një herë
PD-në.
Nderi dhe fjala e dhënë
janë shfrytëzuar, barbarishtë kryesisht tek zona veriore dhe binin në sy shumë
nga ata figura që e kanë mbështetur opozitën e sotme në ditë të zezë, ndonse
shumica dërrmues kanë qenë të papërkrahur, pa punë, të përjashtur nga
vendimarrja dhe ashtu janë sërisht, por vijnë për kortezi për hirë të zakonit.
Erdhëm, thonë disa nga pjesëmarrësit të bindur se ky
miting nuk do ndryshojë asgjë, por më shumë për t’i dhënë një dorë Lulit, se e
ka si për herë të parë dhe spo ia del me ne themeluesit, që kryesishtë jemi të
përndjekur.
Ndryshe nga mitingu i 20 shkurtit, ishte pjesëmarrja
me e vogël. Mungonte motivi politikë, pasi rasti i neotrafikut ishte më shumë
një vullnet hetimor dhe ballafaqim faktesh, sesa një agumet i besueshëm
politik.
Sigurisht, që ceshtja e drogës është një problem
madhorë dhe kopleks, pasi origjina dhe shtrirja e këti trafiku ka rrenjë dhe
vite që po shtrihet në trreitorin shqiptarë dhe për këtë tregojnë faktet e të
ndjekurve penalishtë dhe të dënuarve për këtë ceshtje, si dhe rastet e shtimit
të kultivimit të bimve narkotike, që tashmë kanë marrë përmasa të frikshme.
Paaftësia ligjëznatuese e policisë ndërvite, fakti i
dobsimit dhe korruptimit të sistemit të drejtësisë, si dhe vullnetit të
pamjaftueshëm politik, kanë bërë që tregu i drogës së llojve të ndryshme të
marrë përmasa dhe ndërkombëtare, se shpesh herë, jemi berë objekt i
institucioneve ndekombëtare dhe mediave të huaja.
Reagimi i vonuar i politikës ndaj këtij fenomeni
kriminal, lë të nënkuptojë se parat e këtij trafiku janë bërë pjesë e valles
politike, madje ka patur raste konkrete ku politikanë janë mbeshtetur nga ky
kontigjen kriminal dhe rasti i Lazaratit është nja akt i pastër politik, sesa
një pamundësi shtetërore për të vendosur rendin dhe ligjin në këtë krahinë.
Edhe qeveria akltuale, ndonse ka prezantuar disa
masa në tërsi për vendosjen e rendit dhe ndryshimet janë të dukshme në aspektin
e luftës kundër trafikut të drokës dhe fenomenit të Lazaratait, lenë për të
dëshiruar, ku nga njëra anë shfaq paaftësin vepruese dhe nga ana tjetër
mungesën e vullnetit politikë.
Lazarati, tashmë është në qendër të vëmendjes, por
ngastra të tilla ka kudo në Shqipëri, në rrethinat e Tiranës, e deri në Pukë e
bjeshjët e thella, pra gradualisht Shqipëria po shëndërrohet në një “fermë
droge”.
Për këto arsye, duhet një stradegji kombëtare dhe
politika duhet jo vetëm të nxisë hetimin, por dhe të hartojë një stradegji
kombëtare për të sulmuar këtë fenomen dhe hequr vendin nga lista e zezë e
neotrafikut dhe ndikimin e tij në jetën e shqiptarve, padrejtësinë sociale dhe
rrezikun kriminal që mbart ky fenomen.
Në këtë konteks, qeveria duhet të dal me një
stradegji të plotë kundër trafikut dhe sprova është Lazarat, që prej vitesh,
politike e ka lënë si një hambarë të drogës.
Mitingu i sotëm, nuk pati motiv të qartë politike
dhe zmadhojë kërkesat, duke i cuar në skajnë ekstrem, përtej mundësive të saj
mbështetse, trazoj hallexhinjtë nga skajtë e vendit për një ditë të tillë të
demonstrimi kortezie, por ama realizoi një efkt interesant, tërhoqi vemendjen
shqiptare dhe asaj ndërkomtare për rrezikun e shytjes së vendit në një hendek
narkotrafiku, ku dhe ajo është fajtore në tetë vite qeverisje.
Tani më mbetet bashkëpunimi i saj me maxhorancën, që
të besohet misioni real i opozitës, për post kësaj, opozita pati qëllime të
tjera që pa dashur t’i quajm keqdashëse, ajo nxit kundërshtinë dhe acarimin
politik në një kohë ku BE, ka kërkuar në një ndër pesë kushtet, bashkëpunimin
politik, si kusht për statusin e vendit kandid.
Nëse opozita bie në fatalitete të tilla të errta të
kohës së shkuar opozitere, atherë protesta e radhës nuk do të këtë më as ato
stoik, që ishin sot e dridheshin në shi për të parë sesi podi i faltores së
demokratve u shëndërrua në një arenë cirku, ku në fillim më shumë se një orë
tallej një i metë me mikrofonin dhe më pas hipën e zbritën, folës të ndryshëm
pa axhend dhe në fund e mbylli sërish ai i pari.
Demonstruesit, rrogëtarë që solli Basha mbushën
lokalet dhe pas një ore ikën e mbushën restorantet, qëndrestarët, ata të
papunët në tetëvite qeverisje, në heshtje panë skenën me shpirtë të zbrazët e
me mllefe për folësit, por sedri, morali i la deri në fund aty duke parë se
kush është e ardhmja opozitare. Kërkonin zërin e tyre të fortë, Berishën ndonse
ka qeverisur me unin e dukshem dhe shpësh herë thirrnin “Berisha, Berisha”, por
të rinjtë e Bashës, ndrronin korin, Basha, Basha.
Në këtë konfuzion idesh, paqartësish drejtimi,
pamundësi demokratizimi, opozita bëri aq sa mundi, për mirë apo për keq, për
interesasa të disave, apo për të gjithë demokratët apo shqiptarët në tërsi, por
ajo që ra në sy ishin demnstruerit e kortesisë, sehixhinjtë që u ndanë në dy
kore, pa ditur se kush është koka e lidershipi!
Subscribe to:
Posts (Atom)