Bashkim Fishta: Na torturuan baballarët e atyre që drejtojnë sot PS
-Intervistë për emisionin Fokus nga Robert Papa
Bashkim Fishta është njeri nga heronjtë e Revoltës së Qafës së Barit. Ai jeton në Itali, por pranoi të vinte në “Fokus”. Si I kujton ai torturat dhe hetuesinë pas revoltës.
Bashkim Fishta: Torturuesit i kam gjet nëedhe ne ato proces verbale Hysa Halilaj , Hysa Zeqiraj , dy mbiemra . Hetuesi , kryetari i kryesise i ministrise se puneve te brendshme , shkruan që e kam marrë në pyetje të pandehurin Bashkim Fishta në prezencën e një zonje tjetër . Gjatë 9 muajve hetuesi nuk kam parë kembe e fryme njeriu ne dhomat e hetuesise pervec kur therriste bodigardin qe rinte mbrapa portes per me me rraf .
Robert Papa : Nga Rrësheni u dënuat 25 vjet , ta lemë për në fund Rreshenin. T’i themi shikuesve, unë e di pak a shumë , se mëkati i Bashkim Fishtes , sic me kemi thënë jeni arratis , je diku nga pjesa e Maqellarës në Peshkopi, sepse e njifje zonen se ishe me origjinë andej . E kaluat natën apo ditën kufirin?
Bashkim Fisha : Kufirin e kam kaluar rreth ores 7 : 30 – 8 :00 sa filloi muzgu.
Robert Papa : Dolët në krahun e Jugosllavisë?
Bashkim Fisha : Dola duke qenë i ndërgjegjshëm se kisha kalu gardhin e rrethimit
Robert Papa : A kishit njerëz , kishit dajën në Dibër të Madhe ?
Bashkim Fishta: Në Dibër të Madhe kisha dajën dhe mendojsha të shkoja direkte me mendimin për të ikur diku në Evrope.
Robert Papa : Tani keni kaluar në token jugosllave, jeni lodhur por jeni gezuar qe keni ikur . Jam kurioz të di cfarë ndien njeriu se po le prindërit .
Bashkim Fishta : Eshtë moment rënqethes sepse momentin qe une kalova kufirin dhe mbrenda meje ishte kriju besimi qe une e kish lene atdheun pas shpine , ishte pikerishte moment qe une e humba toruan , ishte pikerisht moment qe une harova ate qe qa kisha menduar qa mund te veproja , si mund te veproja, si do te sillesha ne token tjeter , pavarsishte ka nje emer tjeter nje ligj tjeter , nje rregull tjeter, nje rregull tjeter jetese te kalimit te atij territori . Une pike se pari sa kalova euforine . Gezimi i madh qe shpetova .
Robert Papa : Cfare njerëzish late në Shqipëri?
Bashkim Fishta : Lashë nënën , dy motrat, lashë dhe të fejuarën . Sapo ishim fejuar në atë periudhë edhe pse te gjitha keto . Une nuk kisha ndermend te ikja , nuk e pata ushqy asnjëherë këtë iluzion gjatë rinisë time sepse tek e fundit nuk isha keq , nuk kisha ndonje avantazh te madh nuk me kishin thene nje poste nje gje , po vazhdoja jeten normale per aq sa kisha kapacitetet e mia duhet thene duhet pranuar e drejta . Po ca me ndodhi mua, une isha ne ate kohe ndihmes dizinjator ne uzinen e traktoreve, se duhet shpjeguar ne pak sekonda nese me lejon.
Piro Pelisteri, ne ate kohe, ishte drejtori i uzines së traktorëve , sic ishte gjithë jeta politike në Shqipëri ishte dhe aty një cik me sterholluar. Kishin filluar keto propaganda para se te ndertojne nje vepër te pyesnin popullin, marrin mendimin e popullit ,kjo loje e te pyeturit popullit kushtonte shume , kjo ishte hilja që nuk arritëm ta kuptonim . Une rrashe mbrenda ne gracke.
Robert Papa : Cfare thate pak a shume?
Bashkim Fishta : Do rindërtohej fabrika e bukes ne Tirane se kishte propozuar biroja politike nje fabrike nga Hungaria ta blinte dhe ta vinte ketu, po ishte nje fabrike e ndertimit 1919 konstruksioni , une meqe punoja ndihmes dizinjator edhe nje mjeshter imi Oran Zershati e pershendes , kishte literature e po bizedonim privatisht. Po kjo shume e vjeter, tha ,duke shfletuar literature shohim qe ne Bolonje ndertoheshin fabrika të së njejtes kapacitet prodhimi po te vitit 1961 . Une duke reshqit ne kete gracke qe kishte kriju partia e punes ngrejta dorën dhe thashë se une nuk jam fort dakort me kete propozim per Hungarine sepse eshte shume e vjeter, kthehemi prape qe te shtypim brumin me kembe per te bere buke per popullin. Cfare mendon ti me tha Pilo , ka ne Itali fabrikë per prodhimin e bukes qe punojne vetem 45 puntorë shume e automanizume. Qen bir qeni, më tha , do te na biesh prape italianët ketu te na bëjnë si në 1920 -1939 . Salla heshtje. Ngursu .Mbaron mbledhja , dy jave rjeshte nuk kane pushuar Skender Malile , Shpresa Baska, njera shefe kuadri tjetri sekretari i partisë i uzinës , duke më thirrur në zyrat e tyre për t’u kërkuar falje, për cfare nuk kam thene asgjë të keqe as nuk kam sharë partinë as nuk kam sharë juve asnjeri, shpreha mendimin tim ashtu sic e thotë partia.
Robert Papa : Një fjalë goje.
Bashkim Fishta : Pikërisht kjo ishte që mua 3 dite perpara më vjen një sinjal nga një miku im që ditën e hënë do të arrestojnë , dhe unë të shtunën mora rrugën dhe ika .
Robert Papa : Tani qe je në Maqedoni , Jugosllavi, si rodhën ngajrjet?
Bashkim Fishta : Më morën në hetuesi. Pse ke ikur, qysh ke ikur, cfarë ke dashur, cfarë s’ke dashur. I shpjegoja arsyet, më mbajnë 2 muaj dhe vendosin të më kthejne mbrapsht.
Robert Papa : Duhet ta kesh ndierë veten keq, apo jo?
Bashkim Fishta : Nuk e dija se nuk treguan , e shoh veten në Qafë të Thanës ku e kuptova . E kuptova se pashe matane boshllëkut ,qe ishte zona neutrale, flamurin tone. Nuk e kam parë veten me keq në ato moment dhe aty u demoralizova shumë. Nuk derdha lot, fatmiresisht, por kisha mbaruar se qenuri Bashkim Fishta. Nuk arsyetoja më ne kete drejtim .
Robert Papa: Kush të morri në dorëzim?
Bashkim Fishta: Më ka marrë Isa Halili në dorzim nga autoritet jugosllave si nje cop kapote qe mund ta gjuash pa gjë mbrenda . Një zhgënjim i madh, një deluzion që gjatë rrugës për tu kthyer në Tirane do ta paguaja shtrejntë në qoftëse s’do kishte ndodh . Nuk e di se si, po le të kthehemi në momentin që kaluam në territorin shqiptare . Ishte nje shofer i ministrisë së Brendshme qe e kishim komshi në Tirane . I thote Isa Halili veri hekurat. Ndërhyn shoferi, i thote shoku Isa tia veme para hekurat se mbrapa me gris sedilet e makines. Megjithëse e kisha humb pak toruan ,kjo thenie me zgjoji pak . O sa poshte! Nuk vlekam as sa një sedile makine ! U merzita. Aty pastaj harova arrestimin, pse me vune hekurat per te me pushkatuar .Nuk e di ca kishin ne mendje, krim ndaj atdheut , I harova te gjitha me gryente nga mbrenda kjo pavlersia ime .
Hipim në makinë; më vendosën mbrapa shoferit.Unë, polici me automaticdhe Isa Halili perpara. Duke bërë kthesat e Qafë Krabes kam mendu t’i kaloj harkun e hekrave me duar shoferit në qafë dhe pastaj bente rrugen e vet makina deri ne gremine , qafë Krraba eshte shume e temershme .
Robert Papa : Cfarë ju frenoi ta hidhnin makinën në greminë dhe të vdisnit tëq gjithë, ju shoferi, polici dhe Sigurmsi mizor?
Bashkim Fishta : Nuk e di , unë besoj te zoti dhe pse nuk kam qene asnjehere praktikant, sepse nuk na lane ,nuk na lane si shumica e shqiptareve . Po une besoj se te gjithe rrjedhen, ne te gjithe ecjen time kam dicka superiore mbi koke qe me ka mbrojtur me ka drejtuar e falenderoj me zemer, nuk gje tjeter ca te them , sepse e kam provuar ne disa rrethana decisive e shume shume te tjera qe nuk eshte forca ime fizike qe me ka shpetuar por eshte nje force madhore qe me ka shpetuar. Jam zgjuar nga kjo mendim qe vetem mendoja per te vrare po nuk veprova jam zgju ne repartin 313 gjitje udhetimi ka shku nuk mbaj mend nga kam kalu kur penxheret ishin hapur , nuk shikoja njeri , nuk se ca ndodhi ,ne kete ane momente psikologjike te njeriut te pakten une nuk jam ne gjendje te shpjegoj dhe mbarova ne biruc .
Robert Papa : Me thate qe ndejtet 9 – muaj ne hetuesi
Bashkim Fishta : Po, në hetuesi po nuk kuptova , nuk e kuptoj vetem qe isha aratis, kerkoheshin njerzit kush di , me kë ke fol , të mereshin grupe , krijoheshin grupe ketu ishte pike synimi .
Robert Papa : Po të ishe i dobet në karakter mund të nxirnit ndonjë emër nga torturat . Ju e keni kaluar provë dhe duhet të jeni krenar , po të gjithë ne që s’e kemi kaluar këtë prove s’ s’flasim dot se eshte e tmershme .
Bashkim Fishta : Ashtu eshte , eshte shume e veshtire . mua me prune kunatin tim vetem per faktin qe une kam kaluar nga dibra , arestuan 10 vete , 10 vete munde te ken arestuar ne maqedhare dmth fshatin ku pat lind une . vetem kunati thote po se faktikishte une e pata bizedu me te ne ato dy dite , me jep ruge zgjedhje , ca mendimi ke do vij dhe une tha me ty, nuk erdhi absolutishte po vetem nga torturat qe ka ashu , une e kam pas dite , e denuan 3 – vjet .
Robert Papa : Po ai ,te paktën nuk të ka spiunuar prape e denuan . Me te fejuaren cfarë ndodhi, në qoftëse me lejon te pyes.
Bashkim Fishta : E pranoj me kenaqsi se eshte pjese e jtes time , gjate hetuesise bera nje loje te vogel me Isa Halilin se me tha e kam pagu shtrejnte po nuk behem pishmen me tha do me tregosh shoket q eke pa ketu qe keni bizeduar per aratisjen se ti ke qene djali I shkathet. Ke pasur jete kulturore ne uzinen e traktoreve e 1400 te rinje, arsyeja se Pilo Pelisterishkoi ne jugosllavi se dua Bashkim Fishten ketu se ua nderpser energjine elektrike, kjo ka qene premesa e qeverise shqiptare kundrejte qeverise jugosllave, qe une qeveria jone u prêt furnizimin me energjine elektrike qe merte nga fierza ne qoftese nuk me ktheni Bashkim Fishten, se ka ekziztuar sic doli nga zhvidhimi I gjyqit Pilo Pelisteri se ne uzinen e traktorave mu be gjyqi vendimi eshte mare ne guzhine shikoje cfare gjyqi cfare false .
Robert Papa : Duartrokisin kundra teje
Bashkim Fishta : Jo vetem 2 – 3 vete qe kerkuan varje nga puntoret, jo puntore, ishte pergjegjes reparti Baki Baholli u ngritme te madhe kerkoi varje ketu ne obore qe te marin shembull gjithe rinia po gjera te kaluara .
Robert Papa : E leme me te fejuaren
Bashkim Fishta : Ne hetuesi Isa Halili, une ti tregoj te gjitha ato qe kame ne qoftese ti me sjell babain e te fejuares timr , kam qef tashikoj dhe te bizedoj me te , gje qe behet sit e duash . Mbas 3 ditesh ma solli te jatin nje burre zakoni, I thashe degjo ketu te kam theritper te thene dy fjale , une nuk ika per te tradhtuar gocen tende rrethanat e mia do ti maresh vesh me vone se nuk kam ca te shpjegoj, une kam ikur per arsye te mia shume te forta edhe per kete te kerkoj falje dhe nga ky moment qe ne po flasim bashke une e kam liruar gocen tende dua te kerkosh divorcing shpejte jo tha une nje here e kam martuar gocen dhe do ta shikoje te martuar vetem kur te vdese, degjo une e pata thene une nuk e mare tende sepse une nuk dale I gjalle prej ketu ku jam future , ka ikur burre me mustaqe duke qare dhe ka ndejtur 2 – vjet e gjysempe e ber shkurorzimin, vime te prentimi qe i bera Isa Halilit , sa iku vjeri qe e kujtoj plot respekte familjen e tyre median, me thote ajde tani te ,skam asgje thashe une kasha halle te vinte ai eshte ngiturse zakonishte keta nuk perdorin forcen fizike te veten marin disa persona nga jashte , me ka raur vet me shqelma me grushta cfare ka pasur forca fizike duhet te kesh parasysh lidhur ne nje karige te montuar nuk e haroj vashdimishte thoshte si ma hodhe e mashtrova ne profesionon e vet , une jam mjeshter per mashtrime si ka mundesi nje injorante te me mashtroj mua aty ishte i gjithe inati , megjithate ato nuk e kishin per gje te egersoeshin per nje gje se ishin kriminela nga brenda.
Robert Papa:Po torturat pas Revoltës së Qafës së Barit?
Bashkim Fishta: 4 vetë i pushkatuan aty, menjëhërë,Kishte ardhur Aranit Cela. U bë gjyq rrufe. Neve na lidhën dhe na hipën në makina. Hetuesia na u bë në Tiranë. Unë kam qenë tifoz futbolli dhe kisha simpoati per Mehdi Bushatin, por jam zhgenyer sepse unë ja fla policvit që na dhunonbtë në burrfg por jo Mehdi Bushatit.ishte elegant në fushë por shumë mizir dhe kriminiel. Gjate torturave më ka thyer gjithë dhëmbët e gojes vetëm 4 dhëmë më mbetën në gojë.Nuk e harroj kriminelin Mehdi Bushati
Robert Papa: Bashkim te falenderoje që ishit me shikuesiit e mi dhe besoj qe ata që na kane ndjekur duhet te jene prekur nga keto fjale te sinqerta, reale të nje pjese te historisë tone. Une e them edhe nje here ka ndodhur ne Shqiperi ka ndodhur ne njerez se ne mbase mund te mos e kemi njohur po une dyshoj se te gjithe ne duhet te kemi patur dike o familjar o farefis o shok gjimnazi o komshi por e thashe dhe emisionin e kaluar jetonim ne nje kohe te keqe ishte nje hipokrizi kombetaredhe duhet ta them se ne te gjithe ndihemi fajtor ndaj Fishtes dhe ketyre heronjve te burgjeve te internuar sepse ne sikur e kishim haruar se ne Shqiperi kishte dy realitete e thashe dhe javen e kaluar ne kalonim ne tren ndanin kampet e internimit dhe kthenim koken . 313 qe tha zotria ka qene ne Tirane , te burgosur kane punuar ne Tirane kane ndertuar pallate dhe kontakte me sy kane pasur te gjithe por ajo hipokrizia e madhe qe cicili te vashdonte ate jeten e atij realiteti tjeter kur e dinin qe kishte nje realitet mizor dhe punonin si skllever ne spac punoje neper fusha munde te ken qene me qindra mijra njerez qe u treguan fisnike , nuk shfaqen urrejtje qe mbijetuan, Zotria ka shkuar deri ne Itali mbase 1 milion shqiptare pjesa dermuse jane nga pjesa e tyre , si komb si popull mbase si qeveri eshte nje hua e madhe jo vetem financiare por edhe morale , askush nuk I ka kërkuar falje dhe kjo eshte turp.
Bshkim Fishta: Faleminderit Robert dhe nje falenderim edh per TV KOHA
Dhe se shpejti do dali nje liber shqip “ Lirine ne Hekura”
41.323354
19.826676
19.826676
No comments:
Post a Comment