Topi nuk pranoi të takojë të perndjekurit për hapjen e dosjeve.
Kemi hasur shpesh, kohët e fundit në politikën shqiptare, qefmbetje e që më vonë janë shënderruara në parti politike. Gjithmonë e kemi hasur këtë fenomen si ves i shqiptarve, por në të vertët kjo është hasur vetëm te politikanët madje, daton që në mesjet me princat shqiptare, pastaj vjen e gërshetuar në Parlamentin e Zogut, kur edhe nisën pruralizmi i parë politik. Kemi dualitete mendimesh, si ai i Nolit, por nuk munguan cinizmat, madje edhe në gojën e Konicës u pane shprehje me doza pesimizmi. Arritën deri në atë masë sa doli shprehja e fanshme “Ne u ardhtë e keqe shqiptarve u vjene nga vete shqiptaret”
Kjo ishte shprehja që u erdhi për shtat shqiptarve pasi nuk dinin nga u vjenë rreziku. Koha e diktaturës ishte regjim i bazuar te cinizmi, pabesia, krimet dhe një urrejtje totale ndaj vetë shqiptarve. Ajo kohë shërbej si model i egersisë të një pakice kundër popullit të vet.
Pikërisht kjo periudhe gjysëm shekullose la modelin me te keq të një regjimi mizor dhe që në shoqërinë shqiptare la jo vetëm plagë të hapura por sindromi i komunizmit po ndjek nga pas mjaft njerëz mediokër, që fatëkeqsisht kanë qenë dhe janë aktiv në politikë.
Por qefmbetjet në politikë, vazhduan edhe në postdiktaturë dhe ende pa u mbaruar mandati i qeverisjes së parë demokratike, filluan qefmbetjet sa u shendërruan në modë. Politikanët me gjuhën e re politike i respektuan qefmbetsit se i konsideruan si zëra opozitar, here- herë oponent. Por në thelb ata lloj politikanësh ishin thjesht qefmbetës per interesa te vogla të tyre.
Në fillim dolën inatcinjtë e parë, pastaj vershuan duke e shëndërruar fenomenin në ego. Kjo situatë përfshiu politikën mbarë dhe preku kampet e mëdha, parti të vogla, shoqata, kryesishtë ato të të përndjekurve politikë.
Interesant është fakti se në këtë klimë ndarjesh u shtuan parti politike përtej te imagjinushmes dhe shumica janë inegzistente, pa antarë pa shreësë socioale, pa mbeshtetës që në programet e tyre verviten fraza që avoketrit komunistë u pasuruan me budallekun e tyre.
Pruralizmi i tepruar tregon qartë se shumë gjera nuk shkojnë me politikën, por nga ana tjetër ëshe vetë budallëku i tyre që i kalonë kufinjt. Kemi parë në aspëktin politik të djathtë, disa parti të Legalitetit, ndonse nje pjesë nuk ka lidhje fare me qeverisjen apo modelin e Mretësise, që për kohën ishte një shtet modern perendimore. Ballistë në tri parti, të përndjekurit në fillim me disa shoqata, e pastaj me disa parti. Por dhe të majtët me një gamë të gallavitur programesh e që të gjithë sillen rreth diktatorit të vjetër, kriminelit Hoxha dhe diktatorit të ri Rama, që e mbylli ciklin me mbytjen e zërave ndryshe dhe dëbimin e Islamit.
Pas ndarjeve të mëdha, historia vjen e përsëritet. Nano kërkonë të rikthehet në politikë në fillim si President dhe më pas me “Lëvizjen Nano”. Ndonse rrotacionin e pushtetit në 2005 e bëri si një lidër perendimor (kjo duhet cituar pasi është e rrollë në politikën shqiptare, madje e munguar). Pas Nanos, lëvizi Spahiu me modelin e tij trendi në plan të parë dhe primitiv në thelb. Shumkush e konsideron “Eron Velia 2”, që po përpiqet të mashtojë votuesit me shaminë e demit, ku nën hijen e nacionalizmit, fsheh qëllimin e tij të majta dhe si një e ardhme e Re e PS-së.
Kompozimi: Në planë të parë janë një grup të rinjësh, që valvitin flamurin kuq e zi të paguar kanë nisur kampinjgjet nëpër Shqiperi, por nuk e dijnë ata se pas nacionalizmit figurativ dhe nacionalizmit nxitës me fjalë, fshihet cinizmi egoist i një njeriu që përdhosë cdo vlerë për të kapur një karrige.
Të ngreshë doza nacionalizmi në kohën kur Ballkani ka hyrë në një fazë paqe e integrimi, është njësoij, që kur të shkoshë të fikësh zjarrin, ti hedhesh benzin. Nuk ka qenë i vogël dëmi që këta “nacionalistë” të sëmurë nga pushteti dhe të lidhur pas karrikes kanë sjellë në Ballkan. Grupe etnike të ncitura nga bulshevizmat rajonal kanë rritur tensionit jo vetëm në trevat ku banojnë shqiptare por më gjerë, gati në të gjithë ballkanin. Nacionalizmi primitive e përdor flamurin e një kombi si një flamur demash për të erituar të sëmuret nga e kaluara komuniste. Të djathtët i thonë vendit të tyre atdhe, në kohën që bolshevikët futën kombin, apo që kombi im është më i mire se i yti, atherë ka luftë apo përplasje.
Në të njëjtin kurthë i futi Spahu, disa grupe të vogla shqiptarësh dhe ncitja bëri që flamuj të vendeve fqinje, filluan të digjen sa në një trevë në një tjetër. Pati dhe nga ata që spekuluan deri në atë masë sa mëndonin se Spahiu pagunte njerëzë për ta djekur flamurin në Kumanovë dhe pastaj nxiste dhe pagunte në qytetin e Burrelit ca të rinjë që ta digjnin flamurin maqedonas. Sigurishtë që kjo nuk duhet besuar pasi përben vepër penale dhe dikush duhet të përgjigjet. Por ekstremizmi nuk ka fre e kur ai ncitet nga bolshevikët dhe qarqe të caktuara dashakeqe bëhët i papërgjegjshëm.
Më pas del në skenë ish-Presidenti Topi që me votën pro Ramës, madje dhe më heret kish shfaqur shenja te një lëvizje politike ndonse ishte president, por kjo e fundit bëri me habi të gjithë shqiptarët dhe në bazë pati përkrahje të gjerë nga e majta. Por askush nuk e dinte se ku do të përfundojë Topi, të Spahiu apo Oketa.
Egoizmi i Spahut, loja me flamijtë që i beri “Daulin e vere” e bëri Topin të mendojë për nje lëvizje drejtë njeriut të butë Oketa, jo vetëm për faktin se ai u pezmatu nga lëvizjet e Spahiut, por se ai pa, që tek të zinjët dhe të kuqt nuk kishte gjasa të ishte lider.
Stani i ri i ofron kushte dhe njëherazi kreun, pa dale se atje do të gjejë dhe të tjerë që më heret u kishë ngel hatri, (ndonse disa nga krerët e forumit janë per tu respektuar). Pa dale se mund të ketë dhe koleg apo sipunë të sigurimit të shtetit. Të gjithë janë të “djathtë”, mbështesin të përndjekurit, pronarët, ndonse nuk kanë asnjë lidhje me to, madje i kanë fuer ato deri në palcë.
Rasti i dekorimit të prokurorit që egzekutojë Koprencken, ishte fatal dhe kjo valë dekorimesh ka vazhduar edhe me të tjerë që nuk arritën të bëhen publik. Po të hetohen të dekoruarit e Topi, duhet të jemi të sigurtë se me shumë se gjysma janë spiunë të sigurimit të shtetit dhe mund tu themi “Spiunë me dekoratë” Vetëm në grupin e artistve kishte disa spiune që bota e mediave i njeh mirë. Po ashtu u bënë me dekorata njërëz pa asnjë kontribut sa të përndjekurit dhe mediat nuk heshtë. Por Topi pak i bëhet dhe mbolli heronjë e deshmorë në të gjithë shqiprinë jo në bazë të vlerave por të ryshfeteve dhe intrigave konjukturale.
Në fund të karierës dekoroi dhe Ismet Shoshorin një burrë të nderuar, që memoria e ka lënë vite më parë, thjeshte për faktin se klubi I Ramës, paguan për një estradë të tillë që deshen të lunin me Berishen. Nuk do ta kisha cituar këtë rast, nese Adem Allci nuk do më kishte treguar të vertetëm. Ademi thot: “Kam ndenjur me Shoshorin vite të tëra dhe kurrë nuk me ka thënë një gjë të tillë, pasi ne ia dinim njëri- tjetrit spiunët pasi i diskutonim qindra here. Shoshori shprehet Ademi “Ka qenë një burrë i mirë dhe është i tillë, por burgu ka bërë të tijn” Veprimi i Topit shprehet Allci: “ Është tipik komunistë”
Por qefmbetja shkon edhe më tej, kërkon që të gjejë një karrige nga të përndjekurit, kur kurrë nuk tha një fjalë për to. Madje muajt e fundit “Liga Djathtë”PDM, Shoqatat e të përndjekurve politikë dhe ajo e Adem Allcit, Partia Konservatore, sindikata e pavarur, ojq dhe nje grup intelektualësh i kërkuan zotit Topi një takim me të vetmin motivacion, “hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit” dhe jo vetëm nuk denjoi të bej takimin e as nuk ktheu përgjigje por pyeti një spiunë si hiqet si i përndjekur, si dhe disa nga ata që kanë shitur vuajtjen te partia e diktatorit dhe në fund u shpre “Nuk do të merrëm më me bugaxhinjë”.
Kur një ditë para se të largohej e mbylli me Shoshorin dhe mirë bËri se Hysen Sheshori e meriton, por jo të përdorë qefmbetjen si shpërblimë. Se po të ishte ashtu edhe mediat do të thonin fjalët e Bashkim Gazidedes se: “Topi ështe nga Zercani dhe ka qenë edhe i atyre dhe i yni. Cbëri Topi për ligjin e lustracioni? Shqiptarët e panë me sytë e tyre që ai pengoi ligjin. Pre heshtë topi? Pse nuk Tregon Origjinën? Ce ka Nexhmie Hoxhen. Pse nuk tregone pastërtinë e figurës?
Pse nuk i priti topi të përndjekurit apo përfaqsuesit e të djathtës së bashkuar “Liga Djathtë” Apo mendon se pas mediokritetit të tij do të na hiqet i djathtë. E sidomos pa dekorimi të vrasit të XhelalKoprencës. Kë shtresë përfaqson topi?, Mos vallë është i përndjekur, ka qenë në burg me Adem Allcin, apo e kanë interrnuar, sekuestruar. Ctë keqe pa nga komunizmi Topi. Punoi të stallat e “Dakut” në Mullet me ndërzimin, u bë dhe prof, shkoj dhe jashtë shtetit dhe kur u bë President bëri corap sitemin e drejtësisë, bashkë me nënkryetarin dhe e kthejë KLDN në kshillë nacional.
Shiko sistemin e drejtësisë dhe gjyko Topin. Hoqi të aftët dhe i zëvendësojë me të paaftët dhe në fundë Topi dhe Spahia në dy parti të ndryshme për të bërë një aleancë. Ku ishin më parë, nga majat e pushtetit erdhen si mund të premtojnë mrekullira dhe kush ua beson. A ka të përndjekur që votonë për ta që i spiunuan apo keqperdorën. Ku I morën parat që tundin flamujtë si flamuj demash, qeratë..apo nga gjyqtarët e emruar, transefretat dhe allishverishet në drehtësi. Psi na vodhen tani me parat tona na valvisin flamujtë që baballarët tanë dhanë jetën.
Por qefmbetjet nuk janë alternativa politike, por produkt i politikanve që i kanë kaluar caqet. Sabri Godo (ndjes pastë) thoshte; Topi as 100 fjalë nuk i dinë dhe me ato vertitet. Iku koha e mediokritetit që nga stalla apo ara të kapësh majat e politikes. Nga persekutorë, tortusues apo spiune i sigurimit mund të behesh politikan.
E djathta nuk ka nevojë për dallkauk, hajdutë a aq më keq spiunë të sigurimit të shtetit. Liga e Djathte, Partia e të Drejtave të Mohuara, të përndjekurit politik, tashme një grupim i gjerë e kanë me status të happen dosjet e sigurimit të shtetit madje do të kerkojnë hetim për të dokuruarit dhe heronjtë fantazëm që mbolli Presidenca Topi
Nga Ilir Vata

No comments:
Post a Comment