35 VJET MË PARË 17 KORRIK 1977
Sot në orën 00 të mezit të natës juve të lidhur dorë më dorë më 17 korrik 1977 nën afshine nxehtë të diellit përvëlues të ditës për juve morën fund torturat .Në një vend të shkretë e të xheveshur nga bimësia apo cicërima e zogjëve në një përrua jua hapën gropën e nën krismat e armës vdekjeprurëse juve ratë njëri përmbi tjetrin dhe fytyrë më fytyrë duket se prapë bisedonit si më parë kur ishit gjallë.
Ditën e çgroposjes tuaj nën prezencën e familjarëve e të fëmijëve tuaj miq e shokë të cilët vetëm lotonin gjatë mbledhjes të eshtrave të xhveshur nga mishi gjeta dhe një plunb të mallkuar. Genci me përpjekjet e mia dhe urrejtjen e pakrahasueshme për piramidën e krimit dhe mbeshtetësit e saj ,komunistët dhe sigurimsave,unë kam zbuluar në arkivat e errëta të sigurimit të gjithë bashkëpunëtorët,të gjithë informatorët ,të gjithë sekretarët e partisë që nga maja e piramidës e deri në fshatin tonë. Ka qënë e gjithë banda shtetit që trilluan për t’ju vrarë ju të dyve. Të njëjtën gjë kam bërë dhe për Vilsonin. Të dy juve keni pasur të njëjtët bashkëpunëtorë. Për ty Genci ndjekja apo përgjimi ka filluar në vitin 1959. Të gjitha letrat që dërgoje në Lushnje kalonin në degën e punëve të brëndshme të Elbasanit më pas në Lushnje, degën e brëndshme daktilografoheshin dhe origjinali shkonte në destinacion .Informator të rregullt që një natë rrinte deri afër mëngjesit në majën e manit dhe një natë qëndronte në kumbullën prapa shtëpisë përballë halesë ky ishte Aqif Leka. Hajduti profesionist që vodhi dyqanin në Stravaj në 1957 dhe u dënua 6 vjet për vjedhje. Aty Aqifi është bërë bashkëpunëtor sigurimi dhe ka qenë i betuar për të kapur babanë tuaj Bardho Lekën. Për këtë sigurimi dhe partia demokratike vazhdon ta shpërblejë këtë infomator të përhershem. Djalin e tij mbasi vodhi partia demokratikë e Librazhdit si familje Nitin e caktuan kryetar të atyre zyrave që vodhi njëkohësisht dhe drejtor të elektrikut ku vidhte me faturat e energjisë elektrike i kanë dhënë dhe një detyrë tjetër Z/V .prefekt. Këto janë disa kritere që i kërkon p.demokratike duhet të jesh spiun ,hajdut apo vrasës, këto i ka të gjitha Niti. Për vrasjen e Bërzeshtë ka dijeni Interpoli që e solli kryetarin e partisë zv. Prefektin nga Belgjika. Ka mbrojtje Ridvan Baçin dhe Prokuroren e Përgjithshme.
Genci shtëpia ku banoje të është rrafshuar tani kullosin bagëtitë. Ndërsa ekspertja letrare e poezive të tua Diana Culi u shpërblye duke u bërë më 134 vota deputete në parlament. Ndërsa fëmijët i ke në Korcë Zhuli është mbyllur në dhimbjen e përjetshme dhe jetojnë në mjerim. Ndërsa kulla janë prej dy katesh me 16 dhoma rri e mbyllur. Ndërsa dhoma e Vilit si gjithmonë me dritaret hapur po të futesh brënda dëgjon vetëm zhurmën karakteristike të krimbave brejtës.Vili librat e tua ato që la sigurimi gjatë bastisjes i kam çuar poshtë në një shtëpi tjetër në zallë. Ti kam mbledhur disa nga përkthimet nga frëngjishtja ,krijimtarinë tënde korespondencën me Lumen e ti kam vendosur më dy vepra po ashtu dhe Gencit.Vili ,Eni vazhdon e sëmurë nuk besoj se do të vonohet për të ardhur tek ti, Diana është plakur domosdo ju shkatërrua jeta.Me familjen tonë Vili vazhdon prapë lufta e klasave vecse në mënyrë tjetër. Partia Demokratike ka disa kritere që ne nuk i plotësojmë kështu që jemi të menjanuar. Ndërsa me kriminelët e sigurimit dhe me terroristët komunistë është treguar shumë e gatshme i ka përfshirë në qeveri i ka bërë deputetë i ka dekoruar si sigurimsin Myzafer Xhaxhin po ashtu dhe sigurimsin Koci Petriti, ti e di janë dy ekspertët e tu. Nipin e kryetarit të degës Merdar Hasa, torturuesin tënd i cili bashkë me të tjerë kriminelë ta paralizuan dorën e majtë me hekurat, e kanë bërë deputet. Një nga koleksioni i hetuesave Petrit Azemaj është tek avokati i popullit pjella e tij punon tek ministria e financave bashkë me kryetarin e shoqatës të Enverit Ridvan Baci, të gjithë torturuesit tuaj dhe të Gencit janë pasuruar e janë në vendet kyce `të sundimit të sotëm falë kujdesit të vecantë të partisë demokratike.Genci e Vili po kalojnë 22 vjet që u rrukullis komunizmi .Këtu po e ndertojnë kapitalizimin neokomunistat, janë gjithë bijtë e atyre kriminelave të piramidës të krimit këtu s’ka asnjë gjë të përbashkët nga ato bisedat tuaja që bënit me xhaxhanë natën pranë oxhakut.Klasa jonë e përbysur nga orteku i historisë pronarët apo të burgosurit politik janë menjanuar krejt dhe askush nuk flet për ne që jetojmë në mjerim.
Këtu neokomunizmi është shtruar këmbëkryq. Janë bërë bllok dhe mbrojnë diktatorin i cili vazhdon të mbajë një thes dekorata për krimet që ka kryer. Askush në Parlament nuk e hap gojën për krimet e 1943 – 1991. Ligji i lustracionit vetëm këtu nuk zbatohet ndërsa në vendet ishkomuniste të lindjes kjo kategori (sigurimsat dhe komunistët e kategori plehërash të tjera) janë pastruar.
Megjithatë unë sa ta kem frymën do ju kujtoj po ashtu dhe miqtë e shokët që kanë shkruar e vazhdojnë të shkruajnë për juve tani kohët e fundit ka dalë një libër me 500 e ca faqe me autor Z.Bujar Leskaj që titullohet “MUZAT E QËDNRESËS” ku të parët jeni jut ë dy. Ka dhe shumë të tjerë dhe jashtë kufijve që shkruajnë dhe s’ju harrojnë .Genci dhe Vilson tani dua të përfundoj duke mos dashur t’ua prish qetësinë se e di që jeni duke diskutuar për artin e kulturën sin ë kohën e ferrit komunist.Genci po ti citoj dy vargjet e shkruara nga dora jote :
Spiunët
Në sahanët e sigurimit
Pinë helmin e helmimit
Ndërsa për Vilin po citoj një strofë nga përkthimet e tij nga poeti Syli Prudon
Blu apo të zezë,të dashur ,të bukur,
Sy të panumurt agimin kanë parë,
Ata flenë në fund të varreve të zhdukur,
Dhe dielli lind akoma si më parë.
Pushofshi në paqe
BEDRI BLLOSHMI
41.323354
19.826676
19.826676
No comments:
Post a Comment