Tuesday, July 17, 2012

Marissa Mayer, vice president, search products and user experience for Google Inc, unveils "Google Instant" during a news conference in San Francisco, California in this September 8, 2010, file photo. Yahoo has tapped Google's Mayer as its next CEO, according to several reports, July 16, 2012. REUTERS/Robert Galbraith/Files (UNITED STATESSCI TECH - Tags: SCIENCE TECHNOLOGY) SCI TECH)

Shefja e re e Yahoo-s vjen nga Google

Google ka humbur zëvendëspresidenten, Marissa Mayer. Menaxherja shkon si shefe e makinës së kërkimit, Yahoo. Kështu Google ka humbur gruan që i dha linjat karakteristike dizenjos së thjeshtë të makinës së kërkimit.
Shefja e re e Yahoo-s vjen nga konkuruesi më i madh i makinave të kërkimit në internet. Marissa Mayer, 37 vjeç ka qenë deri tani menaxhere e Google - gjigandit të internetit, i cili i zuri vendin Yahoo-s duke u bërë makina kryesore e kërkimit në rrjetin botëror. Tani pas 13 vjetësh ajo shkon tek konkurrenca.
Këshilli mbikqyrës i Yahoo-s e ka emëruar Mayer-in njëzëri shefe të koncernit, bëri të ditur sipërmarrja. Ajo e fillon detyrën e re ditën e martë, bëri të ditur Yahoo ditën e hënë, pas mbylljes së bursës. Mayer sjell me vete "përvojë të pashembullt në sektorin e teknologjisë, dizenjos dhe tregtimit të produkteve", bëri të njohur sipërmarrja. Ajo është shefja që "i duhet Yahoo-s".

FILE - In this Dec. 1, 2010 file photo shows an employee leaves a Yahoo headquarters building in Sunnyvale, Calif. Carol Bartz was fired from Yahoo Monday after two and a half years as CEO. Tim Morse, the company's chief financial officer, was named interim CEO. (Foto:Paul Sakuma, File/AP/dapd)
Përvojë me kërkimin në internet
Marissa Mayer ka qenë nja nga punonjëset e para të Google, ku në fund ajo ishte zëvendëspresidente dhe përgjegjëse për shërbimin e hartave. Para kësaj ajo ka qenë përgjegjëse për makinat e kërkimit. Dizenjoja e thjeshtë e faqes së kërkimit në Google është meritë e saj. Ajo ka qenë në atë kohë gruaja e parë me vend inxhiniereje tek gjigandi i internetit.
Mayer foli e kënaqur për emërimin e saj në krye të Yahoo-s. Ajo ndihet "shumë e lumtur" dhe "e vlerësuar", deklaroi Mayer. Siç njofton "New York Times", ajo e ka ndëprerë punën tek Google ditën e hënë.
Yahoo nën presion
Posti i shefit të Yahoo-s duhej zënë, pasi Scott Thompson u shkarkua nga firma dy muaj më parë për shkak të një titulli të falsifikuar në jetëshkrim. Që nga ajo kohë firma është drejtuar nga Ross Levinsohn. Yahoo ndodhet nën presion nga pikëpamja ekonomike. Biznesi i reklamave nuk ecën si më parë për shkak të konkurentit super të madh Google.
(afp, dapd, dpa, rtr)

No comments:

Post a Comment