Nga Ilir Vata
Tanzicioni i tejzgjatur, kushtet politike të vështira, si dhe rrethana implikuese edhe në politikën kombëtare, ka berë që Kryeministri i vendit të gjejë spunto në përkujtimin e 22 intelektualve të ekzekutur nga regjimi komunist dhe të deklaroj se: “ Kodi ynë penal dhe legjislacioni në pozitë i ka të parashikuar krimet kundër njerëzimit, prandaj i bejmë apel Institutit Kundër Komunizmi të mbledhë cdo provë për të nxjerrë para drejtësisë vrasësit e intelektualve” Kështu kryeministri Sali Berish e futë në një fazë të re statusin e qëdrimit zyrtarë ndaj krimevetë komunizmit.
Për të disat herë ky ligj ka dështuar, si me komisionet ashtu dhe me miratimin e ligjit në dhjetorë të 2008-s. U kontestua nga e majta dhe u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Rrugëtimi i ligjit për në Komisionin e Venecias, bëri që jo vetëm të dal nga vëmendja politike e institucional, por dhe nga ajo qytetare.
Maxhoranca ndërmori hapa të tjerë progresistë, duke krijuar institutin kundër komunizmit dhe për të lënë një hapsirë në qendër të kryeqytetit për një obelisk për viktimat e komunzmit.
Në këtë drejtim është punuar pak, pasi Instituti Kundër Komunizmit, jo vetëm që vonoi, por edhe përzgjedhja e pjësmarrësve në këtë institutë u bë në bazë të disa preferencave të vogla, sesa mbi bazën e një debati të gjerë, apo në respekt me grupet e interesit siç janë shoqatat e të përndjekurve.
Parë në këtë aspekt edhe ky institut, do të ketë fatin e institutit zyrtarë që funksionon dhe sot, por që në xhiro institucionale e hodhi ish-kryeministri F. Nano dhe me të njëjtin format, funksionon dhe sot. Deri më tani nga ana formale kemi dy institute, njëri u shërben interesave socioale të përndjekurve, kurse tjetri studimit të komunizmit dhe krimet e bëra nga regjimi komunist.
Që në krye të emërtimit, qëndron personeli që e përbën këtë institut dhe ky i fundit është në radhe të parë i përjashtuar nga vetë verifikimi i figurave të tyre. Asnjëri nga antarët e institutit nuk mund të dalë dhe të thotë se nuk ka qenë bashkëpuntorë i sigurimit të shtetit.
Para lënja jashtë klasifikimit e këtyra emrave e bënë procesin delikat dhe në radhe të parë të pabesueshëm. Nga antarët e bordit kemi për fat të keq shumicën spiunë të sigurimit, njëri bënte pazare nga e majta për të botuar gazeta apo revista dhe tjetri na e ka berë babajnë e tij si një ndër njerëzit më të mdhenjë të kohës së diktaturës, kur ka qenë një ballist i thjeshtë.
Po ashtu në këtë institute ka mëkatar që kanë dënuar me dhjetra të përndjekur. Uran Butka, Agron Tufa, Kolec Topalli mos të tre dy janë spiune me dëshmi reale dhë ka të burgosur që i shohin më me neveri se persekutorët.
Edhe në institutin e të përndjekurve, vazhdojnë të paguhen nga takrat e shqiptarve jo më pakë se pesë spiunë të sigurimit të shtetit.
Megjithë debatit të asaj kohe, një klanë misterjozë spiunësh, që vazhdon t’i bëj presion dhe vetë Berishës, serviri këta emra, duke shkelur cdo princip në përzgjedhjen e tyre dhe duke shkelur cdo prag moral.
Sigurisht që Berisha është më i informuar se aq dhe nga burime të besushme, kryeministri ua ka deleguar problemin e të përndjekurve një grupi brenda maxhorancës për t’u marrë me këtë ceshtje. Në të vërtetë inisjativa ka dalë nga vetë Berisha, por finiturat ia dha ky grup që në përbërje ka spiunë vetëm se me një ndryshim se ata kanë tagrin e zyrtarve të lartë.
Pra që në embrion ky institut ka dështuar, por megjithatë kryeministri lëshon apelin për të hetuar krimet kundër njerëzimit nga diktatura komuniste pasi ka qenë dhe kërkesë e Bashkimi Europian por dhe premtim i tij.
Hyrja në një fazë të re kerkonë në radhë të parë shfrytëzimi e arkivave dhe më pas impenjimin qytetarë të të përndjekurve dhe trashgimtarve të pushkatuar, apo të ekzekutuar. Gjithashtu kërkon që organete drejtësisë e vecanrisht organi i akuzës në bashkëpunim me taksforcë dhe policinë gjyqsore, duhet të nis një hetim të ndarë në afatë dhe kadegori të periudhave kohore.
Gjatë këtyre viteve ka patur dëshmi rrënqethëse nga të burgosur në shkrime apo emisione për të përndjekurit që fatëkeqsisht kanë patur jetë të shkurtër. Po të përmendim fakti e të burgosurit politik Avni Agolli (që ka ndërruar jetë para pak kohësh) në emisionin “Dritëhijë” tregon kushtet e një gjenocidi të pastër në rrethin e Dibrës dhe pikërishtë në zonën e maqellarë.
Ai tregonë se kurë erdhe të na marri, dyndën nga kjo trevë mbi 500 njërëz burra, gra dhe fëmijë dhe kur po kalonim rrugën pamë më shumë se 30 vetë të ekzekutuar dhe ai i përmend me emra. Pra kemi dëshminë që ruhet në kaset filmike, kemi kushtet e një gjenocidi të pastër të bërë në atë kohë, këmi dhe dispozitat ligjore dhe kodin penal aktual, që krimet kundër njerëzimit nuk kanë afat. Ather ç,farë na mungon?
Sigurisht që kryeministri në këtë bazë llogjike dhe ligjore është nisur, por nuk e dinë se Brenda institutit kundër komunizmit ka një nga ata që ka bërë gjenocid, pjestari i afër i familjes. Nëse në diskutimin e tij përmendi xhajën e Blendi Klosit si kriminel më parë duhet të mos kishte lënë që në institutin kundër komunizmit të hyje xhaxhaj i një krimineli tjetër që ka bërë gjenocid.
Në këto rrethana edhe pas njëzetë vitësh notojmë në të njëjtat ujra, si në kohën e fillesës së pas diktaturës.
Vende të tjera e kanë zgjidhur tashmë këtë problem, madje ka nga ish vendet e lindje që kanë kërkuar t’i rikthehen këti ligji për zbardhjen e krimeve të diktaturës. Ne shqiptarët punojmë ndryshe, ende kemi përsekutorë në maja të shtetit, në cdo institucion. Në pushtetin legjislativ, gjyqsorë, në organin e akuzes në pushtetin vendorë.
Ashtu siç gjenocidi ka kushtet e veta ligjore për tu përmbushur edhe tranzicioni ka të tija që të duket se është në finitin e tij dhe faktet që përmendëm më lartë tregojmë se shqipëria do të rri dhe për shum vite në këtë gjendje tranzicioni.
Tranzicon i “përjetshëm”Do ta qunin politologët perendimor në kushtet që është aktualisht shqipëria dhe në premisat dhe përpjekjet zero për të bërë shkëputjen dhe për të hyrë në fazën e demokracisë.
Hapi i parë që duhet të ndërmarrë shteti është respektimi i ligjeve dhe kjo nuk ka ndodhur. Ligji respektohet jo i barabartë për të gjithë.
Në vijimsi të ligjit nuk respektohet kushtetuta në radhe të parë tek prona private, e kundërta ndodhe me atë publike.
Institucionet ligjëbërse janë të drejtuat ose në pjesën më të madhe më spiunë të sigurimit të shtetit.
Gjukatat janë të mbushur me mëkatarë, që kanë bërë gjyqe në dëm të mijëra të përndjekur. Prokurorët komunistë kanë pushtet apsulot mbi organin e akuzës dhe ata jo vetëm që janë inkuizitor të së djeshmes, por po përdorin edhe sot metodën inkuizitore në hetim.
Gjykata kushtetuese, garanti i kontrollit të kushtetutmërisë dhe i ligjshmëris në tërsi është e mbushur më përsekutorë dhe rasti i rrëzimit të ligjit të lustracionit tregoi kapjen e shtetit nga ish- përsekutorët.
Në këto kushte që ndodhet vetë shteti, tranzicioni po na kthehet gradualisht sistem. Edhe në diktaturë thonim do të shkojmë në një sistem të begatë, por ndodhi ajo që pritej, mijëra shqiptarë u ekzekutuan, burgosën, interrnuar dhe dëbuan.
Sot ndryshimi është i madhe por thelbi i shtetit dhe i dëmokracisë është i brishtë. Persekutorët janë zotër të ligjit dhe të shtetit dhe në radhë të parë plagët e së shkuarës më shumë po hapen sesa po krohen. Mbi bazat e shtetit të së drejtës është vedosur vrasësi i djeshëm, persekutori, hetuesi. Pra ka vdekur morali dhe po shuhet memoria kombëtarë.
Beriasha e futi këtë situatë në një stard të ri, por duhet mbështetje ligjore, politike dhe qytetare, që në të vërtet të ndodh një katarsi kombëtarë. Përndryshe shteti vetë do të jetë i kërrcnuar, komunizmi mund edhe të jetë altërnativë pushteti në një të ardhme të shkurtër, pasi kushtet janë të paqme. Sot në vendin tonë janë ndërtuar klasa të padrejta, në kudërshtim me format shoqërore të punës apo individit, të trashigminis apo vëtë demokracisë. Klasat më të pasura janë politikanët që shumica e tyre janë ish-persëkutorët e diktatures ose vetë ose pjestarë të familjes. Janë në hirarki të shtresës më të pasur shoqërore, kriminelet, bandat e organizuara, gjyqtarët, prokurorët, punonjësit e institucioneve dhe komunarët.
Ndërtimi i shtersave të padrejta, në kundërshtim me rregullat natyrorë, përbëjnë rrezikun më të madhe të një kombi pasi ish- mëkatarët, tashmë janë edhe të pasuruar dhe do të investojnë gjatë për ta mbajtur shtetin në këtë gjendje. Jo pa qëllim shohim përsëritjen e mekanizmit të rrëzimit të pushtetit me dhunë pasi kjo jo vetëm është e vetmja devizë komuniste, por në thelb ka minimin e vetë demokracisë dhe shtetit të së drejtës, pasi nga ky i fundit kanë frikë ata. Kjo është deviza të fillojnë hetimet për krimet komuniste dhe të vihet në vend dinjiteti i të martirizuarve se menduan ndryshe. Të dëliret shteti nga mëkatarët, por mbi të gjitha duhet bashkëpunimi dhe vullneti i mirë politik.
Shpresojmë që inisjativa Berisha kësaj radhe të mbështetet dhe të kryej efektet e para të hetimit të krimeve të komunizmit, pa të cilën demokracia nuk ka kuptim.

No comments:
Post a Comment