
Që në krijimin e njeriut është përcaktuar dhe metoda e të menduarit, pëfaqsuar nga idetë qëndrore të pashmangësisë në njërën anë dhe të shkaksisë nga ana tjetër. “Pashmangësija” do të thotë që nuk i shmangesh dot rracës dhe vendit që të është caktuar që në fillim herët kur është krijuar njeriu. Ndërsa “shkaksia” është një shtys e jashtme e imponuar forcërisht; nga i forti tek i dobti. Ç’do rracë është e veçantë në planet dhe përfaqsohet kudo me të, si pas mënyrës së sajë. Pra ka kulturën e vet, dhe kurrë nuk mundë të shkrihet a po të bëhet e njëjtë me një kulturë tjetër në këtë planet, kurrësesi.
Në rastin tonë; pushtuesit e huaj në hapsirat e banuara me popullsi qindpërqind shqiptare, kanë demonstruar përveç ushtrimit të dhunës për shfrytëzim fizik, dhe atë politik-soial-ekonomik-kulturor, por disa pushtues kanë bërë dhe genocid. Këto të fundit kanë qenë sllavo bizantin.
Perandoria Romake, Perandoria e Bizantit, Hunët, Gotët e tj, të gjithë na kanë imponuar forcërisht tabiatet e tyre; pra “shkaksinë”. Gjithashtu fakti; pra “pashmangësia” është treguar kokfortë me shqiptarët, ato kanë mbetur shqiptarë e kështu do vzhdojnë pafundësisht të tillë. Nuk kanë për t’i shkulur kurrë nga trojet e tyre, qoftë dhe ndonjë forcë e mbi natyrëshme, sepse ata janë në vendin; ku i është caktuar, që në krijimin e tokës.
Për rracën, për kombin, gjuhën dhe kulturën e veçantë që përfqësojnë një grup njerëzish; thënë ndryshe “kultura e një trupi” përbëhet nga rrjedhat e popullsisë në trojet e shtrirjes së saj. Ato i japin asaj materialin, me të cilin ajo mundëson shprehjen e vet, shpirtin që frymëzon këtë popullsi, i cili tregon pashmangshmërinë dhe ritmikën e pa fundëme të një populli që nuk mundë të shkrihet me një popull tjetër. Për këtë temë do të shkruajmë një herë tjetër.

Bëra një hyrje kaq shkurtimisht për të thën prap shkurtimisht; se dhe rraca shqiptare si gjith të tjerat në planetin Tokë nuk mundë të ndryshojë tabjat, se nuk e len natyra; nuk mundë t’a përzieshë me një rracë tjetër pa qenë e njëjtë; veçse me dhunë nga i forti. A mundet të bashkohet uthulla me vajin? Kurrsesi; tundi e shkundi sa të jetë jeta, ato nuk bashkohen. Të bashkosh një trup të ngurt a po një trup të lëngët kimikisht, duhen të kenë të njëjtën lëndë përbërse që të mos bëhet rreaksion kimik. Pra a mundë t’a bashkosh serbin me shqiptarin; apo qoftë ç’do lloj rrace tjetër në botë që nuk kanë të njëjtën përbërje kimike; sikurse solla shembullin e më sipërm? Përbërja me të njëjtën lëndë kimike që nuk bëjnë rreaksion është uji me qumështin. Thën tamam; me shembullin e më sipërm doja të theksoja se bashkimi i shqiptarëve në një njësi të vetme me një stet të vetëm nuk sjell rreaksion por armoni të plotë në të gjithë Ballkanin e trazuar nga konspiracioni serbo-greko-sllavo-bizantin. Mbi pavarsinë e krahinës shqiptare të Kosovës që Serbia kërkon akoma ta mbajë të pushtuar e t’a aneksojë për vete nuk do t’ia arrijë kurrë.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës me referendum, nga vetë populli i Kosovës, qe një vetvendosje dhe korrekte në bazë të kartës së Lidhjes Kombeve O.K.B. Pra i përgjigjet “pashmangësisë”. Ndërsa bisedimet për pavarësinë e Kosovës nga trojka; nuk qe gjë tjetër veçse, bisedime të pafundme, nga klane politike dhe elementë kozmopolitë në dëm të çeshtjes kombëtare të bashkimit të saj në një shtet të vetëm për të gjith shqiptarët. Pra kërkohet nga ana e trojkës; “shkaksia” Me gjithatë nuk mjafton vetëm politika e jashtme në dëm të shtetit shqiptar, por ka dhe antikombëtar vendali; si në fushën e politikës ashtu dhe të gazetarisë e mediave televizive që e mbështesin këtë shkaksi. Ekstremistë të majtë, të cilët kanë qenë dhe janë kundër rrymës, politike kombëtare, pamvarsinë e Kosovës dhe bashkimit kombëtar në një njësi të vetme nuk e duan, ato rrinë në sinkron me politikat Serbo-Greke. Në pararojë të këtyre sulmeve antikombtare kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë në ballë e në radhë, kryetarët e partive: Ceka, Gjinushi, Milo, nanoistët Çupi, Blushi Tozaj,
2
Dokle, Peshkëpia, Zogaj, Godoistët me pëefaqësues Z. Mediu e tje. Dhe shkopi i dirigjentit për të drejtuar këtë orkestër qëndron në dorën e Janullatosit dhe këlyshit të tij Vangjel Dule, duke mos përjashtuar dhe politikanë të rëndësishëm në PD. Për P.S. nuk bëhet fjalë, ata gatuajnë brumin e mos bërjes së shtetit dhe, P.D. bënë sehir që shqiptarët ta hanë sapunin për djathë. Sa e përhapur është sot frika se mosë e zëmërojnë Evropën me qëndrimet nacionaliste të një pjese të shqiptarëve me politikën kombëtare? ose kërkojnë me të drejtë bashkimin e trojeve etnike? Qëllimi i të dy partive është diskretitimi i kombit shqiptar para opinionin botëror, vetëm e vetëm për përfitime meskine e lëvdata boshe për veten e tyre, dhe pastaj të krekosen në majë të plerave politike si të pa zëvëndësueshëm. Por ka dhe parti që bëjnë deklarata të pështira që mundësojnë ndarje nërmjet shqiptarëve të së njëjtës rrace e gjaku. Më 21 Maj të vitit 1996 i nderuri krytari i partis Demokristiane Zef Bushati ka deklaruar se: “shqiptarët muslimanë nuk kanë vend as në Europë e as në Shqipëri”. Fatkeqësia më e madhe nuk është se këto forca politike e këta politikanë bëjnë fushatë diskriminuese, fatkeqësia është se forcat progresiste nuk po u japin përgjigjen që ato meritojnë. Fetkeqësi akoma më e madhe është dhe kur shteti rri e bën sehir, që shtetas të tij bëjnë veprime antikushtetuese e antikombëtare. Po kushë është shteti për këtë rast? Fle gjumë me dashje? Përgjigjia! S’ka shtet; një qeveri që imponohet nga politika gjithmon do të jetë shërbëtore e politikanëve.
Fatos Lubonjat, Partia e të Drejtave të Njeriut, Mustafa Nanot, e kadareanët, shkojnë deri aty sa që e mohojnë kombin shqiptar në trojet e tyre etnikë, duke nën kuptuar tezën tashë të njohur: “Kombi në Shqiprinë Londineze dhe Kombi Kosovar janë dy kombe të ndryshëm” mbase dhe për çamët, mundë të thonë të njëjtën gjë. Fjalët e sipërcituara janë “nonsensus” në kuptimin shkencor të komb-formimit, ndërsa në kuptimin politik ato janë hileqare e mashtruese. Pashmangësia është kokfortë, nuk mundë të ndajë shqiptarët e Kosovës nga shqiptarët e Shqipëris dhe, e çamërve refugjetë në Shqipëri, ata janë të njëjtë, ata i ndau konspiracioni serbo-greko-sllavo-bizantin,. Në territorin e shtetit të cunguar shqiptar, madje në të gjitha trojet etnike shqiptare nuk jetojnë disa popuj me kombësi të ndryshme, por me një kombësi; atë shqiptare. “Kush e çmon kombin dhe atdheun nuk mund t’i nënshtrohet fatit të zi”, ashtu siç ka ndodhur me ne shqiptarët, që i kanë ndarë nga njëri-tjetri me dhunë në gjashtë shtete.
Mbas Luftës së Dyt Botërore ambasadorët, e atyre shteteve që fituan luftën dhe të tjerët që përfituan nga kjo luftë, me dashje bënë që Kosovën dhe Çamërinë ta lënë jashtë trupit të lodhur të Shqipërisë. Në Shqipërinë londineze, Pansllavizmi rus vendosi politikën e sajë në Shqipëri nëpërmjet komunizmit Jugosllav për të krijuar rusofilinë, Kosovën e la në dorën e jugosllavëve, Çamëinë në dorë e shovinizmit grek, për të krijuar grekofilinë; që ato të mos njiheshin e të mos diheshin se ekzistonin në botë. Shtetit shqiptar, në atë kohë i takonte të ngrinte zërin për aq sa e kishte fuqinë, prandaj nuk duhet të heshtëte dhe, mjerisht të majtët edhe sot vazhdojnë të heshtin akoma. Kombin Shqiptar, fuqitë e mëdha në fillim të shekullit XX, për të kënaqur skemat dhe ambiciet e politikës së tyre me gjak shqiptari, bënë që ta kthenin në një komb gjysmë të vdekur. Shovinistët ballkanas madje dhe skeptikët shqiptarë vepruan në kor me shovinistët, kundër kombit shqiptar tashmë të ndarë në gjashtë shtete. Desh Zoti që gjysma e kombit; ndarë nga trupi i Shqipërisë që quhet Kosovë, bëri që çështja shqiptare të shtrohet krejt ndryshe në skenën ndërkombëtare.
Mbas Luftës së Dytë Botrore, bota e harroi me dashje Kosovën dhe Çamërinë ku komunistët jugosllavë dhe shovinistët grekë kryen krimet nga më të përbindshmet. Por Kosova i gjeti vetë fuqitë zotëruese dhe e detyroi botën ta dëgjojë. Përfitoj nga rasti; të shpreh dëshirën!.. Kështu do të ndodhë dhe me Çamërinë. Në Greqi çamët nuk njihen si autokton në trojet e tyre etnik, ndërsa çamët në Shqipëri me të vërtetë janë tek vllezërit e tyre por në të vërtetë janë refugjatë siç ishin kosovarët në Shqipëri
3
kur i përzuri Millosheviçi të cilët ikën përsëri në trojet e tyre. Dhe çamët duhet ta presin me padurim kthimin në vatrat e tyre autoktone dhe stërgjyshore. Zëri i çamëve nuk do të reshtë për padrejtësitë dhe krimet makabre të shovinistëve grekë. Ka ardhur koha që mekanizmave ndërkombtare perfshirë dhe OKB t’i kushtojnë çështjes kombëtare shqiptare gjithë vëmendjen që i takon.
Disa politikanbërës të huaj e bashkë me mbështetësit e tyre shqiptarë ende kërkojnë
moszgjidhjen e çëstjes shqiptare në Ballkan. “Pako Hatisari” është një shembull konkret:Kosova “dejure” ju ka dhënë pavarsia; “defakto” nuk e ka. Çështja e Kosovës nuk mund të jetë thjeshtë çështje e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ajo nuk mund të jetë gjithashtu dhe
multietnike, ashtu sikurse theksohet në pakon e Hatisarit. Kosova duhet t’i bashkohet Shqipërisë politikisht, ashtu sikurse është e bashkuar artificialisht në fushat ekonomike dhe kulturore etj. Kurrë nuk duhet trajtuar si çështje e të drejtave të njeriut por si kombë më vete Shqiptar, e si një komb më vete shqiptar ka të drejtën e vetvendosjes dhe shtet-formues, ku dhe me pakicat që jetojnë si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë të kenë të njëjtat të drejtat e barrabarta si shqiptarët; pa as më të voglin ndryshim, në çështjet sociale- politike-ekonomike e kulturore.
Shqiptarët duhet të qetësojnë vetë shpirtrat e shqiptarëve
Pa zgjidhur përfundimisht çështjen e Kosoves dhe të të gjithë shqiptarve në trojet e tyre etnike, pa qetësuar shpirtrat e shqiptarëve; Evropa; nuk do të ketë kurrë qetësi, sepse nuk ka ndihmuar për të rrealizuar atë që dëshirojnë shqiptarët, bashkimin kombëtarë.
Në kuadrin e zgjidhjes së tërë çështjes shqiptare në favor të tyre; jo vetëm Evropa do të ketë qetësi, por dhe në Ballkanin e trazuar nuk do t’i shkojë ndërmend ndonjë shteti për luftë. Shteti shqiptar që në lindjen e tij s’ka pasur kurajon të mbrojë të paktën edhe për kortezi dinjitetin e vet. Ç’do shtet në botë pa dhëmbë të jetë, për çështjen kombtare të tij, të kafshon e të len pa poture (brek). Kur do të bëjnë një shtet të tillë Shqiptarët? Është edhe “kollaj” por edhe “zor”. Ësht “kollaj” kur shqiptarët të zenë mend, e të zgjedhin në drejtimin e tyre njerëzit më të përkushtuar, intelektualin e mohuar e të poshtëruar, politikanin e ndershëm, dhe atë që kërkon t’i japë e jo ti marrë shtetit të tij. Dinastia Hoxha; kundrejt intelektualëve që studiuan në Perëndim, përdori terror, dhunë e çfarosje. E ndërsa sot neo-dinastit; përdorin metoda më të buta në pamje, duke përdorur forcën mbytse të ekonomisë kundruall shtresave të mesme dhe intelektuale të qytetarëve. Pra tani është koha e krijimit të një force të Re; që premton të mbajë një politik krejtësisht dhe thellësisht kombëtare. Këta janë primarët e një emisioni të tillë, këta mundë të bëjnë një shtet të pa varur ekonomikisht e politikisht. Ata që duan ta mbështesin këtë force kombëtare dhe, që e ndjejn veten të barabartë me këtë forcë të Re, do të gjejnë veten e tyre.
Forcat duhet të jenë të përbashkëta në të dyja anët e kufirit të ndarë pa drejtësisht nga komunizmi ruso-sllav, sepse i përkasin të njëjtës racë. Në ato forca duhet të militojnë njerëz të përkushtuar e të vendosur për ndertimin e një shteti të përbashkët e të së drejtës me baza ligjore e demokratike dhe, me të drejtat e plota në integrimet Euroatlantike. Në programin e kësaj force të re, duhet të jetë lufta pa kompromis ndaj korrupsionit galopant që e ka mbytur shtetin shqiptar. Duhet të jetë në përpjekje të vazhdueshme, për kthimin e pronave pa kushte, riabilitimin e të burgosurve dhe familjeve të tyre më të përvuajtur nga regjimi totalitar i Enver Hoxhës e cila ka qenë bashkë kohëse në ndërtimin e shtetit shqiptar atëhere dhe, tani në neokomunizëm pavarësisht se nuk i ka pyetur njeri në përbërjen dhe rregullimin e shtetit.
Kjo forcë gjithashtu në mentalitetin e sajë politik ka në qendër të vemendjes bërjen e një shteti ligjor të ndar nga politika, e cila do të shërbej për të realizuar e mbrojtur të drejtat e mohuara të shtetasve të tij, dhe shtresave të ndryshme qytetare shqiptare, kudo në trojet e tyre etnik. Krahas programit të saj, duhet të shtojë dhe, forcat për rimëkëmbien e kombit në tërë hapësirën shqiptare, duke e bashkuar masën në një njisi dhe, në një shtet të vetëm.
4
Programi i kësaj force kombëtare, kërkon t’i bëj të ditur shqipëtarëve në Evropë, e kudo në botë, që ta mbështesin në këtë nismë të mirë për rimëkëmbien e kombit të tyre. Shqiptarët e vërtetë duhet të sakrifikojnë në kohë; që do të thotë: fol kur duhet folur; kërko kur duhet kërkuar; zgjohu kur duhet zgjuar, vepro kur duhet vepruar. Gjaku i shqiptarëve patriotë që ranë, e që u masakruan nga shovinizmi grek, komunizmi sllav e shqiptar, dhe me vuajtjet e rënkimet e atyreve që ende janë gjallë, nuk mund të shkojnë kot, e të nëpërkëmben
akoma. “Kjo forc-nismë e Re në Shqipëri” bashkë me ato forca politike në Kosovë, e kudo në hapsirat shqiptare me program kombëtar dhe demokratik; dhe që kanë marrë përsipër
çështjen kombëtare dhe bashkimin e kombit; kanë një barrë të rëndë por dhe fisnike; duhen mbështetur e inkurajuar pafundësisht.
Vetëm nje force e re e bashkuar me përbërje kombëtare mund të sjellë në drejtimin e vendit qeverinë e munguar. Kombi do t’ia dijë për nderë atyreve që do të sakrifikojë për qytetarët në përgjithsi. I urojmë punë të mbarë me gjithë shpirt e zemër kushdo-qoftë që përfshihet në këtë lëvizje. I lumtë atyreve që do ta mbështesin këtë forcë të re. I urojmë kurajo dhe, vetmohim ç’do individi që do ta udhëheq e ta edukojë e ta drejtojë këtë forcë.
Atëherë: ç’do individ i yni përse të mos bashkohet e të mendoj po si grup për pjesën e familjes dhe fëmijëve të tyre? Shumë individ nga shtresa e krijuar prej sistemit të Enver Hoxhës për mbijetesën që natyra ja ka dhënë, është detyruar që votën të cilën sistemi demokratik ja ka dhënë individit njëherë në katër vjet, të zgjedhë më të mirin për ta përfaqësuar.
Rrethanat politike krijuan pas viteve 90’ parti me politikan pa mbarim, të pjella nga P.K.Jugosllave në Kosovë dhe simotra e saj PPSH në Shqipëri, të cilat prodhojnë vetëm shterpësi piltike-konomiko-sociale-kulturore për qytetarët shqiptarë. Nukë prodhojnë; me dashje politik kombëtare. Si pasojë lindë nevoja të krijohen, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri parti me përformanca dhe bindje kombëtare. Këto forca të reja mbeshtetjen kryesore duhet ta kenë në shtresat më të përzgjedhura të kombit shqiptar, tek shtresa; që e karakterizon gjithmonë bindja e kulturës perëndimore. Diplomacia e vendeve demokratike; parlamentare e qeveritare, me prestigj në fushën e të drejtave të njeriut duhet me vendosmëri të dënojë krimet komuniste në Shqipëri, të Serbëve në Kosovë e të Greqisë në Çamëri. Bota dhe shqiptarët kurrë nuk duhet t’i harrojnë krimet për shovinizmave të Serbisë e Greqisë. Kosova republikë më vete, si dhe anëtarësimi i saj në OKB bashkë me programin e hartuar prej saj, do të jetë sa i leverdishëm, po aq dhe i domosdoshëm në dobi të çështjes kombëtare dhe paqes në botë. Pavarsia e Kosovës do të ishte në interesin e të gjithë shqiptarëve kudo në trojet e tyre etnik, Preshev e Bujanovc, e në veçanti dhe për familjet e viktimave të luftërave të fundit të saj, si edhe për të burgosurit dhe të përndjekurit politikë në të dy anët e shqipërisë të ndarë pa drejtësisht nga Traktati i fsheht i Londrës.
Pushtetarët e këtyre 20 vjetëve kanë treguar njërën anë të medaljes: atë të ndershmëris, mbroitjen e të vërtetës, “luftojmë korrupsionin, kemi ndërtuar shtetin e së drejtës, kemi rritur pensionet, zejmë vendet e para në botë në nivel jetese, ska varfëri të theksuar, nuk ka probleme sociale, prona private mbrohet me ligjë, të burgosurit politik me familiet e tyre janë krejtësisht të barabartë”. Kjo shtresë e privilegjuar që nga regjimi me termin “komunist” e deri tani, me termin “neokomunist” mundë të thonë kemi zbritur dhe Hënën në Tokë” e tje, e tje pa mbarim. Të gjitha janë të kundërta.
E ndërsa ana tjetër e medaljes tregon diskriminimin dhe zhdukjen nga skena politike e intelektualëve me parime kombëtare të kohës. Ky hap falls dobson shtetin dhe e bën atë informal, nga ky hap falls nuk mundë të ketë ndarje pushtetesh, si kurse e kërkon
demokrscia. Është e njëjta metodë; si atëhere në sistemin diktatorial të Enver Hoxhës, ashtu dhe tashti në neo-komunizëm të përdorin të njëjtën demagogji e metodë për eleminimin e intelektualëve nga skena politike. Kjo ndodhë për të vetmen arësye; sepse drejtuesit kryesor mvartësit i duan t’i kenë poshtë vetes nga të gjitha drejtimet dhe, e kanë më kollaj për t’i komanduar e me këto metoda të pa skrupullta psurohen më me pak vështirësi. Ato përdorin
5
ç’do metodë vetëm e vetëm për të marrë e mbrojtur me ç’do kusht karriken e pushtetit. Ka qytetarë që kërkojnë që të mirat t’i bien nga qielli dhe, nuk çajnë kokën se çfarë ndodh me shtetin e tyre dhe, as nuk duan t’ia dinë se po tallen me rojen (shtetin) e tyre. Por ka dhe nga ato që kërkojnë shtetin ligjor e të së drejtës, por nuk sakrifikojnë, nga kush presin të ndodhë një gjë e tillë? Ka dhe nga ata që kërkojnë të sakrifikojnë, por nuk po shofin ku të kapen, këto të fundit nuk gjejnë mbështetjen e duhur, si nga qytetarët e thjeshtë si dhe nga politikanë që kërkojnë gjoja ndershmëri, por bëjnë biznes me politikën. 41.323354
19.826676
19.826676
No comments:
Post a Comment