Tuesday, July 17, 2012

Maqedoni:Hyn në fuqi ligji i ri i lustrimit

Maqedoni:Hyn në fuqi ligji i ri i lustrimit:

Hyn në fuqi ligji i ri i lustrimit

Hyn në fuqi ligji i ri i lustrimitNë Maqedoni prej sot ka hyrë në fuqi Ligji i ri për lustrimin, me ç`rast të gjitha emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete do të bëhen publike.
Gjithashtu do të jenë transparente dhe publike edhe dosjet dhe dokumentet zyrtare të gjithë ish-spiunëve.
Me ligjin e ri përfshihet periudha kohore deri në vitin 2006, gjegjësisht deri në kohën kur është aplikuar Ligji për qasje të lirë në informata. Ligji i ri obligon që të përfshihen në procesin e lustrimin edhe personat që kanë përfituar kapitale në ndërmarrjet shoqërore më pas të privatizuara.
Gazetarët, klerikët, shoqatat joqeveritare dhe anëtarët e partive politike nuk kanë obligime për të dërguar deklarata pranë Komisionit të Lustrimit. Lustrimi i tyre bëhet vetëm në baza vullnetare. (INA)
41.339177
19.752967

No comments:

Post a Comment