Friday, November 30, 2012

Nacionalizm shqiptarë, apo nacionalizëm elektoral

Nacionalizm shqiptarë, apo nacionalizëm elektoral:

Nacionalizm shqiptarë, apo nacionalizëm elektoral

vata
Ilir Vata
Shqiptarët në jubileun e tyre të pavarësisë u përunjën para flamurit me nderimet më të mëdha se pikërisht 100 vite më parë baballarët e Kombit mundën të shpallin mëvetësin e Shqipërisë, ndonse vetëm një pjesë nga ato që ende banojnë shqiptarë.
Padrejtësia e 13-tës është konsideruar ngarja e padrejtë që Europa dhe diplomacia ndërkombëtare u bëri shqiptarve dhe në pragun e këti jubileu shqiptarët përballë një represioni teje cnjerëzorë, gjetën pikërishtë përkrahjen e ndërkombëtarve për të patur gjysmën tjetër të shqiptarve të lire dhe Kosova tashmë shihet si koka e dytë e shqipes, e lirë.
Por parë në këndin historik, Shqiptarët kanë duruar jo vetëm pushtues të ndryshëm por padrejtësi të pa numërta dhe fatkeqësisht edhe sot shqiptarë të etnive të ndryshme ndjehen të diskreminuar madje edhe me statusin e ri të emigrantit. Ndonse pushtimet e hershme dhe deri të vonat kanë qenë “apokaliptike” për nga fuqia pushtuese dhe numri i shqiptarve, parë në këndvështimin e studiuesve ato kanë sjellë me vetëm dominancë, kultura që më vonë kanë shërbyer në favorë të shqiptarve.
Fakti se shqiptarët kanë qenë objekt i tri sulmeve të ndryshme fetarë dualiteti i tyre ka sjellë dhe vetë egzistencen e shtetit shqiptarë si bërthamë. Mjaft studiues e kanë parë krishtërimin dhe myslimanizmi, madje dhe ortodoksizmin si elemt të domozdoshëm ekzistencial të vetë shqiptarve dhe kjo gjendje zgjati shekuj, deri sa mesjeta solli realitet tipik shqiptarë me bashkimin e tyre me Skenderbeun, madje kjo periudhe mendohet si më e arta për një shtet tipik shqiptarë, madje Heroi ynë ishte kalorës e mbrojtës i krishtërimit.
Trazira e rënda e kautike për shkak të luftrave ishin pikërishtë 100 vite më parë dhe shqiptarët ia dolën falë burrave të Kombit e që në përgjunjemi me nderim.
E përpost këtyre shqiptarët ditën edhe në pushtimet më të egra të jenë jo vetëm egzistencial, por në mjaft treva pushtuesi nuk kishte pushtet, pra shqiptarët me kodin e tyre kanuni, zakon, traditat dhe gjuhën e shenjtë, ishin pjesë jo vetëm e realitet por dhe egzistencës që jemi sot.
Tashmë pas 100 vitesh të lirë ceshtja shqiptare është zgjuar madje është në pikun e saj për një realitet të ri politikë, si një faktorë i rendësishëm në rajonë. Sigurishtë që është e drejta e shqiptarve që ata të pretendojnë dhe të kërkojnë bashkimin e të gjithë shqiptarve në rajon dhe kjo përsa i përket të drejtave është normale.
Po a është koha që shqiptarët duhet të merren me nacionalizmin si një mënyrë imediate?
A kanë shqiptarët politikanët, apo liderët e dyhur për të marrë një përgjegjsi të tillë?
Këto dy enigma kërkojnë në radhë të parë ti analizojmë në parim. Ceshtaja shqiptare tashmë ka hyrë në një faze të re gjeopolitike dhe është në fazë tranzitore nga ana institucionale e juridike dhe ende ku proces nuk ka përfunduar ende për Kosovën.
Ceshtja e shqiptarve të Maqedonisë jo vetëm provokohet, por shumica e shqiptarve atje ndeshen me provokime të vazhdueshme nacionaliste. Në të njëjtën situatë janë shqiptarët në Greqi që janë asimuluar, apo dëbur jo largë sic janë camët dhe kërkojnë të shkojnë të trojët e tyre, por kërkon vullnet politik dhe juridik pasi e drejta ndërkomtare duhet lëvizur dhe jo se mungojnë mekanizmat, apo kushtet juridike, por copza të politikës greke nxisin qëllimshëm dhe madje dhe në mënyre krejt cinike.
Në Serbi po fitojnë ende politikanë që janë nacionalist madje që anojnë në skajnë ekstrem dhe presidenti aktual permend herë pas here ceshtjen e kosovës, ndonse duket primitivë në opinjonin rajonal e europian në fakt ai votohet nga nacionalist serb.
Në këto sinituata edhe në Shqipri ka patur segmente politike e kryesisht parti të reja që kanë nxitur shqiptarët për një nacionalizëm të tepruar, mbase të ligjshëm, port ë egzaltuar përtej nevojave reale.
Kjo situatë shkonë vetiu tek pyetja , a kemi në politikanët e duhur për të bërë bashkimin kombëtarë. Pikërishtë këtu; “flë lepuri thotë shqiptari”
Disa nga politikanët shqiptarë, vijnë nga shkolla e komunizmit nga pushteti i djeshëm dhe i sotmi dhe frika se mos ikin nga pushteti i bën ata të mendojnë se kanë gjetur shpresën e fundit të shqiptarve për tu bashkuar. Në të vertet atyre nuk u intereson fare, por ajo që ata mendojnë janë thjeshtë përfitimet e tyre dhe mos më keq misioni i tyre i shumtuar për të sjellë trazira në rajon. Atherë kushë pagua? Kushë janë të interesuar që përfitojnë në këtë ceshtje? Dhe nëse nuk paguan askush ku i gjejnë parat këto parti politike që nuk kanë as bazë sociali as shtresë kë përfaqësojnë e as filozofi politike.
Politikanët shqiptarë i pravuan shqiptarët për 22 vite nga rënja e komunizmit dhe jo vetëm i pamë se kush janë por vështirë ti dalloshë nga ata të komunizmit. Në shqipëri pak njerëz zotrojnë pushtet, shtetarët, lideri i opozitës, disa krerë partishë dhe komunarët. Kta janë shteti, të pasurit, tregtarët, poseduesit më të mëdha të tokave.
Shqipëria postkomuniste ka sot pronarin më të madhe të tokave që është shteti dhe pronari i ligjshëm endet gjykatave. Në Shqipëri fshatari gjendet i lirë si në mesjet dhe shteti e njeh të punësuar. Kryefamiljari merr asistencë sociale 16$ dhe nuk ka shpresë për një vend punë.
Në një vend punë shitet me para nga 3000 euro në 1000 mijë euro. Të shitet cdo shërbim që të takonë falas, spitali shkolla..etj. Ata që ndërtuan nuk kanë tagrin e prinësisë, agjensia e legalizimeve është një fars i vërtetë dhe në fuqi është ligji 7501 ligji komunist.
Pra shqipëria ka 100 vjet që është shtet dhe është e shpërftyruar nga ana institucionale të vetë formës së shtetit. Asnjë konstucionalist nuk mund ta përkufizoj këtë llojë shteti nga ana juridike. E Shqipëria ndodhet në këtë gjendje po shqiptarët e trevae të tjera që kanë problematika të pafundme që me të drejtat e tyre të lirisë, kulturës gjuhes, apo etnisë pasi qeverit e shteteve fqinje nuk e kanë për gjë të diskreminojnë shqiptarët e atjeshëm.
Shqiptarët në greqi diskreminohen për një flamur dhe nuk behet fjalë të kënë një shkollë për të mësuar gjuhën e nënës, kurse në Shqipri shkollat greke janë në cdo qytet, madje ka dhe universitete.
Përballë realiteti bashkimi i shqqiptarve do të sjellte një faktorë të rëndësishëm e të nëvojshëm në rajon që do luante rol të rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e shqiptarve, por dhe për fqinjët dhe vetë europën.
Por fakti se bashkimi kombëtarë, përkthehet nga politikanë si nacionalizëm me terma Komb, patriotizëm..etj thjeshtë për të mbajtur karrigen vetëm një dorë njerëzish përbën një rrezik të madhe për të gjithë shqiptarët.
Përvjetori i pavarsisë përvec entuziazmit, pati dhe deglarata të egzaltuara nga politikanët dhe të gjithë u përfshinë nga ky eforizëm politikë, që solli reagime nga fqinjët.
Politika e vjetër e komunizmit ka pushtet apsulotë sot në rajonin e Ballkanit dhe në shqipëri nuk mund të thuash se jemi shkëputur nga komunizmi, madje të huaj po e shohin Shqipërin si një vend që ka shpikur një llojë shteti, që si ngjan asnjë të tilli në asnjë kohë të historisë se institucioneve të shtetit.
Flasim për demokraci kur politikanët tanë ka qenë përsekutor. Flasim për drejtësi kur prokurori hetuesi janë sot njerëzit e sistëmit të drejtësisë. Flasim për heronjë, kur diktatori, mbreti,ballisti, persekutori janë të gjithë në të njëjtin pjedestal. Atherë a u besohet këtyre politikanve fati i mbarëshqiptarve në rajonë e Bote.
Shqiptarët tashmë janë të bashkuar dhe ky është një realite që duhet pranuar edhe nga skeptikët dhe nihilistët, por rrugëtimi i shqiptarve bashkë me popujt e rajonit në Europën e Bashkuar dhe kurrë sdo të kishtë gjë më të mirë për shqiptarë të jetuarit si europian. Politikanët shqiptarë nuk kanë se ku të mbahen më dhe tashmë i fruen nacionalizmit si e vetmja fie ku mund të mbahen pasi e ardhmja e tyre do të jetë e zymtë, madje shqiptari nuk ta harronë.






Thursday, November 29, 2012

Drejtësia nuk rinovohet me fjale nga persekutorët


Drejtësia nuk rinovohet me fjale nga persekutorët


Mjaftueshëm ka qenë koha për të patur në Shqipëri një sistem drejtësie krejt të pavarur e në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare, por çuditërisht reformimi ngecën në një pjesë të errët. Shumëkush e ka parë sistemin e drejtësisë si një dritare ku mund të shohësh cdo gjë dhe në tërësi për një periudhë kohe relativisht të gjatë ka qenë vetë politika, që drejtësinë e ka përdorur në shërbim të politikës.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar, politika dhe drejtësia po kuptohen se janë pushtete të ndryshme dhe në një farë mënyre vitet e fundit kjo është kuptuar drejtë, falë dhe përpjekjeve maksimale të ndërkombëtarve dhe institucionet ndihëmse.

Kjo fazë po e bën kalimin të butë dhe të plotë, fakti se politika po ndërgjegjësohet për ndarjen e pushtetit është ogur i mirë për të gjithë shqiptarët dhe sidomos për ato, që kanë nevojë drejtpërdrejtë nga drejtësia.
Aspekti tjetër reformues është legjislacioni i njësuar më ligjet ndërkomtarë dhe këtu është bërë një hap cilësorë përsa i përket kodit civil, procedurave civile e sidomos kodit penal dhe procedurave penale ku në planë të parë është jeta e qytetarit dhe lirit e tij.
Ndonse sitemi yne i drejtësis i përket familjes Italo-Gjermanike, mjaftë shkolla të tjera të jurispundencës kanë efekte ndikuese në lëgjislaconin shqiptarë si ai i legjislacionit të mbretrisë së Zogut ku i referehej kodit të Napolonit..etj.
Gjithashtu, përmirësim i dukshëm është parë në aspektin e reformimit të nivelëve në sistemin e drejtësisë, duke respektuar dhe hirarkinë e gjykimit të një proçesi ku gjykata nuk është më në rolin aktiv të hetimit por atë pasiv, vetëm të ballafaqimit të provave.
Pra drejtësia është në rrugë të mbarë dhe vazhdon të hedhë hap progresi nga koha në kohë.
Ajo që duhet parë me dyshim është fakti se se KLD, Parlamenti dhe institucione të tjera kushtetuese, kërkojnë që rëformimi i sistemit të drejtësisë të bëhet pa prekur thelbin e vetë sistemit, reformimin e prokurorve dhe gjyqtarve që është edhe baza e sistemit.
Mundet të keshë një sitem drejtësie mjaftë të përparuar, por nese administrimi i sistemit bëhët nga njërëz të pa kualifikua dhe aq më keq nga njerëz që kanë bërë krimë ne një sitem tjetër, si në rastin tonë në sitemin diktatorjal, atëherë me të drejtë themi se ne kemi minuar vetë sitemin e drejtësisë.
Gjatë gjithë këtryre viteve kemi parë sesi politika e ka përdorur drejtësinë në shërbim të saj.
Hapi i parë që drejtësi ndërmori pas rënjes së diktaturës ishte reformimi i ligjeve dhe legjislacionit në tërsi dhe është bërë një punë e madhe nga parlamentarët në të gjitha sezionët pa dallim dhe kahe politike.
Reformimi i dytë ishtë shkolla e kualifikimit dhe në të vërtet, ndonse u bë në kohën e demokratve në pushtet ishte një dështim.
Stradegjia kishtë si thelb largimin ga sitemi i drejtësisë i ish- persekutorve dhe zëvendësimi i tyre më prokurorë dhe gjyqtarë të rinjë, por në të vërtetë ishte fillimi i një fundi me dhimbje.
Njerëzit që u përzgjodhën ishin kryesisht mësues, agronom, me arsim të mesëm e pak dhe të përndjekur dhe iu nënshtruan një kursi intensivë gjashtëmujor te shkolla e “plepave” në Durrës dhe i ngeli shkalla e A. Shehut (nje jurit e njohsi më i mirë i jurispundencës) por shkolla e tij dështoi dhe ngjasonte me pushtetin e komunistve me këshillat nacionalclirimtarë dhe nuk solli asgjë të re vetm sa groposi drejtësinë sa dhe sot në segmente të ndryshme ende vazhdon lënkimi.
Përpjekja dominante, ishte pavarsia e sistemit të drejtësisë dhe gjatë këtryre viteve të fundit është bërë më e mundshmja. Në krye të akuzës, Ina Rama një brez me zellë dhe përkushtim dhe ajo që duhet besuar është fakti se ajo e mbajti politikën largë akuzës sa dhe anasadori amerikan e konfirmoi në takimin 8 marsit, ditës ndërkomtare të gruar.
Por në të njëjtën ditë KLD, bënë analizën vjëtore dhe ajo që duhet thënë me të madhe është se KLD, nuk ka qenë asnjëherë në nivelet e duhura të drejtësisë, madje ka patur rast dhe të lajthimës me dashje ku Kryetari i KLD-së Topi, dekurojë prokurorin persekutor ku e bija përfaqëson shoqatën e gjyqtarve dhe doli kundër ligjit të lustracionit. Gjithëça e thanë në mbledhjen e KLD-së, por nuk u përmend asnjë fjalë për ish- persekutorët dhe mëkatarët e regjimit diktatorjal dhe jo me 8 marsë por asnjë herë.
Pak një vit më para në afërsi të malit të Dajtit u gjend një varrezë massive dhe pati reagim nga mediat, politika dhe qytetarët, sa Kryeminist u impenjua për rikthim edhe një herë të ligjit të dosjeve të sigurimit si e vetjmja shpresë jo vetëm per dinstancimin nga e kaluara, por si hallka e parë për rehabilitimin e të përndjekurve politikë dhe gjetjen e varreve të të ekzekutuarve nga diktatura.
Koha tashmë nuk pret, rehabilitimi i varreve të lënduara është në radhë të parë detyrë qytetarie dhe vetë ndërgjegjsim për të respektuar ata që u ekzekutuan nga regjimi komunist, dhe tashmë çdo shqiptarë do të donte që një varrë i humbur të kishte të drejtën e një nderimi që të afërmëve t’u jepej mundësi për t’i nderuar.
Por ajo që bie ndesh më të drejtat e të ekzekutuar është vetë politika dhe individ që mbajnë poste përgjegjsë, si Presidenti, avokati i popullit parlamenti dhe qeveria.
Berisha në fundvitin e shkuar miratoi ligjin në parlamet dhe Gjykata Kushtetuese e rrëzoi si të pabazyar në ligjë, sigurishtë që ishte në konflikt interesi, por ajo që duhet thënë është fakti se ky institucion i kushtetutshmërisë, shkeli vetë kushtetutën dhe la në harresë ligjin e lustracionit.
U desh hapja e një varri dhë të rikthehej dhe një herë ligji i dosjeve.
Por kurë!? A ka të drejtë KLD të analizoje vitet apo vitin e reformimit kur vetë ky institucion është “vrasësi” i lirivë të mijëra shqiptarve që kundërshtuan komunizmin dhë për cudi vrasësit e tyre janë pjera më e madhe e gjyqtarve dhe prokurorve të vendit. Sa hërë Topi mbledhë KLD-në të jemi të sigurët që përballet me një nga ata, sa herë që qytetarët trokasin në gjykatë apo prokurori, kontaktojnë përsëri me një nga ata.
Ç’farë përpjekjesh ka bërë KLD për largimin e prokurorve që vranë qindra shqiptarë dhe sot kanë imunitet të garantuar nga ligji.
A nuk duhët të ishte KLD, inicuesja e një drafti apo projektliqë që ta conte në prlament për t’u bër palë më të dëmtuarit që të zbardheshin krimet e komunizmit.
Pse Avokati i Popullit heshtën!?. Pse heshtin krerët politik të partive të mëdha e të vogla, OJQ-të..etj
Kjo heshtje është vetë pengesa, pasi pas saj fshihen interesa politike, lobingje të mëdha përfituesish, aventurjer e grabitëssh pasurishë.
Nuk do të këtë drejtësi pa largimin e mëkatarve nga vetë drejtësia, prandojë çdokushë që do të shohë Topin, apo Spahinë në emër të drejtësisë të kujtojë mirë se ata fshehin një të vërtet të madhe, krimet e komunizmit dhe persekutorët janë “të përfaqësuarit e tyre”.
Drejtësia duhet nër radhë të parë të drejtën ta mbrojëj Brenda institucioneve të së drejtës dhe pastaj ta vë atë në shërbim të së drëjtës ligjore e qytetarë.
Presidenti duhet të admirohet që nuk ka qenë ish-komunist, por kushë e dinë a ka lidhje me përsekutimin, se nuk ka ligjë për ta parë. Avokati i Popollit kaloi mandatin pa e pytë njeri a ke marrë pjesë në krimet kundër të përsekutuarve, pra mungon ligji. Edhe ata që janë deglaruar vetë apo nga të përndjekurit si persecutor e ushtrojnë pushtetin njësojë, pikërishtë se ligji është në imunitet të tyre.

Nga Ilir Vata



Opozita, në fillim ndjesë, pastaj spostimi djathtas

Opozita, në fillim ndjesë, pastaj spostimi djathtas



Pak ditë para , opozita u kujtua të interesohet për pronarët dhe të përndjekuri, madje ata ishin të shqetësuar se për këtë llojë kadegorie nuk ka patur interesin e duhur nga ana e opozitës. Ky realitet politik në pamje të parë sfilon një të drejtë të lënë në harresë, por kur mendon në të vërtetë se nga cila gojë belbëzin, të bënë të ktheshë mendjen pase në vitet e shkuara. Pikërisht këtu zë e nisën rrugë hipokrizia e një politike të paprincip, duke dalë jo vetëm mbi moralin, por dhë duke mohuar realitetin që politika e vjetër po sundon të gjithë opoziten.
Lideri opozitar Rama ka vite qe pohon një slogan te ri “përtej të majtës dhe të djathtës” madje ka shkuar deri atu sa të akuzojë të djathtën për politikë të vjetër. Aq e pabesueshme iu dukë shqiptarëve, sa ne qershor i dhanë edhe përgjigjen, duke e ndëshkuar opozitën dhe duke i dhenë statusin opozitar për një kohë të gjatë.
Zgjedhjet e qershorit ncorrën në pah mangësit e ish- partisë së diktatorit, sot Partia Socialiste. Në fillim socialistët kaluan krizën e mendimit ndryshe, ku një grup moderatorësh kërkuan, që opozita të ndërmarrë hapa para, duke qën pjesë, jo vetëm e realitetit politik, por duke ushtruar privilegjet politike të të qenit në opozitë.
Por lideri i tyre pas krizës së humbjes dhe betejës për të rimarrë postin e kryetarit, nisi unin për të mbytyr mendimin ndryshe dhe ne një farë mënyre ia arriti. Më pasë ndërmori protestat për të bindur socialistët se na vodhën votat dhe se ai qenka shpëtimtari i tyre. Kriza e identitetit të kryesocialistit po sjellë format e para të destabilitetit politikë.
Ky realitet përkon motamo me skemën e vjetër që kjo parti ka praktikuar në kohën e diktaturës ku kryetari i parë i kësaj partie Hoxha, ushtronte të gjitha veset e diktatorit për të mbajtur partinë dhe pushtetin. Të njëjtën gjë po bënë edhe Rama për të mbajtur pushtetin, duke kaluar cdo cak madje dhe të limiteve të demokracisë së një forumi politik.
Vrasja e demokracisë së mrenshme në fakt nuk është problem i shqiptarve dhe as i socialistve në tërsi por i vetë forumeve politike brenda PS-së.
Por ajo që pasohet politikishtë, vjenë në mënyrë të rënduar mbi të gjithë qytetarët shqiptarë, dhe vrasja e demokracisë së mrenshme gjeron në dhunimi e demokracisë në tërsi.
Pas gjithë këti cikli për të shpëtuar vetën tani së fundmi kryesocialisti ka dy medalje atë të protestave, manovër që I ka mbetur në dorë dhe rishikimin e statusit të partisë dhe të programit të sajë që solli më në fund vemendjën tëk pronarët dhe të prndjekurit, duke lënë shkas për një tendecë të socialistve djathtas.
Sigurisht që lideri Rama ka filluar të korigjojë gabimet që socialistët kan mbartur prej vitesh por si duke koalicioni me Ngjelen dhe Ndokën ka ndryshuar dicka të pakten në siluet.
Por gjërat nuk ndryshojnë nga jashtë nëse evolucioni politikë nuk përfshinë thelbët e demokracisë.
Dhe do të ishtë më mirë që socialistët të kërkonin ndjesë për krimet që partia e tyre ka bërë në vitet e diktaturës. Do të ishtë shumë e ndershme që dhe sotë të kërkonin ndjesë pasi ende nuk është vonë. Do të kishte qenë më e ndershme sikur Ngjela, Ndoka dhe socialistët të kishin votuar ligjin e hapjeve të dosjeve të sigurimit të shtetit dhe jo sot të bëjnë të pafajshmin.
Gati një vitë më parë ligji i dosjeve u sulmua pikerishtë na socialistët dhe ca si Ngjela.
Arsyet janë të qarta, një palë vijnë drejtpërdrejtë si mëkatarë dhë të tjerë indirekt. Ngjela qëndronë mës dy medaljeve, një si përsekutor dhë njw si i persekutura. Po kjo ishtë diktatura dhe që të bëshë politik duhet të këshë edhe pak moral për ato që kanë vuajtur për fajë të familjes së tijë dhë për fajët e regjimit dhe morali është pa dhimbjë mjafton të kërkoshë ndjësë për krimet që janë bërë.
Nga Ilir Vata

Figura të nacionalizmit dhe të qëndresës antikomuniste të Macukullit


Figura të nacionalizmit dhe të qëndresës antikomuniste të Macukullit


Xhemal Sali Meta, Nacionalisti, antikomunisti që u pushkatua nga regjimi komunist.
Familja Meta banone prej shekujsh në fshatin Macukull dhe është një nga familjet, që ka luajtur rol të rendësishëm në interest ë komunitetit dhe të ceshtjet Kombëtare.
Sali Meta një nga luftëtarët e përpjekjes së shkallës së deshve në luftë kunder serbve. Xhemal Meta, nënpunës i gardës në kohën e Mbretit Zog, Ka marrë pjesë në luftë kundër italjanë në luftën e Burrelit. Ka qenë një nga luftëtarët e luftës kundër komunizmi më 1944 në Macukull.
Me pushtimin e komunizmit, doli në arrati bashkë me vëllain e tij Kurt Sali Meta në dejë të Macukullit, bashkë me kolaj e vadodaj, saldocajt dhe luftëtare të tjerë të kësaj krahine deri 1947…
Më 10 maj 1947 u rrethu nga forcat komunistë në krye të fshatit në Dejen e Macukullit pas perpjekjeve të gjata ndërluftuese, mbetet i vrarë Xhemal Meta.
Pasi e vrasin e torhoqën rrëshqanathi dhe urdhëruan macukllanët për ta marrë zvarrë deri në mes të fshatit.
Askush nuk pranojë ta terhiqte nga bashkëfshatarët, pastaj traditës së shqiptari e lidhen edhe të vdekur ku e cunë në kodër të fshatit. Aty u mblodhë i gjithë fshati. Duke u bërë presion rrethit të tij miqësorë se ata e kanë mbajtur me ushqim.
Thirrën nën e vet Korbe Meta, bijë e një nga familjeve me të mira në macukull Koka. E hypën në një kalë pasi kishte këmbën e thyer e sollën pranë kufomës dhe nuk e lan t’i vinte dorën në ballë kufomës. Korbja: Djalë të miër gjeca në atë dynja se burrat e mirë vriten si ti dhe na nderove deren”.
Pak vite më paër në kohë kur xhemali luftontë maleve, komunistë në pamundësi për ta kapur e egzekutuar i dogje shtepimë, stallën e bagtive dhe i interrnuan familjen me këto pjestarë. Bashkëshortja Mexhitja, dy vajzat Nafia Servetja dhe djali i vetëm Skënderi.
E varrosi fshati në një gropë me Hazis Sucin jo me shumë se 30 cm për ta përcmuar dhe përdhosur.
Lidhjet e familjeve e mëdha të Macukullit e përsekutuan këtë familje deri në palcë.
Skënderi e priti ditën e demokracisë, i cili pas interrnimit dëbohet në kampin e interrnimit në Mamurras dhe ai ishte i pari që u bë promotor i lëvizjeve demokratike në këtë qytet dhe jo vetëm kaq, por ai mori përgjegjesi për të themeluar PD në fshatin e tij të lindjes Macukull e në të gjithë treven e Matit.
E më pas ai do të ishte kryetarë i seksioni të PD-së në qytetin e nxënsve deri në vazhdim.
Një derë që dha një kontribut të cmuar në të gjitha evenimentet historike me një atdhedashuri të pashoq. Në luftë kundër pushtuesve serb dhe cdo pushtuesi që tentoi të shkelë trojet e lindjes Macukulli. Një përpjekje e gjallë e luftës kundër komunizmit më 1944 familja meta dotë merte pjesë sad he Xhemali u egzekutua dhe u përdhosë nga komunizmi duke e tërhequr zvarrë.
Shoqata e të përndjekurve politike, komuna e Macukulli, Partia Demokratike kërkon të rivendosë nderin e luftëtarit në vend për ta radhitur në njerzit e qëndresës antikomuniste.

Demo(n)okracia shqiptare


Demo(n)okracia shqiptare


nga Ilir Vata

Periudha paraelektorale ndyshime interesente në kampin në gjerësinë politike, sa herë-herë opinioni i gjerë mendoi se socialistët po kalojnë një fazë të re tranzitore, përsa i përket demokracisë së brenshme, mendimit oponet dhe lëvizjes së të menduarit ndryshe fashoten dhe ridimisionohen dyshime të reja. Edhe opinjonistë dhe politikan të ndryshëm janë munduar t’u a shesin lëvizjen brenda socialistve, si demokraci e brenshme, madje analist të majtë e kryesisht ato të familjes së bllokut nuk kanë reshtu të bëri shou për një anepsej të tillë të besueshme, sa sot nga goja e Bashkim Finor shohim me germa të medha në faqet e shtypit se PS ka demokraci të brenshme, duke konsideruar perpjekjen e të interesuarve si të arritur.
Por në të vërtetë, a ka demokraci të brenshme në kampit socialist? Kjo dilem është kaq e diskutueshme sa dhe publiku i gjerë nuk do ta besojë, jo më elita intelektuale dhe madje dhe një pjesë e mirë e socialistve.
Lideri opozitar Rama, erdhi në krye të socialistve, si një risi, të paktën kështu u prezantua duke e krahasuar me disa nga figurat konservatore të kesaj parie që vinin ga ish- Partia e  diktatorit, por cuditërisht socialistët do të shihnin një tjetër fytyrë, që ngjante më shumë me diktatorin se sa me liderin historik të socialistve Fatos Nanon.
Shumë shpejt pa mbaruar mandatin e parë të drejtimit të socialistve, Rama u shfaq si njeri autoritarë dhe përjashtues dhe kjo nisëm u konfirmua ku Rama në emër të të rinjve dhe qarkullimit të tyre në partinë socialiste, përjashtoi dhe mjaftë figura të rëndësishme dhë që kanë luajtur më shumë rolin e moderatorit në këtë parti.
Perpjekja e dytë që i dha Ramës dhe tiparët e diktatorit ishte përpjekja e tij për të mbajtur kreun e socialistve, ndonse humbi zgjedhjet dhe me një përpjekje përtej njerëzores ia arriti të kryesojë socialistët edhe për një mandate të dytë, duke ngritur si obligim besueshmërie bojkodin institucional.
I gjidhë ky mekanizëm ka vetëm një qëllim, mbajtjen e pushtetit me cdo kushtë pa marrë parasyshë anjë nga rregullat qytetare e demokratike. Bojkodi parlamentarë me pretendimin se janë vjedhur votat dje dhe sot bojkodi i tri ligjeve të kushtëzuar nga BE, fsheh në brendësi qëllimin ogurëkeq të Ramës për të bidur socialistët se ai është lideri që duhet të ketë e majta mbase me dekada.
Cdo prishje balance politike gjatë këtyre muajve paselektoral shprehën qartë mosbesimin që Rama mbartë në supe dhe frikën për të ikur nga kolltuku i kryetarit.
Po ta krahasojmë me Nanon dhe lëvizjen e tijë pas humbjes në 2005, shohim qartë një kontrastë të madhë mes dy politikanve me diferëncë kohe të konsiderushme dhe me rrjedha të ndyshme politike.
Nano vinte drejtperdrejt nga pushteti i diktaturës dhe në 91-shin, shprehu bindshem kalimin e partisë së punës në parti socialiste, por shumë shpejt brenda këtijë lideri do të buronin vlera liberale e madje të konsoliduara deri sa në fund pas humbjes respektoi në radhë të parë statusin e socialistve dhe më pasë vetë rrotacionin e pushteti në mënure demokratike.
Pra lideri historik i socialistve më në fundë tregojë se rregullat e demokracisë duhen respektuar dhe u dha një shansë të madhë jo vetëm shqiptarve por dhe klasës politike.
Rama vjen me një stard krejtë ndryshe, ndonse me pushtet në bllokë dhe byro nga gjaku, përpiqet të hedhë shkëndi në lëvizjen demokratike, sa Berisha sot e konsideron përpjeke disaorëshe thjeshtë për të kapur lëvizjen. Por ama në sallën e akademisë së artit kërkoi lirimin e të burgosurve. Kushë po ia mohon? Por përpjekjet e tij për të pastruar nga partia socialistët njërëz me kontribut solli një parti të re si LSI,  e më pas PS-91 c’ka e lanë Ramën përsëri në opozitë pikërishtë se mungoi demokracia e brenshme.
Edhe tani që një pjesë e socialistve kërkojnë që të kontribuojnë në foltoren e Kuvendit, lëvizja konservatore e Rames është idhëtare e bojkodit dhe e marrjes së pushtetit nëpërmjet rrugës dhe jo votës. Por jo të gjithë mendoin si Rama dhe kjo është normale pasi shumë nga liderët liberal e me përvojë kanë ideuar lëvizjen e mendimit ndryshe dhe jo larg por para pak ditësh, moderator Blushi delarinë: se do të humë në parlament para se të na skadojë afoti ligjorë i përbushjeve të deryrimevë që ua jep ligji si betimi i deputetit dhe marrja pjesë Brenda afatit gjashtëmujor.
E megjithse përpjekja ka qenë reale dhe e thënë disa herë, grupi konservatorë po përpiqet ta paraqesë si demokraci e thellë brenda socialistve sa një realitet që vret mendimin ndryshe në Partinë socialiste.
Do të duhet edhe një herë edhe një ndarje e re brenda kësajë partie për të kuptuar sesa “demon” është lideri i tyre, që gjithcka ka sajuar është thjeshtë të mbajë pushteti tashmë si trashigimi. Por a janë socialistët kaq të errët? Sigurisht që tashmë e dijnë që askushë nuk mud tua mbajë pushtetin e tyre, pasi këtë parti nuk e gëzoi as Enveri, as Ramizi,..Nano dhe jo më ta mbajë me menyra unitare Rama i cili nuk pranoi as të jetë antarë i parlamentit.
Shumë politikanë dhe analistë e parashikuan situatën politike thjesht me veprimin e kryetarit qe bojkodin kuvendorë e nisi para zgjedhjeve dhe tashmë per hirë të tij të gjithë socialistët po mbahen peng në një process të ligjshëm demokratik, madje berisha para pak kohësh deklaroi” “ se disa deputet janë kërrcnuar me jëtë nëse hyjnë në Kuvend” E kushë mund ta lexojë këtë llojë demokracie ku gati njëzetvjet nga renja e diktaturës, shpre unitarizëm ekstrem politik sa asnjëherë tjetër politika nuk ka parë një divorc të tillë e në momentin më të volicem kur pritet që shqipria të hedhë hapin vendimtarë në BE.
A tha bashkim fino mendon se po luan lojën e moderatorit për të ardhur dhe një herë koha kurë situate politike e trazirave të 1997-tës e beri kryeministër sa as ai vetë se besojë.
Askushë nuk munt të behet kaq naivë sa të besojë Finon, duke u muduar të fshehë unitarizmin brenda socialistve dhe vetëm fjala demokraci e brenshme nuk ka vlerë, por demo(n)okraci po. Dhe askushë nuk duhet të mendojë se rruga eshtë ajo që të jep pushtetin, por vota. Tashmë Shqipëria aspiron në podet e vlerave të demokracisë dhe këtë duhet ta besojne dhe ishë përsekutorët dhe jo më një djalë blloku apo një komonist i ndershëm.
Klima politike pasë ngjarjes së madhe të pavarësisë si duket do të hyjë në një fazë të re konflikti në dy partitë e mëdha pasi problem të lirisë mbartë dhe vetë grupi maxhoritarë.
Lufta e egër për pushtet mes palve ka në themel unin dhe vlera antitëzë të demokracisë dhe në tërsi restaurimin e komunizmit me metodat e tyre krejtë nihilist për të lënë të ngrehur domo(n)kracinë.
Nga Ilir Vata