Gjenerata
e tret e komunizmit, peng Shqipërinë
Nga Ilir Vata.
Skena
politike shqiptare ka patur zhvillime të reja përsai i përket kompozimit
politik në pragun e zgjedhjeve 2013, por edhe partitë e reja që tashmë kanë
nisur organizimin e tyre nuk sjellin ndonjë gjë të re, veçse përpjekje për të
zbehur një palë dhe për të fituar kredo politike për partitë e tyre. E reja e
tyre është ndërsellja e akuzave dhe gama e politikëbërjes qëndronë po Brenda një
vorbulli, pikërishtë te politika e vjetër.
Ky lloj sindromi është i kahershëm në Shqipëri dhe
fatkeqësish nuk ka gjasa të ndryshojë, pasi partitë e reja kanë në drejtim,
pikërishtë ata të vjetrit që jo vetëm kanë lidhje më të kaluarën, por për këto
22 vite kanë qenë pjesë e politikës dhe e pushtetit, madje në piramidën e
drejtimit. Rikthimi i tyre me një parti politike të re, ka pak gjasa që ata të
ndryshojnë për mire, por thjeshtë për të garantuar vazhdimësinë e karrigeve të
tyre dhe për të ruajtur statukon e tyre pasurore të fituar në mënyra abuzive
ose falë pushtetit të deritanishëm.
Ndryshe nga këto një grupim politikë i djathtë, me
parti tradicionale të djathta dhe shoqata të të përdjekurve, pronarë dhe njërëz
të pa angazhuar në politikë deri më tani, si trashgimtarët e familjeve të mëdha
që mbështetën Zogun, apo luftuan komunizmin që në fillesë, janë pozicionuar me
një platforëm interesente për të marrë përgjegjësi për shkëputjen e vendit nga
tranzicioni i tejzgjatur.
Në konceptn historic, modeli i qeverisjes së Shqipërisë
këto vite të tranzicioninit, jo vetëm që është allashqiptarshe, por nuk gjendet
në asnjë kohë për gjatë historisë institucionale të shteteve në botë.
Shqiptarët pretendojnë se kanë një shtet republik
parlamentare me demokraci të përfaqësuar, ku bazohet te shteti i së drejtës,
ekonomia e tregut dhe barazia ne treg..etj
Demokracia e përfaqësuar të paktën deri më tani ka qënë
në dyshim pasi sa herë është votuar, manipulimet zgjedhore kanë qenë kryefjala
e procesit dhe kondestimet mes palve nuk kanë mungur. Jo vetëm kaq, por kodi
zgjedhor lë për të dëshiruar, pasi dy partitë e mëdha janë përpjekur që të kenë
një kod favorizues nëpërmjet korrektimit rajonal për të lënë jashtë gare
partitë që përfaqësojnë grype të ndryshme shoqërose e kryesisht ato të spektrit
të djathtë e konservatore, taradicionale në Shqipëri që në kohën e Mbretit Zog.
Po ashtu dhe parti të tjera të majta me aspekt social,
duke lënë në këtë mënyrë shumë vota në rrang kombëtarë të pa përfaqësuara dhe
madje të gjithë ata parti, apo kualicione që nuk kapin korumin e duhur, votat u
shpërndahen në bazë të propociont partive të mëdha, pra shënohet një skem gllabërimi,
apo sic mund të quhet vjedhje e ligjshme.
Partitë e mëdha, duke qenë parti elektorale ngjajnë si
dy pika uij, qoftë në program, qoftë në përfaqësimin demagogjik që i bëjnë të
djathtës, duke e përdorur atë si mbushës elektoral dhe duke e goditur të
djathtën që në thelbin e filozofisë, pikërisht tek prona. Postëdiktatura u dha
mundësi ish-komunistve, që të arrinin që pushteti të trasferohej në gjenezën e
dytë të komunistve dhe tani më edhe në gjenezen e tretë, çfarë do të thotë se
rreziku i tranzicioni ose i një shteti, që numëron në riciklimin e diktaturës
të mos jetë i vetmi problem, pasi problemi më i madh, qëndron në vetë themelin
e kapitalizmit dhe të ekonomisë së tregut.
Shteti Shqiptarë është pronari më i madhë i tokave dhe
në këtë aspek ruan fizionomin e një shteti të centralizuar një farë modeli
gjysëmdiktaturë, që vështrë është ta krahasosh me shtete të rajonit apo të ish-
vendeve komuniste.
Kjo lloj qeverisje, godet në radhë të parë lirinë e
individit të drejtën e t’i të shenjtë mbi pronën e më pasë, godet vetë tregun,
suporton izolimin e invesitorve. Pronarët e vertet, ish- të përndjekurit, të
sekuestruarit nga regjimi komunistë janë të përjashtuar nga e drejta e tyre mbi
sendet, pronën e trashguar dhe madje ka 22 vite, që rropaten gjyqeve dhe kanë
shpenzuar çdo qindarkë, që mund të kenë arritur të përfitojnë dhe më e
turpshmja e ndonse eshtë dhënë kjo prone, është dhënë e kufizuar, duke bërë
konfoni me vetë legjislacionin dhe kushtetutën e vendit që në bazë të nenit 41,
i garanton qytetarit tagëret mbi pronën pa kufizim.
Parimi i shtetit ligjor egzistonë vetëm formalisht,
pasi instituciomnet e drejtësisë janë të ndara formalisht dhe pavarësia e tyre
është e kufizuar, duke qenë nën kontroll të politikës, sistemi i drejtësisë jo
vetëm nuk ka pavarësi, por tashmë as besueshmëri dhe barazi para ligjit.
Mjafton të jesh shtetarë, politikan apo njeri i pushtetshëm dhe ke imunitet nga
derjtësia ndonse formalisht parlamentarët janë pa imunitet.
Formalizmi
institucional e politikë
Egzistenca formale në legjislacion, fsheh pas mëvarësin
institucionale të sistemit të drejtësisë, mos zbatueshmërinë e ligjit dhe
kapjen e institucionit nga gjenerata e tretë e ish-persekutorve të diktaturës,
pa përmendur fenomenin e korrupsionit, që është përmanent kryesisht në ato
institucione ku zotëron anarshia institucionale.
Pra, që në filles goditet vetë sistemi i drejtësisë dhe
vetë shteti i së drejtës, duke lënë pas një mori problemesh të pa zgjithura në
dëm të qytetarve.
Edhe Kushtetuta, ndonse egziston në kuptimin formal,
ajo nuk zbatohet dhe merr kuptim të informalitetetit përsa i përket zbatueshmërisë
së ligjit në përpudhje me kushtetutshmërin, madje goditet vetë Kushtetuta që në
themel. Egzistenca e kushtetutës në kuptimin forma është një praktikë e njohur
pasi ka vende si Anglia që nuk e njehë kushtetutën në kuptimin formal por zbatueshmeria
e ligjit në përputhje me kushtetutshmërin është përfek gjithashtu dhe kontrolli
I ligjshmërisë është i arrirë. Në shqipri mbi kuptimin formal të kushtetutës
qendronë pikërish formalitet dhe moszbatueshmëria e vetë kushtetutës që në
aktet themelore dhe Gjykata Kushtetuese si institucioni kontrllouse është një
piramidë e pazëshme. Pra vendi ynë në kuptimin formal është I arrirë,por pas
saj fshihet vetë formaliteti dhe mos respektimi I vetë ligjit.
Nën kontroll janë vetë partitë e vogla politike, pasi për
mbijetesë janë të detyruar të hynë në mekanizmin e nënshtrimit në kundërshtim
me programin e tyre dhe në kundërshtim me shtresat, apo grupet e interest që
ato përfaqëson.
Nën varsinë politike janë vetë media pasi janë të
ekspozuar jo vetëm nga informaliteteti, konkurenca, paaftësia paguese, por nga
mvarësia ekonomike dhe të ardhurat kryesore vijë nga politika dhe pushteti.
Në të njëjtën situatë është dhe biznesi, pasi do të
duhet të përballet me presionin e politikës dhe interesave të ngushta politikë-biznes.
Vetë politika është mbarsur me të kaluaren dhe stafeta
e brezave nga diktatura po bëhet një vijueshmëri gati- gati e trashigueshme,
duke izoluar e shtypur me metoda të ndryshme çdo indicje të re e kryesisht
spektrit politikë të djathtë.
Liga e Djathtë po mbledhe të gjitha kapacitetet
juridike qofshin ato parti shoqata apo indivit për t’i përgaditur në një përballje
elektorale me bllokun e majtë që sot është zot i garancisë të tranzicionit një
lloj modeli qeverisje që po e le jo vetëm Shqipërinë në vend numëro, por
ndikimi po prek viset shqiptare dhe më gjerë.
Liga e Djathtë, vjenë me një vizion të qartë për të
djathtën dhe shtetin ligjorë. Sistemi i drejtësisë, para se të ndërmarr
reformat, duhet të dëliret nga përsekutorët, pasi është ripërsëritur fakti se
në të gjitha anomolinë që ka sistemi i drejtësisë ka si rëndesë dhe mëkatet e
vjetra të diktaturës.
Pra jemi përbalë kërkesës së pashmangëshme të hapjes së
dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe njëherazi shkrirjen e KLD-së dhe krijimin e
një kontrolli për gjyqtarët dhe prokurorë.
Në qëndrimin me pronat, Liga e Djathtë kërkon jo vetëm
zbatueshmërin e ligjit, por pronat të kenë vetëm një definacion, prona tek i
zoti dhe njëherazi abrogimin e ligjit 7501, pasi ai e ka mbaruar ciklin e tij
në bërjen e qytetarve më pronë në një nga mënyrat klasike të përfitimit të
pronësisë me ligj. Rreziku i këti ligji në fuqi, qëndron në faktin se pikërisht
me këtë ligj komunist, po vidhet çdo centimetër tokë i lënë bosh, që për
llogjik është i pronarit.
Integrimi i të përndjekurve politikë në konceptin moral
e materjal dhe Liga e Djathtë, propozon një strategji kombëtare për zgjithjen e
ceshtjes së të përndjekurve në mënyrë difinitive.
Parë në këtë aspek politika e majtë përvec stopimi të
reformave, mbartë në vetvet riinstalimin e praktikave dhe metodave inkriminuese
çfarë vë në rrezik vetë sitemin demokratik dhe shtetin e së drejtës. Lloi i
shteti që ne sot posedojmë, jo vetëm është hibrit dhe është i ç’konturuar, por
rreziku gjeronë edhe në të ardhmen për të sjellen indicje pasiguri për vetë
shtetin e së drejtës. Mengesa në politikën shqiptarë i sencit të politikës së
djathtë godet në tërësi vlerat e demokracisë dhe vetë tregun e lirë, vlerat
individuale, konkurencën dhe vetë garancinë e së ardhmes.
Gjenerata
e tret e komunizmit, peng Shqipërinë
Ish- Shteti i diktaturës u transferua gradualishtë nga
një palë në një tjetër brez e bashkë me të dhe kapacitetet dhe asetet që
trashigoi shteti komunist, duke iu deleguar një trashigimi kapitalesh njerëzve
të tyre. Tashmë nuk kemi të bëjmë vetëm me një filozofi të shtrembur në bërje e
shtetit demokratik, por në një përpjekje ashiqare të delëgimit të trashigimisë
politike, brezave apo gjeneratës së tretë.
Rreziku shumfishohet kur klasa politike përgatitet të
trasferojë pushtetin brezave të tyre përtej cdo principi, duke mohuar kështu
meritokracin. Liga e Djathtë tashmë e strukturuar kërkon dëlirjen e shtetit nga
përsekutorët si një nevojë për shoqërin dhe si një arsye e munguar në politikë.
Hapaj e dosjeve të bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit është dhe kyci i dlirëjes
së politikës jo vetëm nga mëkatarët që shënuan krime në diktaturë, por fillimi
i një politike të re pa mëkatë nga e shkuara. Shoqëria shqiptare nuk do ta
mbajë më kokën pas, por do t’u jap mundësi brezave të hyjnë në garën politike
me gjithë asetet intelektuale që ato posedojnë për t’i dhënë një shpresë
avangart jo vetëm Shqipërisë, por dhe shqiptarve në rajonë dhe më gjerë.
Pra, pa vendosjen e balancave të nevojshme në koncepin
moral e materjal të shqoqërisë shqiptare e ardhmja do të jetë e rrezikuar. Paqa
sociale zgjidhet vetm në mënyrë demokratike, duke rehabilituar ish- të
përndjekurit në aspektin moral e financiar dhe duke dëlirur institucionet
shtetrore dhe politikën nga ish- persekutorët e diktaturës komuniste. Shqipëria
në 2013 nëse nuk hapën dosjet do të riciklojë vazhdimësin e një shteti hibrit
në një tranzicion pa kthim.
No comments:
Post a Comment