Një nga ish të dënuarit politik në Shqipëri, Lirak Bejko i cili i vuri
flakën vetes në tendat ku ish të përndjekurit zhvilluan në Tiranë një
grevë urie, u nda sot nga jeta në një spital të Barit në Itali ku ishte
shtruar për një kurim më të specializuar.
Sipas famijarëve të Bejkos, ai kishte patur komplikacione për shkak të plagëve të rënda që i shkaktuan flakët në trup. Bejko ishte një ndër 20 ish të dënuarit të cilët në fund të muajit shtator zgjodhën një formë ekstreme të protestës për të kërkuar dëmshpërblimet për vitet e kaluara në burgjet e diktaturës komuniste.
Megjithë presionin ndërkombëtar qeveria refuzoi të hynte në bisedime me ta duke këmbëngulur se kishte respektuar ligjin që përcakton rregullat dhe procedurat e shpërndarjes së dëmshpërblimit, qëndrim i cili detyroi edhe gjashtë grevistët e fundit që kishin mundur të rezistonin, t’i jepnin më pas fund grevës.

No comments:
Post a Comment