Live Blog: SHBA, zgjedhjet presidenciale
Gjatë gjithë ditës së sotme Zëri i Amerikës do t'ju sjellë të rejat e fundit nga zgjedhjet 2012
06.11.2012
LIVE No need to reload page, content updates automatically.
14:23
Rezultatet e para nga Dixville Notch,në Nju Hampshër, pasi banorët hodhën votat e tyre të para në ditën e zgjedhjeve. pic.twitter.com/z2BHFPGa
14:05
Qendrat
e votimit në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara kanë filluar të
hapin dyert e tyre për qytetarët të cilët do të hedhin votat për
presidentin Barack Obama apo për sfiduesin republikan Mitt Romney në
zgjedhjet presidenciale të 2012 kontestuar.
Miliona zgjedhës në mbarë vendin kanë hedhur votat e tyre në votimet e hershme. Por shumica dërrmuese e elektoratit do të shkojë në qendrat e votimit sot të ngritura në shkolla, stacionet e zjarrëfikësave, apo në kisha.
Presidenti Obama dhe zoti Romney ishin dje në disa shtete kyçe në një përpjekje të fundit për të tërhequr votuesit e pavendosur.
Zoti Obama bëri ndalesa në Uiskonsin dhe Ohajo, para mbajtjes së një mitingu përfundimtar në Ajoua, shteti që i dha atij fitoren në zgjedhjet paraprake në fushatën e vitit 2008 për në Shtëpinë e Bardhë. Kandidati Demokratike reklamoi arritjet e tij gjatë presidencës, duke përfshirë shpëtimin e industrisë automobilistike amerikane dhe vrasjen e Osama bin Laden, por tha se ai ka nevojë për një mandat tjetër për të përfunduar planet e tij.
Zoti Romney mbajti një miting natën vonë në Nju Hemshër, ku ai nisi fushatën e tij më shumë se një vit më parë, pas tubimeve në Florida, Virxhinia dhe Ohajo. Ish guvernatori i Massachusetts përmendi rekordin e tij si biznesmen dhe një politikan i suksesshëm tha se ai, dhe jo zoti Obama, do të sjellë ndryshime reale për kombin.
Zoti Romney voton në qytetin e tij të Bostonit sot, dhe ka planifikuar dy mitingje të minutës së fundit në Ohajo dhe Pensilvani. Presidenti dhe bashkëshortja e tij, Michelle, do ta kalojë ditën sot në shtëpinë e tyre në Chicago.

No comments:
Post a Comment