Wednesday, November 14, 2012

Persekutoret me te pushtetshmit ne Shqiperi


Në cilën anë janë persekutorët
 Nga Ilir Vata


Jo vetem problemet e mbartura nga diktatura kanë ndikuar në stopimin e zhvillimit te vendit, por dhe mungesa e dialogut politik ka bërë që Shqipëria të tërhiqet nga pas përsa i përket integrimit.
Vitet e pas tranzicionit në këndin e një vëzhguesi te paanshëm, apo të një historiani, kanë qenë më shumë vrullë e intensive,shumë të larmishëm e provokative, sa rrallëherë gjenden ne vende krahasuese ne nje sfond të përafërt politikë.
Pas rënjës së diktaturës në planë të parë dolën si lider të pruralizmit politik figura që kishin lidhje drejtpërdrejt më diktaturën ose të afër të familjëve të tyre. Por u deshe shumë mund e sakrificë njerëzore për të bërë kalimin e butë nga diktatura ne demokraci dhe ketë shqiptarët dhe klasa politike e realizoje mjaftë mirë.
Pevec të vrarëve ne vitin 90-të që ish -presidenti komunist Alia përdori gardën dhe sigurimi i shtetit për të bërë terror dhe më pas nuk shënohen me viktima te tjera, pasi ne mars te 92-shit demokratet erdhen në pushtet.
Ish- kundërshtarët e regjimit dolën nga burgjet dhe shumë shpejtë demokratët morën përgjegjësi për rehabilitimin e tyre dhe integrimin në shoqëri.
Dihet se shoqëria shqiptare pas diktaturës ishtë në tërësi e lodhur nga varfëria dhe ndrydhja gati gjysëmshekullore e regjimit diktatorial sa dallimi mes të dalurve nga burgu dhe qytetarve ishte shumë i vogël në dukje.
Faktet në planin e parë dukeshin të qarta ish- të burgosurit të interrnuarit, të dëbuarit mbartnin në brendësi një zhvillim të paparë dramatikë dhe në shumicën e rasteve edhe tragjik.
Kishte në shumicën e rasteve që të liruarit nga burgjet politike kishin hubur përvec jetës së tyre edhe pjestarë të tjerë të familjes nga ekzekutimet, kishin humbur pjestarë të familjes pa ditur se fatëkëqësitë ishin bashkëudhatrë të tyre për dekada të tëra.
Dolën nga burgjet dhe nuk gjetën të afërmit e zemrës, humbën ata që për vite më radhë pritën spotelëve të burgjeve dhe ndanë me ta dhimbjen, përndjekjen dhe poshtrimin.
Me e dhimbshmja ishte se varret e të afërmvë të tyre ishin humbur dhe u lëshuan kodrave, rrethe burgjeve, kampeve te interrnimeve për të kërkuar të afërmit, por ende nuk kane arritur që varri i të afërmëve të tyre të ketë një vend ku të qahet sipas traditës.
Mbi këtë dramë të madhe të paparë në asnjë vend tjetër komunist shqiptarët “modern” ngritën pruralizmin dhe demokracinë, jo vetëm në koncept filozofik, por realisht me slloganin kundër diktaturë hodhën aktin e themelimit dhjetra parti politike.
Edhe sot 22 vjet nga rënja e diktaturës situata politike rikthehet herë pas here në dejet e konfliktit politik, jo vetëm përsa i përket pushtetit, por edhe qindrimit real për dënimin e krimeve të komunizmit.
Polet politike deri më tani janë përpjekur që të shprehen të kujdesshëm përsa i për këta ish- kundërshtarve real të regjimit komunist pra ish- të përndjekurit politikë dhe realishtë dicka është bërë në faza të ndryshme politike.
Por ajo që është ende më e rëndësishme nuk është arritur.
Dënimi i krimeve të komunizmit ende nuk është bërë. Kemi ish- diktatorin Hoxha që mban ende tituj e gradat e heroit, ne anën tjetër kemi ish- byroistët që janë dëmshprblyer si të pafashjshëm me nga 50 mijë lëkë ditën e burgut dhe të përndjekurit vazhdojnë ende të rrinë në radhë për të marrë dëmshpeblimin vetm 20 mijë lëkë dita e burgut, pra as sa gjysma e persekutorve.
Gjithashtu ish- përsekutorët vazhdojnë të drejtojnë shteti tonë demokrati, ku  në planë të parë dalin antarët e gjykatës kushtetuese, si Femi Abdiu, avokati i popollit Totazani i biri i një përsekutori akuzohet si persekutor, antarë të Gjykatës së Lartë, të këshillit të drejtësisë, parlamentarë, titullarë e zyrtarë të lartë janë ish- përsekutorët që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.
Skena e krimit është më se e dukshme, pasi persekutorët mbajnë peshën e institucioneve të shtetit, por cudia qëndron në faktin se politika merret më shumë me votat e pushtetit sesa me llojnë e pushtetit që ushtrohet mbi shqiptarët.
Ajo që duhet të shqetsojë jo vetëm shqiptarët, por dhe politilogët, politikanët, historianët dhe studijusët së cfarë llojë qeverisje po ndjekin shqiptarët.
Gjatë gjithë historisë politike të shteteve fqinjë në të gjitha kohërat ky llojë sistemi nuk ka të ngjarë me asnjë vend tjetër.
Kemi parë vende të tjera që dolën nga diktatura dhe menjëherë, si alternativë pushteti është vendosur demokracia, duke respektuar vlerat e cdo shtrese të shoqërisë, por mbi të gjitha duke vlerësuar ata që menduan ndryshe nga diktatura.
Në vendin tonë situata politike është gati e pa kuptimtë sa është vështirë të dalloshë në cilën anë janë përsekutorë dhe në cilën parti janë progresistët.
Kjo shpjegohet në fakti se në fillim të gjithë u bënë “antikomunistë” dhe e shpjeguam disa radhe më lartë.
Sistemi  drejtësisë është miks ku në të përzihen shumë shkolla dhe mjaftë ligje duhën parë dhe ajo që është më e rëndësishmja, përsekutoret që ushtruan gjenocid në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk duhet të jenë pjësë e sitemit të drejtësisë. Sot në këtë sistëm në 70% të rastëvë punojnë gjyqtarë e prokurorë që kanë qenë pjesë e sitemit të diktaturës, madje edhe të pa trajnuar.
Sot politika meret me kutitë e votimit, në vend se të hedhë dritë në shtetin ligjorë e demokratik. Gjatë gjithë këtyre viteve është votuar dhjetra herë dhe i njëjti refren është dëgjuar nga palët.
Patëm një kod zgjedhor të miratuar mga palët dhe më pas patëm një palë që nuk pranon zgjedhjet.
Pretendimi nuk vjen nga arësyeja e zgjdhjeve të ndershme por e pushtetit të pandershem që ishë komunistët kërkojnë ta marrin nëpërmjet rrugës apo revolucionit bolshevik.
Ish -profesorët e marksizmit vetëm një shkollë kanë, sesi ta marrin pushtetin me dhunë dhe mendojnë se kriza globale dhe tanime dhe rajonale do ti faforizojë. Madje pati dhe ne botë studiues që filluan të lënë në një anë Smithin dhe të studiojnë kapitalin e Marksit, por marksistët shqiptarë besojnë dhe më tutje sa është koha që të riinstalojnë përsëri një regjim në vend të demokracisë në shqipëri. Prandoj Berisha si i pari lidër antikomunist në radhë të parë duhët të mbajë një qëndrim të prerë për komunizmi dhe krimet që strukturat shtetrore bënë mbi shqiptarët e pastaj të plotësojë vlërat e tjera të integrimit.
Nuk ka asgjë mbi jetën e qytetarit dhe në radhe të parë të respektojmë jetët e atyrë që u morën nga diktatura dhe pastaj rregullatori është demokracia dhe ligji.
Karremi socialist për të hapur kutitë është në radhë të parë përpjekja e Ramës për të mbajtëkreun e PS-së. Në radhë të dytë marrja e pushtetit me dhunë dhe ajo që vret më shumë është që pushteti i persekutorve të jetë trashigimi.
Fakti se persekutorët kanë kapur shtetin është njëra anë e së keqes, por fakti se persekutorët tashmë janë kapitalist të rinjë e bënë edhe më të paqëndryshëm demokracinë, pasi në emër të kapitalit të krijuar në mënyrë të padrejtë do të deformohen ligje në bllok, si ai i verifikimit të pasurisë, ligji antimafia etj..
Reforma në aspektin ligjor tashmë janë pënguar dhe gjithcka flet në emër të tyre.
Politika ka ngecu tek kutit, por pas tyre fshihen pasuri, truke e mafiozë të pushtetit që kanë kapur shteti dhe institucionet e tijë. Nuk ecet në demokraci me metoda mercenare, por me qendrime demokratik, ndjesë për viktimat e komunizmit dhe dialog duke respektuar parimet e demokracisë dhe mendimin ndrushe. Të përndjekurit ende përpliten në agoninë e tyre për integrim, në kërkim të varreve të humbura, për një punë për një jetë më të mirë, por ende janë ata që na persekutuan dhe nuk e dim ende në anën e kujt janë.







No comments:

Post a Comment