Wednesday, November 7, 2012

Liga e Djathtë, politikë pa spiune,injoratë e te korruptuar.


Liga e Djathtë, politikë pa spiune,injoratë e te korruptuar.

Politika shqiptare rënkon nga e kaluara nga komplekset e të shkuarës, nga inkriminimi me komunizmin dhe gjenocidin, nga lidhja me krimin dhe në shumicë nga injoranca dhe më e keqja mbi këto hije të së shkuarës është mbivendosur perdia më e zezë korrupsioni më njerëzit e pushtetshëm.
Rotacioni, stafeta dhë angazhimi i brezave në politikëbërje është eleminuar dhe fatkeqësisht dhe të partitë e reja në krye, vijnë politikan të vjetër, pikërisht nga kadegoria e cituar më lartë dhe kjo është fatkeqësi, pasi po na serviret e njëjta politikë, si vite më parë.
Ish-shtetarët që patën në dorë tagrin e shtetit, jo vetëm që nuk u bënë përkrahër të politikave të djathta, por i minuan ato me qëllim e keqdashje.
Brezi i ri, qytetaria, njerëzit e thjeshte deri më tani janë përdorur, ndonse u kanë deleguar të derejta politikanve për t’u rujtur të drejtat e tyre, por cuditrisht ata u kanë ngerën taksat, pronën, dinjitetin dhe madje moralin. Ende kemi kryetarë partishë Spiunë të Sigurimit të Shtetit, që i kan duart me gjak, qoftë vetë apo të afërmit e tyre dhe ky fenomen nuk ka prekur vetëm të majtët që vijnë drejtpërdrejt të lidhur me komunizmin, por dhe partitë e djathta kan këtë sindrom të së keqes. Dje ish- shërbëtorë të sigurimit, sot përfaqësues të së djathtës.
Parë në këtë këndvështrim, politika vjen e inkriminuar më të kaluarn dhe është e vështirë të ideohet nji indicje e re politike pa hapur dosjet e bashkëpuntorve të sigurimit të shtetit.
Liga e Djathtë në indicjen e sajë politike, kërkon të bëjë politikën populistë për të gjetur lider të rinjë të trashigimtarve të atyre që u përballën më komunizmin. Trashigimtarë të familjeve të mëdha e më traditë, të pronarve dhe të përndjekurve politikë. Sot janë më shumë se 40 mijë ish- të përndjekur të shkolluar dhe të gatshëm të kontribuojn jo vetëm në shoqëri por dhe në politikëbërje.
Konteksti i gjerë  gjithëpërfshirjes në politikë të të djathtës në tërsi ka arsye, që të demonstrojë vlera të palancuara nga politika aktuale në emër të së djathtës dhe këto janë arsyet si prona, integrimi i te perndjekurve, dinstasncimi nga e kaluara e bëjn “Ligën Djathtë” forcë politike jo alternative, por e vetme me bosht filozofik te djathtë.
Rreziku i njerëzve të lidhur me Sigurimin e Shtetit
Të parët njerëz, që janë misionar të mbajtjes së regjimit komunistë, janë bashkëpuntorët e Sigurimit të Shtetit dhe familjet e ish-bllokut të diktatorit Hoxha. Në misionin e tyre ata kanë transferimin e kapitalit tek njerëzit që i shërbyen regjimit diktatorjal dhe ia arrit.
Kapjen e shtetit pikërisht nga njerëzit e tyre dhe zotërimin në tërsi të partive politike, qofshin të majta apo të djathta.
Kapjen e institucioneve kryesore, qofshin ato legjislative, egzekutive apo të pavarura sic është sistemi i drejtesisë. Stradegji e cila ka qenë e suksesshme  dhe aktualish zot të shteti dhe institucioneve shtetërore, janë Spiunet e Sigurimit të Shtetit.

Sistemi i drejtësisë ka në majë të piramidës Gjykatën Kushtetuese (që kontrollon kushtetutëshmërinë, pasi kushtetuta qëndronë në krye të hirarkisë ligjore) e cila fatkeqësish kanë në epiqendër ekzekutor të pastër të dikaturës, madje dhe të poetve disidet (dhe për këtë janë prononcuar edhe shtetar të lartë) dhe do ishte e rëndomt po të themim Femi Abdiun. Ka në përbërje persekutor të zellshëm të regjimit komunist. E njëjta situate eshtë dhe në gjykatën e Lartë, gjykatat e apelit dhe ato të shkallës së parë. Pra sistemi i drejtësisë në shumicë, mbart hetuesit, torturuesit, ekzekutorët e regjimit komunist.
Po ashtu shumica e avokatve kanë qënë ekzekutor, apo hetus dhe në të njëjtin stad janë dhe noterët, madje dhe shoqata e gjyqtarve drejtohet nga njerëz të zellshëm të regjimit dhe të sigurimit të shtetit.
Shqipëria në hirarkin e ligjit ka dhe KLD, një metodë tipike komuniste dhe për shkak të detyrës kreu i këtij institucioni është Presidenti i Republikës. Edhe në këtë institucion ndonse demode ka spiunë të sigurimit të shtetit dhe mendohet se ish-kreu i KLD-së ka lidhje me të kaluarën. Faktet përpudhen dhe janë dyshuese.
Ish- Presidenti Topi ka qenë nga të privilegjuarit e diktaturës madje më 1987, ka rrugëtuar jashtë shtetit, gjë të cilën rrallë njerëz e kishin këtë mundësi. E dyta në kohën si President dekoroi njërëz pa integritët apo kontribut dhe madje dhe vrasin e Xhelal Koprenckes, që më vonë i ndodhur përballë presionit kërkojë ndjese.
Gjithashtu nuk dekretoj ligjin për lustracionin, duke lënë shkas për dyshime në figurën e tij. Në fund të mandatit “Liga e Djathtë”, Partia e të Drejtave të Mohuara, Shoqata Marëkomtare për Integrim e kryesuar nga Adem Allci, shoqata e botuesve të përdjekurve, Parti të tjera të djatha i kërkuan një takim me të vetmin synim hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe nuk denjoi t’i takonte. I shtohet si dyshim dhe thënja e ish- kreut të shikut Bashkim Gazidede që: “Topi është nga Zercani i Dibrës dhe bashkëpuntor i zellshëm, madje i lidhur me klanin e Nexhmie Hoxhes së vejës së diktatorit”. Pse nuk ka kurajon të prononcohet me deklarim publik?
Fatkeqsia qëndron në faktin se ai është sërisht aktiv në përbushjen e misionit të tij të vjetër, cfarë i bën të përndjekurit e vdekur të rënkojnë ende në varret e humbura anekënd shqipërisë. Cfarë i bën të burgosurit politik të gjallë të shohin me dyshim demokracin. Cfarë i bën trashigimtarët e tyre më kurajo t’ia thonë hapur persekutorve, që të largohen nga politika dhe jeta e shqiptarve.
Në këto rrethana dyshuese, apo të ngjashme janë dhe krerë të partive të tjera të djathta, që herë pas here janë bërë prezent në shtyp. Por të gjithë do të pyesnin ku qëndron rreziku i përfshisjes së këtyre njerëzve në politikë?.
Kryetar të partive të djathta vazhdojnë të njihen me pseudonime: Si “Turishtremti” dhe “Urithi”, ka një parti që i vodhi identitetin në sy të Mbretit dhe familjeve të mëdha. Jahu këtu Jahu aty dhe gjithmonë bënë punën e gjyetarit për të përfituar ujeme dhe planëprishës në momentet decisive.

Kemi një tjetër kryetar partie të djathtë me pseudonimin “Kacubja” dhe “Ballukja” që nuk ka asnjë atar por bënë dallavere me vulën.
Po ashtu kryetarë të tjerë me pseudonimin “Qerosi” “QOSJA” “Mustaku” “Skërdhici” që ka numrin e dosjes 2082 i rekrutuar vullnetarisht. Në dy partit e reja të krijuar ka eksponet kryesore që janë të lidhur me sigurimin e shtetit.
Në këtë kontekst “Liga e Djathtë” rigjeneron arsyet të riorganizohet ne vlera dhe potencë të traditës për të hedhur si vlerë e munguar filozofinë e politikës së djathtë, në radhë të pare, duke dëlirur politikën nga mëkatarët, shtetin nga të korruptuarit dhe qytetarin në vlerat e saj natyrale, morali, prona dhe mundësia e garës për të jëtuar më dinjitet. Për të dëbuar injoratët dhe të korruptuarit nga shërbimet publike. Sot Shqipëria glonë nga mëkatarët dhe ata janë të kudogjendur në, cdo gjenezë të shteti dhe është detyrim moral i ne trashigitarve të politikës së djathtë të kërkoj hapien e dosjeve si vlerë e munguar dhe pengesa kryesore e shkëputjes së vendi nga tranzicioni. Vetëm Shqipria është i vetmi vend komunist që prej 22 vitesh ka ndërtuar një lloj shteti që nuk haset në asnjë vend në historinë e institucioneve shtetrore, jemi gjithashtu i vetmi vend që nuk këmi dënuar krimet e komunizmit dhe nuk këmi bërë katarsin për mëkatarët.
Një shoqëri e civilizuar në radhë të parë kërkonë transparëncë për vetë të kaluarën dhe historin, zgjedhje të lira dhe mundësi për cilindo të jap kontibutin e vet në bazë të meritokracisë, barazisë para ligjit, të drejtën për të jetuar ilirë, shprehur lirisht dhe barazisë e një treg të lirë. Në këtë dimesion vjen tashmë “Liga e Djathtë”, si një nevojë e munguar në politiken shqiptare gri.
Hapja e dosjeve nyja që pengon në radhë të parë besushmërinë qytetare.
Nuk është e vërtet që po të happen dosjet do të ketë konflikte sociale, e kundërta është e vërtet, hapja e dosjeve sjellë jo vetëm paq sociale, por dhe besushmëri qytetare, besushmëri mes qytetarit dhe politikanve. Po ti referohemi kontratës sociale, qytetarët delegojnë pak nga të drejtat e tyre të zgjedhurve, që ata tu mbrojnë të drejtat e tjera. Hapja e dosjeve u jep mundësin qytetarve dhe politikanve të ndërshëm të hynë në garën e përfaqësimi dhe që këtu starton besushmëria që është dhe kyci i suksesit. Në radhë të dytë qytetarët shqiptarë nuk paguajn me taksat e tyrë përsekutoret e diktaturës. Dhe më e rëndësishjmja largohen nga skena politike të gjithë ata që vetë apo me të afërmit e tyre kanë shënuar krime, duke lënë në stard një brez të ri pa komplekse nga e kaluara dhe kështu rigjenerohet politika drej një stadi të ri.
Clirimi i institucioneve shtetërore nga mekatarët, si gjykatat, prokuroria, institucione të tjera të pavarura, ben të mundur rigjenerim e vlerave të mira dhe shkundjen një herë e mirë nga e kaluara.
Vende të tjera ish komuniste e kanë zgjithur ceshtjen e së kaluarës komuniste, madje dhe Maqedoni dhe cuditrish vendi ynë noton në mëkatet e së shkuarës.







No comments:

Post a Comment