Thursday, November 29, 2012

Drejtësia nuk rinovohet me fjale nga persekutorët


Drejtësia nuk rinovohet me fjale nga persekutorët


Mjaftueshëm ka qenë koha për të patur në Shqipëri një sistem drejtësie krejt të pavarur e në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare, por çuditërisht reformimi ngecën në një pjesë të errët. Shumëkush e ka parë sistemin e drejtësisë si një dritare ku mund të shohësh cdo gjë dhe në tërësi për një periudhë kohe relativisht të gjatë ka qenë vetë politika, që drejtësinë e ka përdorur në shërbim të politikës.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar, politika dhe drejtësia po kuptohen se janë pushtete të ndryshme dhe në një farë mënyre vitet e fundit kjo është kuptuar drejtë, falë dhe përpjekjeve maksimale të ndërkombëtarve dhe institucionet ndihëmse.

Kjo fazë po e bën kalimin të butë dhe të plotë, fakti se politika po ndërgjegjësohet për ndarjen e pushtetit është ogur i mirë për të gjithë shqiptarët dhe sidomos për ato, që kanë nevojë drejtpërdrejtë nga drejtësia.
Aspekti tjetër reformues është legjislacioni i njësuar më ligjet ndërkomtarë dhe këtu është bërë një hap cilësorë përsa i përket kodit civil, procedurave civile e sidomos kodit penal dhe procedurave penale ku në planë të parë është jeta e qytetarit dhe lirit e tij.
Ndonse sitemi yne i drejtësis i përket familjes Italo-Gjermanike, mjaftë shkolla të tjera të jurispundencës kanë efekte ndikuese në lëgjislaconin shqiptarë si ai i legjislacionit të mbretrisë së Zogut ku i referehej kodit të Napolonit..etj.
Gjithashtu, përmirësim i dukshëm është parë në aspektin e reformimit të nivelëve në sistemin e drejtësisë, duke respektuar dhe hirarkinë e gjykimit të një proçesi ku gjykata nuk është më në rolin aktiv të hetimit por atë pasiv, vetëm të ballafaqimit të provave.
Pra drejtësia është në rrugë të mbarë dhe vazhdon të hedhë hap progresi nga koha në kohë.
Ajo që duhet parë me dyshim është fakti se se KLD, Parlamenti dhe institucione të tjera kushtetuese, kërkojnë që rëformimi i sistemit të drejtësisë të bëhet pa prekur thelbin e vetë sistemit, reformimin e prokurorve dhe gjyqtarve që është edhe baza e sistemit.
Mundet të keshë një sitem drejtësie mjaftë të përparuar, por nese administrimi i sistemit bëhët nga njërëz të pa kualifikua dhe aq më keq nga njerëz që kanë bërë krimë ne një sitem tjetër, si në rastin tonë në sitemin diktatorjal, atëherë me të drejtë themi se ne kemi minuar vetë sitemin e drejtësisë.
Gjatë gjithë këtryre viteve kemi parë sesi politika e ka përdorur drejtësinë në shërbim të saj.
Hapi i parë që drejtësi ndërmori pas rënjes së diktaturës ishte reformimi i ligjeve dhe legjislacionit në tërsi dhe është bërë një punë e madhe nga parlamentarët në të gjitha sezionët pa dallim dhe kahe politike.
Reformimi i dytë ishtë shkolla e kualifikimit dhe në të vërtet, ndonse u bë në kohën e demokratve në pushtet ishte një dështim.
Stradegjia kishtë si thelb largimin ga sitemi i drejtësisë i ish- persekutorve dhe zëvendësimi i tyre më prokurorë dhe gjyqtarë të rinjë, por në të vërtetë ishte fillimi i një fundi me dhimbje.
Njerëzit që u përzgjodhën ishin kryesisht mësues, agronom, me arsim të mesëm e pak dhe të përndjekur dhe iu nënshtruan një kursi intensivë gjashtëmujor te shkolla e “plepave” në Durrës dhe i ngeli shkalla e A. Shehut (nje jurit e njohsi më i mirë i jurispundencës) por shkolla e tij dështoi dhe ngjasonte me pushtetin e komunistve me këshillat nacionalclirimtarë dhe nuk solli asgjë të re vetm sa groposi drejtësinë sa dhe sot në segmente të ndryshme ende vazhdon lënkimi.
Përpjekja dominante, ishte pavarsia e sistemit të drejtësisë dhe gjatë këtryre viteve të fundit është bërë më e mundshmja. Në krye të akuzës, Ina Rama një brez me zellë dhe përkushtim dhe ajo që duhet besuar është fakti se ajo e mbajti politikën largë akuzës sa dhe anasadori amerikan e konfirmoi në takimin 8 marsit, ditës ndërkomtare të gruar.
Por në të njëjtën ditë KLD, bënë analizën vjëtore dhe ajo që duhet thënë me të madhe është se KLD, nuk ka qenë asnjëherë në nivelet e duhura të drejtësisë, madje ka patur rast dhe të lajthimës me dashje ku Kryetari i KLD-së Topi, dekurojë prokurorin persekutor ku e bija përfaqëson shoqatën e gjyqtarve dhe doli kundër ligjit të lustracionit. Gjithëça e thanë në mbledhjen e KLD-së, por nuk u përmend asnjë fjalë për ish- persekutorët dhe mëkatarët e regjimit diktatorjal dhe jo me 8 marsë por asnjë herë.
Pak një vit më para në afërsi të malit të Dajtit u gjend një varrezë massive dhe pati reagim nga mediat, politika dhe qytetarët, sa Kryeminist u impenjua për rikthim edhe një herë të ligjit të dosjeve të sigurimit si e vetjmja shpresë jo vetëm per dinstancimin nga e kaluara, por si hallka e parë për rehabilitimin e të përndjekurve politikë dhe gjetjen e varreve të të ekzekutuarve nga diktatura.
Koha tashmë nuk pret, rehabilitimi i varreve të lënduara është në radhë të parë detyrë qytetarie dhe vetë ndërgjegjsim për të respektuar ata që u ekzekutuan nga regjimi komunist, dhe tashmë çdo shqiptarë do të donte që një varrë i humbur të kishte të drejtën e një nderimi që të afërmëve t’u jepej mundësi për t’i nderuar.
Por ajo që bie ndesh më të drejtat e të ekzekutuar është vetë politika dhe individ që mbajnë poste përgjegjsë, si Presidenti, avokati i popullit parlamenti dhe qeveria.
Berisha në fundvitin e shkuar miratoi ligjin në parlamet dhe Gjykata Kushtetuese e rrëzoi si të pabazyar në ligjë, sigurishtë që ishte në konflikt interesi, por ajo që duhet thënë është fakti se ky institucion i kushtetutshmërisë, shkeli vetë kushtetutën dhe la në harresë ligjin e lustracionit.
U desh hapja e një varri dhë të rikthehej dhe një herë ligji i dosjeve.
Por kurë!? A ka të drejtë KLD të analizoje vitet apo vitin e reformimit kur vetë ky institucion është “vrasësi” i lirivë të mijëra shqiptarve që kundërshtuan komunizmin dhë për cudi vrasësit e tyre janë pjera më e madhe e gjyqtarve dhe prokurorve të vendit. Sa hërë Topi mbledhë KLD-në të jemi të sigurët që përballet me një nga ata, sa herë që qytetarët trokasin në gjykatë apo prokurori, kontaktojnë përsëri me një nga ata.
Ç’farë përpjekjesh ka bërë KLD për largimin e prokurorve që vranë qindra shqiptarë dhe sot kanë imunitet të garantuar nga ligji.
A nuk duhët të ishte KLD, inicuesja e një drafti apo projektliqë që ta conte në prlament për t’u bër palë më të dëmtuarit që të zbardheshin krimet e komunizmit.
Pse Avokati i Popullit heshtën!?. Pse heshtin krerët politik të partive të mëdha e të vogla, OJQ-të..etj
Kjo heshtje është vetë pengesa, pasi pas saj fshihen interesa politike, lobingje të mëdha përfituesish, aventurjer e grabitëssh pasurishë.
Nuk do të këtë drejtësi pa largimin e mëkatarve nga vetë drejtësia, prandojë çdokushë që do të shohë Topin, apo Spahinë në emër të drejtësisë të kujtojë mirë se ata fshehin një të vërtet të madhe, krimet e komunizmit dhe persekutorët janë “të përfaqësuarit e tyre”.
Drejtësia duhet nër radhë të parë të drejtën ta mbrojëj Brenda institucioneve të së drejtës dhe pastaj ta vë atë në shërbim të së drëjtës ligjore e qytetarë.
Presidenti duhet të admirohet që nuk ka qenë ish-komunist, por kushë e dinë a ka lidhje me përsekutimin, se nuk ka ligjë për ta parë. Avokati i Popollit kaloi mandatin pa e pytë njeri a ke marrë pjesë në krimet kundër të përsekutuarve, pra mungon ligji. Edhe ata që janë deglaruar vetë apo nga të përndjekurit si persecutor e ushtrojnë pushtetin njësojë, pikërishtë se ligji është në imunitet të tyre.

Nga Ilir Vata



No comments:

Post a Comment