Mbreti
Zog nuk prehet i qetë, diktatori Hoxha hero kombëtarë
Nga Ilir
Vata
Vendi i
paradokseve Shqipëria, apo vendi ku ende nuk ka gjetur vend vetë hirtoria e
shqiptarve këto 100 vite të pavarësisë kombëtare. Që nga ajo ditë kur burrat e
dheut nga të gjitha trevat shqiptare ngritën flamurin në Vlorë me një nga
figurat më të ndritura të Kombit Ismahil Qemali(që në të gjithë historin,
mbetet burri i shtetit dhe politikani më modern i shqiptarve), Shqipëria ka
patur një histori të trazuar, mes luftrave, mbretër të huaj dhe mretërin
shqiptare me kurora të trazuara, e përsëri luftë..!
Më pas një
diktaturë të egër kurrë të parë ndonjëherë, me pasoja të pariparueshme dhe një
bilanc rrënqethës, me krime monstruaze, të egzekutuar burra e gra, femijë nën
moshën e pubertitetit, kampe interrnimi, burgje në cdo qytet e qytezë dhe sot kanë
mbi 7000, varre të humbura në të gjithë shqipërinë, që presin të kënë një varrë
për t’i qarë më kuj apo me vaj, por ende se kanë edhe se ka gati një cerekshekulli
që u rrëzu diktatura.
Por më në
fund një shpresë! Mbreti i shqiptarve kthehet në Atdhe pas afro 73 vitesh i dënuar
nga diktatura Hozhiste dhe prehet në mozeoloumin e familjes Mbretërore. Një
ogurë, ky për shqiptarët dhe mbështetsit e tij që u përsekutuan. Historianët do
ta konsideronin një Mbret që varroset në varreza pa ushtarë, pasi ata enden
skutave të krimit të diktaturës, pasi politikanët shqiptarë janë gjenerata e
diktatorit Hoxha dhe ende nuk kanë kërkuar ndjesë për krimet që kanë bërë.
Historianët
nuk do ta falnin kurrë po mos ta shruanin se Mbreti Zog u kthye në Tiranën e
tij që e bëri kryeqytet dhe gjeti diktatorin Hoxha hero kombëtarë. Një parados.
Pak ditë më parë një grup të të përndjekurish politikë të kryesuar nga Adem
Allci dhe përfaqsues të Ligës së Djathtë, takuan Presidentin Bujar Nishani dhe i
kërkuan atij përvec hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit, që t’i hiqen
titujt diktatorit Hoxha dhe ai u premtoi se do ta bënte pa hezitim se është një
turp për të gjithë shqiptarët.
Por Mbreti
Zog, mbrriti në Rinas dhe e “gjend”veten mbi një shtrat topi i nderuar me
cermoni shtetrore, organizuar nga qeveria shqiptare për ta varrosur më pas në
mozeoloumin e familjes mbretërore, ashtu sic i takon një mbreti të vertet, pasi
hodhi themelet e një shteti ligjor i konturuar sipas modelit perendimore, që për
kohën ishte aq modern sa dhe vetë vendet perendimore.
Konturet e
Shteti Shqiptarë u formatuan më një legjislacion civil e penal të familjes
frankovone apo dhe vetë kodit të napolonit sa dhe sot legjislacioni shqiptarë
është përafruar në dhelb me legjislacionin e Mbretit Zog. Një vend me
kushtetutë, një vend pa viza dhe me një treg të gjerë ndërkombëtarë. Një
lëgjislacion brilant për pronat dhe sigurinë kombëtare..!Pruralizëm politik dhe
liri për qytetarët. Një parlament më figurat më të ndritura të Kombit e të
shkolluar në perendim ku pasazhet e opozitës, apo të oponencës janë të një
nivelili të europës sa dhe sot fjalët e Nolit të madhë do të zinin vend në
realitetin e politikës shqiptare.
Por Zogu
nuk do të ndihej rehat dhe i paqur në dheun e tij po të dijë se persekutoret e
tij dhe mbeshtetsve të mbretërise, janë zotë të pushtetit. Nuk do prehej i qetë
Mbreti Zog po të dijë se parlamentarët e tij të egzekutuar nuk kanë ende një
varrë ku ta qajnë të afërmit e tyre, niprit dhe mbesat. Nuk do të ndihej i qetë
Mbreti po ta dijë se janë afro 7000 varre të humbura të oficerve të lartë të
mbretërisë, klerik, intelektual dhe pjesëtarë të familjeve të mëdha apo
tregtarve e pronarve shqitarë dhe ende nuk kanë një varrë dhe paradoksi kapën
të përtejmen e imagjinatës pasi vetë përsekutorët, apo gjenerata e tyre ka
kapur vete shtetin e së drejtës dhe sitemin e drejtësisë.
Janë
përsekutorët kryetarët e partive madje dhe të djathta që përfaqsojnë dhe vetë
mbretin e janë spiunë të sigurimit të shtetit.
Nuk do të
prehet i qetë Mbreti pa dënimin e krimeve të komunizmit dhe dëlirjen e Shtetit
nga mëkatarët. Si mund të gjej qetësi një Mbret kur vendi lënkon nga mëkatet
dhë bashkëqyetarët e tij vuaj ende së në Shqipëri politika pro diktatorit po pengojnë
Shqipërin të shkojë në BE, kur në kohën e mbretërisë së tij, qytetarët
shqiptarë rrugëtonin në të gjithë Botën.
Si mundet
që të jëtë në paqe një Mbret kur e she vendin e tij të rekojë nga padrejtësia,
konfliktualitet, dhe në agonin e një shteti hibrit në tranzicionë për 22 vitë
pas rënjes së diktaturës, kur pronat i kanë vjedhur ish- persekutorët dhe
pronari i ligjshëm endet dyrve të gjykatave dhe troket në zyrën e persekutorit.
Si mundet
të paqet një Mbret kur në gjykatën kushtetuese është vrasi i poetit apo partia
e diktatorit po përpiqet të rilind komunizmin modern të një filozofie të ca
njerzëve isterik politikë dhe që ende mbrojnë me zellë figuren e diktatori dhe
titullin e tij hero kombëtarë.
Pavarëria
nuk do të kishte kuptim pa Mbretin dhe është një ogurë i mire, që lë më shpresë
shqiptarët se historia, e drejta, prona dhe liritë e shqiptarve nuk mund të
mbahen më peng nga një grupë mëkatarsh dhe ish- persekutorë të diktaturës.
Është koha të nderojmë shekullin tonë të lirisë për të patur një Shqipëri
ndryshe dhe tani është koha.
No comments:
Post a Comment